9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8854

Jacobson pro ulëseve të rezervuara edhe për një mandat

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson në një prononcim për Radio Dukagjinin ka deklaruar se mbështet vazhdimin e ulëseve të rezervuara edhe për mandatin e ardhshëm, mirëpo sipas saj për këtë duhet të vendosin autoritetet e Kosovës.

“Ulëset e rezervuara janë një çështje e ndjeshme. Mendimi im është se do të kishte kuptim që të vazhdohet me ulëset e rezervuara për mandatin e ardhshëm, por unë nuk kam votë në Kuvendin e Kosovës kështu që kjo u takon autoriteteve të Kosovës që të vendosin”, ka thënë Jacobson.

Ajo ka deklaruar se 2 deri në 3 ulëse do të mund t’i rezervoheshin përfaqësuesve të veriut gjatë mandatit të ardhshëm.

“Ndjenja ime është se duhet përkrahur procesin e tashëm të integrimit në veri. Po shohim disa përparime me polici, dogana dhe mund të ketë kuptim që të jenë 2-3 ulëse të rezervuara për mandatin tjetër. Por ky nuk është vendimi im, duhet ta bëj të qartë se ne kemi takuar liderët, por roli i ambasadorëve nuk është të vendosim, por të inkurajojnë dialogun dhe jo të vendosim”, është shprehur ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, citon Tribuna.

Ndryshe, 25 deputetë të pakicave kanë parashtruar kërkesë për ndryshime kushtetuese, me qëllim rikthimin e një neni për kthimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, pas takimit të fundit të liderëve për reformë zgjedhore, ka pohuar se nëse ulëset e rezervuara nuk zgjaten të paktën edhe për një mandat ka gjasë që veriu të mbetët një konflikt i ngrirë.

Serbisë BE-ja, Kosovës status quo-ja

0

Flamuri Kosoves e SerbiseBashkimi Evropian ka mbivlerësuar përparimet që Serbia ka bërë në dialogun me Kosovën, duke i ofruar si shpërblim nisjen e negociatave për anëtarësim, vlerësojnë analistët politikë në Prishtinë. Në anën tjetër, Kosova, sipas tyre, nuk arriti të përfitojë nga dialogu me Beogradin, qoftë në integrimin e veriut të Kosovës, apo edhe përmbylljes së subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

Në konkluzionet e BE-së për Serbinë thuhet se para hyrjes së saj në BE, ajo duhet të nënshkruajë një dokument obligues ligjor për rregullimin e raporteve me Prishtinën.

Mirëpo, një konkluzion i tillë, nga analisti Ilir Deda konsiderohet jo shumë i dobishëm, pasi që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sipas tij, pritet që të ketë një marrëveshje të dytë normalizimi brenda një afati më të shkurtër kohor sesa ajo që parashihet në konkluzionet e Brukselit.

“Afati kohor, të cilin e ka miratuar Këshilli Evropian është shumë i vonshëm për Kosovën, sepse Kosova nuk i ka edhe tetë apo dhjetë vjet që të presë të nënshkruajë marrëveshjen substanciale për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Ajo marrëveshje duhet të nënshkruhet sa më shpejt që t’i hapë dyer përfshirjes në OKB dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare Kosovës dhe fitimit të legjitimitetit të plotë ndërkombëtar”, thotë Deda për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe politike mendon se Brukseli është ngutur me përshpejtimin e rrugës së Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.

Serbia, sipas tij, nuk ka zbatuar obligimet e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Dhënia e datës Serbisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian përbën një hap të ngutshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, meqë, jo thjesht në kuptimin e substancës, por as në kuptimin simbolik, Serbia nuk ka zbatuar detyrimet themelore që dalin nga Marrëveshja e 19 prillit, përfshirë këtu edhe heqjen e barrikadës mbi urën e lumit Ibër. Serbia ende qëndron larg zbatimit të detyrimeve që ka në raport me Kosovën”, deklaron për Radion Evropa e Lirë, Korenica.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i ndërmjetësuar nga BE-ja, ka qenë vendimtar për konkluzionet e arritura në Bruksel.

Sipas analistit Ilir Deda, dialogu që Bashkimi Evropian ka ndërmjetësuar në krijimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithatë i ka shkuar në dobi palës serbe.

