17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8651

Marrëdhëniet mes politikanëve; urrejtja në politikë

0

opinion 23Prof. Dr. Ylli Pango

Dikush e ka quajtur politikën një organizim sistematik të urrejtjeve. Ndofta sepse në betejën politike, pushteti nukYlli Pango I RI bz mund të arrihet, pa arritur ta paraqesësh e po munde ta bësh sa më të urryer kundërshtarin, për njerëzit. Madje duke e filluar këtë përpjekje që ditën e parë të pushtetit të tij. Është ndofta mësimi i parë që merr politikani i ri që rishtaz bën opozitë. Le të thuhet nga njerëzit a nga mediat proqeveritare, e le të tingëllojë sado logjike se qeveria sapo ka filluar punën dhe nuk mund të gjykohet as për një ditë, as për një muaj madje as edhe për një vit. Sulmi kundër saj për opozitën fillon e duhet të fillojë që ditën e parë të uljes në kolltuqe të ministrave të partisë kundërshtare në pushtet. Mundësisht edhe me shpifje, me ndonjë sebep a lapsus sado të pafajshëm që u shpëton liderëve kundërshtarë. Një nga mënyrat a mjetet më të njohura e më rezultative, të ngjalljes e mbajtjes gjallë të kësaj urrejtje të amplifikuar, është përdorimi i mediave. Kjo natyrisht është një barrë jo e lehtë dhe politika aty ku media nuk i shërben asaj, përdor për këtë të gjitha mjetet, paranë, shantazhin, blerjen e mediave, krijimin e mediave të reja në shërbim të saj etj. Tek ne urrejtja politike dhe shprehja e saj në forma nga më të ashprat, është tashmë mënyrë tipike e formë bazë e funksionimit të politikës.

Ka pothuajse 24 vjet që kjo vazhdon gjithnjë me tone të ashpra, pa asnjë tolerancë e në disa raste me forma madje nga më primitivet, sidomos në majat më të larta të saj. Faktori i parë është natyrisht mungesa e kulturës politike pluraliste, e traditës së saj, mungesa madje edhe e kulturës së dialogut, komunikimit madje edhe mes njerëzve jashtë politikës, duke mos i lënë radhë njëri-tjetrit për të folur e shprehur deri në fund mendimet a idetë. Nganjëherë pretendohet se kjo është e përgjithshme dhe sherret e grindjet deri me grushte janë të zakonshme edhe në parlamente të vendeve të tjera më të zhvilluara. Por këtu duhet bërë dallimi: kjo formë përplasje deri në konfrontime fizike mund të shfaqet vërtet disi e ngjashme në vendet e lindjes e ato të dala nga sistemi komunist, në vendet e botës së tretë, të ngjashme deri diku me ne por përsëri më të pasur në kulturë e traditë pluralizmi e demokracie se ne. Por edhe atje nuk ka atë vijimësi shumëvjeçare e urrejtje permanente deri në ekstrem mes kundërshtarëve si tek ne. Kurse sherret e debatet në parlamentet perëndimore janë ku e ku të ndryshme e natyrisht nuk ngjasojnë kërrkund me sherret e zgjatura, shpesh shumëvjeçare që ngjasojnë shumë me ato mes gjaksave, aq sa mund të flitet edhe për gjaksa e gjakmarrje në politikë a mes politikanësh.

Kjo edhe për një arsye tjetër: Mund të thuhet se tek ne kjo urrejtje e zgjatur me puntata katërvjeçare, mes politikanëve e sidomos kryepolitikanëve të dy kampeve më të mëdha politike, deri në gjaksi jo vetëm figurativisht por edhe realisht, e ka edhe një bazë historike: ndarjen në pjesën e saj më të madhe të politikës shqiptare, në dy grupime të mëdha, në një grupim antikomunist apo të deklaruar si të tillë që në fillimet e ndryshimeve demokratike e në një tjetër të konsideruar si pasardhës i Partisë Komuniste e i përbërë kryesisht nga pinjollë a pasardhës të ish-drejtuesve të qeverisjes, e sistemit ideologjik të asaj kohe. Shpesh urrejtjet kësisoj, janë të trashëguara dhe lidhen me haqe të vjetra, hakmarrje a amanete të lëna nga paraardhësit e kërleshur keqas në luftëra, sherre, ndasi, vëllavrasje a gjakderdhje të lidhura me rrëzimin e një sistemi e ardhjen në një fuqi të një tjetri që mbyti në gjak çdo tendencë për një sistem më të lirë e më demokratik. Këto urrejtje shpesh e kalojnë cakun e debatit politik dhe denigrojnë në fyerje personale e familjare që nuk lenë shkas për asnjë lloj marrëveshje e mirëkuptim mes palëve të ndërsyera në përplasje pa kompromis.

