Berisha: Parapolitika nuk e lejon dorëheqjen e Mujës

ZafirBerisha11-14Ramadan Muja, kryetar i vetëpezulluar, me vendimin e tij ka krijuar amulli në Prizren. Në asnjë nen në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nuk thuhet se kryetari mund të pezullohet. Ai edhe emrin e vet nuk e ka shkruar mirë në njoftimin publik për këtë, dhe kjo tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet Muja, si rrjedhojë e parapolitikës që e rrethon dhe që e ka pruar në këtë situatë. Revoltat janë të arsyeshme, ne i kemi mbështetur dhe do të mbështesim, thotë në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Bashkimit Demokratikë, Zafir Berisha.

Sipas tij, partitë opozitare që janë pjesë e asamblesë komunale kanë filluar nënshkrimet për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar gjendjen në komunën e Prizrenit.

“Kemi iniciuar edhe anën institucionale që të merremi me këtë çështje. Pritet së shpejti të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë, ku janë duke u grumbulluar edhe nënshkrimet e partive opozitare. Kemi një gjendje të re, sepse sipas deklaratave publike të zyrtarëve rreth qytetarit Muaj, ai gjoja ia paska bartur kompetencat një personi të tretë. Kjo është e papranueshme për faktin se kryetari i komunës përgjegjësitë i delegon me votë të qytetarëve dhe nuk mundet dikush tjetër të ushtrojë detyrën e kryetarit. Nëse vërtetohet se ka shkelje të radhës, Kujtim Gashi, kryesues i Asamblesë, do të jetë pjesë e procedurave gjyqësore”, ka thënë kryetari i BD-së.

Një gjë të tillë e ka hedhur poshtë për Kosovapress Gashi, i cili ka thënë se informatat e tilla nuk janë reale.

“Nuk ka asnjë kalim kompetencash. Këto janë shpifje”, ka thënë ai.

Berisha thotë se Muja moti është dashur që të jap dorëheqje, por se parapolitika nuk e ka lejuar.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit