9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8855

Gazetari dhe këngëtari i sukseseve

0

Mendari 1Gazetari  Mendar Simitçiu është i njohur në Prizren me udhëheqjen e emisionit të mëngjesit në Televizionin Opinion. Përveç  gazetarisë, ai  nga viti 2004, është  pjesë edhe e botës së muzikës. Në qershor  këtij viti, Simitçiu ka realizuar këngën e tij të parë me titull: ‘Çdo gjë mbaroi”, këngë kjo me muzikë të kompozitorit tashmë të ndjerë Alajdin Gjini, dhe me tekst të Mark Gojanit, duke u bërë pjesë e plejadës së këngëtarëve prizrenas.

Duke qenë i përkushtuar që audiencës t’i ofroihë vetëm vlera, Simitçiu Mendari, në vitin 2007 përgatit një këngë për festivalin “Zambaku i Prizrenit”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Me anë të votave të publikut arrita fitoi çmimin kryesor të festivalit “ Mikrofoni i Artë”.
Çmimi i publikut në’ Zambakun e Prizrenit’ i jep motiv shtesë që të jetë më i përkushtuar në botën emuzikës Pas suksesit në “Zambakun e Prizrenit”, ai  vazhdon të marrë pjesë edhe në festivale të tjera. Vitin e kaluar mori  pjesë në festivalin “Top Fest” me baladën “Dashurisë së vjetër”, këngë kjo që u pëlqye nga publiku. Ai i këndon të gjitha zhanret.“Por ajo që më flen më shumë në shpirt është muzika popullore”, tregon Simitçiu për “PrizrenPress”.

Simitçiu është i angazhuar edhe nëpër mbrëmje muzikore në  gjithë Kosovën, e sidomos gjatë verës nëpër ahengje familjare. Në suksesin e tij drejt muzikës ai thotë se i ka ndihmuar profesioni i gazetarit dhe moderimi pasi njerëzit e shohin çdo mëngjes dhe janë kurreshtarë për t`a dëgjuar edhe në këndim.

“Mendoj që kontakti im i përditshëm me shikuesit permes programeve televizive i ka bërë njerëzit të krijojnë një simpati shtesë edhe ndaj muzikës që performoj unë, për çka i jam shumë mirënjohës të gjjithë njerëzve kudo që më shohin çdo mëngjes. Komunikimi me publikun qoftë përmes programeve qoftë permes këngës janë elemente të cilat më përmbushin dhe pa të cilat e kam shumë vështirë të krijojë prandaj edhe i falenderojë të gjithë njerëzit që më përkrahin edhe si prezantues por edhe si kënëtar”.
Prijektin  e tij më të ri  Mendari e ka realizuar në bashkëpunim me mikun e tij Elvis Qollapeku – MC Qopa, projelt të cilin e vlerëson si njërin ndër më të sukseshmit.

Mendari2

“MC Qopa me kënaqësi ka pranuar ftesën time për ta bërë një bashkëpunim me mua. Kënga të cilën e kemi realizuar është një këngë e vjetër të cilën e kemi përpunuar në stilin oriental dhe që në ditët e para të daljes së saj në “youtube”, po tregon një shikueshmëri të kënaqshme” thotë Mendari.

Kënga titullohet “VIP Xhemile”, dhe është e punuar nga kompozitori Arben Bytyqi, ndërkohë për tekstin është përkujdesur MC Qoppa. Kënga “Vip Xhemile”, tashmë ka dalur edhe në treg dhe për promovimin e saj po kujdeset produksioni muzikorë “Eurolindi”.
“Besoj që nëse vazhdon të pëlqehet në këtë mënyrë së shpejti do t`ja bashkangjesim edhe videoklipin dhe në këtë mënyrë do të jemi edhe nëpër televizionet shqiptare” thotë ai.

