8.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8788

Besimet e verbëra të autoriteteve

0

Ali HerticaMr.Ali Hertica

Mund të ketë papajtushmëri mendimesh mbi të mirëm dhe të keqen dhe këtu gjen rastin të shfaqet mëdyshja për autoritetet Kosovare.Të marrim me mend se për një kohë të gjatë kemi pasur besim të një variant i përgjigjes,te vrianta e utilitarist që thotë se është deryrë ta bësh atë që pritet të sjellë sa të jetë e mundur të mira popullit,në forëm të mirëqenjes.

Tani na paraqitet pasiguria,a është mirëqenie me të vërtetë më rëndsishme se njohurit apo balancimi midis autoriteteve dhe popullit.

Njerëzit janë mirë ,vetëm në qoftë se jetojnë por a është e sigurt se është mirë në qoftëse mbijetoj,në këtë gjëndje të rënd ekonomike. Problemi nuk është, në këtë rast,nëse kjo është një vrejtje,por problemi është se si duhet vepruar,për të gjetur bazen e besimit të përgjigjja apo te ndonjë nga vërejtjet kundër që është problem normativ.

Këto gjëra janë kaq hapura të pandërlikuara dhe të qarta,saqë asgjë tjetër përveç idiotizmit jo të zakonshëm,degjenerimit moral dhe zëvendsimit shpirtëror,ku nuk mund të shprehë dyshimin më të vogël.

Problemi është se autoritetet Kosovare nuk kanë tjetër dështim, për veq bindjeve të tyre boshe të pa tundura në kokat e tyre .Mirëpo, pikërisht për këtë edhe jemi ku jemi me politiken e autoriteteve tona.

Nuk mund të nxjerrim ekzistencën,për të argumentuar bindjen ton,dhe problemi normativ paraqitet kur tronditet besimi për shkak të studimeve të situatës ose si pasojë e ngarkesave në jetë.

Është fakt se ndonjë ka bindje të verbra lidhur me jetën qytetare për të mirën dhe të keqen,por kjo nuk do të thot faktikisht se,po e shikono bjektivisht realitetin e gjendjes ekonomike te qytetarit që ju dha votën.

Në qoftë senjë realist që mendon se merr vesh nga ekzistenca e vlerave objektive,mund të mendojë me të drejtë se realisti shehë vegime që e bejnë të besojnë se ekziston diçka që nihilisti vetë nuk e ka vërejtur siç nuk janë duke e vrejtur autoritetet e Kosovës.

Propozim Europian për Nobel

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselNjë propozim që Hashim Thaçi, Ivica Dacic dhe Catherine Ashton të laureohen me Çmimin Nobel për Paqe ka dalë edhe nga Parlamenti Europian.

Pas nominimit që kjo treshe mori nga Kongresi Amerikan, edhe Grupi i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian i ka dërguar Komitetit të Nobelit një nominim të tillë.

Në dokumentin e nominimit të cilin e ka siguruar lajmi.net, Kryetari i këtij Grupi Eurodeputetësh, Hannes Swoboda ka dhënë arsyet për këtë nominim.

“Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, zhvillimet paqësore në Europë nuk kanë qenë lineare. Duhet ta pranojmë se Komuniteti Europian i atëhershëm dështoi t’i parandalonte luftërat në Jugosllavi, në të cilat rreth 140 mijë njerëz humbën jetën dhe të cilat ringjallën kujtimet e momenteve më të errëta të ndarjes etnike dhe gjenocidit të Europës”.

“Sot, marrëdhëniet ndërmjet dy faktorëve kryesorë, Kosovës dhe Serbisë, janë të brishta – por ato ekzistojnë. Përpjekjet për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë qenë të paparashikueshme dhe kanë krijuar rastin për një paqe të qëndrueshme dhe bashkëpunim në rajon”.

“Mësimet nga konfliktet tjera nëpër botë na kanë mësuar se ndonjëherë ekziston vetëm një dritare e vogël e mundësisë për ta avancuar paqen e qëndrueshme – një paqe solide, e gjatë e cila garanton siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët- dhe unë besoj se sot në jemi duke qenë dëshmitarë të kësaj dritareje të mundësisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”

“Jo vetëm si një shpërblim për përparimin e arritur tashmë, por edhe si motivim, ndoshta meqë nevojitet një shtysë e fundit, prandaj unë propozoj nominimin e Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian, Ivica Dacic, Kryeministër i Serbisë, dhe Hashim Thaçit, Kryeministër i Kosovës, për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2014.”

“Esenca e indikacioneve të Alfred Nobelit, për t’i dhënë çmimin të cilët ‘duhet të japin më të mirën ose të punojnë për vëllazërinë mes kombeve’ duhet të respektohet me të drejtë”, thuhet në arsyetimin e nominimit të bërë nga Eurodeputeti Hannes Swoboda, Kryetar i Grupit Socialist-Demokrat në Parlamentin Europian.

Varroset veterani i UÇK-së, Adem Kolgeci

0

varrimi i Kogecit vraniqNë fshatin Vraniq të Suharekës është varrosur të premten veterani i UÇK-së, Adem Kolgeci ,i cili ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve dhe bashkëluftetarët kanë marrë pjesë edhe qytetarë të shumtë.

Kolgeci ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë në Itali.

Bashkëluftëtari, Shpejtim Basha, tha se Adem Kolgeci, ishte një njeri i cili i ka dhënë shumë atdheut,transmeton TV Prizreni.

Ai, gjatë luftës në Kosovë, ka qenë komandant i Batalioni të II-të, i cili ka funksionuar në kuadër të Brigadës 123, të Zonës Operative të Pashtrikut të UÇK-së./PrizrenPress.com/

Pastrohet Lumëbardhi deri në mbeturinat e radhës

0

Lumbardhi 2Kompania private e pastrimit “Shërbimi”, në komunën e Prizrenit, është duke e marrë seriozisht mirëmbajtjen e Lumëbardhit.

Një gjë e tillë është parë të premten në mesditë teksa dy punëtorë të kësaj kompanie, e cila është e kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e gjithë qytetit, ishin “zhytur” në ujë për të pastruar lumin.

Por, për këta punëtorë është një punë e cila bëhet vetëm sa për të thënë, ngase sipas tyre, Lumbardhi duhet të pastrohet në burim të tij, e jo në qendër, aty ku mblidhen disa mbeturina siç janë shishet e plastikës apo qeset e ndryshme, që sipas tyre hedhen nga vizitorët.

Pjesa që pastrohet kap sipërfaqen prej Lidhjes së Prizrenit e deri tek lagjja “Tabakhane”.

“Ne e pastrojmë shumë shpesh, por kjo nuk është alternativa e duhur pasi mendoj se ky lumë duhet të pastrohet përtej Reçanit apo Prevallës, e jo këtu ku ne dërrmohemi e prapë nuk vjen në shprehje të thuhet se Lumëbardhi është i pastër”, ka thënë njëri nga punëtorët e kompanisë “Shërbimi”,shkruan Zeri.

Qyteti i Prizrenit edhe pse në fund të vitit 2013, si dhuratë nga “MSN” mori epitetin e një prej vendeve më të bukura në botë, nga qytetarët e tij thuhet se mund të jetë edhe më i bukur nëse funksionalizohen projektet e premtuara nga udhëheqësia komunale dhe ajo e Qeverisë së Kosovës.

Vetë-aksident trafiku në Astrazup të Malishevës

0

Aksident shiritatPolicia e Kosovës njoftoi se një person duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjere femër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Astrazup të Malishevës.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretmanë mjekësor

Dëmtohet ndriçimi në Kalanë e Prizrenit

0

Kalaja e Prizrenit-ndriqohetPersona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar ndriçimin në Kalanë e Prizrenit. Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Samir Hoxha, tha se për dëmtimin e këtyre dritave është njoftuar edhe Policia e Kosovës, por deri më tash nuk ka marrë asnjë veprim për të ndriçuar rastin.

“Me shqetësim njoftoj se ditëve të fundit është dëmtuar ndriçimi publik nga personat e pandërgjegjshëm në Kalanë e Prizrenit”.

“Ajo që e bënë këtë dukuri me shqetësuese, është fakti që institucionet përgjegjëse, të cilat janë të obliguar që sigurojnë pasurin publike, nuk e kanë parë të udhës që ndërrmarrin as një hap apo veprim në lidhje me ruajtjen e kësaj pasurie, të përbashët qytetare, edhe përkundër njoftimit zyrtar që Drjtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik,ia ka drejtuar organeve gjegjëse në këtë rast, Policisë së Kosovës dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren”.

“Përveç kësaj institucionet e lartëpërmendura, nuk e kanë parë të udhës që as të pakten, ta komfirmojnë pranimin e shkresës sonë zyrtare të drejtuar ndaj tyre, e lërë më që të marrin ndonjë veprim konkrekt për parandaluar këtë dukuri devijante e keqëdashëse, në dëm të pasurisë sonë të parbashkët”.

Komuna e Prizrenit, në ndriçimin e Kalasë ka investuar 20 mijë euro. Ai tregoi se Komuna e Prizrenit, do të vazhdojë të bëjë revitalizimin e Kalasë.

“Më duhet t’ju njftoj se shuma e mjeteve të cilat janë investuar nga DTZHE, në ndriçimin dekorativ të Kalasë, ka kushtuar hiq më pak se 17.959 euro”.

“Dëmtimi i qëllimshëm i ndriçimit të Kalasë, jo vetëm që varfëron buxhetin e Komunës së Prizrenit, i cili sigurohet nga taksapaguesit tanë, por përcjell edhe një mesazh negativ, e jo civilizues, tek të gjithë turistët dhe vizitorët e qytetit tonë”./PrizrenPress.com/

 

 

LDK-ja në Prizren pa shef të Grupit Parlamentar

0

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ende nuk ka arrit të emëroi shefin e Grupit Parlamentar në Kuvendin Komunal.

Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi thotë se emërimi i shefit të GP-së, do të emërohet shumë shpejtë.

“Jo ende nuk e kemi caktuar asnjë asamblist që të jetë shef i GP-së. Na kanë dalë disa punë tjera, prandaj nuk kemi mundë me emëruar ”.

LDK-ja është subjekti më i madh opozitar në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

“Besoj se shumë shpejtë edhe LDK-ja do të emëroi shefin e GP-së në Kuvend”.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se shefi i GP-së nuk është emëruar për shkak shfaqjes së përçarjes së brendshme. /PrizrenPress.com/

 

Jakobson: Asociacioni i komunave serbe, në përputhje me ligjet

0

Tracey Ann JacobsonAmbasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave serbe do të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje lokale.

Jacobson i ka thënë televizioni Most të Zveçanit se kufijtë e Kosovës janë të caktuar dhe se SHBA-të e mbështesin Kosovën si shtet të pavarur e demokratik, brenda këtyre kufijve.

Ashpërsohen masat për mësimdhënësit e kurseve në Prizren

0

Gjimnazi Gjon BuzukuDrejtoria komunale e arsimit në Prizren i ka ashpërsuar masat ndaj atyre mësimdhënësve që organizojnë kurse në lëndët e ndryshme dhe i obligojnë në njëfarë forme nxënësit, që t””i ndjekin ato për përfitime materiale.

Drejtori komunalë i arsimit, Nexhat Çoçaj thotë se vendimi është përkrahur nga Ministria e Arsimit dhe inspektorët komunalë, të cilët nga data 20 e këtij muaji kanë dalë në terren dhe po hetojnë objektet në fjalë. Nërkohë nxënësit pranojnë se janë të obliguar t””i ndjekin kurset nga mësimdhënësit e tyre.

Janë rreth 23 mësimdhënës për të cilët dyshon Drejtoria komunale e arsimit se po mbajnë kurse me pagesë në lëndët e matematikës, gjuhës angleze asaj gjermane por edhe të tjera, aty ku nxënësit kanë ngecje.

Çoçaj thotë prerazi se ndaj atyre që nuk e rrespektojnë vendimin e MASHT-it do të merren masa që parasheh ligji. Sipas tij, inspektorët nga data 20 e këtij muaji janë në terren dhe po i hetojnë objektet ku po organizohen kurset. Ai tregon se tashmë është formuar edhe task-forca,shkruan rtk.

Çoçaj pranon se ky akt i mësimdhënësve po e dëmton edhe procesin mësimor, pasi që ata përgatiten në të shumtën e rasteve për mbajtjen e orëve të kurseve e jo orëve të mësimit.

“Nëpër klasë ka dallime, ata që i ndjekin kurset te mësimdhënësit e tyre u vihet notë më e lartë e ata që nuk shkojnë marrin nota të ulëta”, thotë drejtori komunalë i arsimit.

Ai pohon se ky fenomen më së shumti është i pranishëm te Shkollat e mesme, duke mos anashkaluar edhe ato fillore. Sipas tij, janë disa institucione të licencuara nga MASHT-i që kanë të drejtën e organizimit të kurseve, por jo edhe personat individual, në këtë rast mësimdhënësit që edhe në të shumtën e rasteve kushtëzojnë nxënësit.

Çoçaj thotë se masa e parë ndaj tyre është pezullimi nga puna.

Sot në Bruksel prapë për energjinë

0

Edita tahiri ne pzEdhe sot në Bruksel grupet punuese në kuadër të dialogut me Serbinë do të diskutojnë për çështjet energjetike. Kosovën e përfaqëson zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga drejtori i KOSTT-it, Naim Bejtullahu.Temë qendrore e takimeve do të jetë çështja e përshpejtimit të procesit të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit për energjinë, të arritur më 8 shtator 2014.

Në këtë kuadër do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me rrumbullakimin e Planit Aksional si dokument që përmban udhërrëfyesin e veprimeve dhe afateve për zbatimin e marrëveshjes në fjalë.

Deri më tani palët nuk kanë arritur përafrim qëndrimesh rreth kontrollit të nënstacionit në Vallaq si dhe operatorit privat që do të furnizoj me energji veriun e Kosovës.