5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 8842

Thaçi pret debat konstruktiv për miratimin e buxhetit

0

Thaci7-03Kryeministri Hashim Thaçi thotë se buxheti i vitit 2014 është buxhet i zhvillimit dhe reformave, i progresit dhe i krijimit të vendeve të reja të punës. Një ditë para debatit në Kuvend për buxhetin, përmes rrjetit social Facebook, ai është shprehur se nga të gjitha partitë politike pret një debat konstruktiv, për miratimin e këtij buxheti.Siç e ka bërë zakon tashmë, kreu i qeverisë Hashim Thaçi ka vazhduar të shprehet përmes rrjetit social Facebook. Ai sot ka përsëritur qëndrimet e tij rreth buxhetit të Kosovës për vitin 2014. Sipas tij, ky buxhet nuk do të duhej të trajtohet si një buxhet i shkëputur vjetor, por më shumë si një buxhet me efekte afatgjata dhe i integruar në Kornizën afatmesme ekonomike dhe fiskale të Qeverisë.

Kryeministri Thaçi tha se sikurse gjatë viteve të kaluara, edhe për vitin 2014 dhe vitet në vijim, pritet të ketë rritje ekonomike, që në vitin 2014 norma e rritjes pritet të jetë 4.1 për qind, ndërsa mesatarja për vitet në vijim 4.6 për qind. Këto norma të rritjes janë ndjeshëm më të larta se ato të shteteve fqinje. Kosova kështu vazhdon me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkan, përkundër krizës globale financiare dhe ekonomike që ka futur në recesion edhe disa nga fqinjët tanë, është shprehur ai.

Total shpenzimet për vitin 2014 pritet të jenë në nivelin prej 1 miliard e 590 milion euro. Ai ka sqaruar se buxheti për Paga dhe Mëditje pritet të ketë një rritje të konsiderueshme për të akomoduar rritjen e premtuar të pagave të të gjithë kategorive të shërbyesve civilë. Rritje është planifikuar edhe në kategoritë tjera buxhetore, duke përfshirë edhe Subvencionet dhe Transferet.

Sa i përket shpenzimeve kapitale, ato pritet të jenë në vlerë prej 531 milion euro. Ky buxhet do të mundësojë vazhdimin e investimeve në të gjitha fushat me prioritet – dhe ajo që është shumë e rëndësishme – do vazhdohet me investime në infrastrukturën rrugore, duke përfshirë edhe Autostradën Prishtinë – Shkup si dhe ndërtimin e shumë projekteve tjera të rëndësishme, në mesin e tyre edhe ndërtimin e autorrugëve M2 dhe M9, respektivisht rrugët për Mitrovicë dhe Pejë.

Si edhe gjatë viteve të kaluara, Buxheti 2014 mbi të gjitha siguron qëndrueshmëri fiskale dhe përmirësim të mirëqenies për të gjithë qytetarët. Buxheti ka marrë notë të lartë nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Buxheti i vitit 2014 është buxhet i zhvillimit dhe reformave, i progresit dhe i krijimit të vendeve të reja të punës.

Prandaj nesër, nga të gjitha partitë politike, pres një debat konstruktiv në Parlamentin e Kosovës, për miratimin e buxhetit për vitin 2014, ka thënë kreu i qeverisë në profilin e tij.

Edhe Ibrahim Gashi nën hetime për shkak të regjistrimeve dhe punësimeve në UP

0

IbrahimGashi-rektori UPHetimet në Universitetin e Prishtinës janë zgjeruar edhe në kreun e saj. Tash, Ibrahim Gashi po hetohet për regjistrimet dhe punësimet që kanë ndodhur në kohën e tij. Vetëm në Fakultetin e Mjekësisë jashtë afatit të rregullt në vitin e kaluar ishin regjistruar 618 studentë.

Rektori aktual i UP’së edhe zyrtarisht është vënë nën hetime në lidhje me regjistrimet e shumë studentëve që kanë ndodhur në mandatin e tij.

Po, ashtu, Gashi po hetohet edhe për punësimin e të paktën tetë zyrtarëve në pozita të ndryshme ne UP, duke përfshirë Prokurim, Financa dhe departamente tjera.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore kanë treguar se ndaj Rektorit Gashi kanë nisur hetimet për shkak se evidencat që kanë marrë nëpër Fakultete tregojnë se edhe në kohën e tij janë regjistruar studentë pas afateve.

