18.3 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 8706

Tërnava: Institucionet ta luftojnë ekstremizmin

0

NaimTernava-BIKKomuniteti Islamik i Kosovës po punon të përhapë mesazhin se islami nuk ka asgjë të përbashkët me ekstremizmin dhe terrorizmin.

Në një intervistë ekskluzive me SETimes, myftiu Naim Tërnava, kryetari i Komunitetit Islamik të Kosovës tha se imamët predikojnë se Islami është paqësor dhe nuk ka të bëjë fare me fundamentalizmin. Ai tha se nuk është vetëm komuniteti islamik që duhet të luftojë ekstremizmin, por edhe institucionet dhe individët.

“Nuk ka ekstremizëm në Kosovë…ka një grup të vogël të të rinjve që kanë një kuptim pak më ndryshe të kuptimit të islamit”, tha Tërnava, duke shtuar se Komuniteti Islamik i Kosovës ka organizuar jetën e tij fetare për rreth 600 vjet në bazë të kushteve të islamit që janë Kurani dhe Hadithet.

“Ne Kosovën tonë, shpirti i ruajtjes së asaj fryme tradicionale, të kultivuar me shekuj në popullin tonë në edukimin e besimtarëve, ka funksionuar në të kaluarën dhe funksionon [tani]. Kjo frymë do të vazhdojë edhe më tej”, tha ai.

Bekim Sakiqi, një shitës 37 vjeçar vendas, i beson komunitetit islamik.

“Bashkësia islame po bën një punë të mirë. Ka njerëz që e marrin gabim, por kjo është diçka tjetër. Ka disa njerëz që e keqpërdorin atë. Feja si e tillë punon drejt dhe mirë”, i tha Sakiqi SETimes.

Tërnava tha se si në islam dhe në fetë e tjera, ka individë që “i interpretojnë gjërat paksa ndryshe”.

“Dhe ky interpretim pak më ndryshe i islamit mund të shkaktojë konfuzion në masën e gjerë të njerëzve. Nga ana tjetër, ka kaluar koha e islamit formal, siç ishte gjatë kohës komunisto-ateiste, kur besimtarët myslimanë identifikoheshin vetëm me emër dhe një pjese e madhe e tyre nuk ishin praktikues te Islamit”.

Tërnava shtoi se besimtarët myslimanë integruan praktikën e islamit në jetët e tyre të përditshme, duke përfshirë faljet në xhami, agjërimin dhe shmangien e dukurive negative në shoqëri, të tilla si droga, gënjeshtrat, vrasjet, alkooli dhe prostitucioni.

Abit Hoxha, studiues për Qendrën e Studimeve të Sigurisë në Prishtinë, tha se një mungesë tolerance në diskursin publik tregon se ekstremizmi ekziston.

“Kosova ka kultivuar tradicionalisht një kulturë dhe traditë që është tolerante dhe jo ekstreme, por me ndryshimet politike, edhe fraksione të ndryshme kanë dalë në sipërfaqe dhe mund të jenë ekstremiste në fjalorin e tyre” tha Hoxha për SETimes.

Përveç diskutimit të çështjes në xhamitë, Komuniteti Islamik i Kosovës nuk ka programe apo nisma në veprim për të shkurajuar ekstremizmin. Tërnava tha se qasja e komunitetit islamik ka funksionuar mirë për pjesën më të madhe, por ai pranoi se ka pika të dobëta.

Një imam i Kosovës në qytetin perëndimor të Prizrenit kohët e fundit bëri komente lidhur me imoralitetin dhe prostitucionin që ofendoi shumë shtetas të Kosovës, veçanërisht nga gjuha që imami përdori. Ai tha se gratë që kishin pasur marrëdhënie përpara martesës qenë “kurva” dhe ai u kërkoi të rinjve t’i braktisnin ato.

“Bashkësia islame e ka thënë fjalën e vet dhe askush nuk e mbështet gjuhën e përdorur në këtë rast nga imami. Imami ka përmendur një grup grash, vajzash që mund të jenë jo të moralshme, problem këtu është se ai ka përdorur një gjuhë shumë të vrazhdë ne këtë rast, por Zoti thotë se mëkati duhet të luftohet”, tha Tërnava.

“Ne e kemi për detyrë ta luftojmë të keqen, pavarësisht i vjen mirë dikujt apo nuk i vjen. Për ne nuk është demokraci të bësh prostitucion, laviritet. Ne e kemi parim në islam që të mundohemi që motrat tona, gratë tona t’i largojmë nga marrëdhëniet intime jashtë kurorës”.

Tërnava shtoi se që nga konflikti i armatosur dhe pavarësia e Kosovës, ka pasur më shumë mundësi për individët dhe shoqatat të kuturisin jashtë shtetit, “ku ata mund të marrin dhe të frymëzohen nga disa ide që nuk përkojnë në total me traditën tonë fetare” dhe besimet tradicionale shqiptare islamike.

“Bashkësia Islame…ka dhënë kontributin e vet në demaskimin e çdo gjëje të huaj në luftën e vazhdueshme që veçanërisht të rinjtë të mos indoktrinohen me mësime dhe rryma të huaja që dëmtojnë ardhmërinë e vendit tonë dhe të besimtarëve tanë”, tha Tërnava.

Përfundon dialogu, nuk ka marrëveshje

0

Thaci-Ashton-Dacic5-22

(E plotësuar) Ka përfunduar pa marrëveshje takimi trepalësh i baroneshës Ashton me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq. Pas këtij takimi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është arritur përparim qenësor, por jo komplet, për energjinë dhe telekomunikacionin.

Siç ka thënë kryeministri Thaçi, hollësitë e tjera të pazgjidhura do të jenë temë e bisedimeve që baronesha Ashton do t’i zhvillojë me zyrtarët e lartë në Beograd nesër dhe në Prishtinë pasnesër.

Mirëpo, kryeministri Thaçi nuk ka dashur t’u tregojë gazetarëve se për çka bëhet fjalë, por vetëm ka cekur se ka të bëjë me hollësi teknike.

Para se të mbahet takimi trepalësh, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka mbajtur takime të ndara me kryeministrat Thaçi e Daçiq.

Në rend dite të dialogut të nëntë mes kryeministrave kanë qenë çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, siç janë energjia, telekomunikacioni dhe çështje të tjera, për të cilat deri tashti në dialogun teknik nuk është arritur marrëveshja.

 

Sot takimi i radhës Thaçi-Daçiq

Në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, sot mbahet takim mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, ku pritet të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ndërmjet dy vendeve, për të cilën u arrit pajtueshmëri në muajin Prill të këtij viti.

Takimi ndërmjet dy kryeministrave me ndërmjetesimin e baroneshës Ashton është paraparë të fillojë rreth orës 14.

Takimi mbahet në periudhën kur Qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi në miratimin e Projektligjit për amnistinë, i cili buron nga marrëveshja për normalizim.

Shefja e diplomacisë evropiane, Ashton ka theksuar se mirëpret vazhdimin e bisedimeve me liderët kosovarë dhe serbë, në mënyrë që të vijojë përpara dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura. Ajo do të udhëtojë një ditë më vonë në Beograd, ndërsa të mërkurën vjen në Prishtinë.

LDK-ja në Zhur përkrah Eqrem Kryeziun për kryetar të Prizrenit

0

LDK-logo5-23Dega e Lidhjes Demokratike të Kosvës (LDK) në Zhur, ka marrë vendim që të përkrah kandidatin për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun. Kryetari i LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj tha se nuk do të kundërshtojnë vendimin e Kryesisë në Prishtinë. “Po do ta përkrahim, nuk kemi çka të bëjmë tjetër”, tha Vezaj për “PrizrenPress”.

