16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8656

Krasniqi: Veteranët s’kanë arsye të kërcënojnë me protestë

0

JakupKrasniqi10-29Për kreun e Kuvendit të Kosovës, Shoqata e Veteraneve të Luftës Çlirimtare nuk e ka asnjë arsye të kërcënoj me protestë, pasi sipas tij, miratimi i ligjit një javë para a prapa, pak ka rëndësi. Sipas tij, problemi do të mbetet, sa e si do t’i zgjidh problemet e veteranëve të luftës çlirimtare, shuma e parave që ata do ta marrin në muaj.

Kryeparlamentari i ka bërë rezyme seancës të së enjtes. Në një status të gjatë në Facebook, kreu i Kuvendit të Kosovës ka përthekuar tri pika të rendit të ditës të kësaj seance. E atë e ka postuar në profilin e tij.

“Në pikën e parë të rendit të ditës, sot është diskutuar një çështje më shumë se serioze, siç është siguria e jetës së njerëzve, është fjala për vrasjet në Pejë. Unë jam i bindur se çështje të tilla meritojnë dhe kërkojnë një trajtim më serioz. Konflikti në mes familjes Elshani dhe Kelmendi është më shumë se i dhimbshëm”, ka shkruar Krasniqi, për të cilin, këtu shtrohen domosdo dy pyetje.

“E para, institucionet e sigurisë kombëtare a i kanë kryer të gjitha obligimet e veta, konform ligjeve në fuqi? dhe e dyta, shoqëria shqiptare në përgjithësi, a i ka bërë përpjekjet e duhura për të ndihmuar në ndonjë formë të ndërmjetësimit në mes familjeve në fjalë?”, ka pyetur ai.

Përgjigje, natyrisht, u ka dhënë vetë.

“As mediat si pushtet i katërt nuk duket se kanë bërë të mundshmen, përkundrazi kanë heshtur shumë.
Një gjë është e sigurt, kjo shkallë e pa sigurisë që mbretëron që sa vjet në qytetin e Pejës duhet të ndërpritet. Qytetarët e Pejës nuk e meritojnë ketë nivel të pa sigurisë, as familjet në fjalë nuk e meritojnë ketë gjendje lufte të pa kuptimtë”, ka thënë Krasniqi.

“Zgjedhjen e Avokatit të popullit e përsëritëm. Përsëritja, ndodhi për shkak të paqartësive që u shkaktuan nga interpretime të ndikuara nga grupe apo individ që me çdo kusht kërkonin zgjedhjen e të preferuarit të tyre.

E përsëritëm votimin për të bindur opinionin se nuk ekzistonte vullneti për t’i zgjedhur kandidatet e propozuar nga Komisioni funksional”.

Në pikën e tretë, Krasniqi ka folur për diskutimet për Ligjin e Veteranëve të Luftës Çlirimtare, që të radhitej në rend të ditës, e që për të ishte i pa kuptimtë.

“Ligji për tu radhitur në rendin e ditës, është dashur të bënim shmangien nga Rregullorja e Punës së Kuvendit e jo të diskutohej se çka duhet të përmbante ligji. Ky diskutim duhet të behej vetëm pasi Ligji të hynte në rend të ditës. Arsyeja pse Ligji nuk hyri në rend të ditës ishte e pakuptimtë”.

“Sido që të jetë, Ligji në fjalë i plotëson të gjitha kushtet për t’u renditur në seancën e radhës me amendamentet e propozuara pa pasur nevojë të bëjmë shmangie nga Rregullorja e Punës se Kuvendit”, shkruan Krasniqi.

“Shoqata e Veteraneve të Luftës Çlirimtare nuk e ka asnjë arsye të kërcënoj me protestë, pasi miratimi i ligjit një javë para a prapa pak ka rëndësi. Problemi do të mbetet, sa e si do t’i zgjidhë problemet e veteranëve të luftës çlirimtare, shuma e parave që ata do ta marrin në muaj?”, ka përfunduar ai.