“Hetimet janë zgjeruar dhe kanë përfshirë edhe Rektorin aktual, Ibrahim Gashi”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në rastin e hetimeve në UP.

Përpos, Gashit, nën hetime si i dyshuar për përfshirje në Grupin kriminal të UP’së është edhe Mujë Rugova, i cili kishte ardhur në krye të UP’së me ndihmën e udhëheqësve të PDK’së,shkruan Express

Rektori aktual i UP’së, Ibrahim Gashi kishte thënë se nëse vetëm një student është regjistruar në mënyrë të paligjshme në kohën e tij do të jap llogari.

Ndërkohë, vetëm në Fakultetin e Mjekësisë në vitin e kaluar ishin regjistruar 681 studentë.

Galeria Kombëtare shpall programin për 2014

0

020202020Nexhat Krasniqi – Nekra, Hazir Reka, Orhan Kurtolli dhe Flaka Haliti janë përzgjedhur për ti ekspozuar punimet e tyre gjatë vitit që po hyjmë. Në kuadër të planifikimeve vjetore, Galeria ka paraparë që në shënim të Përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të realizojë ekspozitë në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkodër, ku do paraqiten fotografi të pa ekspozuara më parë prej të gjithë fotografëve të fondit të Fototekës Marubi.

Katër artistë janë përzgjedhur për t`i prezantuar ekspozitat e tyre personale, gjatë vitit të ardhshëm në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur ky institucion, me rastin e shpalljes së programit të ekspozitave për vitin 2014.

Nexhat Krasniqi – Nekra, Hazir Reka, Orhan Kurtolli dhe Flaka Haliti janë përzgjedhur nga Këshilli Seleksionues, përmes konkursit publik në të cilin kishin aplikuar 15 artistë.

Galeria poashtu bën të ditur se Bordi i Drejtorëve ka aprovuar programin e propozuar nga drejtori i GKK, Erzen Shkololli. Sipas njoftimit, gjatë vitit të ardhshëm do të hapet edhe ekspozita personale e artistit anglez Henry Moore në bashkëpunim me British Council si dhe ekspozitat personale të artistëve Sokol Beqiri, Daut Berisha dhe Petrit Halilaj. Ndërsa në kuadër të ekspozitave grupore do të jetë edicioni i dhjetë i Ekspozitës Ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi” dhe edicioni i 12-të i Çmimit “Artistët e së Nesërmes”.

Për të shënuar Përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, GKK do të realizojë ekspozitë në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkodër, ku do paraqiten fotografi të pa ekspozuara më parë prej të gjithë fotografëve të fondit të Fototekës Marubi: Pietro, Kel e Gegë Marubi, Kel Idromeno, Pejtër Rraboshta, Dedë Jakova, Shan Pici dhe Nënshati.

Sa i përket vitit 2013, Galeria njofton se janë organizuar 10 ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, individuale e kolektive, ku janë paraqitur të gjitha shprehjet e arteve pamore: piktura, skulptura, grafika, videoarti, instalacioni dhe fotografia. Për më tepër, këtë vit Republika e Kosovës për herë të parë mori pjesë Bienalen e Venedikut, në Edicionin e 55-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit 2013, thuhet në njoftimin e këtij institucioni të artit pamor. /KultPlus/

Filmbërësit kosovarë të painteresuar për filmin dokumentar

0

film ne borNjëra ndër çështjet më shqetësuese të shoqërisë, siç janë, shkelja e të drejtave të njriut, dhe sensibilizimi i opinionit për to, kanë nisur në kryeqytet edicionin e dymbëdhjetë të festivalit të filmit ndërkombëtar “Një botë”.

Rrezeart Galica, drejtor artistik i këtij festivali, tha se pritshmëria sa i përket festivalit do të jetë më e madhe pas këtij edicioni, pasi që vitet në vijim, siç thotë ai po synojnë që të bëhemi pjesë e festivalit “Një botë” me seli në Pragë të Çekisë.