Problemi më i madh që lind së këtejmi nuk është vetëm krijimi i imazhit të keq për politikën e këtij vendi dhe edukimin me modele negative të njerëzve me shumicë që i ndjekin mediatikisht këto modele, por edhe largimi për shkak të tyre nga zgjidhja e problemeve reale dhe fokusimi në sulme e denigrime personale që veç të tjerash na largojnë nga mundësia e një integrimi jo vetëm formal, por edhe real në Europën ku duam të integrohemi.

Nga ana tjetër kemi dhe një faqe tjetër të medaljes që madje edhe njerëzve të thjeshtë u ka rënë në sy. Veç marrëdhënieve miqësore që disa herë lidhin edhe politikanë të kampeve kundërshtare, marrëdhënie që shkojnë deri në raportin e kafesë e bisedave rreth filxhanit të saj, ka edhe marrëdhëniet okulte mes politikanëve tyre, që lidhen me interesa korruptive a ekonomike të përbashkëta. Në këto raste ata bashkëpunojnë në heshtje mes tyre e jo rrallë janë më të avancuar në aspektin e flakjes tej të paragjykimeve për kundërshtarin, për interes të përfitimit personal e atij familjar.

Një raport tjetër interesant tjetër është ai mes politikanëve të të njëjtit lloj, të së njëjtës parti a grupimi politik. Thuhet shpesh se marrëdhënia brenda llojit është ndër më të vështirat e lufta mes vedi, më të egrat. Në një aspekt lufta në ekip për të arritur fitoren ndaj ekipit kundërshtar, ashtu si në sportet kolektive, është kusht sinequanon i suksesit, i arritjes së pushtetit, i fitores në zgjedhje e i mbajtjes së pushtetit kur ai arrihet e duhet të mbahet sa më gjatë. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se meqenëse qëllimi kryesor i politikës është pushteti, dhe ky është i lakmuar nga të gjithë, rezulton për rrjedhojë se edhe lufta mes vedi, natyrshëm është gjithaq një nga llojet jo vetëm më të egra, por edhe madje më frikshëm e shpesh të fshehura të jetës politike. Sa e sa shembuj njeh a ka treguar më vonë pas vitesh, historia jo vetëm e partive komuniste e pushteteve të tyre gjakatare, por edhe të partive e sistemeve më demokratike të Europës Perëndimore etj., kur liderët madje edhe ata me famën më të papërlyer, liderë historikë madje, kanë asgjësuar a eliminuar (në rastin më të mirë vetëm politikisht, e në më të keqin edhe fizikisht) bashkëpunëtorë të tyre më të afërt, politikanët më të aftë e për rrjedhojë më konkurrues e më të rrezikshëm për pushtetin e tyre personal, brenda familjes së tyre politike.

Duke filluar nga Mehmet Shehu e të tjerë tek ne, Lin Biao në Kinë, e duke vazhduar veç këtyre diktaturave edhe me figura si Beregovoy në Francën demokratike, vetëvrasja e të cilit mendohet se rezultoi efekt i luftës së egër politike brenda llojit, etj. Në të gjitha këto raste një vend të veçantë zë beteja mes njëshit e dyshit në udhëheqjet partiake a ekzekutive. Beteja brenda llojit zë fill që në opozitë apo që në fillimet e formimit a aktivitetit të një partie a grupimi politik, ku lufta për zënien e vendit të kreut partiak është lufta për lavdinë, suksesin e më tej për pushtetin ekzekutiv, për postin e kryeministrit, presidentit, ministrit etj. Dhe këtu lufta shfaqet ndër më të egrat. Lufta brenda llojit në pushtet, ku qeveria luftohet edhe nga të vetët, është ndër më të ashprat dhe shoqërohet me ambicie nga më të egrat, sabotime, luftëra grupimesh e në disa raste ka çuar deri në krijim grupimesh a fraksionesh që përsëri për arsye pakënaqësie në ndarjen tortës në pushtet, shpien deri në shkëputje a deri në krijim partish të reja.

Raste të tilla sidomos tek ne, ku demokracia është në stadet e saj primitive, kanë zënë fill që nga fillimet e pluralizmit demokratik para 23 vjetësh me krijimin e partisë Aleanca Demokratike e shumë të tjera pas saj, si pjesë të shkëputura nga Partia Demokratike, më pas me krijimin e shkëputjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Partia Socialiste, e deri në prishjen e aleancave mes partive të të njëjtave bindje a të të njëjtit krah politik, si ajo mes Demokristianëve e PD në fund të viteve 2000, e deri në ditët e sotme kur është bërë modë shkëputja a kërcënimi për shkëputje nga partia, a nga aleancat, me rastin më të parë të mosplotësimit të dëshirave a orekseve të tyre për poste ministrore a drejtuese të të gjitha llojeve. Maska e bindjeve të ndryshme ideologjike, idealeve, rrugëve të drejta në interes të popullit, ka pak gjasë të jetë e besueshme në cilindo prej këtyre rasteve.