LDK-ja në Prizren, ka dërguar dy emra për kryetar, atë të Eqrem Kryeziut dhe Hanifi Muharremit. Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) Dega në Zhur, ndërkaq ka propozuar Nijazi Ademajn për kandidat për kryetar të Prizrenit. Emri i Ademajt është dërguar edhe në Kryesi të LDK-së në Prishtinë. Dega e LDK-së në Prizren dhe ajo në Zhur, nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit.

Këto dy degë të LDK-së, në mungesë të gjetjes së një kandidati të përbashkët, veç e veç, i kanë dërguar propozimet e tyre në Prishtinë për kryetar të Prizrenit.

Kryesia e LDK-së në Prishtinë ka marrë sot vendim për emrimin e Eqrem Kryeziut për kryetar të Prizrenit. Vendimi ëhstë marrë në mënyrë unanime.

Kryetari i Degës së LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj tha ndërkaq se pavarësisht pakënaqësive do të përkrah Kryeziun për kryetar të Prizrenit. “Dobësia e krejt kësaj është që nuk na kanë konsultuar, por ne do ta përkrahim pavarësisht veprimeve të tyre jo të drejta në raport me kërkesat e LDK-së në Zhur”, tha Vezaj. /PrizrenPress.com/

PK-ja uron besimtarët islam për Muajin e Ramazanit

0

PartiaKonservatoreeKosoves-logoPartia Konservatore e Kosovës (PK) ka uruar të gjithë qytetareve e besimit Islam ua Muajin e Ramazanit.

“Të gjithë myslimanëve në vend dhe në diasporë dëshirojmë agjerim te lehte dhe të pranuar tek Zoti i madherishëm.Urojmë që ky muaj i madherishëm të gjithëve të ua sjellë shendet, lumturi,mireqenje dhe bereqet!”, thuhet në urimin e PK-së.

Reeker: Të miratohet Ligji për Amnisti

0

PhilipReeker-SHBAZëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë sa më parë Ligjin për Amnisti.“Miratimi i Ligjit për Amnisti është i domosdoshëm për përparim në zbatimin (e Marrëveshjes së 19 prillit). Nuk do të ketë amnisti të gjerë”, u ka thënë diplomati amerikan gazetarëve në Bruksel.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Reeker ka kujtuar se Ligji për Amnisti parashihet me nenin 5 të Marrëveshjes së Brukselit dhe ka thënë se deputetët që kanë votuar kundër tij, kanë qenë “të painformuar”.

I pyetur të komentojë formimin e “kuvendit të përkohshëm të Kosovës dhe Metohisë”, nga serbët në veri, Reeker ka thënë se është i informuar vetëm sipërfaqësisht për këtë çështje, por ka shtuar se “ka pasur gjithmonë të tillë që kanë ngritur barrikada në rrugën e normalizimit”.

Kryeziu kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

0

EqremKryeziu-ldkEqrem Kryeziu do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit.

“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vijuar diskutimet për nominimet e kandidatëve për kryetarë komunash dhe për listat e kandidatëve për asambletë komunale. Pas diskutimeve të zhvilluara në terren, si dhe në bazë të propozimit të degës, Kryesia e LDK-së, në mënyrë unanime, vendosi që prof. dr. Eqrem Kryeziu të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kryesia e LDK-së po ashtu ka formuar ekipet punuese, të cilat do të bashkëpunojnë me degët për të identifikuar edhe kandidatët e tjerë për kryetarë komunash në degët e tjera.

Haradinaj: Mos e braktisni Kosovën

0

Ramush Haradinaj 1Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen nga Kosova dhe të kërkojnë qëndrim në shtetet e tjera. Në një konferencë për media, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj drejtoi akuza në drejtim të Qeverisë, se është duke bërë pak për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos e lëshojnë vendin. Ai tha se gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovës është e vështirë, por sipas tij, ndryshimet pozitive do të vinë pas zgjedhjeve të ardhshme.