Përmes këtij procesi, ai vlerëson se Serbia arriti të ruajë ndikimin në veri të Kosovës dhe të afrohet me procesin integrues në BE, përderisa Kosova vazhdon me status quo-në dhe veriun e trazuar.

“Ajo çfarë ka bërë BE-ja, është se e ka shtyrë status quo-në e Kosovës për dekadën e ardhshme, nuk ia ka dhënë rrugën e qartë të integrimit evropian Kosovës, por normalisht ka ndodhur ajo që e kemi thënë tërë këto vjet se nëpërmjet këtij dialogu, Serbia po afrohet me BE-në e Kosova as nuk po afrohet me BE-në, e as me Mitrovicën e veriut”, thekson Deda.

Në anën tjetër, analisti Fisnik Korenica nuk sheh ndonjë dobi të madhe nga konkluzionet e Brukselit se avancimi i Serbisë në raport me integrimin në Bashkimin Evropian do të monitorohet me përparimet e këtij vendi në raport me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Në këtë stad aktual që ndodhet Serbia, Këshilli vetëm se e mori vendimin dhe konstatoi se Serbia ka bërë progres të mjaftueshëm dhe nëse për BE-në ky qenka progres i dukshëm, unë konsideroj që edhe nëse do të ketë një monitorim të mëtutjeshëm, nuk do të jetë i tillë që do ta detyronte Serbinë që të veprojë ndryshe në raport me Kosovën dhe të ndryshojë këtë pozicion që unë mendoj se është shumë i dëmshëm ndaj Kosovës dhe që s’ka të bëjë aspak me normalizim”, konsideron Korenica.

Përderisa analistët politikë nuk po shohin ndonjë dobi të Kosovës nga dialogu me Serbinë, kur bëhet fjalë për avancimin e saj në raport me integrimin në Bashkimin Evropian dhe kryesisht po e vlerësojnë këtë si një proces në favor të Serbisë, autoritetet në Prishtinë mbeten të përkushtuara të vazhdojnë bisedimet me Beogradin.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton.

“U dakorduam që nga fillimi i vitit të ri të intensifikohet angazhimi për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, si parakusht për të ardhmen evropiane të Kosovës, Serbisë dhe rajonit”, ka shkruar ndër tjera Thaçi në Facebook.

Ndërkaq, në adresimin vjetor para Kuvendit të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga kishte deklaruar se BE-ja duhet të kushtëzojë përparimet e integrimit të Serbisë në BE, me zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Vëmendje më e madhe e institucioneve për kulturën në vitet e fundit

0

MemKrasniqi-MKRSNë teatrin Oda, në Prishtinë, u mbajt sot Konferenca Vjetore e Forumit Kulturor, e cila është rrjet i organizatave të pavarura të kulturës në Kosovë, ku për temë të kësaj konference me theks është diskutuar për politikat kulturore dhe qasjen strategjike ndaj zhvillimit të kulturës së institucioneve qendrore dhe lokale.

Në konferencë në panelin kryesor morën pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, Shefi i operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock dhe Florent Mehmeti, Kryetar i Forumit Kulturor.

Ministri Krasniqi tha se në këto vitet e fundit vëmendja e institucioneve qendrore dhe lokale është më e madhe për kulturën. Këtë fakt e kanë pohuar edhe drejtuesit e Forumit dhe pjesëmarrësit në konferencë. Po ashtu, ministri përmendi se është një lajmi i mirë për të gjithë kulturën në Kosovë që gjatë javës do merret vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e Strategjisë nacionale në Kosovë.

“Në harmoni edhe me temën në këtë panel do të thosha që kjo strategji do të jetë baza kryesore e bashkëpunimit dhe dialogut tonë. Strategjia padyshim se nuk do t’i zgjidh si me shkop magjik gjërat. Ajo çka duhet të bëjmë të gjithë është që strategjia të hartohet në mënyrë sa më konkrete, bazuar në praktikat më të mira, rrethanat në të cilat jetojmë dhe e zbatueshme në terren”, tha ministri, duke e konsideruar se në këtë mënyrë edhe do të kontribuohej edhe më shumë në depolitizimin e kulturës.

