Ish-luftëtari i UÇK-së, i zhytur në varfëri

Ushtari i UCK“Kam qenë ushtar i UÇK-së. Kam luftuar për ta parë vendin tim të lirë, e kjo gjë erdhi, mirëpo, pavarësisht kësaj, unë asnjëherë nuk kam marrë ndonjë gjë. I kam të gjitha dokumentet se jam veteran i luftës, por ne jemi kategoria më e lënë pas dore nga shteti ynë, dhe kjo më dhemb shumë, sepse ne kemi rrezikuar edhe jetën tonë”, është shprehur Milaim Beqiri
I mbetur vetëm me gruan, Milaim Beqiri kishte rënë në mendime të thella.

Ajo që e shqetësonte më shumë ishte se si do t’ia bënte që ta siguronte miellin për ditët në vazhdim, pasi që vetëm edhe dy javë kishte. Në kokën e tij silleshin mendime të shumta, por assesi nuk i vinte ndonjë zgjidhje se si do ta siguronte më pas ushqimin.

Kur ne shkuam për vizitë, ai na e hapi derën e shtëpisë dhe na priti duke u gëzuar që dikush ia kishte hapur derën, pasi që askush asnjëherë nuk e kishte vizituar.

Ai filloi të na rrëfente për hallet e problemet në të cilat gjendej, shkruan Kosova Sot.

“Jam në gjendje shumë të vështirë, pasi që vetëm edhe dy javë kam miell për bukë, dhe pasi të më harxhohet, nuk e di si do t’ia bëj, sepse nuk punoj askund dhe nuk kam të holla të mjaftueshme për këtë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit