9.9 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8799

Nis studimi i fizibilitetit në rrugën Prizren – Tetovë

0

Suhareke-rruga-GreiqecesQeveria e Maqedonisë dhe Komuna e  Prizrenit, kanë nisur hapat a parë  për  studimin e fizibilitetit të rrugës Prizren- Tetovë.

 Kuvendi  Komunal i  Prizrenit, ndërkaq  ka ndarë mjete për ta bërë fizibilitetin e pjesës së rrugës në Kosovë. Aktualizimi i kësaj teme ditë më parë u bë pas vizitës së kryetares së Tetovës në Prizren.

Kryetari i  Prizrenit Ramadan Muja e pranon se ky projekt, edhe përkundër rëndësisë nuk do të mund të realizohet në një të ardhme të afërt.

Për kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi,  projekti i rrugës Prizren- Tetovë i kalon mundësitë e të dyja komunave, dhe njëra nga mundësitë e realizimit të këtij projekti janë ndihmat ndërkombëtare.

Ajo  gjatë vizitës që ia ka bërë Prizrenit,ka thënë se kjo rrugë do të realizohet suksesshëm.

Ndër të parët që  ka  propozouar ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, ishte Ruzhdi Rexha, i cili në katër vitet e kaluara mbajti pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit./TV Opinioni/

FIFA e gjuan topin në oborrin tonë

0

Nuhi Salihu gazetarShkruan: Nuhi Salihu

Po flitet,komentohet e çka nuk po thuhet nga shumëkushi për “sihariqin” që bëri FIFA ndaj futbollit të Kosovës.Duke marrë parasysh rrethanat në të cilat vepron organizmi më i lartë i futbollit botëror,çdo vendim që është marrë nga FIFA i është përshtatur rrethanave politike dhe zhvillimit të futbollit kosovar.Vendimi për të zhvilluar ndeshje miqësore përfaqësuesja e Kosovës ka qenë një “shtërngim” për FIFA-në pas njohjes së shtetit tonë nga mbi 100 anëtare jo vetëm të OKB-së por edhe të FIFA-së.Ky vendim është një sinjal për institucionet tona që të angazhohen në njohjen e Kosovës nga sa më shumë vende të Botës,që do të mundësonte antëarësimin së pari në OKB e që pashmangshëm do të rezultonte edhe pranimin e FFK-së në FIFA pa asnjë kusht të vetëm.Krerët e FFK-së në këtë drejtim kanë punuar shumë, duke marrë parasysh ndikimin që ka federata serbe e futbollit në federatat e shteteve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e shtetit tonë si dhe “kumbarisë” me zyrtarët më të lartë të FIFA-së dhe UEFA-së.

A jemi të gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve si nikoqir?Unë mendoj se kjo çështje duhet tani t’i preokupojë zyrtarët e FFK-së,sepse realisht asnjë stadium nuk I plotëson as kushtet minimale sipas kritereve të FIFA-së.Punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë janë duke vijuar me shumë problem,dhe për këtë gjë FFK-ja së bashku me ministrinë e sportit duhet të janë më të vendosura që mos të ketë pengesa qoftë edhe burokratike për të pasur sa për fillim të paktën një stadium,i cili do të merrte “aminin” nag FIFA për zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve tona siq janë A reprezentacioni dhe grupmoshat tjera.Interesimi nga sportdashësit kosovar është maksimal për të parë nga afër dhe për ti ofruar përkrahje të madhe futbollistëve të cilët do të mbrojnë ngjyrat e seleksioneve kosovare.

FIFA përveç vendimeve politike,kujdes të veçantë i kushton edhe infrastrukturës së objekteve sportive dhe në këtë aspekt kemi ngecje të madhe,marr parasysh faktin se shumë pak janë bërë investime nga klubet kosovare e që në masë të madhe ka munguar mbështetja institucionale.Problemet tashmë dihen,dhe duhet gjetur mundësi për të rregulluar infrastrukturën.Në disa stadiume fatkeqësisht dyshohet nga organet e drejtësisë për keqpërdorime të mjeteve dhe cilësisë së punimeve,andaj këto organe duhet sa më shpejt të japin verdiktin e tyre përmes provave reale për t’i ndëshkuar të gjithë ata njerëz të cilët kanë manipuluar me paranë publike edhe në sport.

