12 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025
Home Blog Page 8651

Mbi dy mijë studentë do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

0

Adem SallaukaMbi 2 mijë studentë do të regjistrohet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Konkursi për studentët e rinj pritet të hapet javën e ardhshme.

Sekretari i UPZ-së, Adem Sallauka tha se aplikimi i kandidatëve këtë vit do të bëhet online nëpërmjet internetit. “ Sivjet kemi planifikuar që të rrisim numrin e studentëve pasi që interesimi për të studiuar në UPZ është i madh”, tha Sallauka.

Sipas tij, për vitin e ardhshëm akademik UPZ, do të ketë edhe programe të reja në disa drejtime. ”Do të kemi edhe programe të reja për disa drejtime të cilat tashmë janë akredituar”, tregoi Sallauka.

Ai tha se bashkë me rritjen e numrit të studentëve, UPZ-ja do të zgjerojë edhe infrastrukturën. “ Jemi duke punuar që të zgjerojmë infrastrukturën. Besojmë se deri në fillimin e ri akademik do të përfundojnë punimet në objektet që planifikohet të mbahet mësimi”, tha Sallauka./ PrizrenPress.com/

 

Forumi i të Rinjve Myslimanë – Alma Lamës: Ikë në Shqipëri!

0

AlmaLama-VVEmigrantja Alma Lama, e cila disa javë më parë ofendoi rëndë popullin, gratë dhe hoxhallarët e Kosovës, më në fund ka vendosur të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje! Arsyen e largimit të saj nga kjo lëvizje, Alma Lama e lidh me qëndrimin patriotik që VV ka mbajtur në lidhje me respektimin e lirive fetare për besimtarët myslimanë të Kosovës, thuhet në një letër dërguar mediumeve në vendin tonë nga ana e Kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë.

“Kryetari i VV-së, Albin Kurti është shprehur pro mbajtjes së shamisë dhe dhënies fund të aparteidit shtetëror kundër myslimanëve në Republikën e Kosovës. Por sjellja patriotike e Albin Kurtit e ka tërbuar anti-kosovaren Alma Lama, e cila kërkon që Kosovën ta kthejë në një shtet të dhunshëm që shtyp liritë e mendimit dhe besimit sikur ka qenë Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës. Pasi VV-ja nuk ka pranuar që t’i shpallë luftë besimtarëve myslimanë në Kosovë, Alma Lama në një formë histerike është larguar dhe ka sulmuar këtë lëvizje dhe e ka akuzuar atë për infiltrim me lëvizje radikale.

Forumi i të Rinjve Myslimanë deklaron se radikale është Alma Lama. Ajo ka ofenduar në mënyrë radikale gratë e Kosovës. Ajo ka ofenduar në mënyrë rrugaçërore hoxhallarët e Kosovës. Vëllai i saj ka kërcënuar me nder dhe në formë terroriste anëtarët e Forumit të të Rinjve Myslimanë, për të cilin kërcënim ai është kallëzuar në polici nga organizata jonë”, thuhet në këtë letër publike.

Ky forum e “përshëndet largimin e turpshëm të Alma Lamës nga VV-ja” dhe shprehet se i vjen keq që VV-ja “është infiltruar, ofenduar dhe tradhtuar nga një emigrante sikur Alma Lama. Megjithatë ne themi më mirë vonë se kurrë!”.

“Tani, pas largimit të Alma Lamës nga VV ne i apelojmë asaj publikisht që të largohet nga Parlamenti i Kosovës. Ajo në Parlament TONË u fut me votat e popullit të Kosovës, të cilat iu dhanë VV-së! Ajo në Parlamentin e Kosovës paguhet nga NE, taksapaguesit kosovarë! Pasi ka tradhtuar VV-në, që e ka bërë deputete dhe votat e popullit të Kosovës, ne e lusim Alma Lamën që këtej e tutje të mos tallet me popullin e Kosovës dhe të mos hajë taksat e tij!.

Emigrantes Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri ! Shko në Krujë, puno aty, dhe Kosovën na e lë ne djemve dhe bijave të saj ! Alma Lama ik andej nga ke ardhur se ne nuk të duam! Ti nuk na përfaqëson ne dhe as Kosovën. Ti gjendesh aksidentalisht në Parlamentin TONË!”, thuhet në këtë letër.

