5.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8843

Modeli që po godasim…

0

Blendi FevziuBLENDI FEVZU

Robert Kaplan, një reporter i njohur dhe një udhëtar i pasionuar amerikan, në një nga librat e tij të titulluar “Bota që vjen nga kaosi”, duke iu referuar përqendrimit të popullsisë në disa nga kryeqytetet e mëdha afrikane, shënjon faktin se kjo “bombë” sociale, kjo mishelë djemsh nga fshati apo të rinjsh pa asnjë perspektivë që dynden në lagjet e periferive, ka vetëm një mënyrë që të neutralizohet: t’i vihet përballë një model tjetër suksesi. Suksesi i atyre që në këto qytete quhen klasë e mesme, por që realisht nuk janë tamam e tillë. Një grup njerëzish që kanë dalë nga varfëria ose kanë ecur në jetë falë shkollimit; falë zotësisë së tyre dhe që në vend të modelit të vjedhjes, trafikut, kontrabandës apo terrorizmit, ofrojnë si model suksesi punën. Ky grupim, që në fakt nuk është më i respektuari në këto vende, komenton pak a shumë Kaplan, i ka lënë fushë të lirë një modeli tjetër. Atij të bandave dhe kapove të tyre; atij të njerëzve të korruptuar që dominojnë politikën e biznesin. Madje, shpeshherë të dyja bashkë. Një grupim që nëpërkëmb rregullat, ligjet, që rrallë ndëshkohet dhe, si i tillë, është kthyer në një model real. Model që po shkatërron të ardhmen e këtyre vendeve.

Kaplan ka pa dyshim të drejtë. Kjo është një skemë që nuk ndodh më vetëm në Afrikë, por edhe në vende të tjera në zhvillim. Në vende ku arsimimi dhe specializimi i njerëzve është ende deficitar, ku kultura dhe informacioni nuk përbëjnë një armë reale për të dominuar shoqërinë. Në këto shoqëri, grupimi tjetër, ai i njerëzve të shkolluar dhe menaxherëve të suksesshëm, shpesh detyrohet të përballet me zemërimin e këtyre grupeve abuzive, madje jo rrallë punësohet dhe paguhet prej tyre.
Iu riktheva tezave të Kaplan, duke ndjekur debatin mbi taksat në Shqipëri dhe filozofinë e re të tyre. Duke besuar, siç thotë Fukuyama, te “Ndërtimi i Shtetit”, se taksat dhe të ardhurat për frymë klasifikojnë në një farë mënyre edhe nivelin e demokracisë në një vend, kam tentuar të kuptoj se përse në një paketë fiskale ku përfshihen thuajse gjithë shtresat e shoqërisë shqiptare, ajo më e penalizuara është një shtresë që s’përbën as 0.4 % të popullsisë reale shqiptare, ose 0.25 % të popullsisë totale të regjistruar në Shqipëri. D.m.th. përse sistemi i taksimit u derdh me mërinë më të madhe mbi ata 11 242 veta, që paguhen me mbi 1.3 milionë lekë të vjetër në muaj?! Përse këta njerëz u ngarkuan më shumë sesa vetë biznesmenët e mëdhenj që fitojnë miliona dhe më shumë sesa ata që fitojnë nga biznesi i tyre i vogël, po ashtu më shumë se 1.3 milion lekë të vjetër në muaj?!

Nuk dua të bëj një analizë të taksave dhe as të llogaris ato kategori që preken edhe më shumë. Rreth 440 mijë veta që paguhen nën 300 mijë lekë të vjetër në muaj, nuk fitojnë asgjë nga ulja e taksës, por kostoja e tyre e jetesës do rritet ndjeshëm nga inflacioni dhe nga akcizat e reja, që nga nafta e deri te duhani e kafja. Kjo është pa dyshim klasa që do ta vuajë më shumë, që do zhytet edhe më në varfërinë e saj dhe në betejën për mbijetesë. Nuk dua të ndalem as te biznesmenët e mëdhenj, që vijojnë të taksohen po 10% mbi dividendin. Dua të përqendrohem e të kuptoj se përse 0.4% e popullsisë së Shqipërisë duhet të mbajë mbi supe taksën më të lartë që sistemi shqiptar do ofrojë që nga 1 janari 2014.

Nga të dhënat e përfituara në emisionin “OPINION” këto javë, del që kjo klasë, pra grupimi i njerëzve që paguhen mbi 1.3 milionë lekë të vjetëra, është sot afro 11 242 veta. Në fund të vitit 2012, ai ka qenë afro 8900 veta. Pra, ky grupim është shtuar më afro 2300 veta në një vit, gjë që përbën një sukses jo të vogël. Pas aplikimit të taksës mbi pagesën bruto, ky grupim do reduktohet realisht në afro 6500–7000 veta. Pra, grupimi i atyre që kishin arritur një farë suksesi financiar, por edhe shoqëror, nuk do të jetë më i pari.

Po kush klasifikohet në këtë grup? Ndër këta 11 mijë veta, vendin kryesor e zënë menaxherët e rinj dhe të mirëshkolluar të bankave; të kompanive celulare dhe atyre të biznesit. E zënë mjekë të njohur dhe specialistë ndër më të mirët të kësaj fushe, juristë që kanë bërë emër në studiot ligjore vendëse apo ndërkombëtare; kryeredaktorë gazetash të mëdha dhe drejtues lajmesh; inxhinierë të aftë dhe arkitektë; financierë dhe drejtues projektesh. Thënë më përmbledhtazi, ky grup prej 11 mijë vetash përbën pa dyshim grupin më të shkolluar dhe më të specializuar në Shqipëri.

Nuk janë njerëz të pasur. Janë qytetarë që jetojnë mirë, që kanë investuar për shkollimin dhe rritjen profesionale të tyre. Janë njerëz që kursejnë nga rrogat e tyre të mira për të shkolluar po ashtu fëmijët. Janë njerëz që i këshillojnë fëmijët të mësojnë dhe jo të bredhin me makina luksi apo të kalojnë kohën në pub–et e Tiranës. Janë njerëz që koleksionojnë libra dhe jo syze dielli apo çanta. Janë njerëz që, nëse një ditë humbasin vendin e punës, kthehen në njerëz të varfër, sepse kjo rrogë është mundësia e tyre e vetme e jetesës (ndryshe nga të pasurit, që kanë prona e asete). Janë njerëzit më të rregullt të këtij vendi.

Njerëz që paguhen me bordero; që kanë marrë dhe paguajnë rregullisht në datën e caktuar kreditë, që paguajnë taksa, që respektojnë më shumë se të tjerët rregullat dhe pa dyshim më të interesuarit për ecjen përpara të vendit. Besoj se janë kryesisht votues të majtë dhe ata që dominuan protestat kundër armëve kimike në Tiranë të mbështetur nga studentët. Janë modeli më i mirë që mund t’u ofrohet të rinjve dhe modeli i vetëm për zhvillimin e vendit. Janë ata që besojnë më shumë se e ardhmja mund të ndërtohet në Shqipëri, por edhe ata që bërtasin më pak, që shoqërohen rrallë me politikanë dhe që nuk kanë kohë të hallakaten duke u paguar këtyre të fundit dreka të gjata apo duke u bërë dhuratat për të cilat kanë nevojë. Janë një model, që çdo prind normal do të donte që t’i ngjante fëmija i tij, por që ne po i godasim.

Nuk e di se sa më shumë mund të mbledhë Qeveria nga taksa e rritur ndaj këtyre njerëzve, por druaj se portofoli i shpuar i qeverisë po godet një model që duhej ta kishin stimuluar më shumë: atë të suksesit, që vjen nga shkollimi dhe konkurrenca e hapur. Modelin e vetëm me të cilin kanë ecur përpara shumë vende si ne, e si për mallkimin tonë, po ecin përpara edhe fqinjët./Panorama/

Policia në Prizren në hall me të arrestuarit

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Prizrenit është në hall me të arrestuarit, të dyshuar për krim të organizuar.

Nga numri i madh i tyre, zyrtarët policor po ankohen me mungesën e hapësirës për të arrestuarit,transmeton Klan Kosova.

Nexhmi Krasniqi , Drejtor i Policise tha se është krenar që policët e tij po e kryejnë punën sic duhet.Ai tha se pret që pas hapjes së burgut të sigurisë së lartë, telashet me vendosjen e të arrestuarve pakësohen.

Zafir Berisha: Prizreni shpejt në zgjedhje, pas burgosjes së Ramadan Mujës

0

ZafirBerisha11-14Partitë opozitare në Prizren dhe Bashkimi Demokratik që udhëhiqet nga Zafir Berisha, nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Ramadan Mujës si kryetar i Prizrenit.

Zafir Berisha thekson se dihet qartë arsyeja pse BD’ja e tij sot ka vendosur të mos jetë pjesë e kësaj seance. Thotë se partia e tij nuk merr pjesë në ceremonitë e një Qeverie që përbëhet nga krimi e nga korrupsioni.

“Qeveria e Prizrenit është Qeveri e të pandehurit e krimit dhe korrupsionit. Prandaj arsyeja po dihet, ne nuk marrim pjesë ku është një njeri i pandehur”, ka thënë Berisha Për Express.

Dhe për ta bind më shumë Berishën që të mos marr pjesë sot në betimin e Mujës, është fakti se në gjykimin që po zhvillohet ndaj Mujës, ai vet e ka pranuar që e ka shkel ligjin.

“Kështu që nuk e kemi parë të arsyeshme të rrimë në seancë gjatë betimit të tij kur ai jep betim derisa e ka shkel ligjin”.

Prandaj Berisha beson dhe është i bindur që Ramadan Muja nuk do të jetë në gjendje ta çojë mandatin që e fitoi me 1 dhjetor deri në fund.

Vlerëson se, nëse ka shtet, ligj edhe drejtësi Muja do të burgoset dhe Prizreni do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Dhe beson se diçka e tillë do të ndodh shumë shpejt.

“Ne po presim veç seancën kur atij do t’i konfirmohet dënimi dhe të burgoset dhe natyrisht që Prizrenit të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme” thotë Berisha.

Vlerëson se e kundërta nuk mund të ndodh.

“Një njeri që e ka shkel ligjin, gjyqtari se merr parasysh…kjo nuk mund të ndodh”, tha Berisha i BD’së.

Shënohet përvjetori i 69-të i Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren

0

biblioteka Me një manifestim kulturorështë shënuar 69-të vjetori i funksionimit të Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren.Pjesë e këtij manifestimi ishin anëtarë të bibliotekës,krijues të shumtë letrarë nga Prizreni,Suhareka e Dragashi.
Në përvjetorin e 69-të të Bibliotekës,foli drejtoresha e këtij institucioni,Sahadete Sadikaj-Kukaj. Ajo tha se gjatë këtij viti që po e lëm pas kemi pasur aktivitete të bujshme.

“Ende ka mundësi që ne si bibliotekë të funksionojmë edhe më mirë”.
Në këtë manifestim është promovuar edhe libri “Ku sofra e Kuvendit rri shtruar” ku janë përmbledhur dhjetëra poezi nga krijues të ndryshëm letrar që janë bashkëpunëtorë të Bibliotekës.

Me këtë rast,Ilam Berisha,në emër të autorëve të këtij botimi tha se në këtë libër janë prezantuar mendimet artistike dhe emotive të krijuesve letrar nga Prizreni,Suhareka e Dragashi.

Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe drejtuesit e Qendrës Kulturore “Arbnori” nga Tirana,të cilët thanë se Prizreni dhe Tirana janë dhe do të mbeten promotorët e kulturës shqiptare në Botë,transmeton TV Prizreni.

Në kuadër të këtij manifestimi është hapur ekspozita e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nga Tirana,si dhe ekspozita e librave që janë dhuruar për nevoja të Bibliotekës gjatë vitit 2013.Gjithashtu për nder të 69-të vjetorit të themelimit të këtij institucioni është shfaqur edhe një program i pasur artistik me recitale nga anëtarët e Bibliotekës si dhe valle popullore nga nxënësit e shkollës “Lorenc Antoni’ nga Prizreni.

KEDS-i ia ndal rrymën gjatë betimit Mujës

0

Asambleja ne terrKryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, nuk i ka ecë mirë seance e parë inaguruese për mandatin e tretë. Ai, gjatë betimit, për një kohë ka mbetur në terr.

KEDS, në kohën sa ishte duke u betuar kryetari Muja dhe këshilltarët e Asamblesë Komunale, ia ka ndal rrymën Shtëpisë së Bardhë, duke ia pamundësuar rrjedhën normale të seancës.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, po ashtu në seancën e parë të këtij mandati është bojkotuar nga partitë opozitare.  Ata kanë thënë se bajkotimi është bërë përë t’ia përkujtuar Mujës se dy betimet e mandatit të kaluar i ka shkalur duke marrë vendime kundërligjore. /PrizrenPress.com/

 

AAK në Prizren,demanton emrat e “drejtorëve” të rinj

0

AAK-logoAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, ka mohuar emrat që janë publikuar në media për drejtor të ri nga koalicioni AAK-LDD në përbërjen e “Qeverisë Muja III”.

“ Kryesia e AAK-së Dega në Prizren reagon ndaj këtij informacioni të pasaktë dhe mendon se kjo dezinformatë është një spekulim që sjell vetëm huti në mesin e anëtarëve të këtij koalicioni, kur dihet saktësisht se nga kryesia e këtij subjekti politik ende nuk është marrë asnjë vendim se kush mund të jenë emrat e katër drejtorëve të ardhshëm në qeverinë Muja dhe se çdo informacion tjetër që del nga cilido burim, por që nuk është informacion i dhënë nga kryetari i AAK-së dega në Prizren, ose nga zëdhënësi i kësaj partie, është informacion i pasaktë”.

“ AAK në Prizren ka qenë dhe do të jetë transparente ndaj mediave dhe nuk heziton në dhënien e informatave, por vetëm atëherë kur ka se për çka të flitet e jo të lëshojë dezinformata të tilla”./PrizrenPress.com/

“AKEA” ndihmon 15 familje skamnore të REA-së

0

dhurataAktivistët e OJQ “AKEA” në Prizren kanë siguruar pako ushqimore dhe nga një thes miell për 15 familje të komunitetit RAE, të jetojnë në kushte të vështira.

Gjatë shpërndarjes së ndihmave, aktivistët e OJQ-së “AKEA”, kanë vërejtur shumë familje që jetojnë në gjendje të mjerueshme në këto ditë të ftohta dimri.
“Apelojmë për solidarizim më të madh të qytetarëve me shtresat e shoqërisë që përballen më gjendjen e vështirë ekonomike si dhe përkujdesje më të madhe institucionale ndaj tyre”.
Shpërndarja e ndihmave është realizuar fal bashkëpunimit me Zyrën për Komunitete të komunës së Prizrenit./TV Prizreni/

Europë shpërbleve adresën e krimit të quajtur Serbi

0

OpinionERALD SELCA

Unë personalisht si shqiptar jam kundër integrimeve Euro-Atlantike kur ne akoma nuk jemi integruar mes veti si shqiptar kudo në trevat etnike dhe mërgatë ,kur akoma kemi tabu dhe paragjykime mes veti përkundër gjakut derdhur lumë për liri ,Çlirim dhe bashkim kombëtar .

I madhi Pandeli Majko kryeministri legjendar shqiptar në vitin 1999 në kulmin e luftës Çlirimtare në Kosovë mes UÇK-së dhe forcave armike serbe ,thotë një fjalë profetike përkundër kësaj tragjedie ne shqiptarët do lidhemi më shumë mes vete ajo ndodhi por jo mjaftushëm këto 14 vite .

Diksa analista kinse të mencur duan të amnestojnë Europën që na tha jo ne shqiptarëve ,ne edimë se politika jonë konfliktuoze na ka lenë mbrapa por edhe Europa ngeli po ajo rraspije që ndau trojet etnike shqiptare në favorë të fqinjëve tanë gjakatarë ,Europa është snobe ,prepotente dhe raciste dhe mbështesë deklaratën e Edi Ramës në ketë drejtim kur kritikoi Europën dhe lider të caktuar proserb .

Europa ishte ajo që dikur e fuqizoi Titizmin dhe krimet komuniste ndaj nesh ,ishte kjo Europë që adresën e krimit dhe barbarisë Beogradin Millosheviqin ,Nikolicin ,Ivica Dacicin etj i toleroi në shkaktimin e 4 luftërave nga Sllovenia në Kosovë ,Serbia e cila vrau mbi 300 mijë shqiptar,kroat dhe boshnjakë që shkaktoi Srebenicen para syve të Holandezëve ,që shkattroi Vukovarin ,Recakun ,Izbicen që dëbpo miliona njërëz dhe që dhunoi afër 100 mijë femra ,që shkaktoi trilona dollarë deme ekonomike ,bravo Europë i fyve terë këta popuj për miqët e vjetër se këto krime sa për ju nuk do ndaleshin kurrë po të mos ishte SHBA -ja .

Europë ju dhe OKB-ja jeni vetë krimi ju e shpërblyet Beogradin Fashist për meritat e tyre në vrasje ,dëbime ,dhunime dhe për terror të tokës djegur ,shpërblyhet ata që janë antieuropian dhe antiamerikan .Neve shqiptarëve duhet na bie në mend një gjë uniteti mes nesh ,të bashkohemi mes veti dhe të mos harrojmë të kaluarën tonë .Europë eh kurva motit je ti .

Opozita bojkoton betimin e Mujës

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka bërë sot betimi për mandatin e ri katërvjeçar.Ndërkaq, opozita ka bojkotuar betimin e Mujës. Asambleistët e BD-së, VV-së, PK-së dhe një pjesë e LDK-së nuk kanë qëndruar në seancë gjat betimit të Mujë. Në të njëjtën seancë, betimin do ta japin edhe këshilltarët e Asamblesë Komunale, të cilët kanë fituar mandatin në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ramadan Muja për të tretën herë më radhë betohet si kryetar i Prizrenit.Ai në zgjedhjet e fundit ka dalë fitues përballë kundërkandidatit të LDK-së, Eqrem Kryeziut.

Muja ka premtuar se edhe në mandatin e tretë do të vazhdojë të punojë për t’ia përmisuar jetën e qytetarëve të komunës së Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Asamblistët e BD-së, bojkotojnë betimin e Ramadan Mujës

0

BD.2Asamblistët  e Bashkimit Demokratik të Zafir Berishës, kanë bojkotuar betimin e kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja.

“Mos pjesëmarrja e shumë faktorëve relevant vendor dhe ndërkombëtarë në këtë seancë është edhe një tregues se përderisa Ramadan Muja dhe klani I tij përballën me drejtësinë, gjendja në Prizren do të jetë e rëndë për qytetarët”,kanë arsyetuar ata bojkotimin e betimit të Mujës.

Asamblistët e BD-së, kanë marrë pjesë në seancën solemne vetëm të betimit të këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

“Pas dhënies së betimit në pikën e parë të kësaj séance reflektuam me veprimet në përputhje me qëndrimet politike të Bashkimit demokratik, duke mos qëndruar në seancë gjatë momentit të betimit të pandehurit Ramadan Muja i cili është duke u ndjekur nga organet e drejtësisë për krim të organizuar,korrupsion dhe shkelje ligjore për të cilën e ka pranuar edhe vetë në njërën nga seancat e shumta në Gjykatë”.

“Bashkimi Demokratik që në seancën e parë kërkon të respektohet ligji nga të gjithë dhe në këtë drejtim nuk do të ketë kompromis me shkelësit e ligjit edhe me një pjesë të këshilltarëve të zgjedhur të cilët sot e kanë dhënë betimin, dhe që janë në konflikt të interes për këtë, ne kemi reflektuar në zbatim të ligjit ku nënkryetari I BD-së dhe shefi I grupit të këshilltarëve Osman Hajdari ka marrë veprimet e duhura ligjore për të zbatuar ligjet e Kosovës”./PrizrenPress.com/