Thaçi, deri në fund të mandatit pagat rriten 100 %

0

Thaci14-12Thaçi nuk pranon se ka nisur fushatën elektorale. Ai i ka quajtur obligime të tij institucionale, për t’i shërbyer qytetarëve të vendit, shtimin e aktiviteteve e ditëve të fundit, kur po viziton çdo cep të vendit. Megjithatë, në Rubikon të KTV-së, kryeministri Thaçi ka thënë se rritja e aktivitetit të secilës parti në kohën e parazgjedhjeve është krejt normale.

Kryeministri nuk ka pranuar të flas për kohën që do t’i përshtatej më së shumti partisë së tij për zgjedhje. Por ka thënë se nuk do e kishte problem për asnjërën prej muajve që partitë koordinohen për të mbajtur zgjedhjet.

“Koha për organizimin e zgjedhjeve duhet të dalë nga takimi i liderëve të partive politike. Ne jemi dakorduar që të shkojnë në një datë të koordinuar, dhe kjo nuk i takon si monopol askujt”, ka thënë Thaçi. “Jemi pajtuar me të gjithë liderët që jam takuar. Nuk kemi pasur takim me Vetëvendosjen, por besoj se do të jenë në vijë me gjithë spektrin politik”.

Ai ka garantuar se të gjithë punëtorët pagat do t’i marrin me rritje për muajin prill, me 1 maj. Teksa ka përsëritur premtimet për rritje pagash për minatorët, punëtorët e KEK-ut, e rritje pensionesh.

“Deri në fund të mandatit tim do të ketë rritje 100 për qind të pagave, ngase çdo vit të mandatit do të rrisim pagat për 25 për qind”.

Mustafa: Votuam kundër ndarjes së veteranëve, jo kundër Ligjit

0

Muhamet MustafaDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka sqaruar opinionin publik në lidhje me votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës për Ligjin e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Ai thotë se sot nuk u votua pro dhe kundër këtij Ligji, por kundër ndarjes së veteranëve, pasi që Grupi Parlamentar i LDK-së kërkon amandamentimin e tij për të futur edhe kontributin e luftëtarëve të formacionit të FARK-ut që asokohe ka qenë nën direktivat e kryeministrit të atëhershëm në ekzil, Bujar Bukoshi.

“Disa postime po dezinformojnë se kinse sot një pjesë e deputetëve, sidomos ata të LDK, kanë votuar kundër Ligjit për veteranët e UÇK-së. Kjo nuk është e vërtetë. Votimi nuk ka qenë pro apo kundër ligjit, po lidhur me anashkalimin e rregullores për futje në rend dite sot apo javën e ardhme”, ka deklaruar deputeti Mustafa, raporton RTK.

Mustafa ka theksuar se një pjesë e deputetëve kanë menduar se është më mirë të lihet edhe pak kohë, deri në javën që vjen, që ligji të përmirësohet në interes të veteranëve, pasi, sipas tij, ka amendamente të tilla.

“Sidomos duhet të kemi kujdes që ky ligj të ketë qasje unifikuese e jo përparëse, sepse gjithë luftëtarët e lirisë kanë luftuar për lirinë e Kosovës e jo për interesa të ngushta që edhe sot ndajnë luftëtarët që ranë heroikisht dhe ata që kambanë gjallë”.

“Prandaj nuk duhet të amputohet kjo si votë kundër Ligjit. Për vonesa le të përgjigjen ata që e vonuan Ligjin që paku gjashtë vjet, e që sot po nguten e improvizojnë dhe nuk kanë gatishmëri që të unifikojnë gjithë luftëtarët e lirisë”, ka shtuar deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa.

Xhemajli: UÇK-ja e ka luftuar Serbinë, jo FARK-u!

0

MuharremXhemajli-OVLUCKKryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Xhemajli, i pyetur për kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që në Projektligjin për veteranët e luftës të përfshihen edhe ish-pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK), thotë se në luftën e Kosovës janë ballafaquar dy palë: ushtarët e UÇK-së përballë forcave policore dhe ushtarake të Serbisë.

