17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8652

Eqrem bej Vlora “kthehet” në vendlindje

0

eqrem bej vloraSot në qytetin e Vlorës u zhvillua ceremonia zyrtare e rivarrimit të eshtrave të Eqrem bej Vlorës, diplomat, politikan dhe historian, personalitet i shquar i letrave shqipe. Me këtë rast, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora në arkivolin me eshtrat e tij, në mjediset e shtëpisë së familjes në qytetin e Vlorës, atje ku ai u largua 70 vite më parë drejt Austrisë.

Kurorën në emër të kryeministrit Edi Rama e vendosi Këshilltari për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane, Fate Velaj, i cili vlerësoi figurën e Eqrem bej Vlorës, si një personalitet i kulturës dhe i letrave shqipe.

Bënë homazhe dhe vendosën kurora edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, Princ Leka II, qytetarë vlonjatë dhe nga rrethe të tjera të vendit. zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, në fjalën e tij në ceremoninë zyrtare, u shpreh mes të tjerash se, Eqrem bej Vlora është personalitet i shquar i letrave shqipe.

“Shpirti i tij endet mes letrave dhe dilemave politike”, theksoi Çuni. Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, në një prononcim për mediat e cilësoi Eqrem Bej Vlorën, personalitet të kulturës dhe një figurë poliedrike që, pavarësisht se e diskutueshme, ka lënë gjurmë dhe kontributin e vet në historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë, një nga pinjollët e familjes Vlora.

Nga ana e tij, nipi i Ismail Qemal Vlorës, Darling Vlora, falënderoi në emër të familjes kryeministrin Edi Rama, për vendimin për kthimin në atdhe të eshtrave të Eqrem bej Vlorës. Ai u shpreh se vepra e Eqrem bej Vlorës, është aty dhe flet vetë.

Arkivoli me eshtrat e Eqrem bej Vlorës, i mbështjellë me flamurin kombëtar, u vendos në sheshin përpara ish- shtëpisë së Vlorajve në qendër të qytetit, e cila i është kthyer vajzës së tij. Ceremonia vazhdoi më pas në fshatin Kaninë, ku do të prehen eshtrat e Eqrem bej Vlorës në përmbushje të amanetit të tij.

Eqrem bej Vlora ndërroi jetë në mars të vitit 1964 në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, ku edhe u varros. Vendimi për kthimin e eshtrave të tij u mor nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë më 7 mars./shekulli/Politikanët serbë të Kosovës qendrore kanë paralajmëruar se miratimi eventual nga Kuvendi i Kosovës i Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, pa ndryshimet që ata i kërkojnë, do ta vë komunitetin serb në pozitë që t’i bojkotojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës së përbashkët serbe, Rada Trajkovic, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vënia e këtij projektligji në rend dite për diskutim në Kuvendin e Kosovës, ka qenë arsye e braktisjes së seancës së ditës së premte nga ana e deputetëve serbë.

Trajkovic thotë se shumica e deputetëve serbë kanë mendim të përbashkët që për komunitetet pakicë, duhet të mbeten vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës edhe për dy mandate, gjë që është paraparë në projektligjin në fjalë.

“Mendojmë dhe jemi gati se të gjithë të bashkuar në atë që vendet e rezervuara duhet të mbeten të tilla. Unë mendoj se e kemi pasur planin e Ahtisarit, të cilin shteti i Serbisë e ka refuzuar. Por, me marrëveshjen e Brukselit, shteti serb sikur e ka pranuar një lloj modifikimi të Ahtisarit. Në këtë kuptim, unë mendoj se vetëm tash, në zgjedhjet e ardhshme, duhet të fillohet me vendet e rezervuara dhe që ato të mbeten për dy mandate. Kjo për faktin se tashmë është pranuar në gjithë territorin e Kosovës, sepse deri më tash nuk ka qene i pranuar nga shteti i Serbisë dhe nuk kemi pasur integrim të veriut”, ka vlerësuar Trajkovic.

Ajo ka shtuar se për integrimin e veriut janë shumë të rëndësishme vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, sipas saj, vendet e rezervua janë të nevojshme deri në përfundimin e, siç e ka quajtur ajo, procesit të kthimit të serbëve të zhvendosur.

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, Vladeta Kostic, më herët u ka bërë thirrje deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës që ta braktisin seancën, duke theksuar se Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme nënkupton spastrim administrativ të serbëve nga Kosova. Sipas tij, janë tri pika, siç i quan ai, neuralgjike në këtë projektligj, me të cilat serbët nuk pajtohen.

“Pika e parë është për vendet e rezervuara. Pika e dytë neuralgjike dhe e cila është diskriminuese për të gjitha bashkësitë pakicë në Kosovë, ka të bëjë me të drejtën e votës së personave të zhvendosur. Ata gjenden në listat zgjedhore dhe vetë heqja e tyre nga këto lista do të paraqiste një spastrim etnik administrativ”, tha ai.
Sipas projektligjit të ri për zgjedhjet, bashkësitë pakicë nuk do ta kenë asnjë komisionar ose anëtar të Këshillit zgjedhor në vendvotime…

Në anën tjetër , në bazë të Kushtetutës, vendet e rezervuara pushojnë nga mandati i ardhshëm. Pas zgjedhjeve të ardhshme fillon mandati i 20 vendeve të garantuara, të cilat do të ndaheshin 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitetet tjera.

Zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës edhe më parë kanë theksuar se çështja e ulëseve të rezervuara ka përfunduar dhe se Kushtetuta nuk mund të preket vetëm për një mandat.

Por, sipas liderëve serbë, duhet kërkuar një zgjidhje ose modalitet, që nuk do t’i cenonte vendet e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës dhe që do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët. Deputetja Trajkovic, shpreh bindjen se nëse kjo nuk ndodh, serbët do të jenë të detyruar të zgjedhin bojkotimin e zgjedhjeve.

“Unë mendoj se tash është më së miri që çështja e ligjit të shtyhet, nëse sidoqoftë është e mundur. Kjo sepse, që ditën që u mbajt seanca, komunat me shumicë serbe janë solidarizuar me ndërprerje të punës për 15 minuta. Ky është paralajmërim se mendojmë seriozisht dhe dëshirojmë seriozisht ta zgjidhim problemin. Unë gjithmonë jam për gjetjen e një zgjidhje të mirë, sepse neve na duhet ajo. Nuk dua asnjëherë që t’i motivoj njerëzit për bojkot, por bojkoti është mjeti i vetëm nëse nuk do të mund të arrijmë deri te vendet e rezervuara”, është shprehur Trajkovic.

Ndryshe, Kostiq ka vlerësuar se vazhdimi i mandatit të vendeve të rezervuara, nuk e shkel Kushtetutën e Kosovës.

Politikanët serbë, gjithashtu kanë shprehur mendimin se Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, është një çështje shumë serioze dhe ai duhet të sillet në Kuvendin e Kosovës me përbërjen e ardhshme, si dhe pas një kohe më të gjatë dhe pasi që projektligji t’i kaloj diskutimet publike nga të gjitha bashkësitë në Kosovë

Hyseni: Njohjet për Kosovën, ngecje totale

0

SkenderHyseni_ldkDiplomacia kosovare, zotohet për angazhim maksimal, sa i përket rritjes së numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës.
Vizita të shumta në vende të ndryshme, por numri i njohjeve për pavarësine e Kosovës duket se ka ngecur. Të paktën këtë e mendon ish- Ministri Skënder Hyseni.
Sipas tij, puna me njohje nuk po qëndron mirë, dhe se këtë vit ka një ngecje totale.

“Puna me njohje nuk po qëndron mirë, sidomos këtë vit ka një ngecje totale, dhe e gjithë kjo vjen si rezultat i Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka thënë Hyseni për Indeksonline.

Hyseni, konsideron se ‘mos’ njohjet janë si rezultat i punës së minisrisë së Enver Hoxhajt.

“Konsideroj se Republika e Kosovës në planin e diplomacisë ka pas dëshprime evidente gjatë 3-4 vjetëve, këto dështime po vazhdojnë si rezultat i mos punës”, ka shtuar Hyseni.

