18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Presidenca në dorë të Jahjagës

jagjaga me ekipFituesi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duhet të presë përfundimin e mandatit aktual të presidentes Atifete Jahjaga, në mënyrë që këtë post ta fusë në pazaret me partnerin e koalicionit. Zërat e fundit se vendi mund të shkojë në zgjedhje gjatë muajit qershor, kanë ngritur dilemën se çka do të ndodhë me postin e presidentes pasi aktualisht Atifete Jahjaga ka mandat deri në prill të vitit 2016.

Sipas njohësve të çështjeve ligjore, asnjë element kushtetues nuk mund ta detyrojë presidenten që të japë dorëheqje, pos nëse ajo ka bërë shkelje kushtetuese, është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse nuk është e aftë për t’i ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të ndonjë sëmundjeje,shkruan tribuna.

Sipas këtyre njohësve, Jahjaga, pavarësisht zgjedhjeve dhe ndërrimit të qeverive, do ta vazhdojë mandatin deri në fund.

Avokati Dastid Pallaska, ka shpjeguar se çdo diskutim për zëvendësimin e një bartësi të postit publik nuk mund të ketë efekte nëse ajo nuk është bërë në pajtim me Kushtetutën.

“Veprimtaria politike në vend, dhe çfarëdo marrëveshje politike që mund të rrjedhë nga kjo veprimtari, i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Rrjedhimisht, diskutimet për zëvendësimin e një bartësi të funksioni publik të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, nuk mund të prodhojnë asnjë efekt juridik, pavarësisht se nga kush bëhen. Për këtë arsye, respektimi i mandatit presidencial nuk është çështje e gatishmërisë apo diskrecionit të politikanëve, por çështje që është rregulluar qartë me Kushtetutë”, ka thënë Pallaska

Më Shumë

Shok me Strakoshën, Erik Lamela prezantohet në Greqi

Erik Lamela transferohet në Greqi. 32-vjeçari, i cili në fillimet e karrierës cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas, është...

Neymar vijon fazën e riaftësimit, në stërvitje me shoqëri të veçantë

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë dhe seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte...

Lajmet e Fundit