12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8670

Studentët e UPZ-së, pastrojnë Prizrenin

0

studentet pastrojneParlamenti Studentor dhe këshillet studentore të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, kanë organizuar një aktivitet të pastrimit të qytetit.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Nehat Gashi tha se ky aktivitet ka pasur për qëllim edhe vetëdiesimin e të gjithë qytetarëve, që të përkujdesen më shumë për ambientin ku jetojnë.

“Në këtë aktivitet asistuan një numër i madh i studentëve, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre në mbështetje të Parlamentit Studentor”.

Aktivitetit  i’u janë bashkangjitë edhe udhëheqësit e Universitetit, u.d. Rektori z. Zehadin Shemsedini, Sekretari i Pergjithshem i Universitetit Adem Sallauka, si dhe nje numer i konsiderushëm i profesorëve.

“Shfrytezojmë rastin të falenderojmë të gjithë studentët që dhanë kontributin e tyre në pastrimin e qytetit”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

 

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme

0

Prizren ura e guritPartitë opozitare në Prizren, kanë bërë kërkesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Asamblesë Komunale.

LDK, BD, LVV dhe PK vlerësojnë se qyteti i Prizrenit, ka mbetur pa qeverisje.

“Subjektet e lartpërmendura bashkërisht, nëpërmes grupeve parlamentare, sot më 21.03.2014, kanë deponuar kërkesën për seancë te jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prizrenit”, thuhet në komunikatën e partive opozitare.

“Ne subjektet opozitare konsiderojmë se Komuna e Prizrenit ka mbete pa qeverisje, pa vendimmarrje,andaj kërkojmë edhe një here që i dënuari Muja, të dëgjoi zërin qytetar, dhe të jap dorëheqje sa me parë, në mënyre që vendi të gjejë zgjidhje politike, për të dal nga kriza që e ka kaplua vendimmarrjen qeverisëse në Prizren”. /PrizrenPress.com/

 

Partitë e vogla synojnë të mëdhatë

0

Afishet e partivePër shkak të pragut të lartë zgjedhor prej 5-përqindësh, partitë e vogla, ADK-ja, LB-ja, PLK-ja dhe PSD-ja, janë të detyruara të mos garojnë të vetme në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë vit. Liderët e këtyre partive janë shprehur të gatshëm të bëjnë koalicione parazgjedhore me partitë e mëdha vetëm që ta japin kontributin e tyre në skenën politike.

Kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), Edita Tahiri, ka thënë për “Epokën e re” se pragu zgjedhor prej 5-përqindësh është i lartë, prandaj ADK-ja në zgjedhje do të garojë në koalicion parazgjedhor dhe jo e vetme. “ADK-ja vazhdimisht ka qenë një parti e vlerave dhe fokusi ynë gjithmonë ka qenë në krijimin e kapitalit njerëzor, njerëzve të përgatitur për qeverisje dhe sfida politike, mirëpo ana financiare nuk ka qenë e mirë dhe dihen arsyet. Prandaj, nëse mbetet pragu zgjedhor prej 5-përqindësh, nuk besoj se garojmë të vetëm, por sigurisht se do të përcaktohemi për alternativat e koalicionit. Ne nuk do të jemi në pozitë që të ofertojmë si parti e vogël, mirëpo do t’i presim ofertat dhe në bazë të ofertave sigurisht se do të jenë edhe përcaktimet e tona”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se pragu prej 5-përqindësh krijon një mungesë për gjithëpërfshirje dhe në një mënyrë i eliminon partitë e vogla.

Edhe lideri i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku, ka thënë se LB-ja është e gatshme të bëjë koalicion me të gjitha partitë politike në mënyrë që ta kalojë pragun zgjedhor. Sipas tij, LB-ja do të mund ta kalonte pa asnjë problem pragun zgjedhor prej 3-përqindësh, por pragu zgjedhor prej 5-përqindësh paraqet rrezik. “E shohim një rrezik të madh që të garojmë të vetëm për shkak të pragut zgjedhor që është shumë i lartë, 5 për qind. Për këtë arsye nuk e kemi të prerë çështjen e koalicioneve, prandaj edhe mund të bëjmë koalicion. Mirëpo, nëse bëjmë koalicion parazgjedhor, qëndrimi i kryesisë së partisë është që koalicioni të jetë për shkak të pragut zgjedhor e jo për shkak të programit politik, për arsye se nuk kemi pajtueshmëri më asnjë parti politike në vendin tonë. Prandaj, nuk kemi preferenca sa iu përket partive, por secila parti politike që e kalon pragun zgjedhor me lehtësi ne mund të bëjmë koalicion parazgjedhor dhe nuk i përjashtojmë asnjërën prej tyre, por varet prej ofertave që do të na bëhen”, ka thënë Klinaku për Epokën e re.