Ndryshe, në tre muajt e fundit ministri Hoxhaj ka vizituar disa vende të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si dhe ka marrë pjesë në disa samite multilaterale.

Ndërkohë, që zyra për informim e MPJ-së, thotë se deri në qershor të këtij viti do të vijnë edhe disa njohje tjera.

“MPJ ka informata të sakta që deri në qershor 2014 do të vijnë edhe disa njohje. Nga janari deri në qershor kemi thënë se do të vijnë 7 njohje. Dy prej tyre tashmë kanë ardhur”.

Rishfaqen rriqrat e vdekjes në Malishevë

0

RriqratNazmi Paçaritit nga Dragobili i Malishevës vitin e kaluar i kishte vdekur babai(Zeqiri) si pasojë e pickimit nga rriqrat.

Nazmiu ka frikë se me ngrohjen e motit edhe ndonjë familjar tjetër i tij mund të pësojë edhe këtë vit nga pickimi rriqrave, prandaj, sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të fillojnë t’i ndërmarrin masat paraprake këtë vit.

“Vitin e kaluar e kam humbur prindin si pasojë e pickimit të rriqrave. Ne jemi të frikësuar tej mase, sepse tash nis të ngrohet moti më shumë dhe rriqrat mund të gjinden kudo. Kemi bagëti dhe jemi në dilemë që t’i mbajmë apo t’i shesim vetëm për shkak të rriqrave”, shprehet Nazmiu, duke shtuar se as fëmijët nuk po guxojnë t’i lejojnë të dalin në fushë për shkak të frikës nga rriqrat../standardi.info

Kosova me 20 mijë përdorues droge?

0

drogaAktualisht në Kosovë nuk ka të dhëna zyrtare e të sakta se sa është numri i përdoruesve të llojeve të ndryshme të drogave. Megjithatë, llogaritet se në vend janë deri në 20 mijë vartës droge.
Ndërkohë, Kosova ende nuk ka program gjithëpërfshirës të trajtimit me metadon, drogën zëvendësuese që përdoret kudo në botë për largimin e njerëzve nga heroina.

Pretendohet se shifra e përdoruesve të drogës mund të jetë edhe më e madhe, aq më tepër kur gjatë çdo viti është rritur edhe sasia e konfiskimit të këtyre substancave narkotike nga ana e policisë.

Nga viti 2000,kur autoritetet kanë filluar të evidentojnë të dhëna në lidhje me këtë çështje, del se sasia e drogave që kapet në Kosovë vazhdimisht shënon rritje.

Derisa në vitin 2001 janë sekuestruar vetëm 0.8 kg heroinë, në vitin 2007 kjo shifër u rrit në 6.9 kg, ndërsa në vitin 2010 kjo sasi ka arritur shifrën e 55 kg.

Heroina është një nga llojet e nivelit më të lartë të drogës, një gram e së cilës kushton deri qindra euro. /Tribuna/

Ish-luftëtari i UÇK-së, i zhytur në varfëri

0

Ushtari i UCK“Kam qenë ushtar i UÇK-së. Kam luftuar për ta parë vendin tim të lirë, e kjo gjë erdhi, mirëpo, pavarësisht kësaj, unë asnjëherë nuk kam marrë ndonjë gjë. I kam të gjitha dokumentet se jam veteran i luftës, por ne jemi kategoria më e lënë pas dore nga shteti ynë, dhe kjo më dhemb shumë, sepse ne kemi rrezikuar edhe jetën tonë”, është shprehur Milaim Beqiri
I mbetur vetëm me gruan, Milaim Beqiri kishte rënë në mendime të thella.

Ajo që e shqetësonte më shumë ishte se si do t’ia bënte që ta siguronte miellin për ditët në vazhdim, pasi që vetëm edhe dy javë kishte. Në kokën e tij silleshin mendime të shumta, por assesi nuk i vinte ndonjë zgjidhje se si do ta siguronte më pas ushqimin.

Kur ne shkuam për vizitë, ai na e hapi derën e shtëpisë dhe na priti duke u gëzuar që dikush ia kishte hapur derën, pasi që askush asnjëherë nuk e kishte vizituar.

