6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8853

I pandehuri i fundit Ukimeri, sot rrëfehet në rastin “Muja dhe të tjerët”

0

Ramadan MujaIsh-drejtori i Drejtorisë së Gjeodezisë Kadastrës në Prizren, Kadri Ukimeri do të rrëfehet sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren. Ukimeri është i pandehuri i fundit, i cili do të jep dëshmin e tij për akuzat që ngarkohet Prokuroria e EULEX-it.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë së EULEX-it, kryetari i Komunës Ramadan Muja dhe ish-drejtori i DGJK-së, Kadri Ukimeri, akuzohen për moszabtimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 26 maj 2006, që dyshohet se ka rezultuar me një përfitim të paktën për drejtorin e Administratës së Komunës, Minir Krasniqi, M.Q. dhe J.A., në formën e përdorimit dhe përfitimit nga toka komunale.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi (Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor), Avni Ademaj (Ish-u.d. së Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës), Kadri Ukimeri (Ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci (Drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi (Drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit persona./Prizrenpress/

 

Një armatë pas Krasniqit e Limajt

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Tashmë disa deputetë të partisë së kryeministrit, Hashim Thaçi, kanë ndarë mendjen që t’i bashkohen partisë së re të Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt, e cila për pak ditë do të zyrtarizohet.

Në mesin e atyre që do t’i thonë lamtumirë PDK-së, janë kryesisht shokët e burgut të Krasniqit, por edhe të Limajt, deputetët, kryetarë komunash, por edhe njerëz të dëshmuar jashtë politikës.
Edhe pse zyrtarisht nuk konfirmohet diçka e tillë, burime të gazetës të afërta me Limajn thanë se këto dy figura publike do të bartin pas vetes një numër të madh të të pakënaqurve të PDK-së.

Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, dy ish-figura të larta të PDK-së dhe njëherësh themelues të kësaj partie, tashmë kanë hequr të gjitha dilemat se do të kthehen ndonjëherë në “shtëpinë e tyre të vjetër”.

Burimi i Zërit, i afërt me Limajn ka shpjeguar se njerëzit të cilët aktualisht janë në PDK hezitojnë të deklarohen publikisht se do të jenë pjesë e partisë së re të Krasniqit dhe Limajt për faktin se gjatë kësaj kohe mund të përballen me lloj-lloj shantazhe.

“Nuk mund të flasim publikisht me emra se kush prej deputetëve edhe emrave eminentë do të jenë pjesë e partisë së re, pasi që ekziston frika për ndonjë shantazh të mundshëm”, ka thënë burimi.

Ndërkohë, në mesin e emrave më të përfolur se do të jetë në partinë e re, është deputeti Hydajet Hyseni, i cili nuk e ka mohuar një gjë të tillë, porse ka deklaruar se “për momentin s’kam asgjë për të thënë. Të shohim”, ishte përgjigja e tij.

E ndërkaq, Zafir Berisha, kryetar i Bashkimit Demokratik, emri i të cilit është lakuar se do të jetë pjesë e partisë së re, ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me Limajn dhe Krasniqin për t’i hequr qafe, siç ka thënë ai “hajnat nga pushteti”, porse ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të shkrihet apo i bashkohet partisë së re./Zëri/

Rrallë në Bruksel

0

Enver Hoxha, ministerMinistri i Jashtëm Enver Hoxhaj të mërkurën është gjendur në thumbin e kritikave nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme. Këta të fundit kanë kritikuar qasjen e Hoxhajt karshi raporteve me Brukselin, aq sa kanë thënë se ai është njeriu në Qeveri, që më së rralli shihet në ndërtesat kryesore të institucioneve të BE-së në Bruksel. Kryetari i Komisionit Albin Kurti, ka shkuar madje edhe më larg, duke thënë se kur është fjala për ministrin e Jashtëm kosovar, Bashkimi Evropian po përdor politika përjashtuese. Fajin për këtë nuk ia ka hedhur vetëm Hoxhajt por edhe mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së. “Ju e keni parë që Brukseli ka një lloj përjashtimi për ministrin Enver Hoxhaj.

Ai më shumë shkon nëpër konferenca e organizata tjera ndërkombëtare në Azi e Afrikë, mirëpo në BE thuajse nuk është aq i preferuar pikërisht për shkak se BE-ja nuk na njeh. Duke qenë se pesë shtetet e BE-së nuk e pranojnë pavarësinë, nuk ka konsensus sa i përket statusit tonë, andaj Enver Hoxhaj është njeriu më i rrallë i Qeverisë së Kosovës në Bruksel. Në vend të tij më shumë është kryeministri dhe zv/kryeministrat, mandej ministrja Çitaku e kështu me radhë”, ka thënë Kurti. Por pretendimet e Kurtit i ka hedhur poshtë Ministria e Jashtme, shkruan Tribuna.