“Sa i përket muzikës do të vazhdoj të punoj edhe më intensivisht”

Ai tregon se ka filluar përgatitjet për një baladë e cila do të jetë edhe me videoklip, dhe disa këngë popullore.
“Po ashtu do të vazhdoj të punoj në Televizionin ‘Opinion’ në  programin e mëngjesit”./PrizrenPress.com/

Policia në Prizren merr aksion për largimin e veturave nga trotuaret

0

vetura ne trotuarPolicia e Kosovës në regjionin e Prizrenit ka filluar planin operativ për largimin e veturave nga vendet që nuk shërbejnë si parkingje. Vetëm për dy ditë, sipas zëdhënësit, Hazir Berisha janë shqiptuar rreth 500 gjoba ndaj shoferëve të pa ndërgjegjshëm dhe është konfiskuar një numër i madh i automjeteve. Plani i policisë do të vazhdojë ditëve në vijim, pasi një shqetësim i tillë ditë më parë ka ardhur edhe nga shoqëria civile dhe nxënësit e shkollave të Prizrenit, të cilët po lëvizin me shumë vështirësi nga bllokimi i trotuareve me automjete,transmeton rtk

Kapiteni Hazir Berisha i tha Radio Kosovës se me anë të këtij plani operativ Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, po mundohet të vejë rend dhe rregull në trafik, e veçanërisht në këtë muaj kur jemi në prag të festave të fundvitit dhe është shtuar numri I automjeteve në qytet nga mërgimtarët.

Berisha bëri të ditur se vetëm gjatë dy ditëve të shkuara kur ka nis aksioni janë shqiptuar rreth 500 gjoba mandatore, ndërsa është tërhequr një numër i konsiderueshëm i veturave të lëna vend e pa vend, të cilat vështirësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve.

E për tollovitë e shkaktuara nëpër trotuaret e qytetit nga parkimi i veturave vend e pa vend, ditë më parë e ka ngritur zërin edhe shoqëria civile dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të cilët përmes një peticioni dërguar organeve të rendit, gjyqësorit, Prokurorisë dhe Drejtorive të shkollave kanë kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

“Adios” PDK

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Jakup Krasniqi bashkë me Fatmir Limajn janë në finalizimin e të gjitha detajeve rreth partisë së tyre të re. Ata përfundimisht nuk i kthehen Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe nuk i bashkëngjiten asnjë partie tjetër politike në vend. Të dy këta ish-figura të larta të partisë më të madhe në vend, brenda pak javësh do të dalin me partinë e tyre të re.

Kësaj partie pritet t’i bashkëngjiten edhe figura tjera politike themeluese të hershme të PDK-së. Zyrtarisht Krasniqi nuk jep detaje, por konfirmon se viti i ri do t’i presë me partinë e tyre. “Tashmë e kemi bërë të qartë se nuk kthehemi në PDK dhe as nuk i afrohemi LDK-së apo partive të tjera”, ka thënë për gazetën”Zëri”, Jakup Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar se brenda pak javësh do të dalin me partinë e tyre të re, për të cilën nuk jep detaje as për emrin e as për të tjera detaje rreth partisë. Ndërkohë që burime të gazetës të afërta me Limajn, kanë treguar se tashmë jozyrtarisht kësaj partie i janë afruar edhe disa emra të tjerë të PDK-së të pakënaqur me partinë të cilën vet e kanë themeluar.

“Shumë shpejt do të mësoni edhe emra të tjerë nga PDK-së të cilët përkrahin Krasniqin dhe Limajn”, ka thënë burimi i gazetës.

Analistët politikë tashmë e shohin përfundimisht partinë më të madhe në pushtet drejt ndarjes pa kthim. Sipas tyre, tashmë vetëm duhet pritur se kush janë ata të “revoltuarit” e që do të largohen nga PDK-ja.

Kolgeci: “Joni Peçi histerik”, mesazhet dhe prapaskenat e Festivalit në RTSH

0

KolgeciDrejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Martin Leka, ka konfirmuar dje zyrtarisht tërheqjen e Diellza Kolgecit nga prezantimi i Festivalit të Këngës. Vendimi përfundimtar u mor paradite, ndërkohë që mbrëmë, mbledhja për një emër të ri që do të jetë përkrah Enkel Demit, ka vijuar deri rreth orës 21:00. Meqenëse nuk u arrit gjetja e një prezantueseje, sot në ora 10:00 në RTSH mbahet një audicion, ndërsa në drekë do të konfirmohet emri. Ndërkaq, “GSH” zbardh korrespondencën që hedh dritë mbi përplasjet mes RTSH-së dhe menaxherit të Kolgecit: për veshjen, hotelin, udhëtimin dhe debatet me Joni Peçin. Komunikimi mes palëve është zhvilluar në “Facebook”, ku nën emrin “Orkestra Simfonike e RTSH” ka folur koordinatorja e festivalit, Eglantina Tafa, ndërsa Shkumbin Tafilaj si menaxher i modeles nga Prishtina.