Ky forum kërkon nga Prokuroria e Prishtinës që të hapë procedurë penale për, siç vlerëson ai, nxitje të urrejtjes ndaj popullatës myslimane të Kosovës, ndaj Alma Lamës, dhe Parlamenti t’ia heqë imunitetin, ashtu sikurse iu është hequr imuniteti deputetes Le Pen nga Parlamenti Evropian, e cila kishte bërë thirrje për nxitje të dhunës kundër myslimanëve.

Letra e Kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë përfundon me parullën “Rroftë populli i Kosovës dhe Kosova e lirë”.

Sejdiu: LDK s’ka qëndrim konstant për bisedimet

0

FatmirSejdiu-ldkIsh-presidenti, Fatmir Sejdiu ka thënë se me marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për aq sa ka dëgjuar nga pala kosovare nuk janë tejkaluar vijat e kuqe. Sejdiu në një intervistë për emisionin ‘Diplomatikus’ në News24, ka folur edhe për arrestimet e ish-luftëtarëve të UÇK-së, dhe zhvillimet në LDK.

Fatmir Sejdiu ka thënë se në dialogun e tanishëm që po zhvillohet në Bruksel ka pas një qasje të angazhuar dhe serioze të faktorit ndërkombëtar, mbështetës në kuptimin pozitiv për Kosovën.

“Edhe ky është një proces që ka peshën e vet dhe do të dëshiroja që të ishte një shpresë reale e shtendosjes së raporteve mes dy vendeve sovrane. S’dua të komentoj se asnjëherë nuk e kam parë tekstin origjinal të marrëveshjes, por do të dëshiroja që ajo të mos kapërcejë kornizat e kushtetutës së Kosovës dhe obligimet që ka marrë ajo që pas shpalljes së pavarësisë dhe me zotimin për zbatimin e pakos së Ahtisarit. Në interpretimet që dëgjojmë shohim edhe ballafaqime të qëndrimeve për atë që është rënë dakord. Ajo që është prezantuar nga pala e Kosovës, të cilën dua ta besoj në qasje, që nuk janë kapërcyer ato që kemi si vijat e kuqe që s’mund të kapërcehen.. Ajo që unë dua të theksoj që kemi pas një qasje të angazhuar dhe serioze të faktorit ndërkombëtar, mbështetës në kuptimin pozitiv për Kosovën”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se me Serbinë ka pas tema dhe do të ketë tema për të cilat duhet të bisedohet në interes të përbashkët të dy vendeve sovrane.

“Duke nisur që nga lëvizja e lirë e qytetarëve apo çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe atë ndërkombëtar, veçanërisht për pjesëmarrjet në takimet rajonale dhe në procese të tjera por edhe pjesën tjetër që është shumë e rëndësishme për ne, atë të përmbushjes së kritereve për integrim. Por them dhe këmbëngul që nuk duhet asnjëherë që këto tema që diskutohen të prishin atë çka është arritur në një fazë të mëhershme të bisedimeve apo aktin e shpalljes së pavarësisë, pasi do të ishte cënim për atë që kemi arritur deri tani”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka folur edhe për arrestimet e fundit të ish-ushtarëve, komandantëve të UCK-së. Ai ka thënë se zhvillime të kësaj natyre në një formë apo një tjetër sjellin shqetësime të përgjithshme në vend.

“Do dëshiroja që kjo të kuptohet si një proces që nuk lidhet me baltosjen e një procesi të madh që ka pas Kosova, të luftës çlirimtare të vendit, apo të asaj që mund të konsiderohet si një ndjekje shtrigash për pjesën e veprimeve politike. Sa i përket kësaj situatës së tanishme, për persona të caktuar dëshiroj vërtet që të jetë një ndriçim një real dhe dua të besoj në pafajësinë e këtyre njerëzve”, është shprehur Sejdiu, duke dëshiruar që EULEX të ketë një mandat real të punëve të tij, që të mos ketë spektakle apo situata që fatkeqësisht sipas tij kemi parë në Kosovë.

Sejdiu kundër koalicionit me PDK-në

Sejdiu ka folur, po ashtu edhe për zhvillimet në LDK. Ai ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në, kur është pyetur se një gjë të tillë nuk e ka përjashtuar si mundësi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Çdo parti politike me numrat që ka, pra me relevancë të fuqishme politike dhe në këtë kuadër edhe LDK, pasi ka një numër të madh deputetësh, pretendon të fitojë zgjedhjet e vetme. Dhe do të jetë shumë e rrezikshme, që të të shprehet në këtë formë që ne do të bëjmë koalicion. Kjo nuk mund të interpetohet ndryshe që ne të fitojmë besimin e qytetarëve mandatin që vjen. Lufta duhet të bëhet në këtë drejtim dhe pas rezultateve te vlefshme që duhet të dalin nga një rezultat i ndershëm zgjedhor, pa u abuzuar, pa pasur pretendime se çfarë ka qenë nga 2007 e këtej, atëherë të shihet situata e re. Por tani e quaj si diçka të padrejte në atë çka është proklamuar kundër meje dhe në atë pjesën e linçimit publik se do të “kallet” selia e LDK-së që ishte një klientele e lidershipit të tanishëm, asgjë më tepër dhe njerëzve që i quaj argat ditor, të cilët nuk kanë të bëjmë më filozofinë e LDK-së, me projekte të saj, me anëtarësinë e saj, por që është krejt e jashtme”, ka thënë Sejdiu. Pra, ju jeni kundër një koalicioni të paktën në momentin që të hyhet në zgjedhje? “Unë jam që LDK-ja të luftojë, të bëjë punë dhe që të mund të besojë se mund të fitojë zgjedhjet, por me një mobilizim të përgjithshëm, pa këto politika aktuale që ka”.

Sejdiu i cili është edhe kryetar nderi i LDK-së, ka kritikuar udhëheqjen aktuale në këtë parti. Ai ka kërkuar zgjimin e atyre njerëzve të cilët ia dëshirojnë të mirën kësaj partie, dhe ka bërë thirrje që nuk duhet të jenë vetëm pjesë e mbyllur e asaj që pajtohem me mendimin e liderit në kuptimin burokratik. Sipas tij LDK-së i duhet një debat i thellë përbrenda.

“LDK-ja duhet të jetë një parti politike, që mban traditën, por dhe që zhvillohet me ide të reja, plus njerëz të rinj, një parti politike që nuk bën përndjekjen e atyre që kanë mendim të kundërt. LDK, ka kapacitet, ka njerëz që projektin e saj duan ta realizojnë me vizionin e qytetarëve. Këta njerëz duhet të zgjohen. Nuk duhet të jenë vetëm pjesë e mbyllur e asaj që pajtohem me mendimin e liderit në kuptimin burokratik. Por duhet një debat i thellë brenda partisë, të ndërtohet një mekanizëm i mirë i bashkëpunimit me partitë e spektrit të djathtë. LDK-ja fatmirësisht është anëtare e partive popullore të Evropës, dhe në këtë mënyrë ajo duhet të zhvillohet. LDK-ja nuk ka ende një qëndrim konstant për çështjen e bisedimeve. E kanë votuar disa, disa jo, por një qëndrim zyrtar, pa dilemë, zyrtar nuk e kemi”, ka thënë Sejdiu.

UP-ja pranon 12 mijë studentë të ri

0

UP-logoKonkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për vitin akademik 2013-14 pritet të shpallet të martën (9 korrik). Sipas analizave të bëra nga njësitë akademike, pritet që ky universitet t’i hapë dyert për 12 mijë studentë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pritet të martën (9 korrik) të shpallë konkurs për pranimin e rreth 12 mijë studentëve të ri. Por ky numër mund të lëvizë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).

Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit Ibrahim Gashi, ka thënë për “Epokën e re” se ky universitet është duke bërë një analizë të rezultatit të dalë nga procesi i akreditimit.
“Jemi duke bërë një analizë lidhur me rezultatet e akreditimit që janë bërë publike dhe që na janë dorëzuar zyrtarisht. Indikacionet e para, edhe pse nuk e kemi përfunduar në tërësi analizën tonë, janë se qëndrojmë mirë me programet e akredituara si ato ekzistuese, ashtu edhe ato të rejat. Duke u ndikuar nga programet që janë akredituar ne kemi filluar ta bëjmë planifikimin e numrit të studentëve për vitin e ri akademik. Natyrisht se është bërë një analizë për secilën njësi akademike më herët, mirëpo tash, pasi e dimë saktësisht cilat planprograme janë akredituar, planifikojmë t’i regjistrojmë rreth 12 mijë studentë”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, ky numër do të ndikohet edhe nga regjistrimet që do të bëhen në universitetet e reja publike. “Por ky nuk është numri i saktë, sepse ju e dini se kuotat pritet të shpallen nga Ministria e Arsimit javën e ardhshme dhe me konkursin zyrtar do të dalim kah e marta e javës së ardhshme. Duke e pritur numrin e saktë që do të jepet nga MASHT-i ne kemi planifikuar një dinamikë që do ta respektojmë së paku në masën 90 për qind që nga java e ardhshme”, ka shtuar Kastrati. Sipas tij, konkursi do të jetë i hapur deri më 23 korrik.