Në përgjigjen zyrtare që MPJ i ka dërguar gazetës është thënë se ministri Hoxhaj ka kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Bruksel. Aty është përmendur takimi me Stefan Fylen dhe vizitën që Hoxhaj ka pasur muajin e kaluar në Bruksel. Përpos kësaj, MPJ ka shkruar se pos agjendës së integrimeve në BE, qëllim ka edhe sigurimin e njohjeve për Kosovën dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë. Ndërkohë, zyrtarët e kësaj ministrie e kanë vënë në pikëpyetje punën e anëtarëve të Komisionit në raport me politikën e jashtme. “Një pyetje e pashmangshme është se çfarë ka bërë Komisioni për Politikë të Jashtme dhe diplomacia parlamentare në promovimin e agjendës evropiane dhe avancimin e politikës së Jashtme të Kosovës. Pra sa herë ka qëndruar përtej Shqipërisë kryetari i Komisionit dhe anëtarët për qëllime të politikës së Jashtme dhe jopartiake. Duhet theksuar se në këta tre vjetët e fundit, ministri Hoxhaj ka qëndruar 9 herë në Bruksel, 9 herë në Berlin, 7 herë në Londër dhe Paris e shumë qendra të tjera dhe ka komunikime të përditshme me homologë nga bota dhe institucione kyçe evropiane e ndërkombëtare”, ka shkruar zyra e ministrit Hoxhaj në përgjigjen e saj. Për deklaratat e Kurtit lidhur me qasjen ndaj Brukselit, ka folur edhe ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

Deputeti i LDK-së është pajtuar me atë që ka thënë Kurti se Hoxhaj është i papranueshëm dhe nuk njihet në Bruksel por hatri atij i ka mbetur te deklaratat e ministrit lidhur me Rezolutën 1244 dhe qëndrimin e tij karshi kësaj çështjeje. “Është tmerruese ta dëgjosh ministrin duke thënë se Rezoluta 12 44 është e vdekur. Ose unë jam çmendur e nuk jam tamam ose është koha për alarm, sepse nëse ministri me aq lehtësi thotë që nuk ekziston Rezoluta 1244, ndërsa ai vetë me shokë të tij e kanë futur në fusnotë e kanë betuar, atëherë jo që duhet me fol po duhet me fol fort”, ka thënë Hyseni.

Smajl Latifi: Jam i gatshëm që para Prokurorit të flas për blerjen e votave në Rahovec

0

SmajlLatifi-rahovecEnde pa mbushur një mandat të plotë, Smajl Latifi u detyrua ta lëshoi karrigen e Kryetarit të Rahovecit.

Atë në zgjedhjet e fundit lokale e mundi deputeti i PDK’së, Idriz Vehapi.

Por, Smajl Laifi i AAK’së mendon që atë në fakt e mundi Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministria e Bujqësisë.“Ka pasur blerje të votave me anë të subvencioneve që u janë dhënë vreshtarëve në komunën tonë. Çuditërisht ato subvencione u janë dhënë vetëm nga e marta e deri të premten para ditës së votimit”, thotë Smajl Latifi për Express.

Ai thotë se ka pasur familje vreshtarësh që kanë përfituar nga kjo, siç e quan ai, blerje e votave nga ana e Kryeministrit Thaçi, deri në 10 mijë euro.

Ai thotë t’i ketë përmbledhur disa nga faktet publike që ai ka në një shkrim, por ende nuk ka bërë kallëzim penal e asnjë denoncim tjetër në organet e ndjekjes.

“Unë deri tash kam fol për blerjen e votave në Rahovec. Nuk kam bërë kallëzim penal në Prokurori, por kam bërë kallëzim penal publik, duke folur, siç po e bëjë edhe tash në Express”, thotë ai.

I vetëdijshëm për pasojat që mund të ketë nga këto deklarime, Smajl Lattifi thotë ende nuk është intervistuar nga asnjë prokuror, edhe pse këtë veprim do ta mirëpriste.

“Unë do të doja që ndonjë prokuror të më intervistonte dhe t’ia tregoi faktet që kemi”, thotë Latifi për Express.

Kuvendi shqyrton ecurinë e MSA-së

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancën e rregullt ku do të ketë debat parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Kosovës për vitin 2013, si dhe për ecurinë e procesit të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Po ashtu do të shqyrtohet raporti i performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 20112, raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2012, si dhe rekomandimi i Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike dhe Media për shkarkimin e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e Strategjisë për cilësinë e ajrit për vitin 2013-2022 dhe Planit të veprimit për vitin 2013-2017 dhe pritet të formohet Komisioni ah hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës./Kosovapress/

Ndahet nga jeta aktori Fatos Sela

0

FatosSela-aktorKa ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar Fatos Sela, raporton BW. Aktori i njohur 65-vjeçar vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fatos Sela u dekorua me urdhrin më të lartë nga ish-presidenti Bamir Topi. Ky aktor ka marrë urdhrin “Mjeshtër i Madh”, titulli artistik më i lartë në Shqipëri, “për kontribut të rëndësishëm, si aktor i skenës dhe ekranit, me një karrierë shumë të pasur artistike, ku shquan interpretimi me mjeshtëri të lartë i veprave të njohura të dramaturgjisë kombëtare e botërore”.

Sela, ka interpretuar në shumë vepra të njohura të dramaturgjisë kombëtarë dhe botërore.

Sela ka kryer studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë, ku është diplomuar si aktor. Karrierën e ka nisur si regjisor ne RTV Shqiptar (1972-1975). Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor në teatrin Bylis të Fierit. Ndër rolet më të spikatura të kësaj periudhe janë: “Dy krisma ne Paris”, “Zoti godet me puter”, “Kush e vrau Kastinën”, “Shtrigat e Salemit”, “Një letër e humbur”

Emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995. Ndër interpretimet e kësaj periudhe veçojmë rolet: “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj.

Ulëset e rezervuara, kurthi i radhës për Kosovën

0

Kuvendi-Uleset e rezervuaraShtimi i vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës, është një precedent i rrezikshëm, i cili kërcënon seriozisht demokracinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës. Kështu kanë thënë për Telegrafin, anëtarë të partive politike opozitare dhe analistë politikë.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se partia e saj është kundër shtimit të ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se nuk ka arsye që të tejkalohet Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës.

“Një gjë e tillë është e rrezikshme për demokracinë në Kosovë dhe konsiderojmë se mjaftojnë 20 ulëset e garantuara për pakicat, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës. Pakicat gëzojnë shumë privilegje që iu mundësojnë atyre integrimin në institucione p.sh. asociacioni i komunave. Nuk ka arsye që të preket Kushtetuta e vendit për të vazhduar me vendet e rezervuara”, tha Osmani për Telegrafin.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje është kategorikisht kundër shtimit të vendeve të rezervuara për komunitetet në Kuvendin e Kosovës.

“Ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë një gjë të tillë”, i ka thënë Telegrafit Erzen Vraniqi, nga VV-ja.

Analisti Belul Beqaj, theksoi se shtetet normale nuk kanë vende të rezervuara.

Sipas tij, në vend që Kosova të shkoj drejt kthimit të funksioneve të qeverisjes normale, ajo po destabilizohet dyfish më shumë, përmes formimit të komunave etnike në nivelin lokal dhe përmes mbështetjes së vendeve të rezervuara, në aspektin e qeverisjes qendrore.

“Sa ma shumë zgjidhje speciale dhe etnike aq më pak besim dhe siguri do të ketë në shtetin e Kosovës. Pasojat e zgjidhjeve të përkohshme do të shkaktojnë pasiguri në periudha afatgjate. Rrjedhimisht, si pasojë e këtij vendimi (për vendet e rezervuara) serbët do të kishin rol vendimtar në politikën kosovare, sepse do të determinonin politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit të ri, fillimisht me presione, duke i ndryshuar rrethanat, pastaj duke ndryshuar statusin, me veprime politike, duke shpallur referendum, duke kërkuar federalizmin e Kosovës apo edhe shkëputjen prej saj”, ka thënë Beqaj për Telegrafin.

Pro vazhdimit dhe shtimit të vendeve të rezervuara për pakicat në Parlamentin e Kosovës tashmë janë shprehur krerët e dy partive të koalicionit qeverisës në nivel vendi, PDK-AKR.

Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson në një prononcim për media ka deklaruar se mbështet vazhdimin e ulëseve të rezervuara edhe për mandatin e ardhshëm, mirëpo sipas saj për këtë duhet të vendosin autoritetet e Kosovës.

