13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8663

Rexhep Selimi reflekton për intervenimin e NATO-s nga këndi i UÇK-së

0

RexhepSelimi-vvBombardimet e NATO-së ndaj caqeve ushtarake policore serbe në Kosovë më 24 mars 1999, bindën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se vërtet bota e ka përnjëmend.

Kështu rrëfen ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, në kohën kur Kosova shënon 15 vjetorin, kur Aleanca Veriatlantike, NATO, filloi fushatën 78 ditore të bombardimeve kundër forcave serbe duke i dhënë fund luftës në Kosovë.

Në një intervistë për lajmi.net, Selimi tani deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë se mposhtja e Serbisë u kurorëzua me luftën e drejtë të UÇK-së dhe ndihmën e aleatëve të saj.

Ai flet edhe për vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që e FSK të shndërrohet në Forca të Armatosura. Ka drojën se çështje mund të vijë në Parlament bashkë me ulëset e rezervuara.

Testi i parë për Ushtrinë e Kosovës sipas Selimit, do të jetë nëse kjo armatë do të ketë shtrirje përtej lumit Ibër.

Ai konsideron se nëse nuk ka një repart të tillë edhe në Veri, atëherë ky është një indikacion se Kosova po shkon drejtë ndarjes.

Lajmi.net: Të hënën shënohet 15 vjetori i ndërhyrjes ajrore të NATO-së ndaj caqeve të ushtrisë serbe. Si e kujtoni ju këtë moment?

Rexhep Selimi: 24 marsi i vitit 1999 e ka hapësirën e vet në historinë e popullit shqiptar për liri, për shkak se pjesë e kësaj historie u bën vendet liridashëse për kombin shqiptar në Kosovë. Fillimi i bombardimeve të NATO-s në Kosovë shënon një faqe të re në historinë e bashkëjetesës së kombeve tona, të cilat e deshën lirinë dhe që e paguan atë përballë popujve dhe qeverive tjera, të cilat në këtë rast i përfaqësonte Serbia, por jo vetëm.

Lajmi.net: Si e ka përjetuar këtë UÇK, a e keni pasur ndonjë paralajmërim për caqet e sulmeve dhe a ka qenë ndihmesë për ju?

Rexhep Selimi: Ne edhe atëherë si ushtarë edhe tani jemi të prirë të besojmë në bashkëpunim me botën demokratike, ndonëse përvoja e së kaluarës nuk na bënte shumë optimist, por na bënte të besojmë realisht që një ditë do ta reagojë. Me gjithë paralajmërimet ne është dashur të dalim në maje te kodrave të shohim bombardimet e NATO-s që të bindemi që vërtet bota tani e ka përnjëmend.

Lajmi.net: A mund të na shpjegoni reagimin e forcave serbe pas fillimit të kësaj fushate ajrore të NATO-s?

Rexhep Selimi:Siç thotë një fjalë e urtë popullore mos “qofsha në lëkurën e tyre atë natë”. Forcat serbe ndoshta kanë besuar më shumë në forcën e vet të proklamuar, kanë besuar ndoshta në atë që janë të pathyeshëm, por prej pushkës së Adem Jasharit, pathyeshmëria e tyre është mposhtur. Është mirë që kjo mposhtje është kurorëzuar bashkë me UÇK-në dhe bashkë me forcat e NATO-s që jo pse është arritur gjithçka në ditën e çlirimit më 12 qershor, por më 12 qershor është hapur një portë e madhe e shqiptarëve në Kosovë që edhe këta të jenë të barabartë për të cilën mund të them se nuk e kanë arritur akoma.

Lajmi.net: Rusët po e krahasojnë fushatën e NATO-s gjatë vitit 1999 në Kosovë, me ndërhyrjen në Krime. Si e vlerësoni këtë?