KORRESPONDENCA
Korrespondenca që po botojmë u përket datave 10 deri në 16 dhjetor. Në fakt, biseda e datës së fundit duket se është ajo që ka ndryshuar gjithë kursin. Përpos faktit që shpaloset një debat i fortë mes Joni Peçit e menaxherit të Kolgecit, disa fjali të këtij të fundit duket se e kanë irrituar dhe fyer jo pak RTSH-në, mbase edhe sa i takon kësaj pjese: Ju ftoj në qetësi të reflektoni mbi pikat e dobëta të festivaleve në të kaluarën…
10 dhjetor, ora 1:44 (pasdite)
Orkestra Simfonike e RTSH
Përshëndetje Shkumbin! Unë jam Tina, koordinatorja e Festivalit të Këngës në RTSH. Sapo më erdhi një e-mail që ia kishit dërguar skenaristes së festivalit në lidhje me disa kërkesa të prezantimit të Diellzës në festival.
10 dhjetor, ora 1:47
Orkestra Simfonike e RTSH
Për sa i përket veshjes së prezantuesve, festivali ka një kostumograf/stilist, i cili është Joni Peçi, dhe merret me imazhin e prezantuesve. Për këtë është caktuar dhe një fond përkatës. Nëse Diellza kërkon të marrë veshje nga disenjatorë nga Kosova, në radhë të parë duhet të na sjellë dhe koston e tyre, pasi këtu në preventivin tonë është e përcaktuar dhe nuk mund të bëhet asgjë për të ndryshuar këtë fond. Dërgojeni ju dhe do të jemi përsëri në kontakt.
10 dhjetor, ora 1:48
Orkestra Simfonike e RTSH
Për sa u përket aksesorëve, zyra e marketingut do të kontaktojë me firmat që disponojnë aksesorë të tillë (emri hiqet për efekt reklame). Akomodimi është në rregull, në hotel GH (emri hiqet për efekt reklame), ku shpenzimet janë të RTSH-së, sigurisht. Transporti është nga ana e RTSH-së, sipas datave që do të biem dakord. Pagesa e honorarit për prezantimin e festivalit dhe angazhimin e Diellzës gjatë ditëve të provave dhe ardhjes në Tiranë është në total rreth 1800 euro, në varësi të kursit të bankës. Me lekë shqiptare është 260.000(mijë), në dorë. Mënyra e pagesës është si ta dëshironi ju, me lekë në dorë ose në numër llogarie. Data e pagesës është një ditë pasi mbaron festivali.
Për më shumë informacion mund të më shkruani ose më dërgoni numrin e telefonit, që të kontaktojmë për detaje.

10 dhjetor, ora 6:12 (pasdite) Shkumbin Tafilaj
Përshëndetje znj. Tina! Znjsh. Diellza është e angazhuar deri më datë 11.12.2013 në Republikën e Malit të Zi, në një përmbarim të një aktiviteti të rëndësishëm social. Në kontaktim me znjsh. Diellza ajo më konfirmoi këtë përgjigje, duke cituar: “Vlerësoj lart regjisorin Petri Bozo dhe skenaristen, znj. Alda Bida. Respekti dhe siguria në bashkëpunim, më bën të pranoj propozimin final nga RTSH, për pagesë 1800 euro (para cash)”. Ndihem i lumtur për këtë përgjigje, pasi që znj. Diellza, në të gjitha prezantimet e saja skenike i ka realizuar kontratat me vlerë mbi 2500 euro, për angazhim në prezantim të një eventi. Por si duket, kryefjala e këtij bashkëpunimi është respekti që udhëheq Diellzën në raportin e shëndoshë kolegjial e miqësor me z. Bozo dhe znj. Bida. Do t’ju lutem që ju të siguroheni që pagesa të bëhet në vlerën monetare euro (Euro), pra 1800 euro. Në rast se këmbimi valutor është më i madh, atëherë le të mbetet në mundësitë tuaja të paraqitjes së saktë të shumës. Por shuma të mos jetë më e vogël se 1800 euro. Mënyra e pagesës, me euro në dorë, më datë 29.12.2013.