Ai filloi të na rrëfente për hallet e problemet në të cilat gjendej, shkruan Kosova Sot.

“Jam në gjendje shumë të vështirë, pasi që vetëm edhe dy javë kam miell për bukë, dhe pasi të më harxhohet, nuk e di si do t’ia bëj, sepse nuk punoj askund dhe nuk kam të holla të mjaftueshme për këtë”, ka thënë ai.

Dekë e dasmë në një ditë

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Ndoshta jeta do të kishte një emër tjetër, nëse nuk do të kishte gëzimin, por edhe dhimbjen. Nëse nuk do të fillonte me lindjen, pastaj martesën, pastaj sërish lindjen e pastaj vdekjen..E gjithçka të niste nga e para.. Një spirale, që e ka zanafillën qysh se me njeriun e parë… Duke pasur një material të jashtëzakonshëm në duar, të mënyrës se si njerëzit i janë përgjigjur këtyre ngjarjeve të mëdha të jetës përmes këngës, valles apo vajit…Natyrshëm vdekjen askush s’e do, por një ditë të gjithë të lindurit edhe vdesin. Kur kujton që papritmas gjama ndodh, asgjë nuk do t’i bënte më prezente këngët e vajit, ritualet e dhembshurisë për njeriun që ndahet nga jeta.

U dha kumti i vdekjës së babe Beqirit papritmas? Vdekje e dasmë në një ditë? Ç’po ngjiste në Suharekë e në Mushtisht atë ditë? Isha unë ai që në natën e dasmës i komunikova xhaxhait, por ky “sihariq”, që kisha komunikuar të pabesueshmen-vdekjen e babe Beqirit i cili po atë mëngjes të kësaj dite të kobshme ishte përgaditur që të shkonim në dasmën e xha Musliut ku po martonte djalin e dytë të tij Hajrizin, ky sihariq kumti që zakonisht duhej tu tregonim sipas zakonit për të njoftuar se ky është fati, të kemi edhe mort edhe dasëm e sipas zakonit duhet bërë ritualet edhe të vdekjës edhe të dasmës sipas zakonit, dasma duhej vazhduar ashtu siç ishte planifikuar.

Sakaq u shfaqen fytyrat e kusherinjëve e fqinjeve tanë në Mushtisht kryeulur, ndjenë dhimbje duke më ngushëlluar mua dhe të afërmit e mi. Njëherësh unë u shpreha këmbëngulës që kënga në dasëm të mos ndalen, sepse dikur kënga kishte djepi i babe Beqirit, tash po bëhej dhe varri i tij. Të nesërmen mbas mesdite në praninë e qytetarëve të shumtë e varrosëm në varrezat e qytezës së Suharekës.

U bënë gati njëzet e pesë vjet nga ndërrimi jetë e më të dashurit tone babait Beqir (Selim) Ibrahimi, 12 Maji i vitit 1989 ishte dite e dhimbshme për familjen tonë. Urtësia, bujaria komunikimi yt ishte një mision të bashkëjetojë me njerëzit e familjes, farefisit, e miqësisë që aq shumë i deshe dhe të respektuan.

Dhembja nuk shprehet me fjalë, dhe fjalët ngushëlluese nuk çojne peshe ne nje humbje te tillë… besoj ne arsyeshmerin time dhe të familjarëve në forcën e logjikës, qe jeta duhet te vazhdoj dhe me dhembjen dhe me humbjen e më të dashurit babait tone të shtrenjtë…!

E sigurisht dasma ka përbërë gjithnjë një moment gëzimi në jetën e shqiptarëve. Një moment i shoqëruar me një seri ritualesh. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për këngë e valle. “Në një plan tjetër, pas njohjes së çiftit dhe dashurisë mes tyre, lind dasma, ku në horizont do të sjellin një përjetim totalisht të veçantë, që ndodh në dasmën tradicionale shqiptare në fshatin Mushtisht. Ky moment natyrshëm nuk mund të kuptohet pa ritualet në dhomën e dhëndrit dhe pa këngët e përcjelljes nga shtëpia e vet, të nuses dhe pa ritualet fantastike të pritjes në shtëpinë e dhëndrit dhe pa këngët e mrekullueshme të dasmës. Kjo sipërmarrje domosdoshmërisht trajton gëzimin që sjellin vallet e burrave me tupan dhe dajre, vallet e kënduara të grave”.