Rexhep Selimi :Rusët edhe atëherë kur nuk kishin çka të bënin, shqyenin nga një dollarë në Moskë në shenjë proteste, rusët gjatë gjithë periudhës prej atëherë deri më tani janë kundërshtar të perëndimit, të Amerikës dhe Pavarësisë së Kosovës, rusët edhe sot mundohen në forma të tilla ta pengojnë pavarësinë e Kosovës dhe ngjarjet në Kosovë t’i bashkërendisin me ngjarjet siç janë në Krime gjë që nuk është e drejtë. Ne duam lirinë e popujve kudo që janë, por lirinë tonë nuk e krahasojmë me ngjarjet në Krime.

Lajmi.net: Në kohën kur Kosova po shënon 15 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Kur FAK mund të bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike?

Rexhep Selimi: Duket kështu që Kryeministri i Kosovës tani ka marrë vendim për krijimin e Forcave të Armatosura. Uroj që të jetë kështu, për shkak se edhe mund të mos jetë kështu. Mund të mos jetë kështu nëse Kryeministri e bën Kosovën të paguaj shumë shtrenjtë për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Nëse do ta bënte shumë shtrenjtë atëherë do ta bënte me kërkimin për vendet e rezervuara në Parlamentin e Kosovës, që është çmim që nuk mund ta paguajmë ne. Por, sidoqoftë Kryeministri i Kosovës do të duhej ta dinte që është protagonist i këtyre zhvillimeve në aspektin negativ që nga çarmatosja e UÇK-së, themelimi i TMK-së si organizatë civile, pastaj shuarja e TMK-së dhe formimi i FKS-së. Pra, në të gjitha këto periudha ka qenë i përfshirë Kryeministri i tanishëm, ku kontributi i tij ka qenë më shumë në degradimin e madhështisë që ka pasur UÇK-ja sesa në avancimin e saj, kështu që edhe tani nuk jam i sigurt që e ka krejt pa hile shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës për shkak se njëkohësisht e kërkon një gjë të tillë në Parlament bashkë edhe me vendet e rezervuara. Kështu që, nëse është për t’u paguar edhe me vendet e rezervuara atëherë ne nuk mund ta paguajmë këtë çmim.

Nëse janë Forcat e Armatosura të Kosovës, atëherë këto forca do të kenë shtrirje në të gjithë Kosovën dhe testin e parë do ta ketë qysh menjëherë në rast eventualisht të formimit të Forcave të Armatosura. Testi i parë do të jetë që a do ta kemi një repart përtej Ibrit apo jo. Nëse ne nuk kemi asnjë repart dhe asnjë ushtar përtej Ibrit, atëherë ky është një indikacion tjetër drejtë ndarjes së pretenduar të Kosovës.

Ibrahim Mala rikthehet në AKR

0

Ibrahim Mala dhe Naser BresaIbrahim Mala është rikthyer në AKR të Prizrenit.Ai ka premtuar se do të angazhohet dhe punojë në mënyrë profesionale në këtë subjekt politik. Mala ka qenë edhe më herët pjesë e AKR-së.

Kryetari i Degës së AKR-së në Prizren, Naser Bresa,  ka mirëpritur rikthimin e Malës. Ai tha se ky rikthim tregon se AKR  në Prizren, ka filluar të konsolidohet dhe përforcohet edhe më shumë për  zgjedhjet nacionale.

“AKR  në  Prizren fton edhe ish anëtarët e tjerë dhe simpatizantët që të reflektojnë dhe të rikthehen në këtë subjekt politik”, tha Bresa.

Ai tha se AKR në Prizren, është e hapur për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë t’i kontribuojnë ndërtimit të vendit./PrizrenPress.com/

 

Përcaktimi i identitetit

0

Beni Kizolii ,PK1Shkruan: Beni Kizolli

Si shumë shoqëri të botës edhe ne jemi në udhëkryqin e rrezikut kur është fjala për përcaktimin apo deklarimin e identitetit. Problematika në fjalë parashtron pyetjen: si element përbërës i identitetit a duhet të jetë kombi, religjioni apo gërshetimi në mes të dyjave?

Ne nuk kemi trashëguar traditën e periudhës kur ishim pronar të trojeve tona sepse përjetuam okupim prej popujve jotolerues dhe diskriminues. Gjatë periudhës së fuqizimit brenda dhe jashtë trojeve në të cilat kishim jetuar më parë, ne u bëmë pjesë e një perandorie e cila udhëhiqej nga populli. Ky popull kishte fatin e njëjtë sikurse edhe ne, prej besimeve pagane pranuan besimet qiellore. Kjo ishte periudha kur me shumë popuj të tjerë, ne ndamë qytetërimin e njëjtë, pavarësisht gjeografisë ku jetuam dhe gjuhës që trashëguam.

Ndërsa, periudha e sistemeve dhe mendimeve materialiste i çrrënjosi dhe tjetërsoi vlerat njerëzore dhe shoqërore. Si element ndarës shfrytëzoi nacionalitetin kurse si element bashkues shfrytëzoi armiqësinë ndaj religjioneve. E gjithë kjo ndarje u bë në emër të shkencës e cila ishte e verbër në mungesë të fesë. Ndarje që prodhoi shkencë pa fe dhe feja çaloi përgjatë shekullit që lamë pas.

Njeriu, duke lënë mënjanë identitetet që merr përgjatë rrugëtimit në kohë ka një identitet të vetin, atë të qenies njerëzore. Kjo gjë normalisht vlen edhe për shoqërinë. Ky identitet krijohet natyrshëm që me lindjen e një kombi të caktuar dhe ndryshon gjatë kohës duke u pasuruar apo varfëruar.
Sot (s’)kemi periudha, personalitete dhe vepra të cilat mund t’i pranojmë si bazë për të rimëkëmbë një identitet që i përgjigjet kohës dhe bazohet në vlerën që gjuha e tij së bashku me kohën të ripërtërihet. Kjo mungesë ekziston pavarësisht asaj se akademikët, intelektualët, shkrimtarët e politikanët në vendin tonë përpiqen të na e veshin neve një identitet sipas interesit të tyre.

Nëse kombin tonë e krahasojmë me hekurin dhe besimin tonë me ujin e hekurit, i cili jep formë dhe vlerë, atëherë duhet të kuptojm se neve na mbetet që hekurin të përpunojm vetëm më ujin e tij.

Armiqësia dhe rreziqet e popujve tjerë ndaj nesh kanë qenë dhe mbeten me qëllime të caktuara. Ata, o dëshirojnë të e shkrijnë hekurin dhe ta përdorin për një qëllim, o dëshirojnë t’i ndryshojnë karakteristikat e tij me një ujë tjetër, që më vonë hekuri si element të ndryshojë përmbajtjen dhe formën e tij dhe të gjykohet në bazë të kushteve dhe kohës. Pra, identiteti jonë në vazhdimësi ka qenë dhe mbetet i rrezikuar nga fqinjët tanë, të cilët kanë kërkuar zbehjen apo edhe “ekzekutimin” e tij.
Identiteti jonë nuk duhet të bazohet vetëm në gjak, gjuhë dhe eshtra, por edhe në kulturë si pjesë e traditës. Kultura nuk është vlerë, por burimi i saj si referencë e bën atë vlerë. Kështu që kultura nuk ka të bëjë vetëm me pozitën gjeografike dhe periudhën kohore por me zakonet dhe parimet që njeriun e ngrit mbi krijesat tjera.
Dhe së fundi, populli ynë duhet të përcaktohet për identitetin që i referohet mesazhit hyjnor, i cili neve na obligon që për hir të Krijuesit të jemi në shërbim të krijesave vetëm si përmirësues dhe lehtësues.

Promovohet libri “Shkrimtarët e shekullit”, Rama: Po përdorem për një kauzë të mirë

0

Edi Rama 55Është promovuar sot në kryeqytet libri më i fundit i gazetares Rudina Xhunga. Libri me titull “Shkrimtarët e shekullit” sjell për lexuesin plot 31 intervista të Xhungës me shkrimtarë të ndryshëm botërorë.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili njëkohësisht ka shkruar parathënien e librit. Përveç vlerësimeve për shkrimtaren Xhunga dhe botuesen Arlinda Dudaj, Rama është shprehur se, po përdoret për një kauzë të mirë.

“Kush më shikon ku ndodhem tani e kupton pse nuk e refuzoja dot parathënien mes të kuqes dhe të zezës. Ishte kënaqësi të jepja këtë kontribut për këtë botim, një vepër e përbashkët e dy grave që japin e marrin me problemet e grave nëna por që nuk heqin dorë nga pasioni për librin, kur brehen të dyja bashkë është kënaqësi të shohësh çfarë prodhojnë. Ky është një libër që s’të imponon ta fillosh tek faqja e parë, por sa herë ta kapësh sheh diçka që se ke parë më parë, është një libër që i ngjan Rudina Xhungë. Ndodhesh në stacione krejt të ndryshme, përshkon botën por pa rend, s’ka nevojë të nisesh nga A për të shkuar tek ZH, Rudina ka mbledhur 31 shkrimtarë në një libër të vetëm. Më vjen shumë keq që e kam bërë parathënien duke i vendosur pak në siklet dy mikeshat e mija, që të më japin qendrën e vëmendjes. Unë jam pjesë e punës së tyre në aspektin e promovimit të librit, ndjehem shumë mirë i përdorur, po përdorem për një kauzë shumë të mirë, për të çuar tek publiku një produkt të intelektit më të lartë të botës së sotme të letrave”, tha Rama.

Shqiptarët në Siri, luftojnë në krah të Al Kaedës

0

siria kosovaretTë gjithë shqiptarët, që kanë luftuar dhe luftojnë në Siri, janë pjesë e njësitit ushtarak, të drejtuar nga Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku, i njohur në Siri, prijësi i shqiptarëve në xhihad.

Sipas dosjes voluminoze që e disponon “ABC News”, 85 vullnetarët shqiptarë që kanë luftuar apo vazhdojnë të jenë në front, janë të rreshtuar krah grupeve të njohur si “Al-Nusra”, “Dowle” dhe nëngrupeve të tjera të krijuara nga celulat e Al-Kaeda-s, që synojnë ngritjen e një Shteti Islamik të Irakut dhe Sirisë.

Këto grupe, të quajtura si më agresivët dhe më të suksesshmet në luftime, janë renditur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe SHBA-ja, në listën e grupeve terroriste.

Imami i veteshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla dhe ai i fashtit Mezes, Bujar Hysa, bashkë me besimtarët myslimane tashmë të arrestuar, përveç nxitjes së urrejtjes dhe thirrjeve e propagandimit për luftë, dërgonin vullnetarë shqiptarë mes ketyre grupeve terroriste.

Kjo është edhe arsyeja se pse, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka ngritur akuzat zyrtare ndaj tyre. Sipas dosjes, të gjithë shqiptarët, që kanë luftuar dhe luftojnë në Siri, janë pjesë e njësitit ushtarak ,të drejtuar nga Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku, i njohur në Siri, si prijësi i shqiptarëve në xhihad.

Një video, e postuar muaj më parë, është administruar në dosje dhe është ne cilësinë e provës materiale në ngarkim të të dyshuarve, të cilët dërgonin vullnetare shqiptare në luftën e Sirisë.

Për të provuar se shqiptarët nuk bëjnë pjesë në radhët e opozitës siriane, në dosje, janë edhe provat, për vrasjen e Hasan Korvafajt. Vlonjati nga Kuçi, i larguar familjarisht drejt Sirisë, sipas hetimeve, rezulton i vrarë, në fillim të këtij viti, nga ushtria e lirë e opozitës.

Bashkë me Korvafajn, nga përgjimet është mësuar, se janë vrarë edhe 4 shtetas shqiptarë nga Kosova si dhe nga forcat e opozitës në Siri, janë marrë peng familjarët e tyre.

