16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8655

Ekzekutivi i Prizrenit miraton dhjetëra konkluzione

0

Ura e gurit ne prizrenOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit” këtë javë ka marrë pjesë në mbledhjen e ekzekutivit të Prizrenit, i cili takim u mbajt nën drejtimin e nënkryetarit Lulzim Kabashi, ku u miratuan një varg konkluzionesh.

Në këtë takim ekzekutivi lokal i ka dhënë dritën e gjelbërt të gjitha propozimeve të Drejtorisë së Arsimit, si: shpalljen e tenderëve për hartimin e projekteve dhe ndërtimin e objekteve të reja të këtyre shkollave fillore të mesme të ulta: “Dy dëshmorët” në Piranë me 14 dhoma mësimi, “Zef Lush Marku” në Velezhë me 9 dhoma mësimi, “Ekrem Rexha” në Gënçare me 9 dhoma mësimi, sikurse shpalljen e tenderit për hartimin e projektit dhe ndërtimit të sallës së edukatës fizike  të SHFMU “Haziz Tola” në Prizren, që kap vlerën  rreth 750.000 euro.

Gjithashtu, bordi miratoi vendimin për furnizim me inventar shkollor për shkollat e Komunës së Prizrenit ku janë planifikuar 30.000 euro. Me 11.000 euro, në SHFMU “Emin Duraku” në Prizren do të bëhet furnizimi me pajisje sportive. Në SHFMU “Naim Frashëri” në Vlashnje do të bëhet ndërrimi i dyerve dhe dritareve me planifikim mjetesh prej 30.000 euro, në SHFMU “Hasim Maliqaj” në Polisht në shumë prej 20.000 euro do të rregullohet rrethoja e fushës sportive, sikurse rregullimi i rrethojës së oborrit të SHFMU “Brigada 125” në Medvec në shumë prej 15.000 euro dhe punimin e rrethojës së oborrit të shkollës “Pjetër Mazreku” në Konjush, me shumën prej 30.000 euro. Është miratuar  njëzëri edhe konkluzioni për shpalljen e tenderëve për rregullimin e terrenit sportiv në SHFMU “Lekë Dukagjini” në Petrovë investim prej 25.000 eurove si dhe renovimin e sallës së Edukatës Fizike në SHFMU “Lekë Dukagjini” në Prizren në vlerë prej 40.000 euro.

Për 49 shkolla, përkatësisht 90 objekteve shkollore, është nxjerr konkluzioni për furnizim me lëndë djegëse. Edhe këtë vit do t’u sigurohet transporti i nxënësve udhëtar për 44 nxënës të këtyre vendbanimeve, Smaq-Velezhë dhe anasjelltas, Leskovec-Prizren dhe anasjelltas si dhe Krushë e Vogël-Prizren dhe anasjelltas. Vlera në tërësi kap shumën prej gjithsejtë 7.650 euro për periudhën janar-dhjetor 2014. Po ashtu ka kaluar kërkesa për shpalljen e konkursit  për bursa studentore për vitin kalendarik 2014 ku për këtë vit priten të ndahen vetëm 80 bursa në vlerë prej 50.000 euro.

Po ashtu kësaj drejtorie i është lejuar shpallja e tenderëve për organizimin e Festivalit të Valleve Popullore, Festivalit Loja Skenike dhe Manifestimi Tradicional “Java e Remzi Ademajt”. Parallogaritë për këto evente do të përfshijnë shumën e rreth 27.000 euro.

Në këtë mbledhje ekzekutivi lokal ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për lejimin e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve te rivarrimit të personave të identifikuar të fshatit Krushë të Vogël, të vrarë gjatë luftës. Po ashtu në këtë takim janë miratuar njëzëri lejimi i mjeteve nga subvencionet për shënimin e Festave Mjedisore shuma e planifikuar kap shifrën prej 8.500 euro dhe shpalljes së tenderit për Mbjelljen e fidanëve drunore dekorative në qytet.

Me kërkesën e Drejtorisë Komunale për Shëndetësi, është marr vendim për blerjen e një kombi busi për nevojat e shërbimeve të dializës  pranë QKMF-së me parallogarit prej 40.000 eurove. Kanë kaluar edhe dy kërkesat të kësaj drejtorie, ajo e blerjes së paisjeve medicinale për nevojat e shërbimeve shëndetësore  në QKMF, QMF-ve dhe AMF-ve me parallogari 50.000 euro, pastaj konkluzioni për mirëmbajtjen dhe renovimin për të gjitha objektet shëndetësore në vlerë prej 100.000 euro dhe mbështetjes financiare për trajtimin mjekësor të 44 pacientëve me nga 300 euro.

Ekzekutivi lokal në këtë takim ka nxjerr konkluzion për shpalljen e tenderëve për vitin 2014: ndërtimin e terrenit sportiv  në Jabllanicë dhe Lubinje e Epërm, Renovimin dhe mirëmbajtjen e objekteve ekzistuese kulturo sportive në Piranë, Furnizimin me rekuizita për shoqëritë kulturo artistike, organizimin e festivaleve  tradicionale, hartimin e projekteve për nevojat e DKRS si dhe mbështetja materiale për Klubin e Peshkatarisë “Drini i Bardhë” në shumë prej 300 euro dhe Klubit të karatesë “Komandant Drini” mbështetje materiale për pjesëmarrje në turneun tradicional në Stamboll në shumë prej 1.000 euro.

Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik i lejohet shpallja e tenderit për  organizimin e panairit Veshjet kombëtare tradicionale të trojeve shqiptare dhe punimeve të dorës – artizanale, organizimi në fjalë kap shumën prej 20.000 euro, gjithashtu është miratuar edhe përbërja e komisionit 6 anëtarësh për përzgjedhjen e objekteve të vjetra në Qendrën Historike të Prizrenit për meremetimin e fasadave të objekteve të vjetra. Parallogaria për këtë intervenim përfshinë shumën prej 30.000 eurove.

Me propozimin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim i është lejuar mbështetja financiare prej 6.000 për shtrimin e një dreke mysafirëve nga shtetet e rajonit që do të jenë prezent në Festivalin multikulturor “Sarski Behar”. Dy familjeve nevojtare të komunitetit boshnjak me nga rreth 3.000 euro do tu ofrohet ndihma për renovim të shtëpive me material ndërtimor.

Qeveria lokale në këtë takim ka aprovuar edhe kërkesat e Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në marrjen e vendimit për pranimin e më se 20 punëtorëve sezonal (zjarrfikësve) si dhe konkluzionit për furnizim me uniforma verore dhe dimërore për zjarrfikës.

Pezullohen protestat kundër Mujës

0

protesta pars hpis se RMNë Prizren janë pezulluar protestat kundër kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, i dënuar për keqpërdorim të pozitës dhe shkelje të ligjit. Organizatorët i thanë sot Koha.net se pas paraqitjes së mbrëmshme të kryeministrit Hashim Thaçi në emisionin “Rubikon” të KTV-së janë bindur se ai është “engjëlli”, mbrojtësi i Mujës, dhe se efekti i protestave do të ishte i prefekt, meqë ky s’ia prish atij.

Po ashtu u shprehen se me policinë, që ruan hyrjen në Shtëpinë e Bardhë në Prizren, s’kanë asnjë problem, prandaj s’e shohin të arsyeshme të përplasen me të dhe vendosën t’i shmangen. Për pasojë, ata kanë vendosur të ndryshojnë formën e veprimit, duke organizuar debate e takime me qytetarët rreth gjendjes së krijuar në komunë nga sjelljet e papërgjegjshme të kryetarit të tyre. Njëherësh ata i kanë drejtuar thirrje Prokurorisë Themelore të Prizrenit që të merret sa më shpejt me padinë e protestuesve për shkeljet e ligjit nga kryetari Ramadan Muja.

Policia edhe sot ishte para dyerve të Shtëpisë së Bardhë në Prizren, e gatshme që të sigurojë objektin dhe kryetarin Muja, por meqë protestuesit qëndruan larg portave ata s’patën nevojë të ndërhyjnë.Organizatorët e protestave thanë se me kohë do të njoftojnë qytetarët për veprimet e mëtejshme./Koha .net/

Qeveria “Thaçi 2”, me 198 zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra e këshilltarë politikë

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseJanë një “armatë” e tërë që në çdo mëngjes ua mësyjnë vendeve të tyre të punës. Dikush me meritë, e dikush për shkak të lidhjeve të ngushta me shefin, zunë vendet më të rëndësishme në qeveri, ato të ministrave dhe zëvendësministrave.
I gjithë kabineti i Qeverisë Thaçi: zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra e këshilltarë politikë përbëhet prej 198 vetave.