Vërtet me duhet ta pranoj, e kam aq rëndë te shkruaj, sa qe kurr nuk jam ndier ne nje shkrim-kujtim, ne nje situat me te veshtire, për ndërrimin jetë të babait i cili na la në pikëllim të thellë neve nënë Xhevahiren, 6 vëllezërve e 5 motra si dhe niper e mbesa, ponjashtu dhe mbarëfarefisin.
Vdekja ishte ajo që të mori pasi pate një sulm vdekjeprurës “infrakt-kardiak” në zemër, e të ndau përgjithmonë dhe ne mbetem të pikëlluar pa ty dhe akoma e ndjejmë mungesën tënde. Me pietet ju kujtojmë përherë me dhimbje të pashuar, familja Ibrahimi nga Suhareka dhe Prizreni.

Baba Beqir i shtrenjti ynë të qoftë i lehtë dheu i nënës Shqipëri-Kosovë… pushofshë ne amshim…!

Kosova meriton qeveri meritore, e jo të degraduar

0

Limaj Nisma rahovecNISMA për Kosovën sot e themeloi Këshillin Iniciues në qytetin e Rahovecit, ku me këtë rast u mbajt edhe një tubim, ku ishin të pranishëm një numër i madh i qytetarëve që iu bashkëngjitën NISMËS.

Kryetari i Këshillit Kombëtar z. Jakup Krasniqi ka thënë se Nisma për Kosovën ka ardhur në Rahovec për të kërkuar ndryshimin për qytetarin rahovecian, për njeriun tonë kudo që jeton në vendin tonë.
“ Nisma për Kosovën nga ju Rahovecianët kërkon besën për të ndërtuar shtetin e se drejtës me votën tuaj, për fëmijët tanë. Brezi ynë, pesëmbëdhjetë vjet pas lirisë se fituar me sakrifica të shumta, s’ka si mos të ndihemi të pakënaquri me institucionalizimin e lirisë se fituar me gjak. UÇK-në ende nuk po e shohim vlerë të përbashkët kombëtare”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, ky brez ka obligim ta institucionalizoj lirinë, por kjo nuk bëhet pa vullnetin politik për shtetin e se drejtës.

“Bërja e shtetit të së drejtës na bënë me dinjitet në vendin tonë, na bënë të dinjitetshëm për të fituar liberalizimin e vizave dhe i hapë të gjitha rrugët e integrimeve evropiane. Çelësi i të gjitha këtyre është shteti i bazuar në vlera demokratike kombëtare dhe euroatlantike”, ka thënë Krasniqi.

Më tutje Krasniqi ka thënë se, “Kosova ka nevojë për shtetin e se drejtës. Shteti i se drejtës nuk bëhet duke shkelur përditë ligjet e shtetit nga të paret e tij, nga ata që duhet të vihen në mbrojtje të tij. Shteti i se drejtës nuk bëhet as me mashtrime të përditshme nëpër Kosovë, por duke qeverisur me përgjegjësi.

Shteti i se drejtës, na duhet të gjithëve. Po ai nuk vjen vet, ashtu si nuk erdhi deri më tani. Ai nuk vjen pa vullnetin tuaj për ndryshime. Oferta jonë ka qëllimin fisnik me vete: T’ua kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin në bijtë e tyre, në politikën dhe shtetin e tyre, për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne me besimin tuaj e përkushtimin tonë mund ta ndryshojmë Kosovën tonë”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS, Jakup Krasniqi ka thënë se Kosovës i duhet një Strategji e zhvillimit ekonomik, politika të qarta fiskal që stimulojnë investimet, bizneset dhe janë në shërbim të shtetit social. “Te dy këto çështje mund të harmonizohen, por duhet dije profesionale nga ekspertet dhe njerëzit kompetent, njerëz që e duan vendin dhe popullin e vet. Edhe Rahoveci duhet ta këtë planin e zhvillimit e të përparimit për ndërtimin dhe shfrytëzimit të kapaciteteve të agrikulturës që ofron dhe ofron shume. Por ky ndryshim e zhvillim nuk behet me premtime boshe e mashtrime të përditshme. Ne, të Nismës për Kosovën, jemi sa të fjalës po aq edhe të Besës, prandaj kërkojmë edhe besimin tuaj!”, ka shtuar tutje Krasniqi.