FIFA-së nuk i ngutet,nëse ne nuk i “përveshim krahët” për të rregulluar gjendjen,përndryshe përfaqësuesen dhe klubet mund ti shohim vetëm në TV duke zhvilluar ndeshje në shtetet tjera mike.Ka shumë zëra se kush duhet të luaj për seleksionin A,edhe atë nga shumë “analistë” të cilët e kanë “shkri” me politikë e ekonomi,tash veq sporti ju ka ngel edhe ata janë tejet mendjendritur,ndërkaq në anën tjetër ka shumë pak sportistë të cilët kanë folur rreth kësaj çështje.

Për seleksionin A është dera e hapur për të gjithë futbollistët që duan të luajnë për Kosovën dhe mendojnë që ta “djersitin” mirë fanelën e përfaqësueses.Ata lojtarë që luajnë për kombëtarën shqiptare dhe ata që dëshirojnë të luajnë për këtë kombëtare nuk duhet të ketë barriera,e aq më pak duhet imponuar atyre se për kënd duhet të luajnë.Vendimi i FIFA-së për zhvillimin e ndeshjeve miqësore,sipas meje paraqet një shans të volitshëm për zhvillimin e futbollit të Kosovës.Paraqitjet në fushë për seleksionet dhe klubet kosovare do të mundësonin daljen në skenë të shumë talentëve që ka Kosova jo vetëm në klubet e ndryshme evropiane,por edhe të atyre që janë pjesë e klubeve kosovare.Kemi shumë lojtarë edhe atë në moshë të re të cilët me plotë sukses I mbrojnë ngjyrat e reprezentacioneve dhe klubeve të ndryshme evropiane dhe botërore,të cilët janë të gatshëm që t’i përgjigjen pozitivisht ftesave të selektorit për të luajtur për shtetin e Kosovës.

Ka edhe të atillë që janë në hamendje apo nuk dëshirojnë që të luajnë për Kosovën,duke pasur parasysh se përfaqësuesja jonë nuk është pranuar me të drejta të plota nga FIFA dhe UEFA,dhe në një farë mënyrë privohen nga e drejta për të marrë pjesë në ndeshje zyrtare siq janë eliminatoret përmes së cilave mund të arrihet pjesëmarrja në kampionatin evropian apo atë botëror.Për këtë arsye nuk duhet ‘anatemuar” asnjërin nga djelmoshat kosovar të cilët me mjaft sukses janë duke luajtur në klube dhe kombëtare të ndryshme.E çfarë do të thotë vetëm një “blic” paraqitje e mire e lojtarëve të rinj nëpër kombëtare,kemi shembullin më të mirë të futbollistit boshnjak,Izet Hajroviq,i cili si zëvëndesues pati hyr në lojë në ndeshjen Sllovaki-B e H,dhe pati shënuar golin vendimtar për fitoren e kombëtares boshnjake në Bratisllavë,që i mundësoi kualifikimin e kësaj kombëtareje për botërorin e radhës Brazili 2014.

Izet Hajroviq,në miniafatin kalimtar të janarit nga Gras’hopersi i Cyrihut për një shumë disamilionëshe kaloi në radhët e gjigantit turk,Gallatasaraj,fal vetëm një blic paraqitjeje.Për të prodhuar futbollistë,kusht primar është që ata të “thumbohen” teknikisht dhe taktikisht në moshë të re në kushte normale për punë nëpër klube,dhe për këtë gjë duhet të mendojnë ata që investojnë në klube,ku përfitimet nga shitja e talentëve në sportin e futbollit janë tejet të larta.FIFA topin e ka hudhur në oborrin e institucioneve tona,andaj duhet angazhim i madh I të gjithë atyre që të prosperojë shteti i Kosovës përmes sportit,sepse nuk thuhet kot se sportistët janë ambasadorët më të mëdhenjë të një shteti….