Dy javë pas pengmarrjes, me ndërmjetësimin e një shqiptari nga Maqedonia, i njohur si Ebu Katede, familja Korvafaj dhe disa familje tjera shqiptarësh janë liruar nga ushtria e opozitës siriane, që tashmë i ka shpallur luftë jo vetëm regjimit të Bashar-Al-Assadit por edhe grupeve terroriste si “Al-Nusra”, pjesë e të cilave janë edhe shqiptarët.

Ratel: Po hetohen dhe do të arrestohen njerëz të fuqishëm

0

Jonathan RatelProkuroria e EULEX-it është duke hetuar profile të larta të vendit për krim të organizuar dhe korrupsion. Këtë e ka bërë të ditur në emisionin “Puls”, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të EULEX-it, Jonathan Ratel.
Raatel tha se është e pafalshme që njerëzit në pushtet ta dëmtojnë t ardhmen e këtij vendi.

“Ne do të shkojmë kudo dhe te secili që na çon ndjekja penale”, tha ai

“Ka në procedurë njerëz të niveleve shumë të larta … Ne ende nuk kemi ngritur aktakuzë, por mund të them se ka dosje shumë të rëndësishme”, tha Ratel, duke premtuar arrestime dhe gjykime të këtyre njerëzve të fuqishëm.

Ratel ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës, duke thënë se beson se ajo ka kapacitete të kryejë punën si duhet.

Ai tha se prokuroria është duke hetuar shumë raste të vrasjeve të pasluftës. /Telegrafi/
——————————————————

Ratel: Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të lirohen nga frika

Ratel ka thënë se ka njerëz në funksione të larta që po e përdorin pushtetin për tu pasuruar, të cilët po e vjedhin të ardhmen e rinisë së këtij vendi dhe ne pikërisht me këtë çështje po merremi, raporton KTV.

Sipas tij, prokuroria speciale e Kosovës ka hetuar dhe po heton rreth 374 raste, përfshirë edhe ato që tashmë dihen.

“Është shumë shqetësuese që njerëzit që janë në pushtet janë kaq shumë të korruptuar”, tha ai.

Ratel tha se prokurorët dhe gjyqtarët vendorë po mbahen në një “mur” që u bën të padukshëm.

“Ai mur është mur i frikës. Ata duhet të lirohen nga kjo. Ata duhet të lirohen nga frika… “, tha ai.

Dokumentari: Pas lufte, oficerë gjermanë u strehuan dhe në Shqipëri

0

Dokumenti 12Oficerë gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore mund të kenë jetuar dhe në Shqipëri. Kështu theksohet në një dokumentar të televizioni gjerman, Zweiten Deutschen Fernsehens (ZDF).

Sipas këtij dokumentari, oficerët SS menjëherë pas përfundimit të Luftes së II Botërore u larguan nga Gjermania në vende të ndryshme të botës.

Një nga këto vende ishte dhe Shqipëria. Kështu citon një dokument vjetër i një mbledhje të fshehtë të ish-oficerëve SS në vitet ’70.

Sipas dokumentit, celula shqiptare mban emrin ‘Skanderbeg’.

Autorët e dokumentarit theksojnë se ish-oficerët e SS jetuan nën emra të rremë në këto vende dhe kanë përhapur ideologjinë e tyre.

Shfaqet Muja

0

Muja dhe Thaci te gartKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, është shfaqur sot në Kuvendin Zgjedhor të  Forumit të Gruas së PDK-së në Prizren. Ai në këtë kuvend zgjedhor ka marrë pjesë bashkë me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin.

Muja është shprehur i sigurt se PDK-ja do të fitojë zgjedhjet nacionale,
“Prania e madhe e grave në këtë Kuvend është garancë e fitores së PDK-së edhe në zgjedhjet parlamentare”, tha ai.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, pas pezullimit të postit të kryetarit të Prizrenit nuk është shfaqur në opinion. Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqërisë civile “Për Prizrenin” , fundjavën që shkojë Mujën e kanë shpallë “Në kërkim”.

