11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Janë djegur rreth tridhjetë hektar në pyjet e Malishevës

PyjetJava e kaluar, ka qenë një javë e ngjeshur me zjarre, kryesisht pyjet në territorin e Komunës së Malishevës, ku janë djegur rreth tridhjetë hektar në pyjet tona, u bë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të mbajtur sot. Për këtë qëllim, drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, planifikon angazhim shtesë të ekipeve mobile, të cilët do të ndihmojnë zjarrfikësit në Malishevë.

Këtë njoftim, e ka dhënë sot, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, i cili dha edhe arsyeshmërinë e angazhimit të ekipeve mobilizuese, pasi sipas tij, numri i zjarrfikësve është i vogël, përderisa rastet për intervenim janë shtuar dukshëm.

“Nga 1 prilli, planifikojmë të angazhojmë edhe ekipet mobilizuese”, tha Morina, i cili bëri thirrje që të bëhet kujdes dhe të mos shkaktohen zjarre.

Po ashtu edhe në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht situata me thumbime nga rriqrat, ka filluar të rëndohet dhe deri më sot, 33 pacient kanë kërkuar ndihmë në QKMF të Malishevës, për largimin e rriqrave, insekte të cilat përcjellin tek njeriu virusin e etheve hemorragjike, ka bërë të ditur drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha.

Edhe drejtorët tjerë raportuan për punët e kryera gjatë javës së kaluar dhe për projektet që janë duke u realizuar, kryesisht në infrastrukturë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Sot, mbahet akademi përkujtimore për komandantin Naser Shala

Një vjetorin e ndarjes nga jeta i Naser Shalës, organizohet akademi përkujtimore për komandantin e UÇK-së. Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të...

Lajmet e Fundit