12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8665

Elsa Morante, Një grua në Romë

0

394“Asnjëherë nuk rashë në dashuri me Elsën. E doja, por nuk arrita të humbja mendjen pas saj, ndoshta se nuk rashë kurrë në dashuri me të”. Alberto Moravia, një nga personazhet e njohur të letërsisë italiane, shkruan kështu në librin autobiografik “Jeta e Moravisë. 1990), për bashkëshorten e tij, shkrimtaren Elsa Morante. Ishte pranvera e vitit 1937, kur Moravia shkon për vizitë në shtëpinë e një mikut të tij të vjetër. Në Romën letrare të atyre viteve, ndihesh ankthi i shqetësimeve europiane, të cilat do të përfundonin me Luftën e Dytë Botërore. Bisedat letrare ishin më të ngrohta në shtëpitë e mbushura me rafte librash, dhe me shishet e verës mbi tryezë. Sytë e saj ishin të mëdhenj ngjyrë kafe dhe në duar mbante vazhdimisht një cigare. Ajo quhej Elsa, dhe ishte bashkëjetuesja e mikut, të tij, i cili ishte 20 vjet më i madh se ajo.

Nga ajo mbrëmje e mbushur me bishta cigaresh, shishe bosh vere dhe biseda iluministe, Moravia do të ikte duke marrë me vete vështrimin e Elsës. “Unë e ndjeva se ajo nuk ishte një vajzë e zakonshme. Ajo ishte lindur për të qenë një shkrimtare”, do të shprehej ai më pas. Dashuria e lindur mes tyre i ngjasoi më shumë një pasioni mendjeje, e dy njerëzve që ndajnë të njëjtën filozofi mbi shkrimin, lirinë dhe jetën.

Moravia qe rruga e saj drejt shkrimit të vërtetë, drejt realizimit të një ëndrre e cila kishte mbetur deri në ato vite në copëza letrash. Novela, qe gjinia e preferuar e Morantes. Letërsia e shkruar prej saj, ka një aromë femërore, pa shmangur shpesh dhe atë çfarë ndodhte përreth. Ajo bëri me personazhet e saj, atë çfarë do të donte të kishte në jetën e saj. U dha atyre jetën e ëndërruar, dhe nuk i la të vuanin nga dashuria. Çifti Moravia-Morante nuk mundi t’i shpëtonte asaj çfarë kanë jetuar të gjitha çiftet e njohura letrare. Pavarësisht udhëtimeve që bënë bashkë nëpër botë, ata mbetën vetëm dy miq të mirë, pa mundur të duan ndryshe njëri-tjetrin.

Letrat e Elsës dërguar mikeshës së saj të ngushtë, tregojnë se ajo nuk e mori asnjëherë vëmendjen e tij si grua. Në vitin 1962 ata u divorcuan. Morante dhe Moravia nuk qenë një çift letrarësh të ngjashëm me Sartrin dhe De Bovuar. Ata nuk i lexonin veprat e njëri-tjetrin gjatë procesit të punës, as nuk e kritikonin njëri-tjetrin. “Alberto po më largohet çdo ditë e më tepër. Ndiej zhurmën e makinës së tij të shkrimit nga dhoma përbri e nuk mund t’i afrohem, ta pyes në do të zbresë për të bërë një shëtitje, apo për t’iu hedhur në qafë”, shkruante ajo në ditarin e saj. Vetmia është pjesë e letërsisë së Moravisë.

Një burrë që gjithmonë e ka ndarë jetën e tij me gra të njohura si Elsa Morante, Dacia Maraini dhe Carmen Llera, pastaj ka pasur edhe shumë aventura dhe miqësi të shkëlqyeshme si për shembull ajo me Umberto Morra di Lavriano apo ajo me Pasolinin, ndihej i vetmuar. Por imazhi që Elsa kishte në jetën intelektuale të Romës së atyre viteve, nuk e reflektonte gjendjen e saj private. Ajo dinte të ishte një grua e bukur, e cila fsheh me zgjuarsi të gjithë copëzat e trishta të një martese që kishte shkuar drejt fundit. Një burrë hyn në jetën e saj në atë periudhë dhe ai është Luchino Viscontin një regjisor filmash, i cili sërish nuk mundi ta bënte të lumtur. Nëse ajo kërkonte diçka si në librat që shkruante, për të ajo ishte thjesht një grua. Në vitin 1959 ajo u takua me një piktor të ri Bill Morrow. Ai ishte 23 vjeç, ndërsa ajo 40. Kjo lidhje mund të quhet pasioni i vetëm i madh në jetën e Morantes, e cila gjeti te ky djalosh të gjitha vitet e munguara. Në vitin 1962 ai vdiq tragjikisht, vdekje që do të linte gjurmë te shkrimtarja. Një tjetër njeri që ka ndikuar në jetën e saj, është regjisori dhe poeti Pier Paolo Pasolini. Mik i Moravisë, Pasolini ishte dhe një ndër miqtë më të ngushtë të Morantes.

Një pjesë e poezive dhe historive të shkruara prej tij, i dedikohen gruas me sytë e mëdhenj të trishtë, të cilën pëlqente ta shihte mbrëmjeve në baret e Romës. Pas ndarjes Elsa dhe Alberto takoheshin shpesh duke shkëmbyer mendimet e tyre letrare. Kur ai u lidh me shkrimtaren Dacia Maraini, diçka ndryshoi përgjithmonë tek Elsa. Pavarësisht burrave që tentonte të takonte shpesh, ajo nuk gjeti asnjëherë atë që donte. “Dua të provoj të dua”, shprehej ajo. Ndërsa krijimtaria e saj po shkonte drejt suksesit, Elsa po ndiente të ndryshonte në jetën e saj. Ikja e viteve do të kthehej në makth që nuk do ta linte të qetë, për gruan që nuk donte të plakej. Në moshën e thyer Elsa nuk ishte e qetë prej kujtimeve. Ajo nuk mundi të krijonte një jetë ndryshe, të pranonte ecjen normale të viteve dhe të ishte në paqe me veten. Vdekja do të ishte frika e saj e madhe, një frikë me të cilën jetoi vite nën lëkurë. Është e vështirë të besosh se kjo ka qenë jeta e gruas që jetoi me një nga shkrimtarët më të mëdhenj italianë të shekullit XX, një grua me influencë në jetën e letrare të kohës, dhe që ende lexohet me ëndje sot. Por ashtu si Elsa shkruan “letërsia ishte shpëtimi i saj i madh”, ishte vendi ku shkonte me dëshirë për të kaluar orë të tëra që do të donte t’i kishte në jetë.

Elsa Morante do të mbetet një nga figurat më të spikatura të letërsisë italiane të shekullit XX. Edhe pse nuk fitoi çmimin Nobel, ajo mbetet një shkrimtare me fantazi, dhe plot stil në përshkrimin e realitetit të dhembshëm, sidomos ngjarjeve të mëdha botërore të atij shekulli. Ajo ishte poete, eseiste, përkthyese dhe shkrimtare.

Veprat e saj më të njohura janë Gënjeshtra dhe magji në vitin 1948, Ishulli i Arturit në 1957 dhe Historia në 1974.

LDK-ja dhe AAK-ja, të dyja e duan kryeministrin

0

Haradinaj-MustafaLidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën nga një koalicion paszgjedhor, por të dyja e synojnë postin e kryeministrit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Eksponentë të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, një subjekt që është futur në koalicion parazgjedhor me AAK-në, e që ishte shkëputur më herët nga LDK-ja, thonë se e rëndësishme është që këto dy subjekte të afrohen dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka thënë të dielën se ato që i ka dëgjuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe lideri i LDD-së, këtyre ditëve për ndarjen e posteve, i janë dukur absurde.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë të dielën se subjekti i tij nuk e sheh veten në qeverisje pa Ramush Haradinajn kryeministër

Perëndimi s’ka pasur rol në krijimin e FAK-ut

0

Bodo WeberKryeqytete perëndimore nuk kanë luajtur rol në nxjerrjen e çështjes së krijimit të FAK-ut aktualisht
Krijimi i Forcës së Armatosur të Kosovës është pjesë e presionit që Prishtina bën në kërkim të sovranitetit të plotë, por pjesë e së vërtetës së pakëndshme për kosovarët është se Kosova mund ta arrijë sovranitetin e plotë vetëm me ndihmën e Perëndimit.

Kështu thotë analisti gjerman, Bodo Weber, ekspert për Ballkanin në Këshillin për Politika të Demokratizimit (Demokratization Policy Council), në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Aty, Weber thotë se “ka një element të josinqeritetit strukturor në shtytjen e elitave politike për sovranitet të plotë, që ka potencial të ndërlikojë marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin, dhe që shumë lehtë mund të dëmtojë synimet e deklaruara”.

Weber po ashtu thotë se Kosova do të ketë nevojë për njohuritë dhe përkrahjen e Perëndimit në mënyrë që të mund të themelojë ushtrinë, ndërsa insiston se megjithë komunikimin, kryeqytete perëndimore nuk kanë luajtur rol në nxjerrjen e çështjes së krijimit të FAK-ut aktualisht – në prag të zgjedhjeve.

Anëtarë të KD të UP-së në shkurt përfituan mijëra euro shtesë

0

UP-rektoratiNë muajin kur UP s’pati rektor e as prorektorë, pesë anëtarët e Këshillit Drejtues morën paga të mëdha
Pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, të zgjedhur nga Senati, kanë marrë nga deri në 7.000 euro të hyra mujore, në muajin shkurt të këtij viti – shkruan Koha Ditore.

Behxhet Mustafa, Beqir Sadikaj, Ajvaz Berisha, Safet Merovci dhe Blerim Kamberi, që të gjithë profesorë universitarë të UP-së dhe anëtarë të Këshillit Drejtues, kanë realizuar të hyra të shtuara gjatë muajit shkurt. Në atë kohë, prej këtij institucioni patën dhënë dorëheqjet katër anëtarët e tjerë që kanë qenë të emëruar nga Ministria e Arsimit.

Këto mjete u janë paguar pesëshes së KD-së në kohën kur UP-ja nuk kishte as rektor e as ushtrues detyre të rektorit, apo prorektorë.

Tani drejtues të Rektoratit kanë dhënë disa sqarime në lidhje me të hyrat mujore të këtyre pesë anëtarëve të Këshillit Drejtues, pa mohuar se shuma e tyre arrin deri në afro shtatë mijë euro. Megjithatë, njëri nga pesë anëtarët ka thënë që “kjo nuk është e vërtetë”.

Historia e Tribunalit

0

Gjykata-qekiqiBashkëdyzimet mes Task Forcës së Dick Martyt në hetimin që po udhëhiqet nga prokurori amerikan Clint Williamson dhe prokurove të EULEX-it, të cilët në sirtar mbajnë dosjet e UNMIK-ut, kishin nxjerrë përfundimin për një Tribunal të veçantë që do të merrej me krimet e luftës

Themelimi i një Gjykate Speciale për krimet e supozuara të luftës, si temë numër një e këtyre ditëve në Kosovë, sipas burimeve ndërkombëtare në Prishtinë, ka një histori të veçantë – shkruan gazeta Tribuna.

Kur Task Forca u formua në bazë të pretendimeve të Këshillit të Europës mbi supozimet e Dick Martyt për trafik organesh, kishin sjellë si nevojë bisedimet me autoritetet e ndjekjes penale të EULEX-it, aty kishin dalë shumë raste që nuk lidheshin me “shtëpinë e verdhë”, pro të cilat pretendoheshin nga UNMIK-u e më pas EULEX-i se kanë mbetur pezull. Bëhej fjalë për raste të dyshuara për krime lufte, kanë thënë këto burime. EUELX gjatë mandatit të vet kishte zhvilluar hetime e madje edhe procese gjyqësore për raste të dyshuara për krime lufte, por ato mendohej se nuk ishin mbyllur me rezultate të pritura. Në radhë të parë prokurorët kishin konstatuar se në Kosovë nuk ka kushte sigurie për procese gjyqësore ku si akterë kryesorë do të ishin dëshmitarët e mbrojtur.