(Autori është gazetar i TV Prizrenit dhe RTV21)

OSBE mbështet zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

0

DidierBurkhalterMinistri i Jashtëm i Zvicrës, Didier Burkhalter, në cilësinë e Kryesit të Radhës të OSBE-së, ka thënë se kjo organizatë do të ndihmojë në implementimin e marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë prezantimit të prioriteteve të OSBE-së para Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate gjatë vitit 2014 në Vjenë, Ministri Burkhalter e ka cilësuar 2014 si “vit të pajtimit në Ballkan”.

“Viti 2014 do të jetë një vit i pajtimit në Ballkanin Perëndimor, me OSBE’në e cila do ta avancojë bashkëpunimin rajonal dhe do të luajë rolin e mbështetësit të implementimit të marrëveshjes së Brukselit në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Ministri Burkhalter, transmeton RTK.

OSBE në Kosovë gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar ka luajtur rolin e lehtësuesit në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës në Mitrovicë të veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Veteranët e UÇK-së protestojnë para Qeverisë

0

Vetereanet-protesta14Nën organizimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës në kërkim të drejtave të tyre.

Njëri prej Organizatorëve Xhevdet Qeriqi, ka sqaruar se duan që të miratohet ligji për vlerat e luftës.

Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet sa me parë, ku të gjitha kategoritë e dala nga lufta do të përfitonin beneficionet qe parashihen në ligj.

Urdhri për vrasjen e fëmijëve serbë u dha nga Radomir Markovic, që krimi t’i atribuohej UÇK-së

0

RadomirMarkoviqRadomir Markovicin ka dhënë urdhër për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë më 14 dhjetor 1998 në kafiterin “Panda” në Pejë, shkruan gazeta serbe Kurir.

Krimi është kryer nga Legija, komandanti famëkeq i JSO-së.

Një burim i afërt me Qeverinë serbe i ka thënë kësaj gazete se tashmë ekzistojnë pro konkrete që e lidhin Radomir Markoviqin, në atë kohë Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, me krimin në Pejë.

Gazeta Kurir, e njohur për qëndrime të saj anti-shqiptare, në këtë shkrim pranon se qëllimi i vrasjes së të rinjve serbë ka qenë dëmtimi i imazhit të UÇK-së në opinionin ndërkombëtar; pra, Serbia ka vrarë vetë serbët e Pejës me qëllim që bota të mendojë se krimi u krye nga shqiptarët.

I pari që pranoi se kjo vrasje u krye nga Shteti Serb ishte Zëvendëskryeministri aktual, Aleksander Vuçiq.

Komunitetet insistojnë për vendet e rezervuara

0

NenadRasicPërfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës thonë se nuk kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre që komuniteteve edhe për një mandat tjetër t’ju vazhdohen vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rasic, thotë se në këtë drejtim tash për tash nuk ka ndonjë ndryshim, por në ditën në vijim pritet që kjo çështje të diskutohet me partitë politike.

“Prapë do të insistojmë për vendet e rezervuara. E di që në njëfarë forme ambienti apo mospranimi i idesë nga disa parti politike nuk po shkon në favor të propozimit, po kjo nuk do të thotë se ne do të tërhiqemi apo të dorëzohemi. Ne do të vazhdojmë me të gjitha mjetet, me të gjitha nivelet institucionale, e mjetet demokratike do të përpiqemi ta fitojmë ketë proces”, tha Rasic për Radion Evropa e Lirë.

Çështja e vendeve të rezervuara në Kuvend për pakicat ka mbetur çështja kryesore e procesit të reformave zgjedhore e kushtetuese në Kosovë. Lidhur me vazhdimin e 20 vendeve të rezervuara kanë kundërshtuar disa nga parti politike, si Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Teuta Sahatqija, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës tha se qëndrimi i LDK-së është shumë i qartë, se nuk duhet të ketë më vende të rezervuar për komunitetet në kuvend.

