9.9 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8798

AAK-LDK në Rahovec, borxhlinj të 144 vëzhguesve

0

zgjedhjete123Kanë mbetur ende pa u paguar si vëzhgues që shërbyen në balotazhin e 1 dhjetorit për kryetar të Rahovecit 144 vëzhgues të koalicionit AAK-LDK.

Zyrtarët e këtyre subjekteve politike janë arsyetuar se nuk kanë mjete financiare për të paguar këtë vëzhgues.

Musa Cena , shef I SHZ të AAK-së në Rahovec ka thënë se subjekti I tij politik ka paguar 230 vëzhgues të AAK-së, por jo edhe ata të LDK-së.
“KUr t’I sigurojmë mjetet do ti paguajmë edhe vëzhguesit e tjerë”, ka thënë Cena për KD-në.

Shuma që do duhej paguar 144 vëzhguesve nga 20 euro kap shifrën 2mijë e 880 euro.

Rrahje masive në Veri, lëndohet një pjesëtar i EULEX-it

0

EULEX-pjestartNjë rrahje masive në mes të dhjetëra personave, ku janë përdorur shufra të hekurta dhe mjete tjera, ka lënë të lënduar dy veta.

Në mesin e të lënduarve është edhe një pjesëtar i EULEX-it nga kontingjenti çek, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth ora 2:00 pas mesnate para kafeterisë ‘Castello’në Zveqan.

Sipas burimeve, nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa rrahja ka ndodhur mes dy grupeve të rinjësh serbë nga Zveqani dhe Mitrovica.

 

Si u përzu Martin Camaj nga mbledhja e shkrimtarëve të Kosovës

0

Martin-Camaj-252x320Martin Camaj shkonte shpesh në Kosovë gjatë viteve kur studionte në Beograd. I lidhur me një grup të rinjsh nga Kosova që studionin letërsi në Beograd, dhe i ndaluar të vinte në Shqipëri për shkak të arratisjes, ai gjente një copë tjetër atdheu në Prishtinë. Por ndërsa u nis me aq dëshirë për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të shkrimtarëve të Kosovës në vitet ‘50, ai nuk mund të merrte pjesë. Në kujtimet e tij, gazetari dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi e kujton këtë episod, i cili i ka mbetur ende në mendje.

“Nuk e mbaj mend as vitin e jo më muajin, a ditën, kur u mbajt e para Mbledhje e Letrarëve të Kosovës në sallën e epërme të kinemasë ‘Rinia’, në Prishtinë. Më duket se ‘organizata jonë letrare’ zyrtarisht quhej ‘Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës’, në të cilin merrnin pjesë jo vetëm shkrimtarët shqiptarë, por edhe serbë, malazezë dhe turqit”, shkruan ai në librin “Nga ditari im”.

A jo çfarë atij i kujtohet nga kjo ngjarje e që nuk do ta harrojë asnjëherë, është e papritura që ndodhi.

Ramiz Kelmendi

“Ma thotë mendja do të ketë qenë ditë e diel, një ditë e bukur me diell dhe një atmosferë solemne, thuajse festive. Të gjithë ishin veshur me rrobat më të mira dhe seç u reflektohej një shprehje hareje në fytyrë. Epo nuk ishte punë e vogël kjo të mbahej solemnisht, zyrtarisht dhe në nivel shtetëror Kuvendi i Parë i Shkrimtarëve të Kosovës. Por ajo që nuk harroj kurrë edhe sot, sigurisht, mbi gjysmëshekulli, është skandali i paparë që na ndodhi në hyrje të sallës’, kujton Kelmendi.

Atij dhe Martin Camajt do t’u komunikohej se e kishin të ndaluar rreptësisht të merrnin pjesë në këtë mbledhje. Emrat e dy letrarëve ishin fshirë nga lista dhe nuk u lejohej hyrja. Camaj në ato kohë ishte ndër poetët më të njohur. Kishte ikur nga Shqipëria dhe studionte në Beograd bashkë me Kelmendin dhe një grup tjetër letrarësh nga Kosova. Ishin vitet ‘50 dhe pjesëmarrja e Camajt në këtë takim letrarësh në Kosovë duhet të ishte një surprizë. Brenda në takim si i ftuar i nderit ishte shkrimtari serb, Dobriça Qosiq, i cili një vit më pas do të merrte postin e kreut të Jugosllavisë.