“Ne, jemi të bindur se ka ardhur koha që Kosova të qeveriset nga njerëzit e ditur e kompetentët, për të ndodhur kjo, në Kosovë duhet të behën ndryshime të mëdha në qeverisje. Nisma për Kosovën e garanton ketë! Ne, dëshirojmë dhe garantojmë qeverisje të lirë e të mirë, qeveri transparente që dinë e donë të punoj drejt. Në asnjë vend në vendet e BE-së nuk ka qeverisje me pesë zëvendëskryeministra e mbi 40 zëvendësministra. Ky veprim është dhurim i posteve dhe i parave publike në vendin më të varfër të Evropës. Ky është abuzim i skajshëm i pushtetit të marr nga populli!
Ne, jemi të gatshëm e të vendosur t’i shërbejmë atdheut, qytetarëve u përket besimi për Nismën! Nisma sjellë ndryshimin, por për ketë duhet besimi i Juaj! Ne garantojmë qeverisje të mirë e të lirë!”, ka thënë në fund Krasniqi.

Ndërsa Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën z. Fatmir Limaj ka thënë se është koha që djemtë dhe vajzat e Rahovecit të bashkohen me alternativen e NISMËS për ta ndryshuar gjendje në vendit.

“ Që 15 vjet ne ende flasim për institucione të degraduara në të gjitha nivelet, këto institucione identifikohen vetëm me individ. Politikanët në çdo rast e quajnë veten me emër të përveçëm dhe nuk janë në gjendje të flasin dhe të bashkëpunojnë më qytetarin. Ne nuk mund të vazhdojmë në këtë gjendje mbijetese, pasi që e ardhmja është shumë e pa sigurt dhe viti që vjen mund të jetë edhe më i rëndë për të gjithë qytetarët e vendit. Rahoveci gjithmonë ka qenë kontribuues për ndryshime pozitive, si në kohë lufte ashtu edhe tani”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, Kosova ka shumë nevojë për ndryshim dhe ristrukturim të plotë të gjendjes në vend. Limaj ka shtuar se “kemi nevojë për ndërtimin e marrëdhënieve tjera brenda institucioneve tona dhe raporteve me miqtë ndërkombëtarë dhe kjo arrihet vetëm me djem dhe vajza të duhura dhe me shkollim të lartë”.
Mungesa e planeve dhe e projekteve në Arsim, Energji, Bujqësi e Shëndetësi, sipas kryetarit të NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj kanë krijuar një gjendje të mjerueshme në Kosovë. “Sot ka ardhur koha që Kosova të ketë një qeveri meritore që di dhe guxon të ndërmarrë projekte të rëndësishme që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve. NISMA për Kosovën nuk ka ardhur për të premtuar fjalë të mëdha, por për të bërë punë të mëdha”, tha Limaj.
Ai vlerësoi se Rahoveci ka potencial të madh bujqësor, por shtoi se ka mungesë investimi strategjik dhe kjo e bllokon për ta kthyer atë në vend eksportues.
“ NISMA do ti kushtojë rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit të bizneseve të vogla e të mesme. Për të përkrahur ekonominë tonë, të gjithëve na duhet një sistem energjetik i qëndrueshëm. Energjia është një ndër sektorët që duhet të fuqizohet e mos të bllokohet siç ka ndodhur deri më tani. Koha ka ardhur që secili qytetarë të mendojë dhe reflektojë se a dëshirojmë të vazhdojmë me këtë trend të shkatërrimit të shtetit, të thellimit të krizës dhe varfërisë apo duam ndryshime. NISMA mendon që koha ka ardhur për ndryshime. Prandaj, NISMA është e juaja dhe te gjithë ne duhet të nisemi drejt ndryshimit”, ka thënë në fund Limaj.
Ndërsa kryetari i Nisma për Kosovën në Rahovec, Sadik Krasniqi ka thënë se, qytetaret e Rahovecit për plot 15 vite ende vazhdojnë të kenë zhgënjime për situatën në Kosovën. Sipas tij, edhe Rahoveci është pjesë e kësaj gjendje të rëndë.