“Më vonë është ndihma e cila ka ardhur nga forcat e NATO-s”, ka thënë Xhemajli për Telegrafin, duke shtuar se është “e papranueshme tendenca që dikush tjetër, përveç ushtarëve të UÇK-së, të përfitojë nga Ligji për veteranët e luftës”.

Ndryshe, OVL e UÇK-së javën tjetër ka paralajmëruar se do të protestojë para Kuvendit të Kosovës, nëse Kryesia e Kuvendit nuk e vendos në rend të ditës Projektligjin për veteranët.

Thaçi, Putini po përdorë Kosovën për të arsyetuar Krimenë

0

Thaci14-12Rusia duhet të ndalojë së përdoruri rastin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia për të arsyetuar inkursionin e saj në Krime për shkak se këto të dyja nuk mund të krahasohen, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Reuters.

Thaçi thotë se ngjarjet që çuan në pavarësinë e Kosovës më 2008 nuk kanë asnjë ndërlidhje me ngjarjet në Ukrainë.

“Në asnjë rrethanë rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me rastin e Krimesë. Kosova është rast unik. Komuniteti ndërkombëtar intervenoi pas gjenocidit të Serbisë”, ka thënë Thaçi për Reurters.

“Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar që të shkëputemi nga një vend dhe t’i bashkohemi një tjetri”.

“Qasja e ndryshimit të kufijve dhe aneksimit të territoreve nga një vend tjetër është qasje e gabuar dhe mund të ketë pasoja për të gjithë botën”, ka theksuar më tej ai.

Kujtojmë se në luftën e Kosovës janë të vrarë mbi 12 mijë persona, shumica prej tyre shqiptarë, ndërkaq u zhvendosën nga shtëpitë e tyre afër 1 milion tjerë.

Reuters shkruan se Thaçi sot shihet si fytyra pro-perëndimore e Kosovës, me përkrahjen e Uashingtonit dhe shumicës së shteteve anëtare të BE-së.

Lideri rus, Vladimir Putin ka kritikuar shtetet perëndimore për, siç e ka quajtur ai, “hipokrizi”, duke thënë se ata e kanë pranuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi nga Serbia, por tani ia mohojnë krimeasve të drejtën për t’u shkëputur nga Ukraina.

U vazhdohet paraburgimi asistentëve të UP-së

0

UP-rektoratiGjykata e Apelit ka marrë vendim që të refuzojë ankesat e avokatëve të pandehurve, në rastin e ashtuquajtur ”rasti i asistentëve të UP ”, duke vazhduar masat e paraburgimit për 9 prej tyre dhe të arrestit shtëpiak për 2 të tjerët.

Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve E.B, K.G, A.J, R.Z, L.B, M.B, G.M, A.H, K.M dhe A.H, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë PPR.KR.nr 569/ 13, të datës 10.03.2014.

Në bazë të këtij aktvendimi ju ishte vazhduar masa e paraburgimit prej 1 ( një ) muaji të pandehurveE.B, K.G, A.J, R.Z, L.B, M.B, G.M, A.H dhe K.M, ndërsa ajo e arrestit shtëpiak A.H dhe M.M.

Gjashtë nga këta persona dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprat penale: Shpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 339 i KPK-së; Marrje e ryshfetit sipas nenit 343 të KPK-së; Rraste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve, neni 333 dhe Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë nga neni 334 i KPK-së, thuhet nw njw njoftim tw lëshuar pwr medie nga Gjykata e Apelit.

Tre dyshohen për veprat penale:Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit dhe Marrje të ryshfetit.

Ndërsa dy të fundit për veprën penale: Marrje të ryshfeti. Këto dyshohet të kenë ndodhur në periudhën 2009- 2013.