Konkluzioni mbi raportet mes politikanëve, del më i qartë nëse kuptohet se në thelb, ky është raporti mes njerëzve në majë, mes njerëzve që arrijnë a mund të arrijnë përmes politikës kulmin e mirëqenies, lavdisë, pushtetit, autoritetit; në një aspekt metaforik ky është raporti i perëndive në Olimp që synojnë të gremisin mes njerëzve e ca më keq poshtë tyre, nën ta në terr, njëri tjetrin, e akoma më keq edhe vetë Zeusët, kur këtyre u vjen fundi a kur u thuren komplote për t’i rrëzuar para kohe. Në ca raste të tjera përbetimet e më pas betejat e egra për rrëzimin e etërve ideologjikë a politikë partiakë nga bijtë e tyre më besnikë a kreaturat e tyre u përngjet atyre të vetë Zeusit të ri ndaj të atit Kronosit.

Në përgjithësi lufta politike për pushtetin, është një luftë që nis me betejën me bërryla e shkelma për arritjen në majë, dhe më pas me betejën për t’u mbajtur atje me thonj e me dhëmbë, me çdo kusht e me çdo mjet, duke goditur e rrëzuar përgjakshëm këdo që synon të të rrëzojë, duke u orvatur për të qëndruar atje deri në rrokullimën përfundimtare të gjasave fatkëqija a të fundit të jetës.

A është ky më sipër i vetmi qëllim i politikës? A ka edhe idealizëm në politikë? A ka politikanë të inspiruar për t’u bërë mirë njerëzve qoftë edhe për arritjen mes kësaj të lavdisë së tyre, mirëqenies a mirëndjerjes së tyre? Politikanë që në luftën e tyre kundër njëri-tjetrit për t’u ngjitur sa më lart, sakrifikohen për njerëzit a thjesht për lavdinë, të palidhur me interesat materiale a në rastin më të keq lidhur minimalisht me to? Dhe përse megjithatë angazhimi në politikë lakmohet, kërkohet, për të luftohet madje edhe duke u kacafytur siç e pamë deri në gjakderdhje me njëri- tjetrin, duke rrezikuar jetën, e duke e humbur edhe atë si në rastin e mjaft politikanëve e të mëdhenj si Kenedi, Linkolni, Aldo Moro etj. Përse? Çfarë është ky paradoks në dukje? Kjo është një temë më vete a nëntemë e kësaj teme që vijon më tej.

Zgjedhjet në Turqi: Kryeson partia e Erdoganit

0

ErdoganiiiSipas rezultateve të para jozyrtare të zgjedhjeve lokale në Turqi, pothuajse në të gjitha qytetet kryesore, në avantazh të madh janë kandidatët nga radhët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), të kryeminsitrit Recep Tayyip Erdogan.
Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve, për kryetar të Ankarasë kryeson kandidati kryesor i AK-së, kryetarit i deritashëm i kryeqytetit turk, Ibrahim Melih Gokcek, me 65,48 për qind të votave .

Po kështu në Stamboll është në avantazh kryetari aktual, Kadir Topbas, kandidati i AK-së, me 40.62 për qind të votave.

Në Adana në avantazh është Abdullah Torun (AK) me 33,94, në Antalya T. Turel (AK) me 39 për qind, në Bursa – Recep Altepe (AK) me 49,38 për qind, në Kayseri – Mehmet Ozhaseki (AK), në Konya – Tahir Akjurek (AK) me 64.85, dhe në Trabzon – F. Gumrukcuoglu (AK) me 58,93 për qind të votave.

Në Izmir në avantazh është Aziz Kocaoglu, kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP), me 43,81 për qind të votave.

Këto janë zgjedhjet e para qëkur në Turqi kanë shpërthyer protestat për shkak të ndërlidhjeve të qeverisë turke të Erdoganit me skandalet e korrupsionit, ndërsa shihen si një test kyç për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në gushtin e vitit të ardhshëm.

Tahiri: Pritet shpërbërja e plotë e MUP-it në veri

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri deklaroi se e ashtuquajtura Mbrojtje Civile që vepron ilegalisht në veriun e Mitrovicës, do të shpërbëhet së shpejti. Megjithatë ata do të integrohen në institucionet e Kosovës.

Sipas saj, pjesëtarët e këtij formacioni do të integrohen në institucionet civile e jo në atë të sigurisë. “Integrimet mund të ndodhin në ministri të ndryshme, atë të infrastrukturës, administratës tatimore, kulturës”, ka thënë Tahiri, raporton RTK.

Edhe pse janë krijuar katër komuna të dala nga zgjedhjet lokale të organizuara nga Republika e Kosovës në veriun e vendit, kryetarët e këtyre komunave po hezitojnë ti përmbushin kushtet dhe detyrimet që dalin nga ligjet e Kosovës. Madje ata së fundmi kanë miratuar statutet e tyre të cilat janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

“Sot mbahet një takim ndërmjet Ministrisë së Pushtetit Lokalë dhe dy kryetarëve të komunave në veri me qëllim të harmonizimeve të statuteve. Ditët në vijim do të shohim edhe takime të tjera me kryetarë të tjerë, mirëpo ne e kemi bërë të qartë si Qeveri e Republikës së Kosovës, se statutet janë legale dhe funksionimi i komunave do të konsiderohet legalë vetëm nëse statutet janë plotësisht në pajtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë më tutje Tahiri.

Kryetarëve të këtyre katër komunave u është dhënë afat nga institucionet që ti përmirësojnë statutet e tyre që të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës, në të kundërtën zyrtarët kosovarë paralajmërojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Thaçi: Të kalojë Projektligji për Veteranët

0

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se nuk ka asnjë arsye që të shtyhet miratimi i Projektligjit për Veteranët e UÇK-së.

Thaçi ka thënë se nëse nesër (e hënë), Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nuk e vendos në rend dite këtë projektligj për seancën e ardhshme plenare, atëherë do ta thërras një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për këtë çështje.

“Nesër, Kryesia e Kuvendit ka mbledhje. Unë dua të shpresoj dhe besoj fuqishëm se Ligji për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të hyjë në rendin e ditës. Nuk ka as edhe një arsye më të voglën për t’u shtyrë kjo çështje. Në rast se nuk futet në rend të ditës nesër, atëherë unë do ta thërras një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që ky ligj të kalojë sa më shpejt që është e mundur. Ligji për Veteranët e UÇK-së, është ligj i veteranëve të luftës, i punuar prej tyre, në konsultim me ngushtë me zyrën time dhe i iniciuar nga unë. Tani ka edhe mbështetjen e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe askush nuk ka të drejtë ta politizojë për çështje të politikës ditore apo elektorale” , ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se veteranët janë të të gjitha partive politike dhe se asnjë ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do t’i mohohet kontributi as edhe një minutë.

I pyetur nga gazetarët për amendamentet e LDK-së, që në Projektligjin për Veteranët e UÇK-së të përfshihet edhe Ministria e Mbrojtjes, Thaçi është përgjigjur se historia nuk shkruhet me ligje, por me realitet.

“Ligji përshkruan realitetin e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo historikun e partive politike”, është shprehur Thaçi.

Grupi muzikor ‘Spandau Ballet’ rikthehet në skenën amerikane

0

SpandauBalletGrupi muzikor “Spandau Ballet”, që mori famë në vitet 1980, u prit mjaft mirë në festivalin e përvitshëm të muzikës dhe filmit South-By-Southwest në Austin të Texasit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Cole na njeh me premierën e një dokumentari mbi kompleksin, të titulluar “Soul Boys of the Western World,” si dhe shfaqjen e parë të grupit në Shtetet e Bashkuara pas rreth 30 vjetësh.

Hiti i parë i grupit “Spandau Ballet”, “To Cut a Long Story Short” doli në vitin 1980. Që nga ajo kohë, grupi ka shitur më shumë se 25 milionë albume dhe ka interpretuar nëpër koncerte në arenat gjigande të botës.

Interpretimi i tyre në Austin të Texasit, ishte i pari në një skenë amerikane pas 28 vjetësh, si dhe e para herë në disa dekada që ata interpretojnë në një sallë me përmasa të vogla, me vetëm 600 spektatorë.

Baterisit John Keeble tha se kjo ishte një experiencë “frymëzuese dhe fantastike”, transmeton VOA.

“Ishte audienca më e vogël në shumë vite, kur patëm mundësinë të jemi pranë me spekatorët, duke vendosur një raport shumë personal me ta. Kjo më pëlqen shumë.”

Këngëtari Tony Hadley thotë se të interpretosh në mesin e një numri të vogël njerëzish do të thotë të kesh një komunikim shumë transparent dhe pa sekrete me publikun.

“Gjithshka ishte reale në atë koncert, artistët ishin fare pranë me spektatorët, pa qenë e nevojshme të bëhen truket e zakonshme të skenës.”

I krijuar nga fundi i viteve 1970, në Londër, Spandau Ballet ishin të parët që hodhën poshtë shëmtinë ekstarvagante të muzikës punk në skenë dhe ata luajtën një rol udhëheqës në lëvizjen britanike New Wave, të quajtur “The New Romantics”. Ata e ndryshonin pamjen e tyre sipas muzikës.