Ministri tha se në këto vjet MKRS ka punuar që të rrisë buxhetin në të gjitha drejtimet dhe të luajë rolin e një lehtësuesi për komunitetin e kulturës.

“Me mirëkuptimin e qeverisë ne arritëm të rrisim buxhetin për kulturë, sidomos në fushën e subvencioneve e cila është dyfishuar. Buxheti për këtë vit në subvencionimin e projekteve të kulturës së pavarur ka qenë mbi 900 mijë euro. Me rritjen e buxhetit u krijuan më shumë mundësi që artistët e pavarur të shfaqin krijimtarinë e tyre në teatër, prodhim filmash, ekspozita etj,” theksoi ministri.

Një aspekt tjetër që përmendi ministri Krasniqi ishe edhe diplomacia kulturore që në këto tre vjet ka qenë një ndër angazhimet kryesore dhe prioritet i vazhdueshëm. Ai përmendi se skena kulturore është prezantuar në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare si në Berlinale, Cannes, Bienalen e Venedikut, etj. Ai po ashtu tha se me rritjen e buxhetit në MKRS është shtuar edhe mbështetja për aktivitete kulturore që zhvillohen në Kosovë.

Ministri u shpreh i hapur që të bashkëpunojë ngushtë me komunitetin kulturor në mënyrë që ata të jenë vërtetë motori i zhvillimit edhe më të madh të kulturës, të afirmimit të vlerave dhe promovim të skenës sonë kulturore në botë.
Ai premtoi se edhe në vitin e ardhshëm do të ketë rritje të buxhetit në të gjitha aspektet që lidhen me kulturën dhe është inkurajuese, shtoi ai, që rritja e buxhetit po vazhdon në çdo vit.

Si një nga sfidat në bashkëpunim mes institucioneve qendrore dhe operatorëve kulturor privat, ministri konsideroi se është vet ndërkomunikimi dhe dialogu përbrenda grupeve të përfshira dhe që merren me kulturë, mos përfshirja e madhe e vet artistëve në nisma të ndryshme, si dhe hapësira e vogël që kultura dhe artistët kanë në media. Po ashtu ai tha se sfidë mbetet edhe mbështetja nga biznesi për aktivitete kulturore. Ai shtoi se organizata kulturore duhet të tregojnë më shumë atraktivitet dhe përkushtim që të bashkëpunojmë me biznesin, në mënyrë që mbështetja të jetë më e madhe. Ministri tha se ka shumë vende që nuk e kanë fare Ligjin për sponosirizme por mbështetja e biznesit për kulturën nuk mungon asnjëherë.

Ndërkaq Christof Stock, Shef i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë, shprehu falënderimin dhe kënaqësinë që pati që të adresohet në këtë konferencë të Forumit Kulturor, i cili si aktivitet kontribuon në ndërtimin e politikave më të mira që kanë të bëjnë me kulturën dhe vendimmarrjen për të.

“Çdo politikë duhet të gjejë inspirimin në vetë kulturë”, tha Stock, duke e inkurajuar ministrin dhe institucionet qendrore e lokale të ndërtojnë politika sa më të mira kulturore përmes debatit në qarqe profesional e të fushës.

E kryesuesi i konferencës dhe i Forumit Kulturor, Florent Mehmeti, tha se kjo është një përmbyllje e aktiviteteve për këtë vit, i cili si Forum, punën e tij e ka fokusuar në dy shtylla, në ngritjen e kapaciteteve dhe në të edukimit për zhvillim të politikave kulturore për përmirësim të kulturës së pavarur./PrizrenPress.com/

UPZ kërkon mbështetje nga GIZ-i

0

takime me gizUshtruesi i detyrës së Rektorit të  Universitetit “Ukshin Hoti”  në Prizren, dr. Zahadin Shemsedini,  ka pritur  të mërkurën në një takim përfaqësuesit e organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar-GIZ.

Shemsedini tha se qëllimi i këtij takimi ishte themelimi i bashkëpunimit ndërmjet UPZ-së dhe Programit GIZ-CDBE.“Në këtë  takim biseduam  për shkëmbimin e punës dhe produkteve të CDBE-së me UPZ-në dhe ofrimin e mbështetjes në fushat e mundshme sa i parket  programit të para-shërbimit (programin gjatë studimeve) të UPZ-së”.