Qeveria “Thaçi 2”, nëse për asnjë gjë tjetër, për një kohë të gjatë do të mbahet mend për numrin kaq të madh të ministrave, zëvendëskryeministrave dhe zëvendësministrave, duke zënë kështu vendin e parë jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.

Vendimi i kryeministrit Hashim Thaçi për të quar në 19 numrin e dikastereve qeveritare, në rreth 45 zëvendësministra dhe gjashtë zëvendëskryeministra, ishte kritikuar në vazhdimësi jo vetëm nga partitë opozitare, por edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile. Krejt kjo ishte bërë jo për shkak se vendi kishte nevojë për një “armatë” të tërë të ministrave e zëvendësministrave, por vetëm sa për të rehatuar njerëz të partive të tyre nëpër dikastere qeveritare.

Asnjëherë deri më tash, akuzat e tilla nuk i kishin bërë përshtypje kreut të ekzekutivit. Por, duket se tek tani Thaçi ka nisur ta ndjejë frikën.

Meqë këtë vit pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, liderët politikë kanë nisur të mendojnë për ndryshimet që do të duhej të bëheshin në dikasteret ministrore. Një gjë të tillë e ka menduar edhe Thaçi nëse do të jetë kryeministër në mandatin e ardhshëm. Kohë më parë ai kishte deklaruar se organizimin ose riorganizimin qeverisës janë duke e studiuar bashkë me ekspertë perëndimorë, që t’ia përshtatim kushteve dhe rrethanave për mandatin e ardhshëm. /Bota Press/

 

Tribunali si SITF-i

0

Gjykata-qekiqiEkipi që po merret me përgatitjen e gjykatës që do t’i trajtojë hetimet që janë bërë për raportin e Dick Martyt, po zhvillon gjatë kësaj jave edhe disa takime në kryeqytet evropiane. Kanë mbetur të qartësohen edhe disa detaje të funksionimit të gjykatës speciale, por tashmë ekziston pajtimi për çështjet madhore.

Gjykata Speciale do të jetë mekanizëm ndërkombëtar i ngjashëm me prokurorinë që ka hetuar dyshimet e Dick Martyt, e që është Task-Forca Speciale për Hetime. Kjo Task-Forcë ka qenë “pro forma” nën ombrellën e EULEX-it por ka pasur selinë në Bruksel. Ngjashëm do të veprohet edhe me Gjykatën Speciale. “Gjykata Speciale është vazhdim i punës së Task-Forcës, dmth. një prokurorie që ka ekzistuar po i krijohet gjykata” , i ka thënë gazetës Tribuna një burim i afërt me ekipin që po e përgatit krijimin e gjykatës. Menjëherë pas këtyre diskutimeve në kryeqytetet evropiane, autoritetet evropiane do të kërkojnë nga institucionet e Kosovës që ta votojnë krijimin e gjykatës në një votim që do të shkonte në pako me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

EULEX-i ka frikë të merret me rastin e Enver Zymberit

0

EULEX-kosoveAs njësitet e EULEX-it nuk ndihen të sigurta që të dalin në veri të Kosovës.
Kështu, një njësit i këtij misioni ka refuzuar urdhrin për bastisje në Zubin Potok, te një i dyshuar për vrasjen e policit kosovar, Enver Zymberi.

Prokuroria në Mitrovicë ka kërkuar sqarime nga drejtuesit e njësisë së EULEX-it për mos përfillje të urdhrit, por kanë marrë përgjigje të tipit: “Nuk kemi ardhur të vdesim në Kosovë”.

EULEX-i ka mohuar të ketë pranuar një kërkesë të tillë. /tribuna/

“Anibar” fton filmbërësit për edicionin e 5-të

0

Festivali Anibar5Kanë mbetur edhe fiks 30 ditë deri në përfundimin e afatit për të konkurruar për pjesëmarrje në edicionin 5-të të festivalit “Anibar”. E ky festival, ka ftuar filmbërësit nga e gjithë bota që të bëhen pjesë e festivalit që zhvillohet në mes të datave 5 deri në 10 gusht, në qytetin e Pejës.

“Filmbërësit e filmave të animuar janë të ftuar të paraqesin punën e tyre për të konkurruar në tre kategori kryesore: ‘Syri për Best International Animation’, ‘Syri për Best Ballkan’ dhe ‘Syri për Best Student Animation’”, bëhet e ditur përmes një komunikate për shtyp të këtij festivali.