Sipas Gjykatës së Apelit, ankesat kundër këtyre masave të sigurisë nuk qëndrojnë dhe se në aktvendimin e ankimuar, gjyqtari drejtë ka konstatuar se të pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale, për të cilat dyshohen dhe po ashtu drejtë ka gjetur se ekzistojnë edhe baza të veçanta ligjore për vazhdimin e këtyre masave.

Kush po e harron 28 marsin e vitit 1989?!

0

Bashkim Kajdomcaj2Bashkim Kajdomçaj

Në historinë më të re të Kosovës përmenden, kujtohen (me të drejtë) ngjarjet e vitit 1968, 1981, greva e minatorëve (shkurt 1989) 1997 (protestat studentore0, dalja publike e UCK-së dhe zhvillimet e saj deri në ditët e çlirimit të Kosovës në qershor 1999.

Por, padrejtësisht, tërësisht e lënën anash (sidomos viteve të fundit) janë demonstrate e 28 marsit 1989?!

Ata që harrojnë historinë, ajo mund tu përsëritet, thuhet jo rrallë. Ka kohë përkatësisht 25 vite që 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dinë se çka në fakt ka ndodhur në atë ditë.

Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datë historike me takime të ndryshme e me vizita në familje të të rënëve dhe varret e të rënëve.

Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë.Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe e që sot ‘harrojnë’ këtë ngjarje me peshë po ua ‘freskoj’ kujtesën.

Ishte kohë e vlimeve. Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Serbia thoshte se po kthente elementët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët vendorë, që nëpër tubime thoshin se :’Kosova nuk humbet asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’ !

Tubimi kryesor u mbajt në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rrethë një million serbë (në mesin e tyre edhe disa shqiptarë të ndershëm), duke u premtuar se Serbia do tu dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë.

Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lartë, ku haptas populli shqiptar dhe jo vetëm ai, kundërshtonte ndryshimet kushtetuese. Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989, që kundërshtuan paqësisht heqjen e elementit (shtetëror) konstituiv që pati Kosova, me Kushtetutën e vitit 1974.

Mirëpo, më 28 mars 1989 Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës ti merrej elementi konstituiv, me ndryshimet e dhunshme kushtetuese. Kosova, deri në këtë kohë ishte pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme. Dhunshëm u ndërrua Kushtetuta e Kosovës.

Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës.

Në Komunën tonë në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësisht kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës. Mirëpo, makineria serbe shkeli me dhunë gjithçka para vetes. Vrau dhe shkatërroi gjithçka që i doli para. Protestuesit si në Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëm mbi ta.

Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shampanjë, e në Kosovë derdhej gjak.

Kundërshtimet sa vinin e rriteshin. Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore. Kujtojmë edhe demonstratat e vitit 1990 dhe thirrjet për demokraci gjithandej nëpër Kosovë. Durimit po i vinte fundi. Shpërthimi i demonstratave të studentëve dhe mbështetja githëpopullore (1997) deri tek dalja publike e UCK-së dhe operacionet luftarake, ishin veprime se po vinin ditë më të mira dhe se okupimit po I vinte fundi. Mbështetja e aleatëve dhe lufta e heroike e djemve dhe vashave çliruan vendin.

Demonstratat e 68-tës, 81-shit, 88-tës, greva e minatorëve, ato të vitit 1990 e deri tek dalja në publik e UÇK-së, bashkë me rënien e shumë dëshmorëve, që me të drejtë kujtohen, sikur 28 marsi i vitit 1989 po harrohet ?!

Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, sot 25 vjet më pas 28 marsi i vitit 1989 duhet të kujtohet me po aq pietet si gjithë datat tjera.

Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë. Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.

Por, me injorimin e 28 marsit 1989, jo vetëm që lëndohen familjet (që statusi i bijve të tyre ende s’është zgjidhur), por ka rrezik që ajo ngjarje-histori të harrohet.

Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj date.

Assesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë.

Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë po i bëjmë baltë!

Lavdi për jetë e mot të rënëve më 28 mars 1989!