“Një aspekt tjetër për bashkëpunim është mbështetja në hulumtime në fushën e edukimit në kuadër të këtij universiteti”. Të dy palët u pajtuan në parim që të vendoset bashkëpunimi në këtë aspekt, dhe pas diskutimit edhe të disa modeleve do të nënshkruhet në të ardhmen e afërt edhe momerandumi i mirëkuptimit.

“Është në interes të Universitetit që të përfitojë nga ky bashkëpunim”, tha Shemsedini.

Ai propozoi që në kuadër të projektit të futet edhe sigurimi i një ose dy lektorëve të gjuhës gjermane, “pasi që në UPZ është Programi i Gjuhës Gjermane, dhe se ka nevojë për lektor në këtë lëmi, dhe për krijimin e një manuali”.

Në këtë takim po ashtu lindi ideja edhe e  sigurimit të ndonjë fondi për mbështetjen e UPZ-së për shtypjen e librave të profesorëve të Universitetit.
Edhe përfaqësuesit e GIZ u pajtuan parimisht me propozimet konkrete të UPZ-së.

Betohet Sali Asllanaj

0

Sali asllanaj gjat betimitKryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, ka dhënë  të mërkurën betimin para këshilltarëve të Asamblesë Komunale. Ai premtoi edhe një herë se në mandatin katërvjeçar , do të jetë kryetar  i të gjithë qytetarëve.

“Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, dhe nuk do të bëj dallime politike. Puna ime do të jetë qytetari dhe  jo subjekti politik”, premtoi Asallanaj.

Ai ka falënderuar edhe ish-kryetarin e Komunës, Blerim Kuçin  për punën që ka bërë në mandatin e kaluar. Në  seancën  inauguruese janë betuar edhe 31 anëtarët e  Asamblesë Komunale, të cilët kanë fituar ulëse në  zgjedhjet e 3 nëntorit. Në këtë përbërje LDK-ja i ka   10 anëtarë, AAK -ja 10, PDK-ja  8, VV – 2 dhe Partia e Drejtësisë 1 anëtar.

Asllanaj bashkë me anëtarët e Asamblesë Komunale, pas betimit ka bërë homazhe para varrezave të dëshmorëve në  Suharekë.

Sali  Asllanaj në zgjedhjet e lokale ka arritur të sfidojë kandidatin e AAK-së, Bali Muharremajn./PrizrenPress.com./

KDI kërkon fuqizim të gruas në Rahovec

0

IMG_4588Instituti  Demokratik i  Kosovës (KDI) ka mbajtur në Rahovec tryezën me temën “Gruaja në ekzekutiv-sfidë apo realitet”.Përfaqësues i KDi-së, Naim Cahani, tha se në periudhën e kaluar KDI- ka vërejtur një mungesë të madhe të përfaqësimit të gruas në vendimmarrje, edhe në ekzekutivin e kaluar të Komunës  së Rahovecit, dy drejtori janë drejtuar nga femrat.

“Prandaj, kërkohet që të dëgjohet zëri i femrës në ekzekutiv. Aktualisht në ekzekutiv janë të përfshira vetëm 17 për qind të grave, që do të thotë se as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat ligjore” tha  Cahani. Zyrtari për barazi gjinore në ekzekutivin e Rahovecit, Ekrem Bytyçi tha se numri i femrave në administratë nuk është i kënaqshëm.

“Mbetet që në të ardhmen të kemi përfaqësim më të përgjegjshëm të femrave në ekzekutiv”.
Habibe Haxhimustafa, zyrtare e Njësisë për të Drejta të Njeriut,  tha se duke mos përfshirë femrën në ekzekutiv dhe në vendimmarrje, shkelet edhe baza ligjore ekzistuese.

Haxhimustafa akuzoi edhe vetë gratë për mungesë gatishmërie për të insistuar në realizimin e të drejtave të tyre. “Madje disa femra të përfaqësuara në Kuvend nuk kanë shprehur vendosmëri më të madhe për të detyruar vendimmarrësit meshkuj që të zbatojnë ligjin për barazi gjinore, shtoi Haxhimustafa”.

Këshilltarja në Kuvendin e Komunës Rukije Krasniqi, tha se ecuria pozitive që ka mbretëruar në ekzekutivin në largim, duhet të rritet.
“Nuk është mirë që femra të përfaqësohet vetëm me kuotë, ngase kemi numër të madh femrash të arsimuara dhe me nivel mjaft të kënaqshëm profesional”

Sadete Dula nga OJQ “Hareja” tha se përfaqësimi i femrës në ekzekutiv ka qenë mjaft i ulët dhe ne nuk guxojmë të heshtim dhe të pajtohemi me këtë nivel përfaqësimi.

Ndërkaq Naim Cahani, konstatoi se në bazë të diskutimeve duhet të bëhet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi ndërmjet shoqatave të grave, sidomos të atyre që merren me biznese të vogla familjare. “Këto kërkesa do të dërgohen tek vendimmarrësit në komunë, në mënyrë që të reflektojnë gjatë procesit të ndërtimit të strukturës së re qeverisëse”./PrizrenPress.com/

Zafiri akuzon Thaçin: Ekzistimin e shtetit të Kosovës e vuri në pikëpyetje

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha ka shpërthyer në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka akuzuar Thaçin se e ka vënë në pikëpyetje ekzistimin e shtetit të Kosovës.

“Kohëve të fundit me zhvillimet politike që po ndodhin po e sjellin Kosovën, drejt kolapsit institucional duke bërë vendin shtet jo funksional dhe pa perspektivë për një të ardhme të afërt”.

“Bashkimi Demokratik që në fillim ka pasur qëndrimin e vet rreth bisedimeve me Serbinë dhe për fat të keq shqetësimet tona të arsyeshme rreth këtyre bisedimeve tashmë po dalin si një realitet.Këto bisedime janë udhëhequr nga njerëz të pa përgjegjshëm dhe pa ndonjë platformë shtetërore, që po rezultojnë me legalizimin tashmë të Serbisë në Kosovë, ku njësitet paramilitare do të udhëheqin shumë komuna në Kosovë, të cilat do të mbrohen nga prestarët e MUP-it Serb, të cilët për 14 vite rresht vranë e masakruan shqiptarë të pa fajshëm veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës dhe krijuan një realitet të pa qenë, duke shfrytëzuar papjekurinë politike të politikanëve të shantazhuar të soit të Hashim Thaçit i cili më nuk ka koment se atë që e fituam me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe rezistencën heroike të gjithë qytetarëve për dekada të tëra po vihet në pikëpyetje “

“Ky degjenerim që po i behët shtetit po rrezikon të shkoi edhe më thellë duke iu krijuar hapësirë njësiteve paramilitare të Serbisë që të futen edhe në Parlamentin e Kosovës nga ku më Kosova nuk do të jetë vend funksional por për të do të vendos Serbia e cila veç më po dihet që është edhe fituese në bisedimeve ne Bruksel të cilat i shfrytëzoi me mjeshtri karshi klasës politike në Kosovë, për tu integruar në shtetet e BE”.

Berisha tha se Bashkimi Demokratik vlerëson se kriza ekonomike dhe politike e krijuar në Kosovë për të cilën si rrjedhojë ka krizën morale kolektive, është bërë me qëllim nga qarqet të caktuara për të mos reaguar fuqishëm karshi zhvillimeve që po ndodhin ditëve të fundit ku po vihet në pikëpyetje shteti Kushtetues dhe Ligjor.

“Kamuflazhi i fundit në vazhdën e shumë kamuflimeve janë edhe bisedimet gjoja për reformën zgjedhore që tash më po dihet që nuk është fjala për reformë por për një ndërhyrje të lehtë në ligjin zgjedhore .Jo rastësisht kjo çështje është zhagitur më shumë se sa një vit vetëm e vetëm për të ardhur në situatën se gjëja nuk kemi kohë më për reforma të thella dhe po e përgatisin vendin për t’u futur drejtë një kaosi të radhës , i cili nuk do mend se është një eksperiment që po bëhet në Kosovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm në këtë rast edhe të pa fuqishëm karshi klasës së korruptuar politike të cilët kanë bërë aq shumë pasuri sa që varfërinë e qytetarëve po e blejnë me para siç ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit lokale”