“Motoja e këtij festivali është se synon të promovojë të drejtat e njeriut ,por edhe të nxisë debate kuptimplote për çështje si të drejtat e njeriut, shoqëria civile, politika e jashtme, politika ambientale e kështu me radhë”, ka thënë Galica. Ai më tutje ka shtuar se në festival Kosova merr pjesë me gjashtë filma kurse Shqipëria me dymbëdhjetë ndërsa të tjerët vijnë nga vendet si : Egjipti, Franca, Kanadaja, Amerika , Norvegjia etj.

Pjesa dërrmuese e këtyre dokumentarëve janë të realizuar në dy-tre vitet e fundit, ndërsa tematika e tyre janë aktualiteti i zhvillimeve të sotshme në krejt botën”, ka thënë Galica, duke u shprehur më pas se me privilegjet të cilat i posedon festivali “Një botë”, në të ardhmen festivali që mbahet në kryeqendrën kosovare do të titullohet “Një botë Kosova”.

Sa i përket punimit të këtyre filmave në Kosovë, Galica është shprehur të jetë tejet i zhgënjyer, meqë ndonëse në Kosovë ka shumë brumë për këtë lloj dokumentarësh, por që realisht mungon interesimi për realizmin e tyre.

“Është dëshpëruese sepse në Kosovë ka aq shumë tematike për këtë lloj dokumentarësh sa që rezultatet ne po i shohim me konkurrimin e tyre në këtë festival. Iniciativa nga vetë ne në bërjen e këtyre dokumentarëve është shumë dëshpëruese”, tha Rrezart Galica.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar për të Drejta të Njeriut NJË BOTË/ONE WORLD organizohet nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) që nga viti 2000, si pjesë e Festivalit JEDEN SVET/ONE WORLD me seli në Pragë.

Behxhet Shala, kryetar i KMDLNJ-së, thotë se në vitin e 12-të festivali kanë marrë nismën për emërtimin e festivalit “Një botë Kosova” ku sipas tij kjo do të ishte edhe një lloj afirmimi i Kosovës për festivalet e tjera ndërkombëtare. Sipas tij Kosova prodhon pak filma sa i përket këtyre tematikave që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njerëzve ku dihet se Kosova menjëherë pas luftës sapo kishte kaluar fazën e tranzicionit dhe i ka kaluar tmerret e shumicës së shteteve që pasqyrohen në këtë festival, prodhon shumë pak filma ose fare pak filma dokumentarë.

Ndër të tjera Behxhet Shala tregojë se janë në bisedime me Radio Televizionin e Kosovës (RTK) për të bërë javën ose muajin e filmave për të drejtat e njeriut të përcjell me debate. Ndër të tjera Shala i quajti politikanët shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut. “Për neve nuk është më rëndësi që tua shfaqim politikanëve këta lloj filma sepse ata vetë janë shkelësit të së drejtave të njeriut dhe nuk janë të interesuar që këto të drejta të përmirësohen ne dëshirojmë që këta filma tua shfaqim atyre që ju interesojnë dhe u hynë në punë”, u shpreh Shala.

Në nëntë edicionet paraprake të Festivalit “NJË BOTË” në Prishtinë janë shfaqur rreth 250 filma dokumentarë me tema të çështjeve rreth të drejtave të njeriut anekënd globit.

Ky festival do të zgjatë deri me 27 dhjetor 2013 dhe filmat do të shfaqen në ambientet e universitetit “Pjetër Budi” që sipas Rrezeart Galicës përzgjedhja e tij është bërë në mënyrë që të jenë më pranë studentëve.

Festivali “Një botë” mbështet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punëve të Jashtme, PTK-ja dhe sponsorë të tjerë./Zëri/

Basha: I treguam qytetarëve se për kryetar keni zgjedhur të akuzuarin Muja

0

MunirBasha-PK8-29Këshilltari i Partisë Konservatore (PK) në Asamblenë Komunale në Prizren, Munir Basha ka braktisur betimin e kryetarit Ramadan Muja.

Ai tregon se arsyeja kryesore pse ka vendosur që të mos qëndrojë në seancë gjatë betimit, ka qenë procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj kryetarit Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij.