(Autori është koordinator rajonal i KMDLNJ-së në Prizren- Qëndrimet janë personale)

Vetëvendosje! këmbëngulë në dorëheqjen e Mujës

0

VV ne asambleLëvizja Vetëvendosje! gjendjen e krijuar në Prizren e vlerëson si të pashembullt. Anëtarët e VV-së në KK të Prizrenit, janë shprehur edhe një herë se nuk mund të vazhdojë punën kryetari i dënuar Ramadan Muja.

“Pas rrethanave të krijuara në Komunën e Prizrenit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga 17 këshilltarët e opozitës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, koalicioni në krye me PDK-në ka braktisur sallën duke e pamundësuar debatin mjaft të rëndësishëm për gjendjen e krijuar pas dënimit të kryetarit të komunës”

“Menjëherë pas fjalimit të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kujtim Gashi, me arsyetimin e mungesës së kuorumit shpalli të mbyllur seancën pavarësisht se qëllimi i thirrjes së mbledhjes së sotme ishte debati mbi gjendjen e krijuar, dhe jo marrja e ndonjë vendimi”.

“Lëvizja Vetëvendosje! shpreh keqardhje për gjendjen në të cilën ky pushtet e ka katandisur Komunën e Prizrenit dhe dënon këtë papërgjegjësi të pozitës. Konsiderojmë se debatet për çështjet që kanë rëndësi për qytetarët, janë element fondamental i demokracisë dhe u pengojmë vetëm zaptuesve të pushtetit”.

“Gjendja e krijuar në Komunën e Prizrenit, është e pashembullt. Në gjithë historinë e pushtetit lokal te kësaj komune, vetëm në përjashtim të kohës se aparteidit dhe rrethanave të luftërave në të kaluarën nuk është regjistruar ndonjë rast si ky i degjenerimit dhe degradimit të pushtetit. Dhe kjo gjë i ndodhi Prizrenit pikërisht në kohën e qeverisjes së PDK-së përmes Ramadan Mujës”.

“Lëvizja Vetëvendosje! konsideron se i dënuari Ramadan Muja nuk mund ta vazhdoj detyrën e tij. Ai gëzon të drejtën e garantuar kushtetuese dhe ligjore për apelim të vendimit të gjykatës, mirëpo jo edhe të drejtën morale që të vazhdoj të jetë kryetar i këtij qyteti Ai menjëherë duhet të dorëhiqet nga funksionet publike dhe betejën e tij me drejtësinë ta vazhdoj pa i mbajtur peng mbi 170.000 mijë qytetarë të Komunës së Prizrenit”

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, të vetmen rrugëdalje nga kjo situatë e sheh tek dorëheqja e menjëhershme e tij dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ndëshkimi ligjor i Ramadan Mujës, merr kuptim vetëm kur pasohet me ndëshkimin elektoral të subjektit që e kandidoi./PrizrenPress.com/

 

“Zëri i Amerikës” shqip mund të mbyllet

0

VOA-320x240Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet, agjencia e qeverisë amerikane që mbikëqyr Zërin e Amerikës, ka publikuar hollësitë e propozimit për buxhetin e vitit 2015, që parashikon eliminimin e programeve në gjuhët e Ballkanit dhe rrit shpenzimet për Azinë dhe Afrikën. Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet po i kërkon Kongresit 721 milionë dollarë për buxhetin e vitit 2015, një ulje prej 10 milionë dollarësh nga buxheti i këtij viti që kap 731 milionë dollarë. Zyrtarët e agjencisë thonë se qëllimi është krijimi i programeve për audiencën e brezit të ri të shikuesve me anë të mediave që dëgjuesit dhe shikuesit globalë po i përdorin gjithnjë e më shumë. Kërkesa për buxhetin e vitit 2015 përfshin nismat për platformat e transmetimeve me video për të rinjtë dhe platformat dixhitale për Kamboxhian, Vietnamin dhe Birmaninë.