“ Bashkimi Demokratik mendon se është momenti i fundit të ndërgjegjësohet bile së paku një pjesë e klasës politike dhe të reagojnë sa nuk është bërë vonë me akrobacionet e rrezikshme politike të qeverisë së Hashim Thaçit”./PrizrenPress.com/

Dashuria e pamundur me gazetarin anglez

0

DurhamEdith1.young-2-211x320“A mos je ti Edith Durham?”. Rreth shtatë vjet më parë, Elizabeth Gowing do ta dëgjonte shpesh këtë pyetje, teksa takonte njerëz të ndryshëm në Kosovë. Poetja dhe publicistja angleze, kishte lënë papritur Londrën, për të ndjekur të shoqin drejt një misioni në Kosovë (si këshilltar i ish-kryeministrit Agim Çeku). Ishte 37 vjeçe, në të njëjtën moshë që kishte dhe Edith Durham kur e këshilluar nga doktori mori udhëtimin drejt Ballkanit, udhëtim që do t’i ndryshonte jetën. Nuk ishte vetëm kjo pyetje, por dhe dhjetëra histori që dëgjonte nga biseda me shqiptarët, që e shtynë Elizabeth, që një ditë të niste të kërkonte mbi jetën e kësaj anglezeje jo të zakonshme. Historitë që nisi të lexonte për Durham do ta mahnitnin, dhe do ta bënin të kërkonte më tej mbi historinë e kësaj gruaje për të cilët shqiptarët, flisnin me aq pasion. Udhëtimi i saj i parë në gjurmët e Durham nisi nga Rugova në Pejë, e më pas në Deçan, për ta vazhduar pas pesë vitesh nga Shqipëria, duke nisur nga Tropoja, Gjakova, Prizreni e deri në Gradanicë. Ajo shkeli në të njëjtat vende që Durham kishte përshkruar në kujtimet e saj, u përpoq të gjente të njëjtat gjurmë të së shkuarës, edhe pse kishte kaluar gati një shekull. Të gjithë hulumtimin e saj në jetën e kësaj gruaje, Elizabeth e përshkroi në librin “Edithi dhe unë”, një libër i cili sjell letra dhe dokumente të pabotuara më parë, që ajo i ka gjetur gjatë këtij hulumtimi. Në 150-vjetorin e lindjes së Durham, Biblioteka Kombëtare organizoi një konferencë ku Gowing prezantoi dhe këtë botim.

E veshur me një pelerinë që të kujton një foto që Marubi i ka bërë Durham, Elizabeth thotë se kjo grua ka ndryshuar jetën e saj. Tashmë di të shohë më mirë detajet dhe të mësojë prej tyre. Teksa pi çaj, në një bar të Tiranës ajo mund të flasë pafund për Durham, këtë angleze që e bëri ta donte më shumë Shqipërinë. Para se të udhëtonte drejt Shqipërisë, Durham ishte thjesht një angleze që i pëlqente të pikturonte dhe kohën e kalonte në shtëpi duke u kujdesur për nënën e sëmurë. Gjithçka ndryshoi pas një sëmundjeje të papritur, kur mjeku i këshilloi të merrte një pushim të gjatë dhe të udhëtonte jashtë vendit. Deri në ato momente ajo s’mund ta mendonte se do të kthehej në një ambasadore për shqiptarët në botë. Përmes shkrimeve që do të shkruante ajo do të kthehej në një lotuese për çështjen shqiptare.

Ajo u nis nga Anglia në bregun e Dalmacisë duke udhëtuar nga Trieste në Kotor, më në fund zbarkoi në Cetinjë. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t’i linte asaj mbresa të thella për të gjithë jetën. Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan, duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe. Ajo shkroi 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore.