E vetme në zgjedhjet parlamentare të sivjetme nuk do të hyjë as Partia Liberale e Kosovës (PLK). Lideri i PLK-së, Gjergj Dedaj, ka thënë se kjo parti do të bëjë koalicion parazgjedhor me partinë e cila do t’i fitojë zgjedhjet, por duke mos bërë publike emrin e atij subjekti politik. “Nëse pragu zgjedhor do të mbetet prej 5-përqindësh, atëherë është i lartë dhe them se është bërë qëllimisht për t’i eliminuar partitë e vogla me mjete jodemokratike dhe të pandershme. Prandaj, deshëm apo nuk deshëm, neve na imponohet një koalicion parazgjedhor, mirëpo se me kënd do të bëjmë këtë koalicion nuk kemi vendosur. Por, ai koalicion në të cilin do të rreshtohet PLK-ja, ju siguroj se ka për t’i fituar zgjedhjet parlamentare”, ka deklaruar Dedaj për Epokën e re.

Dedaj ka thënë se partitë e vogla kanë qenë të përjashtuara nga procesi i përgatitjes së Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Ai ka thënë se këto zgjedhje parlamentare duhet të jenë të ndershme dhe demokratike. Po ashtu, edhe kryetarja e Partisë Social Demokrate (PSD), Majlinda Nushi, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të marrë pjesë në zgjedhje e vetme, por me anë të koalicioneve parazgjedhore. Mirëpo ajo ka thënë se PSD-ja do të bëjë koalicion parazgjedhor me ato parti politike që i lidh programi politik. “Nuk hyjmë në zgjedhje të vetëm, por do të bëjmë koalicion me ndonjë parti politike. Organet e partisë janë pajtuar që koalicioni parazgjedhor të jetë me partitë me të cilat na lidh programi, për shkak se mendojmë se është koalicion i natyrshëm, i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Prandaj, PSD-ja është partia e vetme e profilizuar si parti e qendrës së majtë dhe synojmë të bëjmë koalicion me parti që i përkasin këtij profili. Por, kjo nuk e përjashton ndonjërën prej partive të tjera të cilat mund të kemi pika të përbashkëta programore”, ka thënë Nushi për Epokën e re.

Në UP do të ketë afat të prillit?

0

Paraqitja e provimeveArdian Gola, këshilltar i ushtruesit të detyrës së Universitetit të Prishtinës, Anton Berishaj, tha për Telegrafin se gjasat janë të mëdha që studentëve të UP-së t’ju mundësohet hyrja në provime edhe në afatin e prillit , që është afat jo i rregullt.

Sipas tij, një pjesë e dekanëve kanë kërkuar këtë nga u.d. së rektorit.

“Por, në mesin e dekanëve ka patur të tillë që kanë kundërshtuar që të realizohet kjo kërkesë e studentëve. Pavarësisht të gjithave, Senati i Universitetit është instanca e fundit e cila vendos se a do të ketë ose jo afat të prillit. Por, ne presim që studentëve do t’ju krijohet kjo mundësi”, ka thënë Gola për Telegrafin.

Ndryshe, studentët e UP-së vazhdimisht kanë kërkuar që afati i prillit për paraqitjen e provimeve të mos anulohet nga agjenda e Universitetit sepse, sipas tyre, ata kanë nevojë për më shumë mundësi gjatë studimeve.

Mustafa konfirmoi kandidaturën për kryeministër

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa konfirmoi kandidaturën e tij për kryeministër duke shtuar se nuk do të bëjë pazare me askënd për pozitën e kryeministrit.

Në konferencën e sotme për media, Mustafa, kritikoi qeverisjen e tanishme, duke thëne se po i shfrytëzon resurset e shtetit për te bere fushate.

Ai e ka kritikuar kryeministrin Thaçi edhe për rritjen e pagave në sektorin publik, për çka ka thëne se po ndodh në kohe fushate.

Punonjësit e administratës së UP-së do të vazhdojnë grevën

0

RektoriatiKëshilli grevistë ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi për media se greva e puntorëve të administratës së të gjitha njësive akademike të UP-së, vazhdon edhe sot dhe do të vazhdojë deri sa të kenë një përgjigjie zyrtare nga Organet e Universitetit. Dhe varësisht nga përmbajtja e kësaj pergjigjie do të merren edhe vendime të tjera në lidhje me format e reagimit të grevës.