Zëdhënësi i Komunës, Ymeri Berisha ka thënë se kryetari Ramadan Muja, çdo ditë del në qytet. “Ai është vizitor i rregullt edhe i Kalasë”, ka thënë Berisha./PrizrenPress.com/

Krasniqi: Të arrestuarit në protestën kundër Mujës, kanë dosje kriminale

0

Nexhmi Krasniqi PKDrajtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi tha se të arrestuarit nga protesta e parë masive kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit Ramadan Mujës nuk janë prizrenas. Sipas tij, në protestë janë identifikuar edhe persona me dosje kriminale për drogë dhe trafikim me qenie njerëzore.

Krasniqi, konfirmoi për “Zërin” se të katër të arrestuarit, nga marshi i parë i protestues në të cilin është kërkuar dorëheqja e kryetarit Muja, të datës 19 mars, para selisë së Kuvendit Komunal në Prizren, kanë qenë nga lokalitet tjera të vendit.

“Personat e arrestuar për sjellje arrogante ndaj policisë, gjatë protestës kanë qenë nga Prishtina, Mitrovica dhe Gjilani””.

“Sapo i kemi marrë ata kanë deklaruar se janë anëtarë të Vetëvendosjes!. Policia më pas ka arrestuar edhe personin e katërt i cili ka arritur të ikë nga stacioni policor në Prizren”, tha Krasniqi.

Ai tregoi se për shkak të këtij lëshimi, një polic është suspenduar për 48 orë. Ai tha se arrestimi është bërë në Prishtinë, ndërsa që të gjithë personat e arrestuar i janë dorëzuar Divizionit për Kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Prizren.

Katër persona qenë arrestuar gjatë protestës dy orëshe, të mbajtur më 19 mars, në të cilën është kërkuar dorëheqja e kryetarit të komunës, Ramadan Muja, pas shpalljes fajtor dhe dënimit të tij me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prizren, për shpërdorim detyre.

Të arrestuarit janë marrë nga turma derisa tentuan ta zmbrapsin kordonin e policisë prej disa rreshtash, tek porta kryesore e KK-së, që njihet si “Shtëpia e Bardhë” pas një ultimatumi, që drejtuesit e protestës i dhanë policisë për tërheqjen e tyre brenda rrethojës së objektit, ku edhe ndodhet zyra e kryetarit, pasi protestuesit thanë se duan të ulen tek porta.

Nënkoloneli Krasniqi, tha se shërbimi inteligjent brenda policisë ka identifikuar disa persona me dosje kriminale, të cilët kanë qenë në ballë të protestës, afër kordonit të policisë, tek “Shtëpia e Bardhë” në Prizren.

“Nga këta një protestues që ishte nga Prishtina ka në polici shtatë dosje për protesta të dhunshme, ndërsa janë të akuzuar për drogë e prostitucion”.

KQZ asgjëson materialin zgjedhor

0

zgjedhjet5Sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar procesi i asgjësimit/shkatërrimit të materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale 2013. Procesi i asgjësimit të materialit zgjedhor pas një procesi zgjedhor është obligim ligjor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Para gazetarëve të pranishëm, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi tha se tani jemi në fazën e fundit të të gjithë procesit zgjedhor, e që është shkatërrimi i materialit zgjedhor, sipas obligimeve ligjore. Ai po ashtu bëri të ditur se janë zhvilluar konsultime edhe me institucione të tjera për të ruajtur një pjesë të këtij materiali.

“Do të ruajmë të gjithë materialin i cili eventualisht është objekt i hetimeve nga institucionet përkatëse. Ne do të bëjmë ruajtjen e gjithë materialit, derisa të përfundojnë hetimet apo kur ky material nuk konsiderohet i vlefshëm në cilësinë e provës”, tha Halimi, transmeton rtk.

Procesi i asgjësimit/shkatërrimit të materialit zgjedhor do të zgjasë disa ditë.