Për Kinën, Bordi i Guvernatorëve ka në plan të rrisë përdorimin e mediave sociale dhe programet për luftimin e censurës në internet. Bordi po planifikon krijimin e një kanali të ri televiziv satelitor dhe një radiostacioni në rajonin Sahel të Afrikës Veriqendrore. Do të hapet edhe një shërbim i ri në gjuhën Lingala për Republikën Demokratike të Kongos.

Programet e Zërit të Amerikës për mësimin e anglishtes pritet të zgjerohen. Por buxheti i vitit 2015 do të eliminojë shërbimet e gjuhëve që transmetojnë programe për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë. Shërbimet që transmetojnë për Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin dhe Uzbekistanin do të reduktohen. Edhe transmetimet për Kubën do të pësojnë shkurtime të mëdha.

Propozimi për buxhetin e vitit 2015 parashikon mbylljen e zyrave të Zërit të Amerikës në Jerusalem dhe Hjuston. Dave Allison, kryetari në detyrë i sindikatës që përfaqëson shumë punonjës të Zërit të Amerikës, tha se me eliminimin e këtyre shërbimeve, Zëri i Amerikës po “tërhiqet” nga misioni i tij historik që filloi në vitin 1942. Ai tha se punonjësve të programeve për Ballkanin iu mbushën sytë me lot pasi mësuan se shërbimet e tyre përballen me eliminimin.

VOA

Seks, drogë dhe dashuri

0

0230“Kontradiktat e njeriut që do bukur e vërtetësisht, por për të pasur gjithçka është i rrethuar nga krimi”. Kjo është fjalia që regjisori Fatmir Koçi zgjedh për të shpjeguar fabulën e filmit të tij më të ri “Amsterdam Express”, i cili do të ketë sot premierën në Kinema Millenium. Një film ku Koçi vjen dhe si bashkëskenarist me autorin e njohur të filmave europianë Jonatan Preece. I janë dashur tre vite për të bërë këtë film, 33 ditë për ta xhiruar (10 ditë në Holandë dhe 23 në Tiranë), përgatitjet kanë zgjatur dy muaj, për të mbërritur te premiera e sotme. Por, Koçi ndihet mirë, që ka mundur të gërshetojë në këtë prodhim kinematografik tri gjëra thelbësore siç është substanca, struktura dhe stili. Vetëm tri skena të xhiruara nuk janë përdorur dhe e gjithë pjesa tjetër e xhirimeve ka shkuar sipas parashikimeve, duke bërë që filmi të përfundonte shumë shpejt. Fabula e këtij filmi shtrihet në dy shtete, Shqipëri dhe Holandë. Nëse do të bësh një film për tranzicionin, apo atë çfarë njeriu shqiptar ka përjetuar pas rënies së komunizmit, ajo do të përfshijë dhe një vend tjetër. Europa është ajo ku shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë një jetë më të mirë.

Koçi nuk është përqendruar në dhënien e një mesazhi përmes kësaj historie. Mesazhi është brenda vetë historisë, dhe perceptohet në mënyra të ndryshme nga shikuesi. Ajo çfarë ai ka synuar është të japë një dramë me të gjithë elementët e saj, duke e bërë shikuesin ta ndiejë filmin. Në qendër të filmit është raporti i shqiptarëve me idenë për të arritur gjithçka. Përgjegjësia e një të riu, për të mos humbur traditën, dhe për ta mbajtur fort këtë virtyt dhe kur i duhet të përballet me një botë krimi. Në role kryesore në këtë film interpretojnë aktorët Blerim Destani, James Biberi, Flonja Kodheli, Carolien Spoor, Natasha Goulden, Gert Ferra. Producentë janë Rozeta Feri dhe Blerim Destani.