Aty thuhet gjithashtu se Anibar i inkurajon filmbërësit vendorë që të marrin pjesë me filmat e tyre në edicionin e pestë të festivalit.

E kriteret që duhet plotësuar për t’u bërë pjesë e “Anibar-it” përthekohen në atë se filmi duhet të jetë përfunduar pas 1 gusht 2012, të jetë më pak se 30 minuta i gjatë (duke përfshirë kreditë), ndërsa të gjitha filmat duhet të paraqiten në gjuhen origjinale, dhe duhet titruar në gjuhën angleze.

Link-u me formularin e aplikimit online dhe rregulloreve është në dispozicion këtu:
http://anibar.com/2013/En/accreditation/apply-2014/.

Rashka, dëshmi për gjenocidin e Serbisë

0

Rashka-gjenocidi serbGërmimet në varrezën masive në Rashkë të Serbisë, duket se nuk do të nisin shpejt, meqë pala kosovare po akuzon Serbinë për destruktivitet. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, bëri të ditur të enjten se Prishtina zyrtare po ka probleme për t’u marrë vesh me Beogradin zyrtar rreth fillimit të punëve, dhe se pa u sqaruar plani i veprimit, vështirë se do të nisin gërmimet.

“Ne kemi vendosur që projekti për Rashkën, të jetë një projekt gjithëpërfshirës. Pra, nuk e kemi pranuar qasjen e Serbisë, që të fillohet me qasje parciale; duke filluar së pari me hulumtime, e më pas të shikohet trajtimi gjithëpërfshirës. Ne kërkojmë, që së pari të vendoset një projekt konkret, i dakorduar me të gjitha palët; i dakorduar nga Kosova, Serbia dhe faktori ndërkombëtar”, tha ajo.

Të enjten në Prishtinë është zhvilluar takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, ku zëvendëskryeministrja përsëriti kërkesën e saj drejtuar Bashkimit Evropian, që urgjent të caktojë një emisar për të çështjen e të zhdukurve.

Varreza masive në Rudnicë të Rashkës është zbuluar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë gjetur mbetjet mortore të, të paktën, gjashtë viktimave të luftës në Kosovë.

Prej atëherë, procesi është ndërprerë, meqë në vendin ku duhet të bëhen gërmimet, është ngritur pas luftës një ndërtesë që shërben si bazë e një kompanie për mirëmbajtjen e rrugëve, “Kosmet Put”.

Pala serbe ka njoftuar delegacionin kosovar me një projekt-propozim për mbulimin financiar të punëve gjatë gërmimeve në Rashkë, ku kostoja e përgjithshme është thënë të jetë 291,575 euro.

Të mërkurën, ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi u zotua se Qeveria e tij do ta ngritë çështjen e të pagjeturve edhe në Bruksel, ndërsa nga Parlamenti Evropian ka thënë se “do të kërkojë nxjerrjen e një Rezolute të veçantë që ta detyrojë Beogradin që t’i hapë dosjet për personat e pagjetur”.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha të enjten se për t’iu qasur rastit të Rashkës, pala kosovare e ka si prioritet që kjo të bëhet në mënyrë “institucionale, dhe në mënyrë të përgatitur profesionalisht dhe financiarisht”.

“Një rast, i cili në vete ka një dimension krejt të veçantë të tragjedisë, sepse ish-okupatori, Serbia, jo vetëm që i ka vrarë dhe zhdukur këta njerëz, por mbi këtë varrezë masive, madje, ka vendosur edhe një ndërtesë me një emër provokativ, për të humbur gjurmët e gjenocidit, gjurmët e krimit”, theksoi Tahiri duke shtuar se “në rastin e Serbisë i kemi të dyja, edhe destruktivitetin e personalitetit individual, por edhe destruktivitetin e personalitetit kolektiv, apo personalitetit shtetëror”.

Mirëpo, gjatë tryezës së të enjtes në Prishtinë, përfaqësuesi i familjeve të të zhdukurve, nuk u mjaftua me qasjen e ndryshuar që paralajmëroi zëvendëskryeministrja Tahiri.

Bajram Çerkini, nga shoqata “Zëri i Prindërve” tha ta ketë dëgjuar me vëmendje fjalimin e Edita Tahirit, por se këtë s’e prisnin familjet e të pagjeturve.