“Më 26 dhe 27 do të mbahen provimet pranuese, kurse më 30 korrik planifikojmë ta bëjmë shpalljen e rezultateve. Synojmë që brenda muajit korrik ta përfundojmë procesin komplet të konkursit”, është shprehur Kastrati. Po sipas tij, është paraparë edhe periudha e ankimimit. “Kurse faza e ankimimit do të jetë në javën e parë të gushtit”, ka theksuar Kastrati.

Po ashtu, ai ka thënë se gjatë këtij viti pritet të rritet numri i studentëve që do të pranohen në fakultetet që vitet e kaluara ka pasur më shë iumnteresim siç janë: Edukimi, Ekonomiku, Juridiku dhe Mjekësia. “Nuk mund të jap përgjigje aritmetike, por tendencat janë për rritje, sepse kërkesat po varen edhe nga tregu i punës. Ta zëmë për në Edukim, çdo vit mësuesit po dalin në pension dhe çdo vit nevojiten mësues të ri. Tendenca është për rritje, por kjo varet nga vendimi zyrtar i MASHT-it”, ka thënë Kastrati.

Mit’hat Frashëri: Ku të gjejmë nëpunës që dinë shqip?

0

fotoooooooNjë nga problemet kryesore në Shqipëri pas Shpalljes së Pavarësisë ishte ngritja e administratës shtetërore me njerëz të aftë dhe të zot. Problemi ishte i vështirë; gjuha shqipe nuk ishte lejuar të mësohej në shkollat e vendit nga administrata osmane; vendi ishte i varfër dhe analfabetizmi mbulonte 90% të popullsisë. Qeveria hapi konkurs për nëpunësit e rinj të administratës shtetërore ku midis të tjerave vihej edhe kërkesa për njohjen e gjuhës shqipe. Për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi Lumo Skëndo shkruajti shkrimin “Ministrat dhe sekretarët”. Shkrimi në fillim duket se u botua në vitet ’30 tek “Dielli” dhe që këtej u morr dhe u botua në gazetën: “Shqipëri e Re”. Shkrimi megjithatë vlen të rilexohet edhe në ditët tona, madje vlen të rilexohet kohë pas kohe.
Ministrat dhe
Sekretarët

Të mos trembemi, po të shikojmë të vërtetën drejt në sy. Le të zbulojmë të metat, le të shohim rrënjët dhe shkaqet e tyre. Të jemi si mjeku që bën diagnostikim, na thotë ç’kemi, pastaj na dëften edhe ilaçin.
Nja dy muaj më parë bënim fjalë me një mik se ç’farë njerëz të zotë kemi, sa specialistë, sa mjekë, sa inxhinierë, sa profesorë. Bëmë një listë me shqiptarë që kanë diploma nga shkollat e larta, dhe në çdo zbulim të ri, na mbushej zemra plot gaz, na vinte një madhështi. Dhe aq më tej akoma, sepse të dy qemë të bindur se inxhinierët më të mirë të Turqisë (Ahmedi nga Devolli, Eshrefi nga Frashëri), dhe mjekët më të mirët, operator Orhani nga Devolli, gjinekologu Besim Omeri nga Narta, Sylejman Humani nga Dibra, neurologu Joan X, nga Gjirokastra, bekterollogu Rifat nga Frashëri etj. ishin të gjithë shqiptarë, nga gjaku dhe nga vendi ynë, nga ajo baltë dhe nga ajo gjuhë. U gëzuam kur mësuam se një veteriner shqiptar, miku ynë, Sejfedini nga Selenica, gjeti ilaçin e këlbazës në Shkodër, se Dr.M.Turtulli, në Misir, ishte një nga më të mirët e heqimëve. Edhe thoshnim se Shqipëria nuk është e varfër nga intelektualët, se kemi njerëz edhe në Rumani (inxhinier Vangjel Nuni), një profesor elektriku nga Drenova, tre a katër piktorë. Mund të kemi edhe në Greqi, që s’i dimë sot, se nuk rrëfehen por nesër mbase dalin në dritë, shkruan BW.
Megjithatë, sado vullnet të mirë që patëm për ta zgjatur, lista mbeti e vogël, e shkurtër, edhe u siguruam se një vend si i yni që ka nevojë të përparojë, duhet t’i përvishet punës; njerëzit që kemi sot janë fort të paktë; bëmë pastaj edhe një listë të studentëve, të djelmoshave që mësojnë në Amerikë, në Itali, në Vjenë e gjetkë; edhe këtë listë e gjetëm fort të varfër.
Tashmë duhet të punojmë, të përpiqemi që të shtohet numri i studentëve, i atyre që dinë dhe janë të zot të punojnë, i atyre që mund të bëjnë një punë të fitimshme.
Duhet të kemi njerëz për sekretarë – tha miku ynë, dhe jo për ministra.
Pandehëm se qeshte. Po jo, miku qe i sinqertë, fliste me seriozitet. Deshëm të dimë ç’donte të thoshte. Dhe e pyetëm.
Ne, tha, në Shqipëri, kemi shumë njerëz që janë kandidatë për ministra, dhe fort pak janë për sekretarë; shqiptari është kryelartë, i pëlqen që të rrijë në krye, kemi pak njerëz të zotë që të punojnë.
S’kuptonim ç’qëllim kishte. Po ai na e shpjegoi:

Do ta kuptoni fort lehtë ç’dua të them, kur të mendoni se një sekretar duhet të jetë i zoti që të shkruaj mirë, të mbajë në rregull letrat dhe defterët, të rrijë tetë orë ditën dhe të punojë mbase edhe natën. Ministri s’ka nevojë të bëjë asnjë nga këto punë. Ay vetëm do të flasë, do të kuvendojë…. Sekretarit i duket puna, po qe që s’di, i del në shesh puna. Ministri përkundrazi ua hedh fajin shokëve.
Miku ynë e thoshte këtë me ironi dhe me paradoks; se edhe ai e dinte se ministri duhet të ishte shumë i ditur dhe i zoti. Themi duhet të ishte dhe shpresojmë se edhe në Shqipëri kështu do të bëhet.
S’kemi njerëz të zotë për punë të rregullt, vazhdoj miku ynë. S’kemi se nuk janë mësuar për punë; nuk kishin ku të mësoheshin: Ata të Turqisë janë mësuar “dembelë”; në Shqipëri akoma nuk nxorëm dot njerëz të rinj. Prandaj gjithë duan të bëhen ministra, dhe asnjë sekretar.
Edhe shtoi: Doni të bëni një provë ? Bëni një zëdhënie në “Dielli”: thoni se “Vatra” kërkon të bëjë ministra për në Shqipëri dhe u lutet atyre që dëshirojnë këtë ofiq, të bëjnë kërkesa. Do të shihni se do të vijnë dyqind mijë aplikime . Të gjithë duan të bëhen ministra, që nga B. B. dhe gjer Sh. G. Jo vetëm se ata janë të pashëm, për krushq, po edhe i mjeri V. L. q’ është si kotele maceje dhe I. P. edhe ata për ministër e kanë syrin. Bëni edhe një zëdhënie për sekretarë dhe do të shihni sa pak aplikime do të vijnë!
Dhe kishte të drejtë miku ynë. Unë që po shkruaj këto radhë, nuk njoh të këtë në mes të asaj shumicë miqsh që njoh, tetë prej syresh që të jenë të zot të bëhen sekretarë.

Kur mendohem sa të paktë janë sot ata që dëshirojnë të bëhen sekretarë, sa të paktë janë ata, që mund të punojnë me rregull dhe me sistem, të mbajnë në rregull një korrespondencë dhe të shkruajnë bukur një letër ose një raport shqip, njeriut i vjen për të qarë, i vjen për të qarë jo se gjenden të paktë, po se të paktë janë ata, që përpiqen të bëhen më të zotë.

Në mes të miqve që ndodheshin në këtë bisedim ishte dhe djaloshi Xh.K., student në Amerikë. S’kishte folur deri atëherë; vetëm dëgjonte. Në fund tha: Unë doja të mësoja për Drejtësi në Universitet. Po tani e ktheva mendjen: Do të mësoj për sekretar, dhe jo ministër. Do të vete në Shkollën e Tregtisë (Business High School) të mësoj si mbahet korrespondenca, si mbahen def-terët, të mësoj stenografinë për të shkruar. Miku i tha: Të jesh i sigurtë se ka më tepër nder një sekretar i zoti se një ministër i pa zoti,- shkruante “Dielli”.
* Luan Malltezi- Historian

Metodat e reja me profesorë të vjetër

0

UPZProfesorët e moshës mbi 65 vjeç janë bërë problem për studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Sipas tyre, këta profesorë, përveç se mungojnë në ligjërata, edhe mënyrën e vlerësimit nuk e kanë në bazë të standardeve të Bolonjës.