“Qëndrimi i LDK-së është shumë i qartë, prej fillimit ka qenë që vendet e rezervuara janë të rregulluara shumë mirë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në Kushtetutë thuhet se për dy mandate pas pavarësisë, vendet e rezervuara hiqen dhe mbesin ato të garantuara. Prandaj, qëndrimi zyrtar i LDK-së është që duhet të respektohet Kushtetuta”, tha Sahatqija.

Deputetja Sahatqija theksoi po ashtu se nuk qëndrojnë pretendimet se me vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës, integrimi i komuniteteve do të jetë më i madh në shoqëri dhe institucione.

“Ata nuk kanë kurrfarë interesi që të kyçen në partitë e shumicës, apo në institucionet e shumicës. Prandaj mendoj që vendet e rezervuara duhet të respektojnë atë se çka thotë Kushtetuta. Ne jemi që të mos hapet Kushtetuta në këtë mandat dhe që të arrihet një integrim më i duhur i minoriteteve se sa ky i cili nuk ka sjell integrim të duhur”, tha ajo.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rasic, i cili ka folur në emër të komuniteteve pakicë, thotë se çështja e ulëseve të rezervuara është e ndjeshme dhe se me përkrahjen edhe të faktorin ndërkombëtar në Kosovë, shpreson se do të rregullohet.

“Dëshirojmë ta bindim LDK-në se nuk do ta kishim Kosovën pa e pasur mbështetjen e ndërkombëtareve, në veçanti shtetet e Quint-it. Dhe pasi që e kemi ketë mbështetje të Quint-it besoj që asnjëherë ata nuk e kanë këshilluar keq Kosovën dhe asnjë parti politike”, tha Rasic duke shtuar se ky subjekt politik, por edhe të tjerët që janë kundër vendeve të rezervuara për komunitete, t’i kenë parasysh rekomandimet e Quint-it.

Ndryshe, drejtuesit në Institutin Demokratik të Kosovës, që monitorojnë punën e Kuvendit, kanë thënë se tendenca e rritjes së vazhdueshme të ulëseve për pakicat në Kuvendin e Kosovës, është jodemokratike dhe e rrezikshme për funksionimin e institucioneve.

Sipas mandatit kushtetues, nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, këto vende shndërrohen në ulëse të garantuara, që nënkupton se pakicat nuk do të mund të marrin sikurse tani, 20 ulëse në Kuvend që në fillim, plus ulëset që i fitojnë me vota, por do t’i kenë gjithsej 20 ulëset e tyre të garantuara.

Ndarja bëhet 10 vende për komunitetin serb dhe po aq për komunitetet tjera pakicë.

Mustafa kritikon fushatën kundër Donika Gërvallës

0

Isa Mustafa LDKDemokracia ua mundëson njerëzve të shprehin mendimin e tyre. Edhe ky është fat të cilit duhet t’i gëzohemi, ka komentuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përkitazi me intervistën e Donika Gërvallës dhënë të mërkurën në KTV.
“Shpesh shprehja e mendimit nga dikush nuk u pëlqen të gjithëve, disa atakohen e disa, me të drejtë, e kundërshtojnë. Të gjithë nuk kemi informata të njëjta, nuk sillemi në rrethe të njëjta, prandaj edhe nuk mendojmë dhe nuk shprehemi njëjtë. Kështu ndodhi edhe me zonjën Donika Gërvalla, e cila në një emision të Rubikonit shpalosi shumë vrojtime dhe mendime lidhur me Kosovën dhe më gjerë. Nuk dëshiroj të them se çfarë më pëlqeu dhe çfarë jo nga ai emision, por ajo që nuk më pëlqen është fushata që fillon të zhvillohet kundër saj. Jo se atë e dëmton kjo fushatë, por nga fakti se po tregojmë një intolerancë dhe një mungesë të kulturës demokratike”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, cilësimet dhe vlerësimet e skajshme, nganjëherë kapërcejnë natyrën politike të të shprehurit dhe janë punë për të tjerët.