Por cila është historia që Koçi ka zgjedhur për “Amsterdam Ekspress” një film që në ngjizjen fillestare ishte menduar të quhej “Londra në çatinë time”. Është historia e një të riu shqiptar emigrant në Amsterdam, i cili është i kapur mes rreziqeve dhe joshjeve të qytetit të pasur, kërcënimeve të trafikantëve të seksit e drogës, por dhe martesës me një vajzë holandeze. Ndërsa në vendin e tij të prapambetur e pret një dashuri e vërtetë. Është historia e Bekimit, 30 vjeç, i cili bën çdo gjë për të bërë para. Në të vërtetë ai kthehet duarbosh në vendin e tij, pasi ka dhënë paratë e fundit për të shpëtuar një vajzë me emrin Ana, nga dritaret në distriktin e Dritave të Kuqe.

Historia zhvillohet në Tiranë dhe Amsterdam. Bekimi 30-vjeçar dhe komshia e tij Marta janë të dashuruar. Bekimi ka një ëndërr, të ndërtojë një shtëpi të re. Ai emigron në Amsterdam për të bërë para. Ai përfundon në një qendër emigrantësh ku takon Anën një 20-vjeçare nga Europpa Lindore dhe Van Doom, një trafikant të njohur droge dhe seksi. Bekimit i jepet leja e shkurtër për të qëndruar në Holandë dhe nis të punojë si pastrues plehrash. Në Tiranë, Marta jeton momentet e bukura që ka kaluar me Bekimin dhe i shkruan letra. Babai i saj konservator Elezi kërkon të dijë se kush është i dashuri i saj. Ajo refuzon t’ia tregojë emrin dhe Elezi, një personazh agresiv, e rreh. Bekimi përfshihet në trafikun e kokainës, pasi është e vetmja mënyrë të bëjë para për të përfunduar shtëpinë. Ai mëson nga e ëma se miku i tij më i mirë Roni ka filluar kokainën, dhe ka shpenzuar të gjitha paratë që Bekimi i ka nisur në shtëpi për ndërtimin e shtëpisë. Bekimi dëshiron t’i japë fund përfshirjes së tij në drogë, por Van Doom do që ai të vazhdojë në këtë biznes. Bekimi e vendos veten në rrezik. Dhe largohet nga Van Doom. Ai ka një histori dashurie me Suzanën, një holandeze që punon përkrah tij në kamionin e plehrave. Ajo i sugjeron që të martohen në mënyrë që Bekimi të bëhet holandez, dhe ai i ofron asaj 5000 euro për këtë martesë interesi. Suzana nuk i pranon paratë dhe merr Bekimin me vete në shtëpinë e saj.

Në Tiranë, Roni blen makina sportive dhe hap një lavanderi me paratë që Bekimi i ka dërguar për të ndërtuar shtëpinë. Bekimi tronditet dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kthehet sërish te Van Doom. Ky i fundit i ofron një biznes të ri, trafikimin e femrave. Në klubet e seksit, Bekimi takon Anën. Ajo i kërkon atij ndihmë. Kështu Bekimi e blen atë tek Van Doom dhe duhet t’i paguajë atij 5000 euro për të. Suzana dhe Bekimi martohen zyrtarisht. Në Tiranë, Elezi shkon të shohë familjen e Bekimit.

Elezi e akuzon ashpër atë, pasi Bekimi e lë Martën pasi ka bërë dashuri me të, gjë e cila është e ndaluar në Kanun. Elezi i çon babait të Bekimit një plumb dhe një unazë, dhe i thotë të zgjedhë midis martesës dhe vdekjes. Marta shkon të punojë në lavanderinë e Ronit, ku takohet me Dorën, një lesbike shoqe e Ronit. Në klubin e seksit, Ana ka probleme me një klient gjerman i cili do të abuzojë me të. Bekimi përleshet me klientin dhe i krijon probleme Van Doomit, pasi policia mund t’i zbulojë. Bekimi i jep 5000 eurot për lirinë e Anës. Duke përfituar nga kaosi Ana merr 190 000 euro nga kasaforta dhe zhduket me paratë. Historia e trajtuar nga regjisori Koçi duket se ka brenda gjithë problematikat e shoqërisë shqiptare pas viteve ‘90.