18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Filmbërësit kosovarë të painteresuar për filmin dokumentar

film ne borNjëra ndër çështjet më shqetësuese të shoqërisë, siç janë, shkelja e të drejtave të njriut, dhe sensibilizimi i opinionit për to, kanë nisur në kryeqytet edicionin e dymbëdhjetë të festivalit të filmit ndërkombëtar “Një botë”.

Rrezeart Galica, drejtor artistik i këtij festivali, tha se pritshmëria sa i përket festivalit do të jetë më e madhe pas këtij edicioni, pasi që vitet në vijim, siç thotë ai po synojnë që të bëhemi pjesë e festivalit “Një botë” me seli në Pragë të Çekisë.

“Motoja e këtij festivali është se synon të promovojë të drejtat e njeriut ,por edhe të nxisë debate kuptimplote për çështje si të drejtat e njeriut, shoqëria civile, politika e jashtme, politika ambientale e kështu me radhë”, ka thënë Galica. Ai më tutje ka shtuar se në festival Kosova merr pjesë me gjashtë filma kurse Shqipëria me dymbëdhjetë ndërsa të tjerët vijnë nga vendet si : Egjipti, Franca, Kanadaja, Amerika , Norvegjia etj.

Pjesa dërrmuese e këtyre dokumentarëve janë të realizuar në dy-tre vitet e fundit, ndërsa tematika e tyre janë aktualiteti i zhvillimeve të sotshme në krejt botën”, ka thënë Galica, duke u shprehur më pas se me privilegjet të cilat i posedon festivali “Një botë”, në të ardhmen festivali që mbahet në kryeqendrën kosovare do të titullohet “Një botë Kosova”.

Sa i përket punimit të këtyre filmave në Kosovë, Galica është shprehur të jetë tejet i zhgënjyer, meqë ndonëse në Kosovë ka shumë brumë për këtë lloj dokumentarësh, por që realisht mungon interesimi për realizmin e tyre.

“Është dëshpëruese sepse në Kosovë ka aq shumë tematike për këtë lloj dokumentarësh sa që rezultatet ne po i shohim me konkurrimin e tyre në këtë festival. Iniciativa nga vetë ne në bërjen e këtyre dokumentarëve është shumë dëshpëruese”, tha Rrezart Galica.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar për të Drejta të Njeriut NJË BOTË/ONE WORLD organizohet nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) që nga viti 2000, si pjesë e Festivalit JEDEN SVET/ONE WORLD me seli në Pragë.

Behxhet Shala, kryetar i KMDLNJ-së, thotë se në vitin e 12-të festivali kanë marrë nismën për emërtimin e festivalit “Një botë Kosova” ku sipas tij kjo do të ishte edhe një lloj afirmimi i Kosovës për festivalet e tjera ndërkombëtare. Sipas tij Kosova prodhon pak filma sa i përket këtyre tematikave që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njerëzve ku dihet se Kosova menjëherë pas luftës sapo kishte kaluar fazën e tranzicionit dhe i ka kaluar tmerret e shumicës së shteteve që pasqyrohen në këtë festival, prodhon shumë pak filma ose fare pak filma dokumentarë.

Ndër të tjera Behxhet Shala tregojë se janë në bisedime me Radio Televizionin e Kosovës (RTK) për të bërë javën ose muajin e filmave për të drejtat e njeriut të përcjell me debate. Ndër të tjera Shala i quajti politikanët shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut. “Për neve nuk është më rëndësi që tua shfaqim politikanëve këta lloj filma sepse ata vetë janë shkelësit të së drejtave të njeriut dhe nuk janë të interesuar që këto të drejta të përmirësohen ne dëshirojmë që këta filma tua shfaqim atyre që ju interesojnë dhe u hynë në punë”, u shpreh Shala.

Në nëntë edicionet paraprake të Festivalit “NJË BOTË” në Prishtinë janë shfaqur rreth 250 filma dokumentarë me tema të çështjeve rreth të drejtave të njeriut anekënd globit.

Ky festival do të zgjatë deri me 27 dhjetor 2013 dhe filmat do të shfaqen në ambientet e universitetit “Pjetër Budi” që sipas Rrezeart Galicës përzgjedhja e tij është bërë në mënyrë që të jenë më pranë studentëve.

Festivali “Një botë” mbështet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punëve të Jashtme, PTK-ja dhe sponsorë të tjerë./Zëri/

Më Shumë

Zyrtare: Sylvinho vazhdon me Shqipërinë

Sylvinho edhe zyrtarisht do të vazhdojë të jetë trajner i Shqipërisë, ka konfirmuar Federata Shqiptare e Futbollit të mërkurën. Trajneri brazilian ka rinovuar kontratën deri...

Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit” në Reshtan të Suharekës, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren...

Lajmet e Fundit