Së dyti, kishin konstatuar se ka një infrastrukturë deri diku të mirë ligjore, por nuk ka ambient politik për procese në të cilat aktorë do të ishin pjesëtarët e UÇK-së. Pengesë kryesore ishin politikanët në Kosovë dhe njerëzit e fuqishëm të UÇK-së të cilët pas luftës kanë arritur të krijojnë fuqi të mëdha politike e biznesore, andaj edhe ndikimi i tyre në Kosovë është shumë i madh. Kështu që bashkëdyzimet mes Task Forcës së Dick Martyt në hetimin që po udhëhiqet nga prokurori amerikan Clint Williamson dhe prokurove të EULEX-it, të cilët në sirtar mbajnë dosjet e UNMIK-ut, kishin nxjerrë përfundimin për një Tribunal të veçantë që do të merrej me këto krime.

Krasniqi Veteranëve: Thaçi po ju mashtron, Kuvendi nuk ka përgjegjësi për Ligjin

0

JakupKrasniqi10-29Kryeaparlamentari dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, iu ka përgjigjur kërkesës publike që disa orë më herët e ka bërë OVL UÇK, të cilët kërkonin nga Kuvendi i Kosovës që ta përshpejtojnë projektligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe atë ta vendosin në seancën e së enjtes.
Krasniqi në një përgjigje që ka postuar në rrjetin social Facebook, u ka thënë veteranëve se Kuvendi nuk ka faj për vonesat, dhe se ata nuk duhet të mashtrohen në këto ditë kur kryeministri Thaçi po bënë fushatë elektorale.

“Ne kemi biseduar edhe herëve të tjera dhe besoj që e di ku qëndron problemi, por nuk e kam të qartë pse njerëzit kanë dëshirë të mashtrohen 101 herë në ditë. I nderuar as unë as Kuvendi nuk është fajtor pse ligji nuk është miratuar”, ka shkruar kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Krasniqi ka shkruar se kryeministrit Thaçi nuk i ka rënë në mend këto gjashtë vitet e fundit, por këtë sipas tij po e bënë kur po i duhen votat.

“Pse qeveria nuk e solli ligjin më herët? Pse Komisioni Qeveritar nuk e përfundoj obligimin e marr nga Qeveria për nr të veteranëve? Pse Qeveria nuk bëri identifikimin e veteranëve që kanë gjendjen e rëndë ekonomike? Pse qeveria nuk e bëri një plan për punësimin e atyre njerëzve për të cilët nuk i ra ndërmend gjatë gjashtë viteve të qeverisjes së Thaçit e i bie tani kur i duhet vota e tyre?”, ka shkruar kryeparlamentari Krasniqi.

Sipas Krasniqit, veteranët dhe shumë kategori të tjera që kanë marrë premtime nga Thaçi për rritje rrogash, janë duke u mashtruar.

“ Ligji sigurisht që do të miratohet, por a është planifikuar në buxhetin e vitit 2014? Ai, Kryeministri ashtu si po luan me veteranet, po luan me ju dhe të burgosurit politikë dhe me gjithë skamnorët e Kosovës. Me të gjithë të papunët e Kosovës. Ai, para pak dite ua rriti rrogat zyrtarëve të lartë, disa herë më shumë sesa kategorive që marrin lëmoshë nga Qeveria Thaçi. Kush donë të mashtrohet le të mashtrohet. Unë nuk mbaj përgjegjësi as për mashtruesin e as për ata që donë të mashtrohen”, shkruan Krasniqi më tej.

Krasniqi ua ka rikujtuar veteranëve se Thaçi, është ai që ka shumicën në Kuvend dhe mund të bëjë çfarë të dojë.

“Ta dish edhe ketë: Sa herë që ka pasur kërkesa për të bërë shmangie nga Rregullorja e Punës së Kuvendit, unë i kam hapur udhë pa e bërë as më të voglën pengesë. Por që ta dish, nëse nuk e di, shumicën ne Kuvend e ka koalicioni qeverisës që komandohet nga Thaçi. Ti e di që me komandën e Thaçit, Behxhet Pacolli është bërë President i Kosovës. Pse nuk është miratuar ligji është dashur ta pysësh Thaçin?!o”, ka përfunduar së shkruari kryeparlamentari Krasniqi.

Kreshnik Haxhijaha, zgjedhet kryetar i FR të PDK-së në Rahovec

0

Kreshnik HaxhijahaKreshnik Haxhijaha është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Gjatë të dielës u mbajtën zgjedhjet në degën e PDK-së në Rahovec, për atë që do të udhëheqë rininë e vendit tonë.