“Pasi ndenjëm pak në oborr, erdhi koha të niste mbledhja. Unë kisha përkrah Martinin dhe sapo u drejtuam nga hyrja na u drejtua Vehap Shita, i cili në atë kohë ishte sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shumë ngurrim dhe një shprehje keqardhjeje, na ndali dhe na tha, përafërsisht se i kanë dhënë një detyrë shumë të rëndë, që pikërisht ai duhet të na komunikojë se emrat e Martin Camajt dhe Ramiz Kelmendit janë fshirë nga lista e pjesëmarrësve në Kuvendin e Parë të Letrarëve të Kosovës. U stepëm, por jo vetëm ne, por edhe Vehapi”, kujton Kelmendi.

Ata nuk morën asnjëherë shpjegim për këtë ngjarje. Martini u kthye në Beograd, ndërsa ai në shtëpinë e tij në Prishtinë. Por kjo ndodhi e trishtë do ta shoqëronte gjatë mendjen e Ramiz Kelmendit, i cili nis të dyshojë dhe te miku i tij, gazetari Vehap Shita, derisa një ditë vendos t’i shkruajë një letër.

Komunikimi që dy personazhet e njohura të medias dhe letërsisë kosovare patën në atë periudhë, po i botojmë më poshtë me shkurtime. Ato janë një rrëfim për Kosovën e atyre viteve dhe mënyrës sesi kanë funksionuar artistët në ish-Jugosllavi.

Letrat:

Letra e Ramizit drejtuar Vehap Shitës
“Një miqësi, e paskam menduar unë gabimisht na lidh ndër vite. Ca shenja, kohëve të fundit, kur është fjala për mua, më shtyjnë të habitem… Sjellja jote beso më ktheu dhjetë vjet prapa, pikërisht në atë kohë kur u mbajt e para mbledhje e letrarëve të Kosovës, dhe në listën e të ftuarve nuk gjendesha unë…
Mosbesimi yt të më lësh të shikoj librat e falura, që fundi, e di ti shumë mirë!, nuk ti ndala unë ty kurrë të miat, asnjëherë. A thua a guxoj t’i jap, a mos më gjen gjë, e… të mos e zgjas, jo vetëm më habitën por edhe shumë më fyen. Mund të them vetëm një fjalë: të falemderës.
Ja, po ti kthej menjëherë bashkë me revistën që nuk më nevojitet tash sa muaj, sepse e kam kopjuar pjesën që më interesonte. I befasuar dhe i stërprekur, Ramizi.”/Shqip/

Thaçi: Të gjithë po e presim ndeshjen e parë miqësore

0

Thaci7-03Kryeministri i vendit Hashim Thaçi, me padurim po e pretë ndeshjen e parë miqësore të përfaqësueses së Kosovës.

Ai thotë se vendimi i FIFA-s për t’i lejuar Kosovës ndeshje miqësorë në futboll është një zhvillim pozitiv që do të frymëzojë edhe më shumë sportistët kosovarë për të përfaqësuar shtetin në arenën ndërkombëtare.

“Tani, të gjithë po presim organizimin e ndeshjeve të para, të cilat do të kthejnë brohoritjet e tifozëve të zjarrtë në stadiumet tona. Unë do të jem bashkë me ta. Është koha që t’i dëshmojmë botës pasionin, talentin dhe fairplay-in, duke organizuar ndeshje në mënyrë sa më të mirë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Këto ndeshje do të jenë një festë në mbështetje të reprezentacionit të Kosovë dhe të djemve tanë në fushë. Të gjithë futbollistët tanë, kudo që luajnë në botë, na kanë bërë krenar dhe në kanë përfaqësuar me dinjitet”, vazhdon ai.

Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës në vitet e fundit ka investuar shumë në përmirësimin e infrastrukturës sportive anë e kënd Kosovës. Ai premton se do të vazhdoj ta përkrah rregullimin e infrastrukturës.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim renovimin e stadiumeve të futbollit, veçanërisht të atyre që janë më afër plotësimit të kritereve për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, si në Prishtinë dhe Mitrovicë”, ka theksuar kryeministri.

Sa janë serioze ‘kërcënimet’ e veteranëve të UÇK-së?

0

UCK-rreshtEdhe pse disa herë janë “kërcënuar” se do të formojnë parti politike nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK) deri më tani nuk e ka bërë këtë gjë.

“Shantazhet” e vazhdueshme drejt ekzekutivit kosovar janë më tepër “matje e pulsit” sesa pritje për ndonjë veprim konkret të tyre, ka vlerësuar analisti Bexhet Shala.

Ndërsa, i pari i organizatës, Muharrem Xhemajli, tha për Telegrafin se përfoljet e ditëve të fundit se veteranët do të formojnë parti politike janë produkt mediatik.

Ai theksoi se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të cilat janë artikuluar tash e katërmbëdhjetë vite do të detyrohen që ta ndryshojnë formën e përfaqësimit të interesave të veteranëve të luftës. “Ne kërkojmë që Ligji për Vlerat e Luftës të kalojë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Xhemajli.

Analisti Bexhet Shala, theksoi se nuk është hera e parë që veteranët e UÇK-së dhe organizatat të cilat i përfaqësojnë interesat e tyre po flasin me këtë gjuhë në raport me institucionet e Kosovës. Shala tha për Telegrafin që formimi i një subjekti politik në këtë kohë nuk është “ide fort e qëlluar”.

“Unë mendoj se veteranët e UÇK-së janë të ndarë në disa parti politike, dhe vota e tyre është e ndarë në disa tabore, shumica e tyre janë në PDK dhe AAK, pjesa tjetër nëpër parti tjera. Formimi i një subjekti politik nuk do t’i grumbullonte automatikisht veteranët e UÇK-së rreth asaj platforme”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Në anën tjetër, dhjetëra veteranë të UÇK-së, nën organizimin e Këshillimit për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, kanë protestuar një ditë më parë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar të drejtat e tyre.

Gjatë protestës e cila zgjati rreth një orë, veteranët dhe përkrahësit e tyre, u munduan hyjnë në Kuvendin e Kosovës, por u tërhoqën pasi kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, që të takoheshin me të.

Shumë sëmundje nga duhani

0

Duhani5-22Një raport i ri, nga kirurgu i përgjitshëm, konstaton se pirja e duhanit shkakton edhe më shunmë dëme fizike dhe financiare sesa vlerësimet e mëparshme duke vrarë 480,000 amerikanë në vit nga sëmundjet që përfshijnë diabetin, kancer kolorektal dhe kancer të mëlçisë.
Nga raporti i lëshuar sot, reprezentohet për herë të parë se, kirurgu i përgjitshëm, ka konkluduar se duhani shkakton këto sëmundje. Nga raporti vlerësohet se duhani shkakton artritin rheumatoid, degjenerimin maskular, dhe është një shkak kryesor i verbërimit.

Duhani shkakton inflamacion, dëmton funksionin imun dhe rrit rrezikun e vdekjes nga tuberkulozi, një sëmundje infektive. Pirja e duhanit, gjithashtu, dëmton gratë shtatzëna dhe fetuset e tyre duke shkaktuar defekte të lindjes që shkakton shtatzani ektopike, e cila ndodhë kur veza e fekonduar transplantohet në tubat fallopiane në vend të mitrës.
Raporti i ri, lëshuar 50 vjet pas raportit të parë të kirurgut të përgjithshëm mbi pirjen e duhanit, gjen se ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë (pirja pasive), lidhet më sulmet e zemrës, kancerit dhe, gjithashtu, shkakton sulme.

Pavarësishtë nga 31 raportet e përgjithshme kirurgjikale mbi pirjen e duhanit, beteja nuk ka përfunduar. Kirurgu i përgjithsëm, Boris Lushniak, ka thënë se “ Problemi nuk është zgjidhur. Në ende kemi rreth 18% të popullsisë që janë pirës së duhanit, dhe 5.6 milionë fëmijë që sot janë gjallë do të vdesin herët nëse nuk marrim masa të menjëhershme”.
Nëse ndërmirren masa agresive, si fushatat arsimore, rritjen e taksave dhe ndalime për pirjen e duhanit në vende publike, Lushniak thotë se SHBA ka potencial për të krijuar një brezë pa duhan.

“Ec Ma Ndryshe”: Autoritetet qendrore të veprojnë në qendër të Prizrenit

0

prizreni5Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka kërkuar nga Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, që të bëjë publike të dhënat në lidhje me veprimet që do të ndërmerren për objektet e ndërtuara pa leje në Qendrën Historike të qytetit.

Valon Xhabali, Koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore tregon se kërkesa është bërë pas njoftimit të MMPH-së, të datës 26 dhjetor 2013, ku thuhet se ‘Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe se me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha komunat do të legalizojnë ndërtimet pa leje vetëm në përputhje me këtë ligj’. “Mirëpo, sipas MMPH-së ky ligj nuk vlen për Parqet Nacionale dhe Zonat e Mbrojtura”.

“Në këtë mënyrë autoritetet qëndrore kanë eliminuar të gjitha dilemat legale sa i përket çështjes së ndërtimeve pa leje në Zonat e Mbrojtura, dhe organet përgjegjëse duhet të veprojnë sa më shpejtë në drejtim të ndalimit të degradimit urbanistik”, thotë Xhabali.

“EC Ma Ndryshe” gjatë vitit të kaluar pat kërkuar nga DI-ja listën e objekteve apo ndërtimeve pa leje që duhen ekzekutuar (rrënuar) brenda territorit të komunës së Prizrenit dhe përgjigja e DI-së ishte se “presim që në radhë të parë të aprovohet në terren Ligji për Legalizimin e objekteve dhe ato objekte të cilët nuk i plotësojnë kriteret e Ligjit për Legalizim do të rrënohen”.

“Meqë Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje nuk parasheh legalizime të objekteve pa leje brenda Zonave të Mbrojtura, rrjedhimisht DI-ja duhet të ndërmerr veprime konkrete ndaj ndërtimeve pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit. EC Ma Ndryshe më 9 janar ka parashtruar kërkesën për informim në lidhje me masat që do të ndërmerr DI-ja dhe deri më 17 janar nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kjo drejtori, e cila në këtë mënyrë ka shkelur dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, duke treguar kështu papërgjegjësi institucionale dhe mungesë të llogaridhënies”.

“Duke e marrë parasysh situatën ekzistuese në Qendrën Historike të Prizrenit, ku ekzistimi i ligjeve paraprake, pastaj miratimi i Planit të Konservimit dhe së fundi aprovimi i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, nuk kanë prodhuar rezultate të duhura në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, EC Ma Ndryshe rekomandon që në këtë Zonë të Mbrojtur të involvohen edhe autoritetet qëndrore, pra MMPH-ja, MKRS-ja dhe MAPL-ja me qëllim që të sigurojnë zbatimin e ligjeve në fuqi dhe të ndalojnë degradimin e mëtejmë urbanistik”.