“Është e zonja për politikë! Ne familjarët nuk po mund të përgatitemi, as s’po dimë se çfarë duam t’ju themi. Apo çfarë pune jeni duke bërë”, tha ai.

Çerkini theksoi se varreza e Rashkës nuk është rasti më eklatant i krimeve që serbët kryen kundër shqiptarëve në Kosovë, andaj edhe ndryshimi i qasjes për të bllokuar fillimin e gërmimeve në këtë varrezë masive, për shkaqet që i dha zëvëndëskryeministrja Tahiri nu k isheh si të mira.

“Unë nuk e di se sa jeni transparent në politikë, sa jeni transparent me këtë gjendje të tashme në Rudnicë, apo të themi edhe trupat e rrëzuar, të ngrirë, prej një cisterne, e të dërguar në furra të larta në Bor”, kujtoi ai.

“Nuk është kjo varrezë masive [në Rashkë] e para. Ka qenë një varrezë masive shumë më e madhe në aeroportin e Batajnicës, ku kemi pritur, ta them ashtu, edhe me tonelata, edhe dhe, edhe njerëz, edhe copa të njerëzve në Merdare”, shtoi Çerkini.

Prokuroria serbe për krime të luftës, pretendon se në Rashkë janë hedhur të paktën 250 viktima të luftës në Kosovë.

Sipas Prokurorisë së Serbisë, trupat e shqiptarëve janë transportuar në këtë vend gjatë largimit të forcave serbe nga Kosova, në qershor të vitit 1999, dhe se këtë aksion e kanë ndërmarrë njësitë speciale policore serbe. /REL/

Salustro gjen punë në Serbi

0

Salustro-prokurorMauricio Salustro, ish shef i Prokurorisë Speciale të EULEX-it deri para pak javësh, është emëruar këshilltar kryesor i zëvendës kryeprokurorit për krime lufte në Serbi.

Emërimi i Salustros si këshilltar kryesor i Bruno Vekaricit, zëvendës kryeprokurorit për krime lufte në Beograd, duket se i ka irrituar paksa zyrtarët kosovarë.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se tani ka dyshime se për kë ka punuar Salustro gjatë kohës që shërbente në Kosovë, si një nga prokurorët më aktiv të EULEX-it.

“Unë i kam dhënë përkrahje Salustros. Normal, fjala është për përkrahje politike, pasi unë tjetër përkrahje nuk jap, por nuk i kam dhënë përkrahje që të shkojë në Beograd. Andaj, kjo më bënë të dyshoj se për kë punonte ai!?”.

Ndërkaq, kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka thënë se Salustro duhet të jap përgjegjësi pasi tash ka dyshime se lëndët që i ka patur në Kosovë, ai (Salustro) i ka marrë me vete në Serbi.

Syla e Kuçi ishin pjesë e një aktiviteti të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës është shprehur edhe kundër Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte.

Kuçi ka thënë se nuk i pranon eksperimentet sa i përket çështjes së krijimit të këtij tribunali.

“Paramendojeni që pas themelimit të këtij tribunali të krijohet edhe një tribunal tjetër, që do t’i gjykonte të njëjtat vepra. Kjo do të prodhonte pasiguri juridike, prandaj nuk do t’i pranojmë eksperimentet”.

Kundër këtij tribunali është shprehur edhe aktivistja për të drejtat e njeiut, Natasha Kandic.

“Më së miri është që gjykimet për krime lufte të bëhen në Kosovë, natyrisht me kapacitete të tjera. Pajtohem që të themelohet një departament për krime lufte në Kosovë, me prokurorë e gjyqtarë ndërkombëtarë, pra ku do të duhej të merrnin pjesë proporcionalisht edhe prokurorët vendorë e ndërkombëtarë”, ka thënë Kandic, raporton Klan Kosova.

Rrëfimi i Vjollca Berishës për Masakrën e Suharekës

0

Suhareke-mbetjet mortoreNjëra prej tre të mbijetuarve të Masakrës së Suharekës, Vjollca Berisha ka rrëfyer për tmerrin e 26 marsit të vitit 1999. Ajo tregon se në kamion ka qenë edhe një fëmijë i gjallë, por i cili ka refuzuar që të kërcej nga kamioni.