“Disa profesorë kanë mbetur shumë mbrapa me mënyrën e vlerësimit, që është e shekullit I më duket. Nuk i marrin parasysh seminaret, angazhimin tonë gjatë vitit akademik, testet që i mbajmë, mungojnë shumë herë në ligjërata, kurse në provim kërkojnë që përgjigjja të shkruhet ashtu siç është në libër, pikë e presje”, thotë I. B, student i vitit të dytë të Ekonomikut,shkruan Tribuna.

Njëjtë mendon edhe studentja e Fakultetit të Edukimit, V. G.

Leme Xhema, kosovarja e vetme në Interpol

0

Leme XhemaJanë 48 shtetas të Kosovës që kërkohen anembanë botës nga Interpoli. Ky është rrjeti më i madh ndërkombëtar policor që merret me identifikimin dhe prangosjen e të shumëkërkuarve, të arratisur nga drejtësia.

Organet e rendit janë në kërkim të shtetasve shqiptarë e serbë të Kosovë, në mesin e të cilëve ka edhe nga pakicat. Por aty ndodhet edhe një fotografi femre. Në fakt është e vetmja femër që kërkohet nëpërmjet Interpolit nga drejtësia kosovare, shkruan Tribuna.

Kjo është Leme Xhema, ish-drejtoreshë e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Ajo është e dënuar nga gjykata me tri vjet burg për veprën penale të “shpërdorim të detyrës zyrtare dhe nënshkrimit të dëmshëm të kontratës”

Selimi: Nenad Gjuriq do të duhej të ndiqej penalisht

0

Behar Selimi PDKBehar Semimi, ish shef i Policisë së Kosovës, e ka pasur “nën komandë” Nenad Gjuriqin. Për bindjen e tij, Gjuriq që tani është emërtuar drejtor policor i katër komunave të veriut, do të duhej të ndiqej penalisht. Selimi i cili tani është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, ka thënë se gjatë gjithë kohës sa Gjuriqi ka qenë në Policinë e Kosovës u ka shërbyer vazhdimisht strukturave paralele serbe.

Mirëpo, rrethanat politike sipas tij kanë imponuar që ai jo vetëm të mos ndiqet, por të kthehet në Policinë e Kosovës. “Ai në kohën time, u ka shërbyer me besnikëri strukturave ilegale në veri, prandaj edhe është emëruar. Emërimi i tij është politik, prandaj duhet vlerësuar në këtë kontekst.

Ndryshe në rrethanat normale, besojë që nuk do të emërohej nga MPB-ja”ka thënë Selimi për Kohën ditore. Selimi ka thënë se në rrethanat tjera, të shtetit që s’ka nevojë nevojë të negociojë asgjë të brendshme, me sovranitet të plotë, ai jo vetëm që nuk do të kthehej, por edhe do të ndiqej penalisht. Megjithëkëtë, rrethanat e Kosovës, sipas tij janë krejt ndryshe dhe vendimet si ky kapërcejnë standardet që kërkohen nga procedurat. Por edhe kërkesat ligjore, në emër të qëllimeve strategjike shtetërore

Daka: Do t’ia dalim në veri

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është e vetëdijshme se nuk do ta kenë të lehtë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri, por është shprehur e bindur se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të rezultojnë me sukses.

Ajo ka thënë se qytetarët serbë në veri nuk kanë arsye të mos dalin në zgjedhje, pas është krijuar një klimë e mirë për arritjen e marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve fqinjësore.

Daka ka thënë për Epoka e Re se brenda tre-katër ditëve do të arrihet marrëveshja me OSBE-në për ta ndihmuar procesin e zgjedhjeve enë veri.

Ashton vjen të mërkurën në Prishtinë

0

Thaci-Ashton-Dacic5-22Përfaqësuesja e Lartë për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton do të udhëtojë të martën në Beograd, ku do të takohet me krerët e Serbisë, me të cilët do të bisedojë për përparimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Një ditë më vonë Ashton do të vijë për vizitë edhe në Prishtinë.“E mirëpres vazhdimin e bisedimeve me liderët serbë dhe kosovarë, në mënyrë që të çojmë para dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash”, ka thënë Ashton,trasmeton Telegrafi

Në kabinetin e saj, të hënën, më 8 korrik do të mbahet raundi i 13-të i dialogut mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.