“Arsyeja kryesore e braktisjes së seancës ishte që të shprehim mospajtimin tonë me faktin se në rend të ditës ishte betimi i një kryetari, i cili që një kohë të gjatë, bredhë koridoreve të gjykatës, pikërisht për keqmenaxhim me pronën komunale”, thotë Basha për “PrizrenPress”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka bërë dje betimi për mandatin e ri katërvjeçar. Partitë opozitare kanë bojkotuar betimin e Mujës. Asambleistët e BD-së, VV-së, PK-së dhe një pjesë e LDK-së nuk kanë qëndruar në seancë gjat betimit të Mujë.

Basha thotë bojkotimi është bërë me qëllim të vetëm që t’i tregohet qytetarëve se në krye të Komunës është zgjedhor një kryetar që ulet në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prizren.

“ Mujën e shohim si kryetar, pasi që është zgjedhur me shumicë të votave të qytetarëve, por me lëshimin e seancës vetëm të shprehim pakënaqësinë tonë që në krye të një komune siç është Prizreni,është një kryetar, i cili është i ulur në bankën e zezë, pikërisht për keqmenaxhim me pronën e qytetarëve.Këtë Prizreni nuk meriton”.

Ai premton se këshilltar i Asamblesë Komunale, do t’i mbrojë intersat e qytetarëve.

“Do të jem në shërbim te interesave të gjithë qytetarëve të Komunës sonë.Zëri ynë në kuvend do të jetë kritik dhe opozitar, por mbi gjitha konstruktiv”./PrizrenPress.com/

Besimtarët e fesë katolike festojnë Krishtlindjen

0

KishaPër nder të festës së Krishtilindjes, në Rezidencën e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, Ipeshkvia e Kosovës organizoi pritje solemne. Ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji, bëri thirrje për paqe për të gjithë njerëzit dhe që të mos ikin nga përgjegjësia e dashurisë së Zotit për njëri tjetrin. Ndërkaq, në mesnatë u mbajt mesha kryesore, përmes së cilës u bë thirrje, për paqe, dashuri e humanizëm ndërnjerëzor.Duke e medituar zotin dhe duke e kundruar praninë e tij, jemi të detyruar që të përjetojmë njëri tjetrin dhe të shkojmë te zemra e njëri tjetrit, për t’i ngushëlluar ato dhe për t’i parë nevojat e tyre, tha Imzot Dodë Gjergji, në fjalën e tij, në pritjen solemne që u organizua me rastin e festës së Krishtlindjes.

Imzot Dodë Gjergji, duke bërë thirrje për paqe dhe humanizëm në ditën e Krishtjlindes, shtroi edhe një pyetje!

“A mund të jemi më të mirë? Sigurisht që po. E unë lus zotin që të jemi më të mirë të gjithë”.

Në pritjen solemne të Krishtlindjes, mori pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga, Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti si dhe përfaqësues të tjerë të subjekteve politike dhe të korit diplomatik. Ndërkaq, mesha kryesore, u mbajt mbrëmë në mesnatë, në Katedralën Nëna Terezë, të cilën e mbajti kryeipeshkvi Dodë Gjergji.
Mësazh paqeje ka dhënë edhe zëvendes ipeshkvi Dom Lush Gjergji, duke cituar humanisten Nëna Terezë.

“ Nëna Terezë e luste Krishtin foshnje: ma mëso artin dhe jetën e dashurisë. Bën që të jem e thjeshtë, e përvuajtur dhe e gatshme për flijim dhe dhurim siç je ti”, tha ai.

Në meshën e mbrëmshme me rastin e festës së Krishtlindjes morën pjesë shumë besimtarë katolikë nga mbarë vendi por edhe ndërkombëtarë.

Dyshohet për dallavere me pagesën e semestrave në UP

0

UP-studentetMashtrimi me pagesën e semestrave nga ana e studentëve i është shtuar listës së parregullsive në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Studentët e fakulteteve të ndryshme që ndjekin studimet e rregullta e me korrespodencë dyshohet se nëpërmjet një “rrjeti të organizuar” u janë shmangur pagesave të rregullta të semestrit.

Ka raste kur ata dyshohet se përmes “mashtrimeve dhe falsifikimeve të fletëpagesave bankare”, kanë paguar shumë modeste për semestrin i cili kushton nga 50 euro për studime të rregullta deri në 250 euro për studime me korrespodencë, shkruan Koha Ditore.