“ Populli ynë po përjeton dukuri të këqija siç janë, krimi i organizuar, mungesa e perspektives ekonomike, papunësia e të rinjve e shumë të tjera. Kjo situatë në të cilën ndodhemi na ka shtyer që të hapën dyert për një qeverisje të re dhe një alternativ më ndryshe dhe kjo është NISMA për Kosovën. NISMA do t’i kushtojë një rendësi të veçantë bujqësisë në Rahovec , dhe do t’i ngrit të gjitha problemet që sot ballafaqohen rahovecianët”, ka thënë Krasniqi.

Jashari nuk do të kandidoj më për Avokat të Popullit

0

?KuvendiKosoves5-27Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi e kishte quajtur ‘lëshim të administratës’ votimin e parë për Avokatin e Popullit në seancën e javës së kaluar, të cilën e drejtoi nënkryetari Sabri Hamiti. Por në seancën e së enjtes, edhe Krasniqi e ndoqi të njëjtën procedurë.

Kandidati që mori vota më së shumti, Hilmi Jashari, thotë se rregullorja është interpretuar gabimisht. Jashari është dekurajuar nga kjo dhe thotë se me këtë legjislaturë nuk do të kandidojë më për Avokatin e Popullit.

Në dy seancat kur u votua për Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari mori shumicën e votave, por Kuvendi nuk e ndoqi procedurën e rregullt, sipas nenit 9 të Rregullores për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pika 4 e të cilit parasheh edhe raund të tretë votimi për kandidatin që merr më së shumti vota.

I kontaktuar nga Radio Kosova, kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se rregullorja është respektuar në tërësi. Por, sipas Hilmi Jasharit, ajo është interpretuar në kundërshtim me praktikën e mëhershme të zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

“Në bazë të rregullores dhe në bazë të praktikës së mëhershme që ka ndodhur, do duhej të shkonte në raundin e tretë me kandidatin që siguron më së shumti vota”, tha Jashari për Radio Kosovën.

Edhe Driton Selmanaj nga KDI-ja, që e monitoron punën e legjislativit, thotë se në dy rastet e votimit është shkelur ligji dhe rregullorja për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Kuvedi do duhej që edhe me një kandidat të vetëm të shkohet në raundin e tretë të votimit, në mënyrë që të provohet nëse ai kandidat mund t’i merr 61 vota apo jo”, tha Selmanaj për Radio Kosovën.

Hilmi Jashari e konsideron të padrejtë faktin që Avokati i Popullit duhet t’i marrë 61 vota të deputetëve, duke pasur parasysh faktin që vetë Kuvendi shpeshherë nuk arrin të ketë madje as kuorum në seanca. Ai thotë se me mënyrën e veprimit të Kuvendit po cenohet kredibiliteti i Avokatit të Popullit.

“Kur bëhet gjithë kjo tollovi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, atëherë çfarë kredibiliteti dhe autoriteti do të mund të ketë një kandidat eventual në të ardhmen kur gjithë këto procese kalohen, interpretohen e bastardohen deri në atë masë”, tha Jashari.

Nga gjithë ky proces, Jashari thotë se është dekurajuar dhe se nuk mendon të kandidojë sërish. “Nuk besoj, nëse ndodhë që në të ardhmen e afërt të shpallet konkursi, në këtë legjislaturë nuk do të konkurroja”, tha Jashari.

I pyetur nëse do të ankohet për këtë padrejtësi që konsideron se i është bërë nga Kuvendi, Hilmi Jashari thotë se çfarëdo ankimi do të ishte pa efekt, për shkak të kohës së shkurtër që i ka mbetur kësaj legjislature.