Por kur kompleksi filloi të krijonte një lloj tërësisht të ndryshëm muzike, një lloj balade të zhanrit synth-pop, apo tekno-pop grupi u bë i famshëm në tërë botën. Jeni duke dëgjuar tani këngën ekëtij zhanri, “True”:

Përse u kthye grupi pas një kohe kaq të gjatë prej 28 vjetësh në skenën amerikane? Për dy arsye: fillimisht, turneu i vitit 1985 i grupit u ndërpre pasi saksofonisti Steve Norman vrau gjurin në Los Angeles të Kalifornisë. Pastaj, në fund të viteve 1980, grupi u shpërbë, për shkak të mosmarrëveshjeve për honoraret. Gary Kemp është autori kryesor i këngëve të kënduara nga grupi:

“Ne e patëm të vështirë të ribashkoheshim, na u deshën 20 vjet. Pra, nuk është se ne e injoruam Amerikën për 28 vjet, në fakt ne injoruam vetveten për plot 20 vjet”.

Shpërndarja e grupit muzikor “Spandau Ballet” është trajtuar edhe në filmin “Soul Boys of The Western World,” që u shfaq në festivalin South-By-Southwest në Austin. Steve Norman pranon se ishte e vështirë ta shikoje dokumentarin para publikut.

“Ishim kaq të afërt me njëri tjetirn dhe pastaj u ndamë, është një histori shumë prekëse. U bë edhe më prekëse për ne kur e pamë dokumentarin para publikut. M’u mbushën sytë me lot.”

“Spandau Ballet” u ribashkua në vitin 2009, për një turne me rastin e 30 vjetorit të krijimit të grupit. Këtë herë ai u rishfaq me një muzikë të re, me albumin e ri akustik “Once More”. Grupi pritet të fillojë një turne botëror nga fundi i këtij viti, , ose në fillim të vitit 2015.

Restaurimi i Fototekës “Marubi”

0

Fototeka MarubiKur s’flitej as për shtet e as për ligj, e kur harta e sundimit osman e 1850-s ishte e zgjeruar deri në vilajetet shqiptare shfaqet fotografia.

Pjetër Marubi hap të parën studio fotografike në Shkodër, traditë që u vijua deri në 1970-n në tre breza në këtë familje, vit kur diktatura komuniste do të burgoste të fundmin e Marubëve, Gegë Marubin.

Por, edhe 23 vjet pas rënies së komunizmit, aktiviteti fotografik i mbi 120 vjeteve të familjes shkodrane u la në harresë dhe shume pak sot e dinë se në arkiven e saj, në kushte mjerimi dhe lageshtire janë mbi 500 mije negativë që më shumë sesa per art, janë tregues të identitetit tonë kombëtar.

Me këtë bindje, qeveria shqiptare dhe Ministria e Kultures kanë hapur konkursin ndërkombetar për “restaurimin dhe muzealizmin e Fonotekes kombetare Marubi” mberriten ne fazen finale ku nga 26 studio qe garuan u perzgjodhen pese te tilla, per te mberritur tek fituesi.

“Ndërtesa që na mbledh sot këtu për t’u bërë objekt transformimi muzeal do të jetë një strehë e sigurt e këtij thesari, pasi çdo pjesë e trashëgimisë është e shtrenjtë e s’mund ta lëmë në mëshirë. Thesari Marubi do të vendoset në zemër të Shkodrës”, deklaroi ministrja Kumbaro, transmeton TCH.

Me ngritjen e kesaj vepre, synimi eshte tha ministrja kumbaro perfshirja e fonotekes marubi ne trashegimin e UNESKO-s.
Në fjalën e rastit, kryeministri Rama tha: “Duke shpëtuar thesarin e Marubëve ne shpëtojmë një pjesë të rëndësishme thesarit të trashëgimisë europiane. Ne besojmë që duke bërë hapa si ky hap që bëjmë sot, duke siguruar thesare si ky thesar i madh që e sigurojmë sot ne bëjmë të mundur në radhë të parë rritjen e dinjitetit kombëtar e forcimin e identitetit europian. Njëkohësisht, synimi i kësaj qeverie është bërja e lidhjes së plotë me territoret që dikur kanë qenë territore bashkëjetese intensive midis të dy anëve dhe pa dyshim, me qëllimin që të gjithë territoret e banuara nga shqiptarë të jenë të integruar në një pellg shkëmbimesh njerëzore, ekonomike, e kështu me radhë”.

Duke e vleresuar si fatkeqesi qe ne shume vite, ne Shqiperi Marubi nuk eshte vleresuar ashtu si duhet dhe sa duhet, ne ndryshim nga sa fotografia e tyre ka dritheruar jashte kufijve, Kreu i qeverise deklaroi se vit pas viti do te rrise vememendjen per kulturen dhe trashegimine kulturore.

Por, Fotoneka “Marubi” eshte vetem fillimi. Pasi menjehere pas kesaj, do te nise rivleresimi i te gjithe trashegimise kulturore te kryeqendres se veriut.

Transformuesi i njerëzve në vepra arti (Foto)

0

Njerez ne vepra arti1Në shikim të parë nuk vërehet asgjë më tepër sesa një pikturë e thjeshtë. Një papagall qëndron mbi trungun e një druri. Por, me një përpjekje të dytë, ndryshojnë hesapet. Aty nis të shpaloset një tjetër rrëfim.