Haliti: I kam lutur Thaçin dhe Krasniqin të merren vesh

0

Xhavit halitiNënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri prej njerëzve më të fuqishëm në PDK, Xhavit Haliti, në një intervistë për emisionin “Argument Plus” të RTV21, tha se gjatë kësaj kohe i ka lutur Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin që të ulen dhe të merren vesh.

Haliti tha se zyrtarisht nuk ka qenë ndërmjetësues megjithëse e ka luajtur një rol të tillë.

“Mund të them që unë i kam lutur të dyja palët edhe Jakupin e kam lutur i kam thënë hajde në mbledhjet e partisë edhe Hashimin e kam lut, merru vesh me ta. Kjo është ajo që unë mendoj se e kam pasur obligim si mik i të dyve” , tha Haliti.

Por, sipas Halitit bashkimi i tyre tash për tash është i pamundshëm.

“Deri sot nuk kam parë ndonjë lëvizje që çon në një lëvizje pozitive për t’u rikthyer në PDK Jakupi dhe Fatmiri. Unë e shoh bashkimin në politikë pak më vonë”, u shpreh më tej Haliti.

Por, Haliti thotë se praktika e deritashme e ndarjeve partiake ka treguar që ata që janë ndarë dhe kanë krijuar partitë e tyre nuk kanë arritur të kenë sukses dhe disa prej tyre kanë mbetur jashtë skenës politike.

“Unë nuk mund të them që nuk do të marrë vota një lider, ose një njeri që ka qenë i dyti, ose i treti më i votuar në parti,por nga praktikat e partive që janë ndarë nga partia mëmë, të themi gjithmonë kanë ngelur prapa”, tha Haliti.

Haliti në intervistën për RTV21 ka folur edhe për shumë çështje të tjera, siç janë edhe vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Tenton të plaçkitë 86 vjeçaren, kapet nga qytetarët

0

Ura e gurit ne prizrenI dyshuari L. Beha ka tentuar të plaçkitë një femër të moshës 86 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Prizren.

“I dyshuari kishte arritur që për viktimë të zgjedh një femër të moshës rreth 86 vjeç, të cilës ka arritur t’ia vjedh kuletën në të cilën përpos dokumenteve personale kishte edhe 40 euro. Disa qytetarë pasi e kishin vërejtur të dyshuarin tek po e kryente vjedhjen, kanë reaguar dhe e kanë ndaluar të dyshuarin përderisa ka arritur policia në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin”, njoftoi zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha.

“Pas intervistës është njoftuar prokurori, i cili ka nënshkruar vendimin mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa portofoli me dokumentet personale dhe paratë i kthehet viktimës. Ndërkaq, sipas informacioneve që i posedon policia, ky i dyshuar është i dyshuar për 36 vepra penale të vjedhjeve anekënd Kosovës”./PrizrenPress.com/

Mërgimtarët ndihmojnë bashkëfshatarët e tyre në Mushtisht

0

mushtishtiMërgimtarët nga fshati Mushtisht i Suharekës, ndihmojnë bashkëfshatarët e tyre, në zhvillimin e vendlindjes. Pos ndihmave të mëparshme të këtyre mërgimtarëve, sot shoqata “Mushtishti Në Diasporë” ka pajisur me shirita ndriçues, 100 nxënës parashkollorë dhe të klasave të para, duke ju ardhur atyre në ndihmë për të qarkulluar në rrugë pa probleme.
Shoqata “Mushtishti në Diasporë” me seli në Zvicër, vazhdon të ndihmojë bashkëfshatarët e saj në Mushtisht të komunës së Suharekës. Këtë herë kanë qenë fëmijët e vegjël parashkollorë dhe të klasave të para, që falë një donacioni nga kjo shoqatë, janë pajisur me shirita ndriçues, për t’ju ardhur në ndihmë, gjatë lëvizjes në rrugë, për trajnimin e të cilëve, u përkujdes Policia e Kosovës.

Drejtori i shkollës ‘Edit Durham’, Xhavit Durmishi, falënderon angazhimin e anëtarëve të kësaj shoqate, për kontributin që po japin në zhvillimin e fshatit të tyre,transmeton rtk.

Nga rreth 5 mijë banorë sa ka fshati Mushtisht i Komunës së Suharekës, 2 mijë prej tyre janë në diasporë. Shoqata “Mushtishti në Diasporë” ka 72 anëtarë dhe është themeluar në maj të këtij viti. Kjo shoqatë ka ndihmuar në ndërtimin e një morgu në Mushtisht, si dhe një automjet për bartjen e kufomave. Sipas anëtarëve të kësaj shoqate, kontributi i tyre nuk do të ndalet, deri sa ky fshat të ketë nëvojë për ta.