Në emisionin “Pa Rrotlla”, Vjollca Berisha ka treguar se si ajo djali i saj dhe kunata Shyhretja, kanë kërcyer nga kamioni, i cili barte trupat e pajetë të anëtarëve të familjes Berisha, por dhe të disa qytetarëve të tjerë të Suharekës, raporton lajmi.net.

“Kur ka filluar që të ecë kamioni Shyhretja më ka thirr sepse unë nuk kam qenë me vetëdije. Më ka thirr më ka thënë Vjollca çu, a je gjallë, e unë i thash po. Më tha hajde kërcejmë se na shtinë në ndonjë gropë e mund mundemi me dalë”.

“Unë nuk e dija që e kam djalin afër dhe nuk e dija që e kam gjallë. Ajo Altinin e kish pas përpara, e prekte i binte, por ai veç ishte i vdekur. E la djalin, më tha Vjollca unë katër fëmijët po i lë këtu, vet po dua të kërcej se ndoshta burrin e kam gjallë. E ra djalin dhe kërcej”.

“Unë njëherë e shikova rrugën, a po më përcjell kush, e kam kthyer kokën e pash jaknën e djalit, e kom qel fytyrën, ai nuk bënte zë, kur ja kam parë fytyrën ja kam pa sytë qelë. Nanës a je gjallë i thash, hajde kërcejmë se na shtinë me ndonjë gropë. Djali njëherë u frikësua që të kërcej prej kamionit. Kamioni ka qenë shumë në shpjetësi të madhe, rruga e drejtë, vetura të tjera nuk ka pasur, vetëm të policisë dhe ushtrisë”.

Vjollca rrëfen se edhe një fëmijë tjetër në kamion kishte qenë i gjallë. Anipse ajo kishte insistuar që ai të kërcente bashkë me të, ai nuk kishte pranuar.

Më pas rrëfimi i saj vazhdon, se si në shtëpinë e parë, një serbe i kishte dhënë sherbet për djalin e saj Gramozin dhe më pas i kishin dërguar në një shtëpi të shqiptarëve sepse kishin frikë që t’i strehonin në shtëpinë e tyre.

“Edhe një fëmijë tjetër në kamion ka qenë gjallë. Edhe ata e kam lutur, i kam thënë hajde kërce me mua. Atij ja kishin vënë një kufomë përmbi, djali qante. Ja kam larguar kufomën përmbi, ja çela fytyrën për të marrë frymë”.

“Hajde i thash kërce me mua se ku e di se nga do të na çojnë. Ai ja nisi të qante, bërtiste, jo nuk dua të kërcej. E lash, më shumë nuk i thash, se tash po më dëgjon vozitës”i.

“E kam kap Gramozin, kemi kërcye. Menjëherë jam ngritur nga asfalti. Djalin për dore dhe kemi ecur nëpër ara. Afër rrugës së Caparcit kam kërcyer. Nëpër ara, djali ishte krejtësisht i gjakosur. Te shtëpia e parë mbrapa shkollës i kam parë disa njerëz në oborr. U afrua ajo gruaja, ajo kish qenë serbe, thash prapë ju rashë në dorë”.

“I thash a bën pak ujë për djalin, ajo hyri brenda dhe i solli sherbet”.

“Thanë se nuk guxojnë të na mbajnë dhe na dërguan te një shtëpi e shqiptarëve. Aty na e kanë dhënë ndihmën e parë”, rrëfeu për emisionin “Pa Rrotlla”, Vjollca Berisha.

Koleksion i pazakontë i Marlene Dietrich në ankand

0

Marlene DietrichËshtë një koleksion i pazakontë, që ka një objekt në formë zogu, një kostum dopiopet dhe një letër dashurie të shkruar nga Ernest Heminguei.

Dhe çfarë kanë ato të përbashkët? E para, po shiten në ankand dhe e dyta, ato i takonin njërës prej aktoreve ikona të Hollivudit, Marlene Dietrich, transmeton VoA.

Nipi i saj J. David Riva i ka vënë objektet për shitje në Muzeun e Hollivudit në Los Angeles dhe ankandi do të vazhdojë deri më 6 prill. Shumë nga objektet janë të vogla, si për shembull orë, argjenduri dhe çakmakë të modës së vjetër.

Por ajo që ka ngjallur më shumë interes është një letër nga autori i famshëm Ernest Heminguei, ku ai jep disa këshilla me humor dhe ndoshta edhe pak të tepruara për një shfaqje të saj në Las Vegas.