Rektorati i UP’së, është ndier keq për këtë veprim të studentëve pasi ka pranuar ankesa nga disa fakultete rreth këtyre mashtrimeve.

Megjithëse thonë se këto raste janë zënë dhe tashmë janë raportuar në prokurori dhe në polici nga ana e fakultetit.

“Mund të ketë të përfshirë edhe punëtor të bankës këtu”, ka thënë UP.

Qeveria riformatohet në janar

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseKabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi, pritet të ketë tjetër strukturë në janar të vitit 2014. Kryeministri Hashim Thaçi, sipas burimeve të gazetës, po përgatit një freskim të përbërjes së Qeverisë për të realizuar sa më shumë projekte dhe punë deri në zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen në vjeshtë të vitit 2014,shkruan tribuna.

Disa ministra të PDK-së, AKR-së, minoriteteve por edhe zëvendësministra, parashihet të lëvizin nga një dikaster në tjetrin apo edhe të largohen, varësisht prej të gjeturave që do të zbardhen nga raporti i matjes së performancës së punës së kabinetit qeveritar që tashmë ka filluar të shkruhet dhe do t’i prezantohet kreut të ekzekutivit,shkruan Tribuna.

Burimet brenda kabinetit qeveritar kanë bërë të ditur se Thaçi i ka paralajmëruar për këtë gjë partnerët e koalicionit të cilët po ashtu janë pjesë e hartimit të raportit të brendshëm për të vlerësuar punën e secilit anëtar të Qeverisë, për të parë pastaj se ku duhet bërë ndryshimet e nevojshme.

Universiteti i Veriut, me Kushtetutë

0

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Ramë Buja ka deklaruar se është duke bërë përpjekje që Universitetin e Prishtinës në veri të Kosovës ta ‘integroj’ në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe se ky institucion i arsimit të lartë në vendin tonë të bëhet edhe de-fakto pjesë e shtetit të Kosovës.
Ministri Buja në një intervistë për Kosovapress-in, ka thënë se ia ka bërë një kërkesë me shkrim këtij institucioni që t’i pranoj Institucionet e Kosovës dhe ligjet e saj, duke u shprehur se me bojkotimin e këtyre të fundit, më së shumti ka pësuar dhe po pëson ky institucion.

Buja është shprehur se në rast se menaxhmenti i këtij institucioni nuk pranon të bëhet pjesë e institucioneve të Kosovës, do të pësojë vet më së shumti pasi diplomat e tyre nuk njihen nga asnjë shtet.

‘Ky universitet që nuk e njeh shtetin e Kosovës, ai institucion kthehet përsëri non-grada ose në një institucion të përjashtuar nga mekanizmat e Kosovës. Të gjithë mekanizmat që janë në Kosovë do të duhej ta njohin krejt strukturën ligjore, përndryshe nuk do të jenë ata të cilët do të financohen, do të favorizohen, do të ndihmohen nga institucionet e Kosovës. ..Ata do t’ia bëjnë të keqen vetes nëse ndodh kjo që thoni ju sepse ata diplomat do t’i marrin dhe do t’i mbajnë për kujtim për veten e tyre por jo për të shërbyer për ndonjë institucion kudo qofshin ose edhe për të punuar. Andaj nuk e besoj që ata udhëheqës të atij institucioni, politika që i udhëheq ata të jetë kaq e paditur që të lejoj të bëjë veprime të tilla”, ka thënë Buja.

Ai ka shtuar se nuk ka fare kontakte dhe asnjë lloj raporti me udhëheqësit e këtij universiteti, por ka shtuar se shpreson se një gjë e tillë të ndryshoj sa më shpejtë.

Ministri edhe pse e ka pranuar se ka edhe raste të shumta kur nxënësit dhe shkollat e caktuara në vendin tonë mësojnë me planprograme të Serbisë, ka thënë se një fenomen i tillë po shkon duke u zbehur, pasi në shumicën e rasteve ky komunitet po i bindet dhe po i pranon planprogramet dhe institucionet e Kosovës.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka folur edhe për bartjen e simboleve fetare në institucionet e arsimit në Kosovë, për çka ka thënë se nuk është një vendim i cili do të varët vetëm prej.

