14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

“Anibar” fton filmbërësit për edicionin e 5-të

Festivali Anibar5Kanë mbetur edhe fiks 30 ditë deri në përfundimin e afatit për të konkurruar për pjesëmarrje në edicionin 5-të të festivalit “Anibar”. E ky festival, ka ftuar filmbërësit nga e gjithë bota që të bëhen pjesë e festivalit që zhvillohet në mes të datave 5 deri në 10 gusht, në qytetin e Pejës.

“Filmbërësit e filmave të animuar janë të ftuar të paraqesin punën e tyre për të konkurruar në tre kategori kryesore: ‘Syri për Best International Animation’, ‘Syri për Best Ballkan’ dhe ‘Syri për Best Student Animation’”, bëhet e ditur përmes një komunikate për shtyp të këtij festivali.

Aty thuhet gjithashtu se Anibar i inkurajon filmbërësit vendorë që të marrin pjesë me filmat e tyre në edicionin e pestë të festivalit.

E kriteret që duhet plotësuar për t’u bërë pjesë e “Anibar-it” përthekohen në atë se filmi duhet të jetë përfunduar pas 1 gusht 2012, të jetë më pak se 30 minuta i gjatë (duke përfshirë kreditë), ndërsa të gjitha filmat duhet të paraqiten në gjuhen origjinale, dhe duhet titruar në gjuhën angleze.

Link-u me formularin e aplikimit online dhe rregulloreve është në dispozicion këtu:
http://anibar.com/2013/En/accreditation/apply-2014/.

Më Shumë

Lajmet e Fundit