Sa u përket veshjeve, ju lutem të na informoni me shumën në euro (Euro), e cila është ndarë për vijën: fustane dhe këpucë, – me qëllim që ne të dimë saktësisht limitet e blerjes së materialeve dhe koston e realizimit të tyre. Znjsh. Diellza ka të nevojshme njohjen me shumën totale për veshje dhe këpucë, me qëllim që t’ju njoftojë me koston – ofertën për fustanet. Sa u përket aksesorëve, besoj se do të jetë e dobishme që gjatë prezantimit të krijohet një figurë e kompletuar e dukjes. Në këtë rast e vlerësojmë angazhimin e departamentit të marketingut dhe shpresojmë në zgjedhje të shumta në mënyrë që të kemi një paraqitje dinjitoze.

Rreth akomodimit, shujtave (ushqimit) dhe transportit, dakordohemi me propozimin tuaj. Akomodimi dhe shujta në Hotel GH, transporti nga RTSH, në datat e dërguara.
(adresat dhe nr. e tel)
11 dhjetor, ora 4:27 (pasdite) Shkumbin Tafilaj
Përshëndetje Znj. Tina! …
Mirëpres përgji-gjen në detajet rreth veshjeve dhe këpucëve dhe detajeve të tjera që lidhen me korrespodencën tonë të fundit përmes telefonit dhe rrjetit social “FB” përmes profilit “Orkestra Simfonike e RTSH”.
Faleminderit!

11 dhjetor, ora 6:29 (Mbrëmje) Or-kestra Simfonike e RTSH
Mirëmbrëma! Për sa i përket bisedës sonë telefonike, ju konfirmoj se pagesa e miratuar për veshjen e prezantueses në tri netët e festivalit është rreth 1400 euro. Duhet t’ju bëjmë të ditur se praktika e rregullave të blerjes së mallrave këtu në Shqipëri dhe në RTSH, është që kjo vlerë do të shoqërohet me faturë tatimore të njohur nga shteti. Gjithashtu, ju sqaroj se veshjet në çastin që paguhen nga RTSH, janë pronë e RTSH-së, d.m.th. ato me mbarimin e festivalit do të dorëzohen. Për sa u përket aksesorëve, RTSH ka kontaktuar me firmën më të mirë në vend, RB, (emri hiqet për efekt reklame). Për më shumë detaje do të kontaktojmë përsëri nesër paradite, do t’ju njoftoj përmes telefonit për orarin e nisjes. Gjithë të mirat!
16 dhjetor, ora 10:46 (paradite) Orkestra Simfonike e RTSH
Përshëndetje Shkumbin! Uroj që të jeni mirë! Mbas një mbledhjeje të gjatë të organizatorëve të festivalit, duke u bazuar dhe në preventivin e shpenzimeve të miratuara me këtë rast, ju bëjmë me dije se: RTSH nuk mund të paguajë dy dhoma hoteli të veçanta, edhe për ju, edhe për Diellzën, por vetëm një dhomë, ku përfshihet dhe ushqimi në hotel. Meqë ngarkesa tani sa vjen e shtohet dhe ne kemi vetëm një makinë në dispozicion, Diellzës mund t’ia paguajmë transportin sipas faturës që do të na sjellë. Për sa u përket veshjeve që ju do të zgjidhni atje, ato do të testohen edhe nga stafi i RTSH-së. Gjithë të mirat! Tina
16 dhjetor, ora 2:03 (pasdite)
Shkumbin Tafilaj
Përshëndetje Znj. Tina! Shpresoj të jeni mirë me shëndet.
Ndihemi të shokuar nga korrespodenca e fundit. Në fakt po marrim si shpërblim të kohës sonë të çmuar e të investuar në këtë festival.
Hoteli dhe shujta: një pikë e ndërruar në momentin e fundit, edhe pse në korrespodencën tonë në rrjetin social “FB”, RTSH është dakorduar me këtë pikë teknike. Tash si duket kjo pikë është shumë e rëndësishme në mbarëvajtjen e festivalit.
Transporti: sërish i rregulluar më parë, tanimë pjesë e diskutimit, një çështje teknike e parëndësishme. Ekziston transporti opsional TAXI. Ne mund të interesohemi për ofertën, dhe ju të realizoni pagesën. Një çështje e cila arrin të zgjidhet lehtë. Me pak vullnet, me pak vizion dhe shumë korrektësi.

Veshje: duke pasur parasysh standardin që ka përcjellë gjatë gjithë kohës, si shembull i elegancës, Diellza çdo herë deri më tani është paraqitur në mënyrë dinjitoze, andaj neve nuk na pengon testimi që do ta bëni për veshje pasi që jemi të sigurt që do t’ju pëlqejë në të gjitha aspektet, duke e marrë parasysh historikun e veshjeve të moderatorëve në të kaluarën, që ka qenë aspak e dinjitetshme. Përkundër buxhetit që u është ndarë veshjeve e që është qesharak, këtë e keni pranuar edhe ju, ne kemi qenë ‘fer’ (të drejtë) dhe kemi pranuar me ç’rast kemi mobilizuar gjithë dizajnerët në Kosovë, miq tanë, që të realizojnë veshjen.

Edhe njëherë ju ftoj në qetësi të reflektoni mbi pikat e dobëta të festivaleve në të kaluarën, që është veshja. Përgjegjësia dhe arsyetimi mbeten te ju.
Impresioni i parë është jo i këndshëm, aspak njerëzor. Kam pas një përballje me një person i cili ka kulturë të munguar të komunikimit, jostabil dhe histerik. I kam cituar, që për ne ka vlerë edhe Garda te porta e RTSH-së. Ndërkaq, qasja e Joni Peçit ishte përbuzëse dhe fyese për secilin përreth tij, përfshirë edhe për ju znj. Tina, ku ju ishit niveli ‘cheap’ në TVSH, dhe unë pata rastin të bëja avokatin mbrojtës, edhe pse nuk ju njihja. Në një javë intensive ne kemi nevojë për energji të mirë; një person destruktiv si Joni Peçi, nuk ka mundësi ta ofrojë këtë cilësi.

Ne kemi qenë shumë korrektë dhe pranuam ofertën edhe me atë honorar i cili nuk na konvenoi aspak. Ishim të arsyeshëm, duke marrë parasysh problemet që po ju ndodhin në RTSH. Mirëpo në minutën e fundit, ju po na informoni mbi rregullat e reja dhe banale siç është puna e hotelit. Kjo tregon jo respekt (tani më s’ka të bëjë me çështje financiare, por me korrektësinë që mungon nga ana e RTSH. Po të na kishit informuar më herët, ne do të ishim organizuar). Edhe pse dëshira, dashuria, vullneti i madh ishte nga ana jonë, ne me keqardhje duhet të tërhiqemi, se për ne është shumë e rëndësishme korrektësia, krenaria dhe disiplina.

Duke reflektuar mbi gjithë rrjedhën e paraorganizimit, ndihemi të shokuar nga zgjedhjet tuaja në minutën e fundit.
Ne tërhiqemi nga bashkëpunimi. Suksese në punën tuaj profesionale!

P.S. Ne edhe tani treguam korrektësinë tonë me përgjigjen e menjëhershme, që ju të keni kohë të gjeni një moderatore tjetër.
Me respekt, Shkumbin Tafilaj./bw/

Kristo Frasheri: Hoxha u distancua me Britaninë për çështjen e Vorio-Epirit

0

Kristo FrashëriGjatë viteve të luftës, Enver Hoxha nuk ngurroi të bashkëpunonte me Britaninë e Madhe. Siç dihet, Fronti Nacional Çlirimtar siguroi nga Londra, për nevojat e luftës kundër okupatorëve nazifashistë, ndihma në veshmbathje, në armatime e në të holla. Kur në përfundim të luftës Enver Hoxha nuk kishte më nevojë për ndihmat e Londrës, ai nuk hezitoi të distancohej prej saj. Nëse depërtojmë në thelbin e kësaj kthese, ajo u diktua jo nga motive ideologjike, por thjesht nacionaliste, meqenëse Britania e Madhe përkrahte lakmitë greke ndaj të ashtuquajturit Vorio-Epir.

Në vitet e para të Pasluftës, kur opinioni publik brenda dhe jashtë vendit ishte i bindur se Enver Hoxha ishte një gur shahu i mareshalit Tito dhe kur kundërshtarët e tij kujtonin se Shqipëria po shndërrohej dalëngadalë në republikën e shtatë të Federatës Jugosllave, ai sapo gjeti rastin, më 28 qershor 1948 i ndërpreu brenda një nate në mënyrë të befasishme marrëdhëniet me Partinë Komuniste Jugosllave. Më tej, me kalimin e tij në krahët e Moskës, kur paditej si një bolshevik i verbër, për t’u çliruar nga presioni i saj, ai i shkëputi në vitin 1961 në mënyrë spektakolare lidhjet me Moskën. Më vonë, kur Enver Hoxha akuzohej se po ndiqte mësimet e komunistëve ekstremistë kinezë të Mao Ce Dunit, ai i preu pa hezitim marrëdhëniet edhe me Kinën kur pa dëmin që i vinte prej tyre. Këto kthesa, shpeshherë tepër të guximshme, të cilat në jetën e përditshme të një qytetari mund të gjykohen të pamoralshme, në biografitë e burrave të shtetit duhen gjykuar të pamoralshme nëse ato dëmtojnë interesat e kombit.

