13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8664

Dy incidente në Rajonin e Prizrenit, lëndohen dy persona

0

Vetevrasje-alltiGjatë vikendit, në Rajonin e Prizrenit janë shënuar dy incidente ku janë përdorë armë zjarri me të cilat janë lënduar dy persona në dy raste të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Kievë në Komunën e Malishevës, në mesnatë në një shtëpi banimi.

“Gjyshi, (tani i dyshuari) përderisa po e pastronte pistoletën e llojit CZ-Vzor e kalibrit 7.65 mm, që e posedonte pa leje, aksidentalisht e ka shkrehur dhe plumbi e ka goditur nipin e tij nëntë vjeç i cili në momentet kritike kishte qenë fjetur në krevat. I dyshuari i kishte kuptuar pasojat e shkrehjes së armës atëherë kur fëmija është zgjuar nga gjumi dhe është ankuar për dhimbje në bark. Me të kuptuar se viktima është i plagosur nga arma, urgjentisht është dërguar në QKUK për trajtim”, thuhet në komunikatën e Policisë në Prizren.

Sipas raporteve mjekësore thuhet se pas intervenimit kirurgjik, jeta e fëmijës është jashtë rrezikut. Në vendin e ngjarjes janë kryer procedurat hetimore. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që i dyshuari të lihet i lirë ndërsa rasti t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt. Arma me dy fishekë është sekuestruar.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Flemingu”  në Prizren. Sipas raporteve hetimore thuhet se një qytetar ka kërkuar ndihmën mjekësore sepse ishte plagosur me armë zjarri nga djali i tij i cili me gjasë kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka arrestuar të njëjtin. Eshtë sekuestruar një pistoletë me gazë dhe njëzetë fishekë të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.

Po ashtu, Policia e Suharekës e ka sekuestruar një pistoletë tek një person i dyshuar i cili ndodhej në Parkun e Qytetit. Pas identifikimit të personit, në çantën e tij është gjetur një pistoletë “Ekol Tuna” e kalibrit 8 mm  dhe gjashtë fishekë. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet me procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Janë djegur rreth tridhjetë hektar në pyjet e Malishevës

0

PyjetJava e kaluar, ka qenë një javë e ngjeshur me zjarre, kryesisht pyjet në territorin e Komunës së Malishevës, ku janë djegur rreth tridhjetë hektar në pyjet tona, u bë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të mbajtur sot. Për këtë qëllim, drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, planifikon angazhim shtesë të ekipeve mobile, të cilët do të ndihmojnë zjarrfikësit në Malishevë.

Këtë njoftim, e ka dhënë sot, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, i cili dha edhe arsyeshmërinë e angazhimit të ekipeve mobilizuese, pasi sipas tij, numri i zjarrfikësve është i vogël, përderisa rastet për intervenim janë shtuar dukshëm.

“Nga 1 prilli, planifikojmë të angazhojmë edhe ekipet mobilizuese”, tha Morina, i cili bëri thirrje që të bëhet kujdes dhe të mos shkaktohen zjarre.

Po ashtu edhe në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht situata me thumbime nga rriqrat, ka filluar të rëndohet dhe deri më sot, 33 pacient kanë kërkuar ndihmë në QKMF të Malishevës, për largimin e rriqrave, insekte të cilat përcjellin tek njeriu virusin e etheve hemorragjike, ka bërë të ditur drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha.

Edhe drejtorët tjerë raportuan për punët e kryera gjatë javës së kaluar dhe për projektet që janë duke u realizuar, kryesisht në infrastrukturë. /PrizrenPress.com/

Thaçi: 24 marsi është dita e fillimit të fitores së madhe

0

Thaci14-12Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe të gjithë aleatët tjerë nga mbarë bota, për mbështetjen e tyre ndaj, siç i ka quajtur ai, vlerave të civilizimit, vlerave humane dhe përpjekjeve për liri.

“Sot është një ditë e madhe për Republikën e Kosovës, për qytetarët e Kosovës, për të gjithë shqiptarët. Është dita e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, pas arritjes së marrëveshjes në Rambuje. Është dita e fillimit të fitores së madhe, prandaj uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë ditë të jashtëzakonshme dhe historike për popullin ton. Uroj dhe falënderoj shumë të gjithë partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që i kanë dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë popullit të Kosovës, vlerave të civilizimit, vlerave humane, përpjekjeve tona për liri”, tha Thaçi.

15 vjet më parë forcat ajrore të NATO-s, përkatësisht më 24 mars 1999, ndërhynë kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi dhe bombardimet patën zgjatur 78 ditë.

Dega e PDK-së në Malishevë, fillon përgatitjet për zgjedhje

0

PDK Malisheve-IsniKilajDega e PDK-se në Malishevë ka tubuar të dielën Këshillin e saj drejtues dhe kryesine për të biseduar për zgjedhjet e ardhshme nacionale, teksa përmes një komunikate për shtyp bëhet e ditur se është biseduar edhe për çështjet aktuale me të cilat preokupohet ky subjekt.

Partia Demokratike e Kosovës ka humbur zgjedhjet lokale në Malishevë, teksa kryetar i këtij qyteti është zgjedhur Ragib Begaj, që kishte përkrahjen e Fatmir Limajt.

“Fillimisht, KD i drejtuar nga kryetari i degës Isni Kilaj në përbërje të tij ka kooptuar edhe zëvendësministrin Fatmir Shurdhaj dhe deputetin Halit Krasniqi të cilët ishin prezent në takim kurse me pastaj ka marr vendim që të zgjeroj përbërjen e tij nga 31 ne 41 anëtarë varësisht sipas votave të fituara në Kuvendin e fundit zgjedhor”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, shumica e diskutuesve thuhet se kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me nepotizmin që po tregon pushteti aktual i Malishevës kurse në takim është kërkuar nga pushteti qendror që të marr në përkujdesje kuadrat profesionale të larguara nga puna dhe të diskriminuara nga pushteti aktual i Malishevës vetëm pse i takojnë PDK-së.

“S’ka kuptim që të gjithë ish drejtuesit e Komunës së Malishevës, profesionist të dëshmuar të mbesin jashtë angazhimit vetëm pse i takojnë PDK-së aq më parë kur një pjesë e tyre janë mbajtës të familjes”, thuhet të jetë thënë në takim, teksa është kërkuar nga Qeveria që të ketë përkujdesje ndaj këtyre kuadrove profesionale. /PrizrenPress.com/

“Heroi” nisë turneun nëpër Kosovë, më 26 në Prizren

0

Film-heroiPas përfundimit të prezantimit të filmit “Heroi”, në kinemanë “ABC”, për një muaj rresht, ky film ka nisur turneun nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Filmi “Heroi” më 25 të këtij muaji ky film do të prezantohet në Pejë, më 26 në Prizren dhe më 27 mars në Klinë.

Regjisori Kryeziu ka bërë të ditur se filmi “Heroi”, të enjten është prezantuar në Malishevë, ndërkaq ditët në vijim do të prezantohet edhe në disa qytete, varësisht se si janë bërë kërkesat e komunave apo kinemave nëpër qytetet përkatëse.

Filmi flet për heroin e luftës i cili, në paqë është zhgënjyer me tretmanin e institucioneve dhe të shoqërisë karshi tij dhe familjes së tij që përballet me vështirësi të mëdha ekonomike.

Filmi “Heroi”, është dhënë premierë më 18 shkurt, në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në filmin “Heroi”, me skenar dhe regji të Kryeziut, me rolet e tyre paraqiten: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Çun Lajçi,, Enver Petrovci, Salahudin Bilali etj.

Dorëzohen dokumentacionet për 27 persona të identifikuar

0

Mbetjet mortore(E plotësuar) Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore u bë dorëzimi i dokumentacionit për 27 persona të identifikuar, nga lista e të pagjeturve të luftës nga Komuna e Suharekës tek familjarët e tyre. Mbetjet mortore do të dorëzohen nesër dhe do të varrosen me 26 mars, datë e cila përkon me 15 vjetoritn e masakrave në fshatrat e Prizrenit dhe Suharekës.