“Por, në dritaret e mediave elektronike dhe në faqet e shtypit, këta muaj kemi përjetuar aq shumë vlerësime që cenojne dinjitetin personal dhe familjar, aq të pavërteta dhe abuzime me të tanishmen dhe të kaluarën, sa që konsideroj se është një sinjal i mjaftueshëm se në këtë shoqëri duhet të mendojmë të ndërtojmë standard të përgjegjësisë, edhe për ata që shtrojnë pyetje edhe për ata që japin përgjigje, por edhe për ata që nxjerrin arkiva dhe gjysmë informata për të poshtëruar njerëz dhe familje. Duhet të krijojmë klimë që të thuhet e vërteta, me përgjegjësi”, thuhet në fund të postimit të tij. /Telegrafi/

Orhan Pojani, historia e parrëfyer e rilindasit

0

79266Dokumentet e para që shprehin aktivitetin e tij patriotik i gjejmë qysh në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në vitin 1878. Ndërkohë që Orhan beu nuk ishte më shumë se 32 vjeç, sipas dokumenteve të Arkivit të Shtetit, rezulton të ketë qenë një nga organizatorët e mbledhjes së Frashërit, madje emri i tij renditet menjëherë pas vëllezërve Frashëri. “Baba Alushi, bir i Dalib Bej Frashërit, nismëtar i mbledhjes së Frashërit, pati si shokë që e ndihmuan në atë vepër, Sami, Abdyl, Naim Frashëri, Orhan Bej Pojanin, Pandeli Calen, Nasuf Novoselën,… si dhe shumë pari të viseve të ndryshme të Shqipërisë…” (Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë. Fondi 270. Dosja 49. f. 118-119).

Pak ditë më parë në Tiranë, një dokumentar pasqyroi jetën dhe veprimtarinë e Orhan Pojanit, rilindësit, pak të njohur mes nesh sot, paçka punëve të mira që bëri për mëmëdhenë. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, kongresin e Elbasanit, kontribuoi për Mësonjëtoren e Parë Shqipe, e të tjera.

“Një figurë që veproi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Stamboll dhe koloni. Figurë brilante dhe madhështore. Jo vetëm Orhani, por e gjithë familja kanë dhe një kontribut të vyer që është i shpërndarë në arkiva dhe shtyp. Orhani e nis me lidhjen e Prizrenit dhe Komitetin e Stambollit me Kristoforidhin, Pashko Vason, Sami Frashërin, Jani Vreton”, thotë historiani Bardhosh Gaçe. Sipas tij, të bën përshtypje se krahas ndihmave që jepte për shkollat shqipe, për Kongresin e Manastirit, ai kishte një marrëdhënie të gjerë me patriotë të tjerë vendas edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

Pjesë e asaj aristokracie dhe elite kulturore shqiptare që u bë shpirti i Rilindjes Kombëtare, ai pati veprimtari të gjerë, jo thjesht si iluminist për gjuhën dhe kulturën shqipe, por për çlirimin kombëtar nga prangat e robërisë.

Në Vlorë
Si rezultat i studimeve, Bardhosh Gaçe ka arritur në përfundimin se Pojani ka qenë përkrahës i flaktë dhe mik i ngushtë i Ismail Qemalit, por edhe i disa të tjerëve. “Bashkëpunim me krerët e Shkupit në prag të pavarësisë, në kryengritjet që u organizuan Orhan bej Pojani, ashtu siç kishte ndihmuar shkollat shqipe, ashtu siç kishte ndihmuar Kongresin e Manastirit, ndihmoi edhe këtë kryengritje të madhe për çlirimin kombëtar. Ardhja në Vlorë me shpalljen e pavarësisë nuk ishte thjesht ardhje personale e Orhan bej Pojanit dhe e delegacionit korçar, por së bashku me delegacionin kolonjar erdhën për të kërkuar ndihmë për luftimet e grekut që po zhvilloheshin në viset jugore të Shqipërisë”, – thotë Gaçe.