Le të ecim më tutje. Ngjarjet e ndodhura në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore historikisht duhen analizuar nën prizmin e detyrave kryesore që shtroheshin para vendit. Ato qenë dy: çlirimi i Atdheut nga zgjedha e okupatorëve fashisto-nazistë italo-gjermanë dhe rimëkëmbja e Pavarësisë Kombëtare e Shqipërisë. Lufta e madhe antifashiste kundër agresorëve nazistë gjermanë, fashistë italianë, militaristë japonezë, ishte një ndërmarrje planetare. Për shkak të rrezikut të madh që ata sillnin me vete, udhëheqësit e kampit të madh antifashist kërkonin pjesëmarrjen në luftën kundër tyre jo vetëm të Fuqive të Mëdha, por edhe të shteteve të vogla, madje edhe të popujve të robëruar. Thirrjet e përditshme në gjuhën shqipe që vinin nëpërmjet valëve radiofonike nga Londra, Moska dhe Nju Jorku për të rrëmbyer armët kundër agresorëve nazifashistë tregojnë për rëndësinë që Treshja e madhe Antifashiste i kushtonte edhe pjesëmarrjes shqiptare në këtë betejë historike. Ato nuk qenë thirrje për festivale apo panaire, por për të dhënë jetën në fushën e betejës.

Disa orë përpara se Kryeministri i Italisë, Benitto Musolini të ndërmerrte më 7 prill 1939 okupacionin ushtarak të Shqipërisë, ai i drejtoi qeverisë së Tiranës një ultimatum të hartuar në stilin e gangsterëve: Kërkonte leje për të vendosur ushtritë italiane në disa pika strategjike të Shqipërisë, përndryshe do të ndërmerrte pushtimin ushtarak të mbarë vendit. Mbreti Zog nuk e pranoi ultimatumin. Refuzimi i ultimatumit qe një veprim i drejtë, por largimi i tij nga Shqipëria si kaçak, pa i shpallur Italisë gjendjen e luftës, ishte një qëndrim i gabuar, i cili rëndoi për keq, jo vetëm për të ardhmen e Shqipërisë, por edhe për kurorën e tij mbretërore. Me largimin e tij nga Shqipëria pa shpallur gjendjen e luftës dhe me shpërndarjen e qeverisë mbretërore sapo kaloi Kapshticën, Zogu e humbi të drejtën të kishte një qeveri antifashiste shqiptare në mërgim. Këtë zbrazëti konstitucionale Musolini e shfrytëzoi duke shpallur më 12 prill 1939 se Shqipëria nuk e kishte humbur statusin e një shteti të pavarur dhe se në Shqipëri kishte ndodhur vetëm një ndryshim kurore mbretërore, nga ajo e mbretit Zog, në atë të mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit të Tretë. Me këtë manipulim konstitucional, Shqipëria mbeti pa pasur një qeveri antifashiste në mërgim, siç kishin gjithë shtetet e tjera të pushtuara të Europës.

Si vend i pushtuar nga Italia fashiste, vetëkuptohet se qeveria kolaboracioniste e Tiranës ishte e detyruar të ndiqte fatin e qeverisë së Romës. Si rrjedhim, në luftën që Italia fashiste i shpalli Greqisë më 28 tetor 1940, qeveria kolaboracioniste e Tiranës u detyrua, në bazë të një ligji mbretëror, të solidarizohej me Romën.

Me këtë rast u duk dëmi që pati Shqipëria nga mungesa e një qeverie antifashiste në mërgim. Qeveria greke e konsideroi pa të drejtë deklaratën e kolaboracionistëve të Tiranës sikur këtë luftë ia kishte shpallur Greqisë vetë Shqipëria. Në bazë të kësaj deklarate, qeveria greke u përgatit të kërkonte në fund të luftës nga Shqipëria si dëmshpërblim aneksimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir – dhjetë rrethet jugore që në atë kohë bënin pjesë në qarqet e Gjirokastrës e të Korçës.