Megjithatë, Buja është shprehur se për të marrë një vendim nëse do të lejohet bartja e shamisë në shkolla apo jo, është duke punuar një komision miks i cili në fund do ta jep sugjerimin e tij në bazë të të cilit edhe do të veprohet.

“Është një problem që është bërë më i madh se sa në esencë është. Ekziston një udhëzim administrativ që është bërë që në bazë të atij normaliteti që shkollat laike nuk lejojnë uniformë të caktuar të asnjë nxënësi, të asnjë konfeksioni dhe besimi të caktuar dhe është bërë një udhëzim që është bërë jo në mandatin tim, por një mandat më parë, i ministrit tani më të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por kjo nuk do të thotë se nënkupton kjo. Udhëzimi është në fuqi akoma dhe unë po pres që një komision që do të ndërmjetësohet dhe ndërinstitucional që udhëhiqet nga Qeveria që të jap përgjigjen për këtë gjë se si do të veprohet me udhëzimin dhe me veprimet konkrete në terren dhe unë e bëj ndryshimin pa pikë problemi atëherë kur më thuhet që ta ndryshoj. Unë nuk mund ta bëjë ndryshimin se unë nuk kam disponim apo ka disponim për këtë gjë, por unë kur të marr leje nga ai komision i përbashkët që është bërë unë e bëj veprimin”, ka thënë ai.
Kurse, sa i përket zhvillimeve në sektorin e arsimit të lartë në vendin tonë për këtë vit, Buja ka theksuar se janë bërë vepra të mëdha duke u hapur edhe tri universitete publike.
Ai ka thënë se me këtë vendim, qytetarëve të Kosovës, shkollimi, studimi dhe hulumtimi i është ofruar më afër gjë që, sipas tij, do të ndikoj edhe në zvogëlimin e shpenzimeve për familjet e Kosovës që janë anëtarë të familjes në studime.
Kurse, regjistrimin e numrit të madh të të rinjve në institucionet e arsimit të lartë publik e privat në vend, ministri e ka arsyetuar duke thënë se është ndjenjë e mirë kur të rinjtë dëshirojnë ta avancojnë dijen e tyre.
“Ne parapëlqejmë që interesimi i njerëzve tanë, djemve dhe vajzave tona është për të studiuar dhe për ta avancuar dijen e tyre. Kjo është e mira. Por ne pikërisht për këtë shkak kemi vendos që të mos jetë koncentrimi vetëm në Prishtinë, duke e bërë atë që thamë, të bëjmë shpërndarjen institucionale të atij qëllimi që e kemi dhe Prishtina është shkarkuar tanimë. Dhe sivjet Prishtina ka shpallur konkurs edhe për Mitrovicën, edhe për Gjakovën, edhe për Gjilanin, kjo më nuk do të ndodh sepse besoj që me fillimin e vitit të ri kalendarik, është fjala, ne do të përpiqemi që të realizojmë atë procesin normal zgjedhor brenda këtyre institucioneve të arsimit të lartë në mënyrë që edhe menaxhimi të jetë i mirëfilltë dhe legjitim dhe pastaj të shkojmë me pavarësim të plotë”, ka theksuar ministri Buja.

Ministri i Arsimit nuk ka dashur të flasë shumë edhe për procesin e konkursit të doktoratave në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” në Prishtinë, duke thënë se nuk ka përgjigje shumë të qartë pasi ende nuk e ka marrë asnjë njoftim me shkresë dhe të qartë nga UP-ja se çka ka ndodhur me këtë proces, edhe pse është shprehur se ka dëgjuar nga mediat dhe burime tjera se diçka nuk ka shkuar mirë në këtë aspekt.

Ministri Buja ka premtuar se nëse kanë ndodhur parregullsi në këtë konkurs dhe nëse dikush do të bëjë një ankesë në institucionin e parë në vend të arsimit, inspektorati i tij do të shkoj menjëherë për të parë se si mund të veprohet.
Ndërkohë, i pyetur nëse UP-ja është dëmtuar me staf akademik duke i ofruar mësimdhënësit e tij për universitetet tjera të sapo hapura publike në Kosovë, Buja ka thënë se një gjë e tillë po bëhet me një marrëveshje të deklaruar e cila do të bëhet edhe e shkruar ku profesorët e UP-së do të mbajnë mësim në këto institucione pa i konsideruar si kontratë të dytë këto vende të punës.