Ndryshe, Kuvendi ka marrë vendim për rishpalljen e konkursit për Avokatin e Popullit, pasi që asnjëri kandidat nuk mori 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur Avokat i Popullit.

Filharmonia, koncert të larmishëm me vepra dhe artistë botëror

0

FilarmoniaKosovesFilharmonia e Kosovës të dielën do të organizoi koncertin e radhës në sallë ne Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Kjo mbrëmje koncentrate me orkestrën simfonike të Filharmonisë së Kosovës, sipas drejtorit të Filharmonisë, Baki Jashari, realizohet në bashkëpunim me festivalin e muzikantëve të rinj DAM-Festival që rregullisht sjell në skenë artistë të rinj e të talentuar nga bota, vendet evropiane por edhe solistë të dalluar shqiptar.

Jashari tha se programi koncentrat premierë edhe kësaj radhe është mjaftë i larmishëm dhe atraktiv për publikun kosovar duke sjell veprat e kompozitorëve Edavrd Grieg, Johannes Brahms dhe Pyotor I. Tchaikovsky.

Fillimisht në koncert do të dëgjohen në pjesën e parë për piano dhe orkestër në a-mol të kompozitorit norvegjez të epokës së romantizmit muzikor Edvard Grieg, ku soliste do të jetë pianistja e gjeneratës së re, tetëmbëdhjetë vjeçarja Nita Grubi e cila vitin e kaluar u shpall edhe fituese e garave ndërkombëtare “ Pianisti i ri 2013”.

Më pas në skenë do të paraqitet violinisti shqiptar nga Maqedonia Xhafer Xhaferi, i cili edhe ky është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare por edhe pjesëmarrës i shuam festivaleve evropiane.

Koncerti do të përmbyllet me veprën grandioze – Simfonia nr 6 të kompozitorit P.I. Tchaikovsky dhe do të drejtohet nga dirigjenti permanent i Filharmonsië së Kosovës z. Toshio Yanagisaëa që tashmë është i mirënjohur nga audienca kosovare jo vetëm si dirigjent i suksesshëm , por së fundi edhe si promotor i donacionit tejet të rëndësishëm japonez për furnizime institucionit tonë me instrumente të reja që do të përdoren tash e tutje në koncertet e Orkestrës Simfonike të Filharmonisë së Kosovës”, ka thënë Jashari.

Nita Grubi pianiste që do të përformoi të dielën është shprehur e lumtur që do të jetë pjesë e këtij koncerti.

“Së pari falënderoi DAM festivalin që na dha mundësinë edhe neve pianistëve nga Maqedonia që të marrim pjesë kjo shkoi në kuadër të marrjes së çmimit Pianisti i Ri ku mu dha mundësia të luaj në orkestër dhe kështu me profesoreshën Danica Stojanova në Shkup vendosëm që të zgjedhim kohë ne parë të koncertit të Grieg në a-mol, besoi që është mundësi shumë e mirë për të gjithë që të kemi një përvojë që të luajmë me filharmoninë e Kosovës duke i pasur parasysh gjitha sakrificat që janë krijuar për të formuar një institucion të tillë”, ka thënë ajo.

Zyrtarë të Filharmonisë së Kosovës kanë paralajmëruar edhe koncerte të tjera në muajt e ardhshëm.

Muzikantët bëhen të pavdekshëm si… kikirikë

0

Muzikantet si kikirikeA jeni hamendur ndonjëherë se si do të dukeshin muzikantët tuaj të preferuar si kikirikë? Nuk besojmë se ju ka shkuar mendja ndonjëherë, mirëpo, megjithatë, ne ju sjellim disa prej tyre.

Artisti Steve Casino, i njohur edhe si Piktori i Kikirikëve, thotë se çdo skulpturë e punuar në kikirikë i merr atij rreth 20 orë për ta krijuar.

Nga muzikantë e deri te superheronjë, ai kryen punime edhe me porosi për raste speciale nga ueb-faqja e tij dhe faqja në Facebook.

E tani, pa shtuar më shumë, ju ftojmë t’i shihni disa prej punimeve të tija të shtatë legjendave të muzikës të kthyer në të pavdekshëm si kikirikë.