Figura e papagallit del të jetë një modele e cila pozon për artistin Johannes Stötter. Por, fija mes realitetit dhe imagjinatës së artistit është e hollë. Trupi i pikturuar me mjeshtëri të përsosur, nuk dallon prej një papagalli të vërtetë.

Artisti do të kalonte javë të tëra duke u përpjekur ta transformojë trupin e modeles në shpezën shumëngjyrëshe. E rezultati është i mahnitshëm. Krahët e papagallit janë mishëruar në këmbët e modeles, derisa duart e saj të hapura kanë marrë formën e qafës dhe kokës së papagallit.

Ish – kampion i pikturave të trupit në botë, italiani frymëzohet në botën e natyrës. Kryeveprat e tij kanë bërë “kërdi” në gjithë botën. Rrugëtimi prej kampioni në këtë lloj arti jo fort të zakonshëm, ka nisur qysh në vitin 2000.

Një prej veprave që kishte bërë namin në mediet botërore më 2013 është bretkosa tropikale, e realizuar nëpërmjet trupave të pesë modeleve.

E gjithë kjo rrugë është shoqëruar edhe me rrëfime. Ato i rrëfen vetë Stötter, në një bisedë për ‘Kohën Ditore’.

Njerez ne vepra arti Njerez ne vepra arti2

Vdiq ylli i serisë “Dynasty”

0

Kate O’MaraIsh-ylli i serisë së famshme “Dynasty” Kate O’Mara ka vdekur në moshën 74-vjeçare, njofton agjenti i saj.

Aktorja arriti famën për rolin e motrës së Alexis Colby, Cassandra ‘Caress’ Morrell në serinë amerikane në mesin e viteve ’80-ta, dhe në disa role tjera në seritë britanike “Doctor Who”, “Howards’ Way” dhe “Triangle”.
Agjenti i saj Phil Belfield tha se ajo vdiq sot në mëngjes në shtëpinë e saj në Sussex të Anglisë pas një sëmundje të shkurtë.

“Ajo ishte e jashtëzakonshme, ajo kishte energji dhe shumë dashuri për teatrin e aktrimin”, ka thënë ai. “Është shuar një yll dhe Kate do t`i mungojë të gjithëve që kanë pasur rastin ta njohin dhe të punojnë me të”.
Paraqitjen e parë skenike Kate e bëri në vitet e ’60-ta. Por vetëm gjatë viteve ’80-ta ajo pati rolet kryesore në seri.

Librat e rinj

0

librat-192x320Anna Kim

Koha e ngrirë

Përktheu: Afrim Koçi

Botimet: “Pegi”

Çmimi: 500 lekë

libratQë nga mbarimi i luftës në ish-Jugosllavi, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar për më tepër se 30 000 njerëz të humbur. Sipas të dhënave zyrtare më të fundit, janë identifikuar afërsisht 15000 persona. Ky është sfondi i ngjarjes që Anna Kim na rrëfen në librin e saj të dytë: kërkimet e një kosovari për fatin e gruas së tij të zhdukur dhe depërtimi hap pas hapi i tregimtares, në vetë të parë, në bashkëlidhjet komplekse që

qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje traumatizuese. Ajo jo vetëm që fillon të njohë jetën e përditshme në zonat konfliktuale shqiptaro-serbe, por, para sa gjithash, asaj fillojnë t’i shfaqen përmasat e mirëfillta të kujtimeve dhe të humbjes së kujtimeve, të jetëshkrimeve të këputura në mes, të “kohës së ngrirë”.

 

KASTRIOT TUSHA
100 vjet romanca shqiptare
Botimet: “Toena”
Çmimi: 1000 lekë

Mjeshtri i muzikës, Kastriot Tusha, sjell një libër me partiturat e 9 prej romancave më të njohura shqiptare, interpretuar prej tij në koncertin recital “100 vjet Romanca Shqiptare” në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përveç aktivitetit pedagogjik, ku i është dhënë titulli “Profesor i asociuar”, aktiviteti artistik i Tushës ka qenë shumë i ngjeshur dhe i larmishëm. Ai ka interpretuar dhe vazhdon të interpretojë në të gjitha skenat e vendit, duke përballuar me sukses një repertor të gjerë nga paraklasikët deri te bashkëkohorët. Disa prej roleve të realizuara me nivel të lartë artistik janë: Bepe te “Pagliaci”, Kola te “Paja”, Nadiri te “Peshkatarët e perlave”, Alfredo te “Traviata”, Doda te “Mrika”, Ruizi te “Trovatore”, Duka te “Rigoleto” etj. Ka realizuar mbi 100 koncerte vokale-instrumentale, si dhe një numër të konsiderueshëm koncertesh recitale.

libart-1 librat2 librat-3

Teodor Laço

“Gropas ‘67”

Botimet: ”Tirana Times”

Çmimi: 1000 lekë

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar “Gropas ’67”. Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve. Në këtë vend, një ultësirë si bythë kazani, rrethuar me brinjë kodrinash dhe duna që e ndanin nga deti, rastësia apo fati, i gjeti nën të njëjtën strehë edhe tre njerëz të dëbuar nga kryeqyteti; Zigur Trushin, agjentin e fshehtë të Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Hija”, inxhinierin Vllas Vishnja dhe poetin Miron Konjari. Galeria e personazheve në romanin e Teodor Laços është e gjerë, por rreth këtyre tre njerëzve ndërthuren jetë dhe realitete shqiptare që gjallojnë si të vërtetë.