Buja ka thënë se shpreson në zgjidhjen e shpejtë të stafit akademik për këto institucione të reja të arsimit të lartë në vend, pasi sipas tij, së paku 600 djem e vajza janë në doktorata në universitete të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët pret që të kthehen, dhe të angazhohen si mësimdhënës në vendin tonë.
Ndërsa, ministri ka folur edhe për rritjen e pagave të mësimdhënësve, gjë të cilën e ka premtuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fushatës parazgjedhore në Kosovë, për çka ka thënë se do të ndodh qysh në fillim të vitit të ri.

“Besoj e dimë bashkë, sa herë që kryeministri ka premtuar e ka realizuar. Unë jam i bindur që edhe këtë premtim që e ka dhënë do ta realizoj pa asnjë problem sepse janë bërë përllogaritjet, janë bërë gjithë ato që duhet bërë përveç një vendimi që duhet ta marrë Qeveria e Republikës së Kosovës se sa për qind, për cilën kategori do të ketë rritje, akoma se kemi bërë dhe këtë do ta bëjmë me fillim të vitit të 2014. Dhe unë besoj që po kështu nga fillimi i vitit 2014 do të ndodhin këto rritjet edhe për arsimtarët edhe për gjitha kategoritë tjera”, është shprehur Buja.

Ai ka folur edhe për procesin e provimit të Maturës Shtetërore 2013, për të cilin ka thënë se është shumë i kënaqur me suksesin që e ka treguar edhe sa i përket rezultateve të nxënësve por edhe organizimit dhe standardit të tij.
Ndërsa, ndryshimet që janë bërë sivjet në këtë provim, ministri i ka cilësuar si sipërfaqësore, gjë për të cilën ka thënë se nuk e ka ndryshuar rrënjësisht këtë proces, vetëm se i ka përmirësuar disa lëshime apo disa detaje të cilat janë vërejtur se kanë mund të bëhen më mirë.

Kurse, si arritje të kësaj ministrie për vitin 2013, Buja ka përmendur edhe ndërtimin e disa objekteve shkollore në mbarë vendin, përkthimin e 22 titujve të librave botëror të cilët janë siguruar për drejtime të ndryshme të UP-së, vendimin për edukimin mësimdhënësve, me të cilin nga viti i ardhshëm një kompetencë të tillë do ta ketë vetëm Fakulteti i Edukimit i UP-së etj./Kosovapress/

Kuçi e punëson vajzën e prokurores Laura Pula

0

LauraKonkurruan 150 kandidatë për një pozitë në Ministrinë e Drejtësis. Por ajo që sfidoi dhe fitoi ndaj gjithë atyre që konkurruan për pozitën e zyrtares për të drejtat e njeriut në këtë dikaster, është një vajzë që ka kryer fakultetin Ekonomik.

Ndonëse kjo pozitë s’ka të bëj shumë me ekonomikun.

Kjo, është Fjolla Pula, vajza e madhe e prokurores së shtetit Laura Pula, shkruan Tribuna.

Disa nga konkurrentët që u sfiduan, thonë se janë ndier të pakënaqur në këtë përzgjedhje që ka bërë komisioni vlerësues, kur para tyre u pranua në punë vajza e prokurores, edhe pse shumë kishin të kryer Fakultetin Juridik, kusht i rëndësishëm për të fituar vendin e punës.

Por pretendimet e tilla i kanë mohuar zyrtarët e Ministrisë, derisa vet prokurorja Pula ka thënë se vajza e saj është 25 vjeç dhe nuk mund t’i përzihet në privatësinë e saj se ku ajo dëshiron të konkurrojë. Ka thënë se përgjigjen mund ta jep vet Fjolla.

E kjo e fundit nuk është e vetmja e punësuar në Ministrinë e Drejtësisë, derisa njëri nga prindërit i punon në institucione të larta të drejtësisë.

Në MD punojnë edhe Venera Kabashi, vajza e kryeprokurorit Ismet Kabashi si dhe Flaka Xhelili, vajza e deputetit të PDK’së, Fatmir Xhelili.