“Ne vlerësojmë se MMPH, ashtu siç ka pezulluar autoritetin e organeve të Komunës së Prizrenit në Prevallë për shkak të mungesës së vullnetit për veprim e lejimit të degradimit urbanistik dhe shkeljes së ligjeve, të njëjtën praktikë mund ta përdor edhe në Qendrën Historike të Prizrenit, në koordinim me MKRS-në, që ka përgjegjësi sa i përket ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Me këtë veprim, konsiderojmë se MMPH do të jepte edhe dëshminë se rasti “Prevalla” nuk ka të bëj me zbatim selektiv të ligjit, derisa dikasteret tjera qeveritare do të jepnin shembullin e ekzistimit të shtetit ligjor, ku Zonat e Mbrojtura vërtet do të trajtoheshin si të tilla”.“EC Ma Ndryshe” në korrik ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

“Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale”/PrizrenPress.com/

 

Serbia mban peng të diplomuarit në Kosovë

0

Borislav Stefanoviqit dhe Edita tahiriQeveria e Serbisë vazhdon të mos i pranojë diplomat e lëshuara nga universitetet e Kosovës, pavarësisht se në korrik të vitit 2011 ishte arritur një marrëveshje teknike në Bruksel për njohjen reciproke të diplomave. Peng i kësaj marrëveshjeje kanë mbetur 279 qytetarë të cilët kanë aplikuar për licencim nga autoritetet serbe por kjo nuk ka ndodhur,shkruan zeri.

Marrëveshja për diplomat e nënshkruar në korrik 2011 mes zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe ish përfaqësuesit të Qeverisë së Serbisë, Borislav Stefanoviqit, ka pasur për qëllim përcaktimin e pranimin e diplomave universitare nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (EUA), dhe efekti përfundimtar ka qenë që ato diploma pas verifikimit nga ky asociacion të pranohen nga dy shtetet, Kosova e Serbia

Thaçi po blen kohë

0

thaci, pacolli,mustafaKomisioni për Reformën Zgjedhore, i bërë e zhbërë disa herë deri më sot, sërish është veshur me kompetenca, për të përgatitur infrastrukturën ligjore për zgjedhjet e ardhme parlamentare.

Kjo mveshje me “kompetenca” e këtij komisioni, sipas opozitës dhe ekspertëve zgjedhorë, shihet si përpjekje për të blerë kohë nga partia e kryeministrit Hashim Thaçi që zgjedhjet të shtyhen deri në vitin 20015, shkruan gazeta “Zëri”.

Sipas analistëve, çështja e reformës zgjedhore tejkalon kompetencat e Komisionit Parlamentar, prandaj kërkohet nga liderët partiakë që t’i japin fund një telenovele “monotone”. Siç thonë analistë, reforma zgjedhore dhe ajo kushtetuese janë “çështjet të rezervuara nga liderët partiakë”.

Presidenca në dorë të Jahjagës

0

jagjaga me ekipFituesi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duhet të presë përfundimin e mandatit aktual të presidentes Atifete Jahjaga, në mënyrë që këtë post ta fusë në pazaret me partnerin e koalicionit. Zërat e fundit se vendi mund të shkojë në zgjedhje gjatë muajit qershor, kanë ngritur dilemën se çka do të ndodhë me postin e presidentes pasi aktualisht Atifete Jahjaga ka mandat deri në prill të vitit 2016.

Sipas njohësve të çështjeve ligjore, asnjë element kushtetues nuk mund ta detyrojë presidenten që të japë dorëheqje, pos nëse ajo ka bërë shkelje kushtetuese, është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse nuk është e aftë për t’i ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të ndonjë sëmundjeje,shkruan tribuna.

Sipas këtyre njohësve, Jahjaga, pavarësisht zgjedhjeve dhe ndërrimit të qeverive, do ta vazhdojë mandatin deri në fund.

Avokati Dastid Pallaska, ka shpjeguar se çdo diskutim për zëvendësimin e një bartësi të postit publik nuk mund të ketë efekte nëse ajo nuk është bërë në pajtim me Kushtetutën.

“Veprimtaria politike në vend, dhe çfarëdo marrëveshje politike që mund të rrjedhë nga kjo veprimtari, i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Rrjedhimisht, diskutimet për zëvendësimin e një bartësi të funksioni publik të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, nuk mund të prodhojnë asnjë efekt juridik, pavarësisht se nga kush bëhen. Për këtë arsye, respektimi i mandatit presidencial nuk është çështje e gatishmërisë apo diskrecionit të politikanëve, por çështje që është rregulluar qartë me Kushtetutë”, ka thënë Pallaska