Mbetjet mortore të viktimave të Masakrës ndaj familjes Berisha janë gjetur në vitin 2002-2003 në Batajnicë të Serbisë, ndërsa sipas Drejtorit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu është dashur kohë për të identifikuar mbetjet mortore të viktimave të gjetura në Batajnicë. Sipas Gërxhaliut pas Marrëveshjes së Kumanovës, Serbia ka provuar të bëjë fshehjen e krimit.

Pranimin e dokumentave të identifikimit, ADN-së dhe certifikatën për shtatë anëtarët e familjës  i pranoi  Dashurie Berisha Kuçi nga Suhareka.

Ndërkaq nesër do të bëhët dorëzimi teknik i dokumentacionit dhe mbetjeve mortore të 19 presonave nga fshati Krushë e Vogël, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

Dorëzohen sot mbetjet mortore të personave të identifikuar

Pas identifikimit të mbetjeve mortore të 46 personave të zhdukur gjatë luftës së viteve ‘98 –’99 në Kosovë, sot bëhet dorëzimi i mbetjeve mortore të 27 personave të identifikuar nga Komuna e Suharekës, ndërsa nesër, dorëzohen mbetjet mortore të 19 personave të identifikuar nga Krusha e Vogël, tek familjarët e tyre.

Ceremonitë e rivarrimit organizohen me 26 mars, me rastin e shënimit të 15 Vjetorit – të Masakrave në fshatrat e Prizrenit dhe Suharekës.

“Chopin Piano Fest”, me 11 mbrëmje muzikore për edicionin jubilar

0

Chopin Piano FestNjë program që dominohet nga tingujt pianistikë. Fiks njëmbëdhjetë mbrëmje muzikore janë pjesë e ofertës, shkruan “Koha Ditore”.

Notat e veprave muzikore të shkruara për këtë instrument do të jetësohen nga muzikantë me nam nëpër botë.

Mbi këto elemente ka zënë fill edicioni jubilar i festivalit muzikor që i dedikohet pianos. Organizatorët e “Chopin Piano Fest Prishtina 2014” tashmë e kanë hartuar programin e edicionit të pestë të festivalit, që do të shtrihet midis datave 7 dhe 27 prill të muajit që vjen.

Besa Luzha, drejtoreshë e festivalit që organizohet nga “Chopin Asociacioni i Kosovës”, ka siguruar se ky edicion do të përfshijë pianistë të shkëlqyer dhe performanca të nivelit të lartë artistik.

“Sivjet nuk do të shënojmë përvjetor të ndonjë kompozitori në veçanti. Festivali po rritet dhe kemi kërkesa nga pianistë të shquar nëpër botë që duan të marrin pjesë, por duhet të kufizohemi për shkak të fondeve, mungesës së sallës etj.”, ka thënë Besa Luzha, drejtoreshë e festivalit.

Lulzim Basha vizitë në Kosovë

0

LulzimBasha6-11Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, qëndron sot në Kosvovë ku do të vizitojë Deçanin me rastin e përvjetorit të 16-të të “Epopesë së Dukagjinit”.

Basha do të nderohet me Çmimin “Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit”.

15 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë

0

NATO kosoveSot, mbushen 15 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë
Bombardimet kanë përfunduar me miratimin rezolutës 12 44 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende.

Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake. /Kosovapress/

Librat e rinj, Virion Graçi, “Stina e Hijeve”

0

Libra-kongresit te manastiritVirion Graçi

“Stina e Hijeve”

Botimet: “Pika pa sipërfaqe”

Shkrimtari dhe gazetari, Virion Graçi, vjen me romanin e ri “Stina e hijeve”. Si shkrimtar, ai njihet me veprat “Zonja pa emër”, “Babai në shi”, “Bijtë e Zotit Majmun” etj. “Stina e hijeve” e botuar nga “Pika pa sipërfaqe”, është romani i radhës i shkrimtarit. “Sa të dalë dielli, bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije.

Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme.

Deri atëherë, deri në mëngjes kam orët e mia të lirisë. Si shofer i mësuar tashmë me vuajtje e sakrifica, do të hap krahun për t’u çlodhur në një zgjerim xhadeje, ose në rastin më fatlum do të gjej një cep are të shkretë, do të hap ndenjëset e veturës, do të shtrihem për gjumë deri në mëngjes”….