Është për t’u theksuar që artikujt e saj për revistën Njeriu e bënë atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror të Antropologjisë (The Royal Anthropological Institute). Pas kaq vitesh në Kosovë e tashmë në Shqipëri, Elizabeth duket se e ka zbuluar çfarë e bëri Durham të mos largohej nga ky vend. Ndoshta natyra dhe ngrohtësia që gjen te  shqiptarët ishin një arsye që ajo ndenji gjatë këtu. Por kanë dhe nga ata që besojnë se ka qenë një burrë ai që e bëri Durham të vendoste të rrinte në Kosovë. Në biseda të ndryshme thuhet se në Gjakovë ajo u dashurua me një burrë që quhej Mark Krasniqi dhe prej tij ajo vendosi të mos udhëtonte më në pjesën serbe apo boshnjake siç kishte bërë deri para se të njihte atë. Por, për Gowing njerëzve u pëlqejnë t’i lidhin gjërat me dashurinë, megjithëse arsyet mund të kenë qenë të tjera. Ndër letrat më të ndjera të Durham që ajo ka gjetur janë ato drejtuar shokut të saj anglez, gazetarit Henry Nevinson. Sipas Gowing në letrat që Durham i shkruante atij kishte dhe ndjenja dashurore, që nuk u pranuan asnjëherë nga Nevinson, i cili në atë kohë ishte i martuar.

Ai është i njohur për raportimet mbi Luftën e Dytë Botërore dhe skllavërinë në Angola në vitet 1904-1905. Ai ka qenë bashkë me Durham në Shkodër, dhe kanë jetuar bashkë në të njëjtën dhomë. Në kujtimet e tij, tregohet se ata nuk kanë qenë asnjëherë të dashur. Por pavarësisht refuzimit të Nevinson, duket se ky anglez ka qenë një dashuri që ka dhembur për Durham, këtë grua që përshkroi si një pikturë viset dhe karakterin e shqiptarëve. Por Durham nuk ka folur shumë për ndjenjat e saj. Ata pak rreshta që mund të gjejmë mbi mendimet e saj si grua, janë në letra që kanë mbetur rastësisht, si ato drejtuar Nevinsonit. E tërhequr nga natyra e veriut të Shqipërisë, Durham kaloi shumë kohë në këto krahina. Ajo ishte e vetmja femër në atë kohë e cila mund të rrinte e të bisedonte lirshëm në një dhomë burrash. Gowing tregon me humor se në veri e kishin të vështirë të vendosnin pas një darke se ku ajo do të flinte në dhomën e burrave apo të grave.

Durham u tërhoq shumë nga historia e burrneshave shqiptare, gjë të cilën e tregon dhe në shkrimet e saj. Në biografinë e shkruar për të në anglisht thuhet se asaj iu ofrua të bëhej shtetase shqiptare e të jetonte në Shqipëri, por ajo e refuzoi, pasi donte të mbetej një angleze e lirë. Libri i Gowing është një rrëfim ndryshe për Durham, përmes një udhëtimi tjetër të cilën ajo e bëri me aq dashuri sa dhe Durham vite më parë. Për të kjo grua është një personazh i jashtëzakonshëm i historisë, që jetën e saj ia kushtoi një kauze të rëndësishme siç është çështja shqiptare./Alda Bardhyli Shqip/

Begaj “Po” bashkëpunimit – Kilaj “Jo”

0

Begaj dhe KilajKryetari i ri i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, tashmë, para kohe ka pranuar detyrën nga rivali, njëherësh ish partiaku i dikurshëm i tij Isni Kilaj. Begaj tha për publiku.net se ka një javë që zoti Kilaj i ka dorëzuar detyrën.

“Po jemi takuar në zyrë, ma ka dorëzuar detyrën para kohe”.

Ndonëse del në zyrë, Begaj nuk kryen detyrat zyrtare të kryetarit, pasi këtë nuk mund ta bëjë ligjërisht për shkak se sipas ligjit kjo nuk mund të bëhet pa u bërë inaugurimi dhe betimi i kryetarit.

“Në punë, unë dal edhe në cilësinë e kryesuesit të Kuvendit, sepse kam qenë në këtë detyrë dhe jam i familjarizuar me të gjitha punët dhe sfidat e Komunës. Datën inauguruese e kemi me 23 dhjetor. Do ta bëjmë betimin edhe unë si kryetar edhe këshilltarët komunalë të njëjtën ditë dhe nga ajo ditë do të filloj t’i kryej detyrat e kryetarit”.

Begaj për portalin ‘Publiku’ tha se ende nuk ka filluar bisedimet për të gjetur partnerë në bashkëqeverisje, por konfirmoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë dhe se do të jetë i hapur për të gjitha subjekte me vullnet të mirë:

“Bashkëpunimi me opozitën? Për këtë nuk kemi vendosur ende. Do të vendosim pasi ta kemi bërë betimin, por jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë”, tha ai ndërsa ka shtuar se, nuk janë përjashtues për askënd.