Rreziku i gjymtimit territorial ishte një arsye më tepër që shqiptarët ta intensifikonin në shkallën më të lartë rezistencën e armatosur antifashiste, me qëllim që në mbarim të luftës Shqipëria të njihej si pjesëtare e koalicionit të madh antifashist. Në këto rrethana, pas dhjetorit të vitit 1942, nën udhëheqjen e kryesisë së Frontit Nacional Çlirimtar, lufta partizane mori përpjesëtime galopante. U kalua, nga çetat lokale, në batalione krahinore; më tej, në verën e vitit 1943, nga batalionet, në brigada sulmuese; më 1944, nga brigadat, në divizione, deri në korparmata. Përkundrazi, repartet e armatosura të Ballit Kombëtar, në vend të luftës kundër okupatorëve kaluan në bashkëpunim me ta. Bashkëpunimi shpuri në shpërbërjen e tyre, derisa mbeturinat balliste dhe legaliste mërguan së bashku me repartet hitleriane jashtë vendit.

Kontributi që ka dhënë ushtria nacionalçlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër okupatorëve u analizua nga Konferenca e Paqes, e cila u zhvillua në Paris në vitin 1946. Ndër 21 shtetet që morën pjesë në këtë konferencë, vetëm njëri prej tyre – Greqia – nuk e përfilli kontributin që dha Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë konferencës, kryeministri i saj, Kostandin Caldaris u ra përditë borive se, gjatë luftës Shqipëria ishte jo viktimë, por aleate e Italisë fashiste, mbasi ajo më 28 tetor 1940 i kishte shpallur luftë Greqisë. Asnjë nga pjesëtarët e tjerë të kampit antifashist nuk e miratoi tezën e Athinës. Caldaris vazhdoi deri në fund të ngulte këmbë për të mos e pranuar Shqipërinë në radhët e fitimtarëve. Duke u mbështetur në kontributin që dha ushtria nacionalçlirimtare shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe pavarësisht nga argumentet juridike që përdorën miqtë e Greqisë për të përkrahur Athinën, Konferenca e Paqes nuk e cilësoi Shqipërinë shtet agresor. Në fund të punimeve të saj, Konferenca e Paqes, pavarësisht nga antipatia që disa shtete kishin ndaj qeverisë së kryesuar nga E. Hoxha, u detyruan përballë faktit kokëfortë të Luftës Nacional Çlirimtare ta pranonin Shqipërinë si aleate të Kampit të madh Antifashist. Në Konferencën e Paqes doli dhe më tepër në dritë kontributi që dha Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare në mbrojtjen e pavarësisë dhe të integritetit tokësor të Shqipërisë.

Kur dëgjon argumentet e disa pseudoanalistëve se, Lufta Nacional Çlirimtare është zhvilluar më tepër në letër se në terren, ose se, Lufta Nacional Çlirimtare i shërbente më tepër Jugosllavisë se Shqipërisë, ose se, Lufta Nacional Çlirimtare i sillte më tepër dëm se dobi pavarësisë së Atdheut, – të duket sikur është ringjallur Din Caldaris dhe pëshpërit si sufler fjalimet tashmë të harruara që ai mbante orë e çast në Konferencën e Paqes në Paris.

Nëse e pranojmë gjykimin e historisë, e cila mbështetet në rezultatet e arritura dhe jo në llafollogji, nuk ka përse ta mohojmë rolin pozitiv që luajti Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare në rivendosjen e pavarësisë kombëtare të Shqipërisë dhe në shpëtimin e atdheut nga copëtimi territorial.

Pacolli: U fuqizuam me punë

0

Behxhjet pacolliPresidenti i AKR-së, Behgjet PAcolli, ka thënë në një intervistë për Epoka e Re se shumëkush ka menduar se subjekti i tij politik ka humbur me hyrjen e tij në qeverisje.

Ai ka thënë se zgjedhjet lokale e dëshmuan të kundërtën. “Puna e jonë e ndershme në qeverisje na u shpërblye nga qytetarët në zgjedhjet lokale duke fituar dy komuna. Besoj shumë se AKR-ja do të jetë një forcë politike e cila në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të marrë mbështetje edhe më të madhe nga qytetarët”, ka thën Pacolli.