Haxhijaha falënderoi të gjitha antarët e PDK-së dhe të rinjt për përkrahjen.

“Pjesëmarrja sot këtu dëshmon përkushtimin dhe gatishmërinë se jemi të gatshëm për të vendosur për të ardhmen tonë”.

“Ju falënderoj shumë të gjithëve për besimin e dhënë si kryetar i rinisë së PDK-së dega në Rahovec, duke besuar fuqishëm se ne të gjithë së bashku do punojmë për realizimin eprograimit për rininë. Parita jonë ka rininë më të fuqishme në dallim me partitë tjera të komunës dhe ne bashkë do të provojmë ngritjen e të rinjve. është koha që t’i tregojmë të tjerëve se kemi potencial për të organizuar një jetë më aktive rinore. Unë dua që ju të dini se gjithmonë jam në dispozicion për kërkesat e juaja”, u shpreh Haxhijaha.

Haxhijaha është jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Ai është edhe i biri i ish-kryetarit të Rahovecit, Esat Haxhijaha. /Rahoveci24/

 

Matoshi: Veprimet e Thaçit janë pragmatizëm politik

0

HalilMatoshi-analistKryeministri i Kosovës dhe Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, në kohën e fundit e ka liruar dorën duke dhënë shumë premtime dhe përkrahje.

Thaçi ka shpeshtuar këto ditë vizitat e tij nëpër rajone të ndryshme të vendit duke premtuar subvencione për fermerë, përkrahje për kategoritë e dëmtuarve nga lufta e fundit si dhe morri vendim për nënshkrimin e kontratës kolektive.

Por, si e sheh opinioni publik këtë iniciativë të Kryeministrit Thaçi…? A është kjo një fushatë para fushatës elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme që pritet të mbahen këtë vit, apo thjeshtë zbatim i detyrave të veta si kryeministër?

Analistin Halil Matoshi, në një prononcim për lajmi.net, thotë se të gjithë këtë ofensivë të Thaçit, para se ta quaj fushatë ai thotë se e sheh si pragmatizëm të tijin për të forcuar pushtetin e tij dhe partisë së tij.

“Objektivisht secili kryeministër i një vendi në rend të parë vjen prej një partie politike, dhe njëkohësisht i drejton intencat e partisë, për të dominuar në skenën politike dhe kjo nuk mund t’i përshkruhet si ndonjë faj i madh”.

Sipas Matoshit, Thaçi po e shfrytëzon këtë hapësirë pasi që, partitë opozitare nuk janë aktive në këtë aspekt.

Ai thotë se partitë opozitare asnjëherë gjatë këtij mandati nuk u morën me problemet dhe hallet e qytetarëve dhe nuk e ngritën zërin për themelimin e disa institucioneve shtetërore siç janë Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Esenca qëndron se më herët, vitin e kaluar, opozita asnjëherë nuk e ka qajti hallin e punëtorëve të Fabrikës së Tubave edhe pse ka ekzistua një vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk është shprehë asnjë herë për formimit të FAK-ut, të ligjit për të burgosurit politikë, veteranët e luftës dhe gjitha këto vendime madhore që kryeministri Thaçi ka ndërmarrë sivjet”.

“I ka përdorë edhe në të mirën e partisë, po edhe të pushtetit të tij personal. Në anën tjetër janë vendime në të mirën e qytetarëve të Kosovës”.

I pyetur nëse Thaçi ka krijuar avantazh me këto veprime, Matoshi është shprehur: “Fatkeqësisht po”.

Muja ende s’e ka njoftuar MAPL-në për pezullim!

0

RamadanMuja14-01Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja ende nuk e ka dërguar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal shkresën, përmes së cilës do të duhej ta njoftonte këtë institucion me vendimin e marrë për vetëpezullim të detyrës së të parit të Prizrenit. Pas protestave të një grupi të qytetarëve, ai të martën kishte marrë vendim që ta vetëpezulloj detyrën e kryetarit, por që ende këtë vendim nuk ia ka prezantuar MAPL-së.

Lajmin për Gazetën Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e MAPL-së, Lumnije Demi. Ajo ka thënë se “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ende nuk e pranuar në mënyrë zyrtare njoftimin për pezullimin e detyrës së Kryetarit të komunës së Prizrenit”.

“Pas pranimit të njoftimit në mënyrë zyrtare, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në mandatin ligjor do të bëjë vlerësimin e këtij rasti dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë”, ka thënë ajo.

Mirëpo, burime të Gazetës Blic brenda Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kanë thënë Ligji nuk e njeh pezullimin e detyrës. “Ligji nuk e njeh pezullimin. Me këtë rast kryetari i Prizrenit ka bërë shkelje të ligjit”, ka thënë ky burim i gazetës. Sipas këtij burimi, ligji njeh vetëm shkarkimin dhe dorëheqjen, e jo edhe pezullimin.

Ndërkohë, organizatorët e protestës kanë paralajmëruar protestë për të hënën. Kësaj proteste pritet që nesër pos aktivistëve nga shoqëria civile, t’i bashkohen edhe disa subjekte opozitare, si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Deri te protestat e qytetarëve kishte ardhur pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, që e kishte shpallur Ramdan Mujën si fajtor për shkelje të ligjit, duke e dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, por me kusht. Pas këtij vendimi, Muja kishte vetëpezulluar detyrën deri në vendimin e shkallës së dytë, gjegjësisht të Gjykatës së Apelit./Gazeta Blic/

Dy, tri, fjalë, për Prizrenin!

0

Kreshnik BerishaShkruan: Kreshnik Berisha

Profesor Ramadan Muja nuk ka udhëhequr kurrë me Prizrenin. Profesori është një portret I bukur për ta lënë në zyrën e kryetarit të Komunës. Por ai as që pyetet në tavolinë mbi veprimet, në kohën e protestave të partive politike (fatkeqësisht) dhe organizatave joqeveritare për të dhënë apo jo, dorëheqje.

Ky është një profil i një kryetari komune që ka pasur Prizreni. Figurë e respektuar, I moshuar, një urtak flokëbardhë dhe njohës e folës I shkëlqyer I gjuhës shqipe.

Një profil tjetër që ka pasur Prizreni e që dominoi për një kohë skenën politike në Prizren qe e kundërta e personalitetit të profesorit Muja. Profesor gjithashtu, i paditur poashtu për shkelje ligji gjatë kohës sa ishte Kryetar Komune, Eqrem Kryeziu kujtohet si lideri fuqiplotë I Prizrenit prej pas luftës deri në zgjedhjet e vitit 2008.

Kush janë këta kryetarë që drejtuan Prizrenin prej pas luftës? Cka përfaqësojnë këta dhe cka I morën e I sollën Prizrenit? A ka evoluar lufta politike apo kësaj I ka paraprirë vetëdijësimi qytetar, për ndryshimin e gjendjes në Komunë?
Të mos shpresojnë optimistët se prizrenasit janë këndellur. Protestat që po I shihni janë të populluar me militantë partiak që kërkojnë kthimin e pushtetit. Nuk mohohet vullneti i sinqertë i një pjese të shoqërisë civile, kryesisht të rinjve të papolitizuar që shpresojnë për ditë të mira. Por kjo nuk do të ndodhë edhe për një kohë.

Ajo që po ndodhë është ashpërsimi I luftës politike për kthimin/ndarjen e pushtetit të njerëzve dhe familjeve të fuqishme në Komunë.
Nga një kryetar I fuqishëm që shkeli ligjin I pari në Prevallë, e asfaltoi qytetin duke i humbur mjaftë dekorin dhe djegur të kaluarën në një kryetar të pagojë, që i ktheu paksa pamjen dhe aty-këtu kalldrëmin qytetit duke e shkatërruar pas shpine me ndërtime të egra dhe falë dhe prona bashkëpartiakëve.

Këta janë dy profesorët e Prizrenit, të dy të shtyrë në moshë dhe mbase dhe të përbashktën tjetër pos profesorllëkut dhe doktorllëkut e kanë dhe dashurinë për pushtet. Njëri për të qenë urdhërdhënës dhe tjetri për ta pasur në CV dhe nderuar pasardhësit.

Ndryshe në lagjet përreth lumit, deri sa të vijnë zgjedhjet e përgjithshme që nuk janë larg dhe kur, atëbotë të harrohen këto protesta, nuk do të lëvizë asgjë.
Pos pëshpërimave herë pas here se si katundarët, e morën qytetin në dorë.