“Kemi kandidatë nga të gjitha partitë që në kanë ndihmuar. Kemi ndërtuar një iniciativë të fuqishme. I kemi 11-të drejtori. Për koalicionin dhe ndarjen e drejtorive me partnerin e mundshëm në koalicion do të bisedojmë pas betimit. Nuk ka mundur të jetë ndryshe kështu që nuk përjashtojmë askënd.”

As Isni Kilajn, rivalin e tij, Begaj, tha se nuk e përjashton:

“Me zotin Kilaj, flasim, kemi qenë në të njëjtin subjekt. Kemi folur edhe në ditën kur ma ka dorëzuar detyrën, dhe unë siç thash, jam i interesuar të bashkëpunojë me të gjithë. Se a është zoti Kilaj i gatshëm?! Nuk e di, nuk e di qëndrimin e tij, nuk e di a është ai i gatshëm të bashkëpunojë me ne, pyetni më mirë atë”

Publiku.net ka kontaktuar edhe zotin Isni Kilajn, por ky ndryshe nga zoti Begaj tha se dëshiron të mbetet opozitë e pushtetit:

“Nuk kemi çka me bashkëpunue, sepse tash ne jemi në opozitë. Ne do t’i shohim punët e opozitës, ndërkaq ai punët e pozitës. Realisht punët dhe detyrat i kemi të ndara. Kemi qenë rivalë, prandaj ma merr mendja që kontributi ynë është të qenit një opozitë e fortë që mbikëqyr qeverisjen dhe kështu i ndihmohet zhvillimit. Kemi vendosur të mbesim opozitë gjithsesi”, i tha publikut.net Isni Kilaj, kryetar i deridjeshëm i Malishevës.

Për raportet me Begaj, Kilaj thënë se janë njerëzore dhe se ata nuk kanë asgjë personale.

E ku i fundit Ragip Begaj ka folur edhe për raportet me Limajn. Për spekulimet e këtyre ditëve se z. Limaj dhe z. Krasniqi do të themelojnë së shpejti një parti të re politike, Begaj tha se nuk është i informuar për këtë:

“Nuk di për ato çështje, pyetni ata, unë mund të përgjigjem vetëm për Iniciativën Qytetare të Malishevës”. Ai ka nënvizuar se është në kontakt me zotin Limaj:

“Po, me zotin Limaj kemi kontakte, ai është në Prishtinë, ne në Malishevë, por dëgjohemi në telefon. E kemi mbështetjen e tij ashtu siç e kemi pasur edhe gjatë gjithë fushatës kur kemi bashkëpunuar.”

Në rast se Limaj do të delte me një parti politika, Begaj për publiku.net nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëngjitjes së Iniciativës Qytetare të Malishevës, me partinë e zotit Limaj, duke pasur parasysh programin dhe idetë e përbashkëta

32 prizrenas vuajnë dënimet me burgim

0

Të burgosur palestine32 prizrenas janë dënuar në periudha të ndrsyhme nga Gjykata Themelore në Prizren, kryesisht për vepra penale të rënda përfshirë vrasjet, ndërsa një pjesë e tyre për vuajtje të dënimit është transferuar nëpër burgjet tjera të vendit.

Zyrtarja për informim publik pranë Gjykatës Themelore ë Prizren, Afërdita Kicaj tha se për ‘Zërin’ se numri i të burgosurve të cilët janë ë vuajtje të dënimit është 32, ndërsa pjesa më e madhe e tyre apo 21 të burgosur janë ë vuajtje të dënimit ë Burgun e Prizrenit.

Ndër veprat më të shpeshta për të cilat janë dënuar këta të burgosur janë ata të vrasjes, tentim-vrasjes, të plaçkitjes.

Pos Prizrenit, numri më i madh i të dënuarave apo 5 persona për vuajtje janë të transferuar ë burgun e Lipjanit, katër të burgosur dënimin po e vuajë Dubravë, ndërkohë që një është ë burgun e Pejës dhe një tjetër ë burgun e Gjilanit.