Bëhet fjalë për zbatimin e vendimeve të Konferencës së Londrës dhe një sërë vendimesh që Fuqitë e Mëdha kishin ndërmarrë. Përpos kësaj, ai qe ftuar nga Ismail Qemali për manifestimin e 1-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. “Pas takimeve që janë zhvilluar me Kryetarin e Qeverisë dhe sidomos me Luigj Gurakuqin, Pandeli Calen e anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, papritur, mbas ceremonisë ai u nda nga jeta. Ai u varros në kopshtin e varrezave dhe në ceremoni kanë marrë pjesë jo vetëm vlonjatët, por edhe një pjesë e madhe e muhaxhirëve që ndodheshin në Vlorë nga krahina e Korçës, Kolonjës, Përmetit, Tepelenës dhe nga Çamëria e Kosova.

Për këtë vdekje u shkrua: “Asht kot t’a tregojmë përshtypjen që bani kjo vdekje ndër t’afërmit e të njohmit e tij… Mbulimi u ba të dytën dit… Ishin faqas të gjithë Z. Ministra, sindekur dhe gjith npunësit të parë të qytetit. Për të parën herë, një tog ushtarësh shqiptarë i banë nderimet ushtërore, që u bahen të vdekurve të shënuar”. (“Përlindja e Shqipënies” Dhimitër Berati, Vlorë, nëntor 1913, N 27.).

Dokumentari
Një film dokumentar, me skenar të Gert Selenicës, shfaqur pak ditë më parë në Tiranë, hodhi dritë mbi këtë figurë. Stërnipi, Sokol Pojani, thotë se hapi i parë për realizimin e filmit ishte hulumtimi i durueshëm mes mijëra gazetash të viteve 1890-1913, në kërkim të çdo gjurme që kishte lënë aty Orhan Pojani. “Ky informacion më pas u plotësua duke bashkuar edhe dokumentet e gjetur në Arkivin Qendror Shtetëror si edhe dhjetëra botimeve të ndryshme të viteve të mëvonshme. Përzgjedhja e materialeve, renditja kronologjike si dhe analiza e hollësishme e tyre ishte hapi i mëtejshëm”, thotë Sokol Pojani, duke shtuar se gjatë diskutimit në familje, bashkë me prindërit, dëshira e përbashkët për ta përkujtuar Orhan Pojanin në 100-vjetorin e vdekjes ishte zanafilla e këtij filmi dokumentar.

Ai tha se në vazhdim duheshin plotësuar edhe pjesët e mbetura të mozaikut, duke filluar nga kontaktet me historianë dhe studiues të periudhës së Rilindjes. Në këtë pikë, ai veçon kontributin e Profesor Bardhosh Gaçes, i cili ka qenë një pikë e fortë mbështetjeje në evidentimin e veprimtarisë së Orhan Çerçiz Pojanit në rang mbarëkombëtar.

(a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Në Prizren libri lexohet pak

0

bibliotekaNë Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, në sektorin e leximit të librave për të rritur, gjatë vitit 2013 janë regjistruar 1000 lexues të rregullt.
Kapllan Elezkurtaj, thotë se edhe këtë vit trendi i regjistrimit të lexuesve të rregullt është i njëjtë. Ai pranon se libri lexohet pak.

Shpresa janë të rinjtë, të cilët janë më të përkushtuar në lexim”

Një problem tjetër i bibliotekës është hapësira e vogël e cila iu ofrohet lexuesve dhe studentëve prizrenas. Kërkesat për hapësirë janë të mëdha ndërsa hapësira shumë e vogël për t’i plotësuar në minimum këto kërkesa,transmeton TVO.

Elezkurtaj tregon se Biblioteka Ndërkomunale në angazhimet e saj synim kryesor ka hapësirat e reja.

Edhe një njohje për Kosovën

0

TongaNë vazhdën e shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës, sot u shtua edhe Tonga. Kjo është njohja e parë e shtetit në këtë vit.

Tonga njihet si shtet sovran dhe është i përbërë nga 176 ishuj me sipërfaqe prej rreth 750 kolometra katrorë, si dhe me 103,036 banor 139km/2