“Nëse nuk ndalet dhe në këtë duhet të ndihmojnë të gjithë, ministritë, do të shkaktojë pasoja në zhvillimet e brendshme në vend, mungesa e njerëzve do të shkaktojë pasoja edhe në planet e Kosovës për me përshpejtua procesin e liberalizimit të vizave. Mos e lëshoni vendin, keni prit që sa vjet, pritni edhe një vit, sepse është më pak se një vit që priten ndryshime në vendin tonë”, tha Haradinaj, transmeton RTK.

Ai për këtë, ka fajësuar edhe ekzekutivin e vendit. Ai tha se qeveria ka lënë anash çështjet sociale dhe ekonomike në vend.

“Ne i adresojmë kritikë serioze qeverisë së vendit, e cila jo vetëm për faktin që i ka dhënë prioritet temave regjionale dhe më gjerë, por për shumë arsye mendoj se ata nuk kanë kapacitet me i dhënë përgjigje zhvillimeve të brendshme, mungon kapaciteti nevojshëm që temave të brendshme me i dhënë përgjigje, është e dhimbshme që nuk ka një takim të jashtëzakonshëm qeveria për këtë çështje”, tha ai.

Haradinaj i është përgjigjur kërkesës së Lëvizjes Islamike për Bashkim të bërë dje, për largimin e deputetit Burim Ramdani duke thënë se nuk marrin parasysh kërkesat, siç tha, të palaçove. Ai tha se janë shqiptar dhe respektojnë të gjitha liritë dhe të drejtat në Kosovë.

Vetëvendosje! del në mbrojtje të Alma Lamës

0

AlmaLama-VVLëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj letrës së Forumit të të Rinjve Myslimanë, e cila sërish ka pasur një përmbajtje fyese ndaj deputetes Alma Lama.

Vetëvendosje konsideron se pa marrë parasyshë dorëheqjes së Lamës nga Vetëvendosje, “mesazhet që cenojnë dinjitetin e Lamës por edhe të kombit shqiptar janë të papranueshme”.

Mesazhi i plotë i Vetëvendosjes:

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon fuqishëm letrën e dytë të të ashtuquajturit “Forumi i të Rinjve Myslimanë” dërguar medieve, në të cilën përsëri me shprehje përçarëse dhe kërcënuese ofendohet deputetja Alma Lama dhe provohet të kapitalizohet dalja e saj nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Mesazhet që cenojnë dinjitetin e zonjës Lama, por edhe atë të kombit shqiptar janë të papranueshme.

Duam të vëmë theksin se Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka nevojë për mbështetjen e atyre që diskriminojnë dhe fyejnë dinjitetin e qytetarit mbi baza të prejardhjes apo identiteteve gjinore e kulturore, e as për mbështetjen e atyre që s’e respektojnë kombin. Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është as kufi yni e as i vendosur aty paqësisht. Pranimi dhe afirmimi, normalizimi dhe natyralizimi i atij kufiri është i padrejtë dhe i dëmshëm.

Qëndrimet tona për secilën çështje janë të qarta e parimore, dhe janë vendime të marra në mënyrë demokratike, nga organet legjitime të Lëvizjes.
Thirrjet që Alma Lama të kthehet në Shqipëri, sepse nuk e ka vendin këtu, janë thirrje injorante, seksiste dhe antikombëtare.

Deputetja Lama ka dhënë dorëheqjen nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, megjithatë ne jemi vendosmërisht kundër çfarëdolloj cenimi ndaj saj apo të cilitdo qytetar, dhe do t’i kundërshtojmë ofendimet, përbuzjet apo kërcënimet e tilla.

Projektligji për amnistinë, të enjten në Kuvend

0

KuvendiKosoves5-27Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka bërë të ditur se Projektligji për amnisti pritet të shqyrtohet prapë të enjten në Kuvendin e Kosovës, kur do të duhet që prapë të votohet me dy të tretat. Krasniqi ka thënë se nuk është me rëndësi mendimi i tij rreth këtij Projektligji, por që me kohë do ta bëjë publik qëndrimin e tij.

“Por, duhet që të thuhet saktë, përse po bëhet Projektligji për amnisti dhe kush mund t’i nënshtrohet më tepër ky ligj”, ka thënë Krasniqi, të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Unë mendoj që këtu ka dallime rreth Projektligjit për amnisti, megjithatë janë seancat e Kuvendit që vendosin për të shkuar më tej ose për të kërkuar plotësime ose rishikime të reja të projektligjit”, ka pohuar Krasniqi, shkruan Kosova Sot.

Sipas tij, opinioni e di qëndrimin e tij rreth marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. “Unë kam qenë që marrëveshja të ishte më transparente dhe t’i thuhej opinionit se çfarë përmban ajo”, ka deklaruar Krasniqi.

Oh sa mirë me qenë budalla…o hej!?

0

Adnan AbrashiAdnan Abrashi

I. “Kush është budalla në Romë është budalla edhe në Budapest” – thotë një fjalë e urtë. Kjo nënkupton se budallai është budalla kudo që shkon, por, mbase, ky parim logjik sikur nuk vlen për tek ne në Kosovë. Këtu, pa marrë parasysh sa je i tillë, vetëm e vetëm pse vjen, ta zëmë, nga Uashingtoni, Roma, Londra, Parisi, Brukseli…e merr epitetin dhe vlerësohet si mik – “mik ndërkombëtar”. Kur ta kesh këtë status, atëherë je edhe absolut në këtë vend. Sovran i vërtetë. Mund të bësh çdo gjë. Ta zëmë, si diplomat, këtu je i lirë të shash dhe ofendosh vendorët me lloj – lloj epitetesh banale, dhe ky veprim, nga shumica nesh, e posaçërisht nga ata të politikës në pushtet, do të konsiderohen si vërejtje“dashamirëse”, “miqësore”, “vëllazërore ”…. Bile-bile, në efektshmërinë e këtyre etiketime poshtëruese ndaj vetvetes tonë, atyre në këtë fushatë do t’iu ndihmojnë edhe disa pseudo intelektualë tanë (ba)analistë të përkrahur nga disa medie të shkruara dhe elektronike vendore.
Haj medet haj! Si ta kuptojmë këtë marrëzi? Të kënaqesh kur të huajt, kinse në emër të miqësisë, vijnë në shtëpinë tënde dhe paturpshëm t’i ofendojnë fëmijët e tu që janë nderi dhe e ardhmja e jote, ky amoralitet tejkalon çdo kufi të lejueshme, çdo normalitet dhe tolerancë.
“O tempra, o meres”!
Deri kur ma kështu?!

II. Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.
Mendimtari i madh grek, Sokrati, para shumë shekujsh thoshte: “Unë di aq sa s’di asgjë”. Një “i mençur” i yni sot, përkundrazi beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t’ju bindi për njohurinë e vetë që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë…Vaj halli, nëse rastësisht në këto tentime të këtij “të mençuri” provoni t’i kundërviheni.

Kohët e vështira janë këto, pa dyshim. Fundja, në këto rrethana nuk është edhe aq keq të jesh budalla. Ose, së paku të dukesh i tillë. Sepse, në krahasim me të mençurit e zakonshëm, ti ke një përparësi: gjithnjë je i kënaqur me vetveten. Dhe, jo vetëm kaq. Si i tillë, bëhesh edhe i suksesshëm në jetë. Mu për këtë shkak, shpesh më ndodh që vetes t’ia parashtroj atë dilemë dëshpëruese: a thua, pse sot budallenjtë po kanë suksese në të gjitha sferat të jetës, e unë jo?! Ndoshta pse ata në këtë rreth kanë prirje të gjejnë budallenj edhe më të mëdhenj se vetja e që mahniten me ta? Nuk e di, por ka mundësi të jetë edhe e kundërta: në realitet, janë të mençur, ndërsa qëllimshëm para tjerëve reflektojnë sa më shumë si budalla. Pse është kështu – dihet. Sot, e ha pazari të jesh i tillë.
Oh sa mirë me qenë budalla, o hej…a po?!