Mirëpo këshilli grevistë në parim nuk pranon asnjë zgjidhje të përkohshme dhe qëndron prapa kërkesave të tyre të dërguar në mënyrë të shkruar të gjitha Institucioneve relevante (vendimarrëse) të UP-së. “Njëherit jemi të indinjuar nga neglizhenca e Organeve të UP-së në kthimin e përgjigjes në adresën tonë”, thuhet në një njoftim të Këshillit grevistë.

Ata bëjnë të ditur se me datë 24.03.2014 ora 09:00h të gjithë punëtorët administrativë të njësive akademike të UP-së do të mblidhen në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë për të vazhduar grevën.

Tahiri: Fuqizimi i grave nuk është në nivelin e duhur

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, EditaTahiri deklaroi se procesi i fuqizimit të grave në Kosovë ka mbështetje të mirë ligjore dhe ka pasur përparime në fuqizimin e grave në të gjitha sferat përfshirë dhe në politikë, mirëpo ky fuqizim nuk është në nivelin e duhur, për shkak se ka ngecje në zbatimin e ligjeve për Barazinë Gjinore dhe zbatimin e rezolutës të OKB-së 1325.

Ajo këto komente i bëri në takim me Anne Marie Esper Larsen, përfaqësuese e UN WOMEN për Bosnje dhe Hercegovine, Kosovë dhe Maqedoni, e shoqëruar nga Flora Macula, drejtoreshë UN WOMEN për Kosovë, me të cilat bisedoi për çështjen e fuqizimit të grave në Kosovë dhe në mbarë Evropën juglindore.

Ajo theksoi se gratë duhet fuqizohen me shumë në vendimmarrje, proceset politike, siguri dhe drejtësi.

Sipas një komunikate për media, Tahiri ka përshëndetur miratimin në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, ku përfshihet dhe çështja e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, si një kategori shumë e ndjeshme dhe e dëmtuar për shkak të gjenocidit serb në Kosovë.

Po ashtu, zëvendëskryeministrja Tahiri në cilësinë e kryesueses se Lobit Rajonal të Grave (LRGEJL) vlerësoi lartë partneritetin strategjik që ka LRGEJL me UN WOMEN dhe për gjithë mbështetjen që i jep veprimtarisë së kësaj organizate.

“Lobi i Grave të Rajonit për gati një dekadë të funksionimit është bërë një faktor i rëndësishëm në të gjitha vendet e rajonit, por edhe në procesin e konsolidimit paqes dhe drejtësisë në Ballkanin perëndimor në kuadër të vizionit dhe vlerave euroatlantike”, ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri.

Ndërkaq, Anne Marie Esper Larsen, shprehu vlerësime për fuqinë dhe angazhimin e grave të Kosovës në proceset paqësore dhe shtet-ndërtimit demokratik të Kosovës. Ndërsa shprehu gatishmërinë që UN ËOMEN të vazhdojë t’a mbështes fuqishëm lobin e grave, si një model pozitiv që duhet të zbatohet edhe në rajonet tjera të botës që janë në fazat e post konfliktit, në krijimin e paqes dhe demokracisë, ku roli i gruas duhet të jetë i barabartë me botën mashkullore.

Ramadan Muja shpallet “Në Kërkim”

0

RamadanMuja-WantedGrupi i Qytetarëve Aktivë për Prizrenin sot kanë organizuar edhe një aksion simbolik para ndërtesës së Komunës së Prizrenit.

Të rinjtë kanë paraqitur një fotografi të kryetarit të dënuar të kësaj komune, Ramadan Muja, me mbishkrimin “Wanted” që do të thotë “I kërkuar”, raporton korrespodenti i Kohës Ditore nga Prizreni.

Ata kanë thënë se “Kryetari Muja ka humbur dhe askush nuk po e gjen”.

Grupi i Qytetarëve Aktivë kanë thënë se pezullimin e mandatit, Muja duhet ta kthejë në dorëheqje.

Ndërkaq, katër partitë opozitare në Prizren kanë kërkuar Seancë të Jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

Nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media, subjektet opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Ramadan Muja.

“Ne partitë opozitare, konsiderojmë se Komuna e Prizrenit ka mbetur pa qeverisje, pa vendimmarrje, andaj kërkojnë edhe një herë që i dënuari Muja, të dëgjojë zërin qytetar , dhe të japë dorëheqje sa më parë, në mënyrë që vendi të gjejë zgjidhje politike, për të dalë nga kriza që e ka kapluar vendimmarrjen qeverisëse në Prizren”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media.

Berisha: Parapolitika nuk e lejon dorëheqjen e Mujës

0

ZafirBerisha11-14Ramadan Muja, kryetar i vetëpezulluar, me vendimin e tij ka krijuar amulli në Prizren. Në asnjë nen në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nuk thuhet se kryetari mund të pezullohet. Ai edhe emrin e vet nuk e ka shkruar mirë në njoftimin publik për këtë, dhe kjo tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet Muja, si rrjedhojë e parapolitikës që e rrethon dhe që e ka pruar në këtë situatë. Revoltat janë të arsyeshme, ne i kemi mbështetur dhe do të mbështesim, thotë në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Bashkimit Demokratikë, Zafir Berisha.

Sipas tij, partitë opozitare që janë pjesë e asamblesë komunale kanë filluar nënshkrimet për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar gjendjen në komunën e Prizrenit.

“Kemi iniciuar edhe anën institucionale që të merremi me këtë çështje. Pritet së shpejti të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë, ku janë duke u grumbulluar edhe nënshkrimet e partive opozitare. Kemi një gjendje të re, sepse sipas deklaratave publike të zyrtarëve rreth qytetarit Muaj, ai gjoja ia paska bartur kompetencat një personi të tretë. Kjo është e papranueshme për faktin se kryetari i komunës përgjegjësitë i delegon me votë të qytetarëve dhe nuk mundet dikush tjetër të ushtrojë detyrën e kryetarit. Nëse vërtetohet se ka shkelje të radhës, Kujtim Gashi, kryesues i Asamblesë, do të jetë pjesë e procedurave gjyqësore”, ka thënë kryetari i BD-së.

Një gjë të tillë e ka hedhur poshtë për Kosovapress Gashi, i cili ka thënë se informatat e tilla nuk janë reale.

“Nuk ka asnjë kalim kompetencash. Këto janë shpifje”, ka thënë ai.

Berisha thotë se Muja moti është dashur që të jap dorëheqje, por se parapolitika nuk e ka lejuar.

Begaj premton zgjidhjen e nevojave emergjente në Guncat

0

RagipBegaj-fshatiGuncatNë kuadër të vizitave në fshatrat e Komunës së Malishevës, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, ka vazhduar takimin e radhës me banorët e fshatit Guncat, ku është njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtij fshati, sikur edhe është bërë sensibilizimi i banorëve për mbrojtje nga ethet hemorragjike dhe për largimin e mbeturinave nga fshati.

Grumbullimi i shumë mbeturinave në luginat e fshatit, ujësjellësi jo funksional, mos përfundimi i kanalizimit, vazhdimi i asfaltimit të disa rrugëve në lagjet e fshatit, largësia e shkollës për disa lagje, rastet sociale, trotuari në fshat dhe rrjeti i dobët i shpërndarjes së energjisë elektrike, janë disa nga nevojat, siç thanë banorët e fshatit, më emergjente për këtë fshat.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, premtoi se angazhimi i komunës dhe i tij personalisht nuk do të mungoj, për zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Me seriozitetin më të madh do ti shqyrtojmë të gjitha këto kërkesa dhe gradualisht, do të bëhet zgjidhje për të gjitha, por jo brenda një viti”, ka thënë Begaj, para banorëve të fshatit Guncat.

Banorët e këtij fshati janë njoftuar me masat parandaluese, nga thumbimi i rriqrave, insekte të cilat e bartin sëmundjen e etheve hemorragjike, për masat që është duke marrë komuna dhe institucionet e vendit. Drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ju bëri thirrje banorëve, që në asnjë rast të mos i largojnë rriqrat, nëse eventualisht thumbohen, por të kërkojnë ndihmën e mjekut në QKMF në Malishevë, ku menjëherë ju bëhen edhe analizat.

Ndërsa kryetar Begaj, kërkoi nga banorët, që të marrin një aksion të përbashkët me komunën, për largimin e mbeturinave, në mënyrë që ta pastrojmë ambientin përreth ku jetojmë.

“Ato deponi të mbeturinave, janë burim i infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme, andaj është tepër e nevojshme ti largojmë, por pastaj kërkoj nga ju që ta ruani ambientin”, tha mes tjerash kryetari Begaj. /PrizrenPress.com/