 

Robert Musil

Pështjellimet e Tërlesit

Përktheu Jonila Godole
Botimet: “Pika pa sipërfaqe”

I shkruar në moshën 26-vjeçare, Tërlesi është romani i parë i Musilit. Vetëm pas botimit të tij, autori, i cili kishte provuar më parë të merrej me shkenca ekzakte e më pas me filozofi, vendosi t’ia përkushtojë jetën letërsisë. Musili u mor gjithë jetën me shkrimin e një vepre të vetme “Burri pa cilësi”, të cilën nuk arriti ta përfundojë e që sot cilësohet si një nga romanet themelore të shekullit XX. Musili e kupton se thellësia mund të fshihet vetëm në të vetmin vend ku ajo është e durueshme: në sipërfaqe.

 

Viktor Hygo: Dashnori

0

Victor-Hugo-240x320“Kur dy shpirtra që kanë kërkuar njëri-tjetrin, sado gjatë të kenë ndenjur me turmën, e gjejnë më në fund njëri-tjetrin… Një bashkim i flaktë dhe i pastër, i tyre nis në tokë dhe vazhdon përgjithmonë në Parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë, një fe që sfidon të dashuruarin, jeta e të cilit vjen nga përkushtimi dhe pasioni, për të cilat sakrificat më të mëdha janë kënaqësitë më të ëmbla. Kjo është dashuria që ti frymëzon brenda meje… Shpirti yt është bërë për t’u dashur me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve, por ndoshta ai mund të dashurojë veç një engjëll tjetër e në këtë rast duhet të dridhem me mirëkuptim…”. Ishte mbrëmje e vitit 1821, kur një djalosh i ri francez, në dhomën e tij të mbushur me plot libra, i shkruante këtë letër, Adele Foucher, vajzës që jetonte vetëm disa metra larg apartamentit të tij. Sytë e saj ishin të zinj, ndërsa flokët e gjatë mbi supe. Viktor Hygo e sillte kaq herë në mendje imazhin e saj, teksa përpiqej të shkruante mbi letër. Vetëm Adele, ecja e saj në rrugët e mbushura plot erë të Parisit, i shfaqesh mbi letër. “Më duket se ajo çfarë ndiej nuk është tokësore. Ende nuk mund ta kuptoj këtë parajsë pa re…”, shkruan ai. Djaloshi i pashëm që kishte nisur të botonte shkrimet e para në revistat e kohës, ndihej më i sigurt t’ia shprehte dashurinë Adele-s përmes letrash. 200 letra ai i shkroi asaj, letra ku flet për padurimin e zemrës, librat që kishte dëshirë të shkruante, Francën, apo mendimin e kohës. Kjo vajzë që ecte lehtë dhe që i pëlqente leximi, do të kthehej në frymëzim për dhjetëra libra që ai shkroi më vonë. Por marrëdhënia e tyre nuk qe e lehtë që në fillim.

Dhe pse jeton shumë pranë njëri-tjetrit, pasi ishin komshinj, mamaja e Hygoit nuk ishte dakord për këtë lidhje. Ajo donte që i biri të martohej me një vajzë të shtresës më të lartë, të denjë për familjen Hygo. “Ti mund të bësh gjithçka me mua dhe nesër do jem i vdekur, nëse tingujt e ëmbël të zërit tënd, prekja e butë e buzëve të tua të adhuruara, nuk mjaftojnë për të sjellë sërish në jetë trupin tim. Me ç’ndjenja të ndryshme në krahasim me të djeshmet do të fle sonte! Dje, Adele nuk besoja më në dashurinë tënde. Ora e vdekjes do të kishte qenë e mirëpritur për mua. Dhe, sërish i thashë vetes: nëse është e vërtetë që ajo nuk më do, nëse asgjë e imja nuk e meriton bekimin e dashurisë së saj, pa të cilin jeta nuk ka më hijeshi, a është kjo arsye për të vdekur?

A ekzistoj unë për lumturinë time vetjake? Jo e gjithë ekzistenca ime i kushtohet asaj dhe pavarësisht nga ajo. E, me ç’të drejtë duhej të guxoja të fitoja dashurinë e saj? A jam unë, atëherë më shumë engjëll apo perëndi? E dua vërtet dhe jam gati të sakrifikoj gjithçka me kënaqësi për hir të saj, gjithçka edhe me shpresën që ajo të më dojë. Nuk ka përkushtim, që nuk do t’ia falja asaj për një buzëqeshje, për një shikim. Por, a do të mund të bëja ndryshe? A nuk është ajo qëllimi i vetëm i jetës sime?

Gjithçka që zemra e tij pulsoi për këtë grua, Hygo i përshkroi në letrat që ia shkroi çdo mbrëmje. Orët e para të takimeve me të, janë manuale dashurie, në rrëfimet e tij. “Pra, është e vërtetë që më dashuron Adele? Më thuaj, a mund të besoj këtë ide magjepsëse? A nuk mendoj se mund të përfundoj i çmendur nga gëzimi nëse do të mund të kaloj gjithë jetën time në këmbët e tua, i sigurt se do të adhurosh po aq sa të adhuroj unë ty? Ah, letra jote më ka rikthyer me lumturi paqen. Një mijë falënderime Adelë, engjëlli im i dashur! Nëse më dashuron mund ta lëshoj veten para teje si para një perëndeshe”, i shkruante ai. Adele dhe Viktor lidhën kurorë pas vdekjes së nënës së tij dhe patën 5 fëmijë. Zakoni i letrave vazhdoi dhe kur ajo ishte çdo mbrëmje përkrah tij. “Kisha menduar se kufiri më i skajshëm i përkushtimit tim do të ishte vetëm sakrifikimi i jetës sime; por ti, dashuria ime bujare, ishte gati të sakrifikoje edhe prehjen tënde të përjetshme. Ke pasur privilegjin të marrësh çdo dhuratë të natyrës ke edhe forcë edhe lot. Kalimi i menjëhershëm nga dorëzimi i trishtë në lumturinë e pafund, dukej se më mërziti.

Edhe pse tani jam pranë vetes, ndonjëherë dridhem nga frika se mos papritur zgjohem nga kjo ëndërr hyjnore. Ah, tani je e imja! Më në fund je e imja! Së shpejti pas pak muajsh ndoshta engjëlli im do të flejë në krahët e mi, do të zgjohet në krahët e mi e do të jetojë aty”, shkruante Hygo. Kur i duhej të udhëtonte larg shtëpisë, ai i dërgonte të puthura te flokët. Por kohët e arta të kësaj martese që Hygo e kishte ëndërruar aq shumë, do të veniteshin nga vitet. Vetëm dhjetë vjet më vonë Adelë, tashmë i kishte kaluar të 30-tat, do të dashurohet me kritikun dhe mikun e ngushtë të të shoqit Sainte-Beuve. Kjo lidhje do të linte gjurmë më pas te shkrimtari, i cili pas ndarjes me të shoqen nuk do të gjejë asnjëherë paqe në jetën sentimentale. Ai jeton një lidhje dashurie me aktoren Juliette Drouet. Për pesë vite ata udhëtuan bashkë në vende të ndryshme në Europë, të cilat e frymëzuan Hygoin për të shkruar. Ndryshe nga letrat për Adele, letrat drejtuar kësaj gruaje ishin më pasionante. Nga dashuria djaloshare, tashmë ai ishte një burrë që kërkonte më shumë te një grua. Dhe Juliette e dashuronte atë, për gjithçka që ai kishte. Biografët e Hygoit i shohin letrat e shkruara prej saj si një mënyrë për të kuptuar dhe filozofinë që udhëhoqi prozën e tij.

Por kjo lidhje nuk e pengoi Hygoin, të kishte lidhje të tjera dashurore. Leonie Biard është një tjetër grua, që ngacmoi zemrën e shkrimtarit. Lidhja e tyre është përfolur në Francën e atyre viteve, pasi të dy ishin të martuar. Alice Ozy ishte një tjetër pasion i madh i shkrimtarit. Çifti kishte gjetur përsosjen erotike në lidhjen e tyre.

Për disa vite ata takoheshin çdo javë me njëri-tjetrin. Lidhja u bë e pashmangshme për shkrimtarin, i cili gjente te kjo grua gjithë fantazitë e tij prej burri. Shkrimtari që ka lënë pas një kryevepër si “Të mjerët” ishte një burrë që gjithë jetën kërkoi dashurinë, atë çfarë humbi kur Adele iku përgjithmonë nga shtëpia që ndanin bashkë prej vitesh. Format që ai gjeti ishin të ndryshme dhe shpesh e lënduan, zhgënjyen, por ai nuk u dorëzua, as atëherë kur emri i tij përbënte problem për ligjet e kohës, që ndalonin lidhjet jashtëmartesore.

“Nëse gjithë ekzistenca ime nuk do të ishte e jotja, harmonia e qenies sime do të kishte humbur, dhe unë, me siguri do të kisha vdekur në mënyrë të pashmangshme”, i shkruante ai dikur, Adele/Alda Bardhyli/