Sipas tij, fuqizimin e AKR-së në skenën politike e dëshmoi fitorja në komunën e Gjakovës dhe të Mitrovicës.

Pacolli ka thënë se me qeverisjen e AKR-së shërbimet e këtyre dy komunave do të jenë më cilësore.

“Kryetarët e këtyre dy komunave nuk do të ndjenë veten si kryetarë, por si shërbëtorë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Pacol

Fëmijët e krerëve të drejtësisë, në Ministrinë e Kuçit

0

xheliliFlaka Xhelili, Venera Kabashi dhe Shpëtim Peci. Këta janë disa nga emrat e të punësuarve në Ministrinë e Drejtësisë.

Emrat e tyre nuk do të thoshin asgjë për opinionin nëse të tre nuk janë fëmijë të zyrtarëve aktualë të lartë të shtetit, të punësuar në një ministri.
Flaka Xhelili është vajza e deputetit Fatmir Xhelili, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kjo parti për nënkryetar ka ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që është edhe zv/kryeministër i Kosovës.

Përveç kësaj, deputeti Xhelili që me profesion është neuropsikiatër, një kohë ishte edhe zv/ministër i Punëve të Brendshme, kurse më parë për një periudhë të gjatë, deri në shuarje, ka qenë drejtor i Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar në ish-Shërbimin Informativ të Kosovës (ShIK). Këtë e ka thënë publikisht edhe ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli,shkruan Tribuna.

Në Ministrinë e Drejtësisë, Flaka Xhelili punon si zyrtare ligjore në Departamentin Ligjor. Aty është edhe Venera Kabashi. Edhe ajo punon në të njëjtën pozitë sikurse kolegia e saj, Xhelili

Surroi: Fitorja e Listës “Srpska” mund të krijojë Republikë brenda Kosovës

0

Veton-Surroit“Lista Srpska” po krijon entitet, i cili në të ardhmen mund të kërkojë pavarësi nga Kosova, vlerëson publicisti Veton Surroi. Ai thotë se kjo situatë është krijuar ngase Kosova ka hyrë e papërgatitur në bisedimet me Serbinë.
Publicisti Surroi ka komentuar edhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale në vend.

Fitorja e “Listës Srpska” në shumë komuna të komunitetit serb mund të krijojë një Republikë brenda territorit të Kosovës.

Kështu ka vlerësuar publicisti Veton Surroi, gjatë një interviste dhënë në “Rubikon”, i cili shprehet se ky Asociacion i Komunave serbe do të krijojë entitet më vete dhe do të kërkojë një sistem tjetër të drejtësisë, e jo si atë të shtetit kosovar, transmeton Koha.net.

Surroi thotë se “kjo gjendje e krijuar nuk mund të ndryshohet, ngase njerëz të papërgatitur, të cilët kanë hyrë në negociata me Serbinë, na sollën këtu ku jemi”.

“Ajo çfarë mund të presin, përkatësisht atje ku ka fituar lista ‘Srpska’ dhe atje ku s’ka fituar ajo, ekzistojnë një shumicë serbe ku do të krijohet dhe integrohet brenda një i Asociacioni… dhe me këtë të krijojnë një entitet politik. E, ai do t’u shërbejë interesave të tyre dhe në masë të madhe nuk do të jenë interesat e Kosovës. Institucionet e Kosovës e kanë krijuar këtë gjendje kur kanë hyrë në një dialog, i cili na ka sjell këtë situatë dhe këta njerëz nuk mund ta ndryshojnë ngase nuk janë të aftë për këtë”, tha ai.

Surroi ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale, duke thënë se pamundësia e vjedhjes së votës ka ndikuar në rezultat. “Mobilizimi për ta penguar vjedhjen e votave ka ndikuar në këtë rezultat”.

Ish-politikani Surroi ka komentuar edhe për rrymat fetare në vendin tonë.

“Në Mitrovicë është shënuar rritje e islamit politik. Do të ketë presion gjithnjë e më të madh që format tradicionale të islamit në Kosovës të zëvendësohen me forma të tjera radikale, ose jo tradicionale . Ekziston presion mbi klerikët tradicionalë, madje ka pasur rrahje po e shohim atë evoluim, së fundi kem parë edhe djemtë tanë që çohen në Siri në një luftë, e cila nuk e ka karakterin e çlirimit, por ka marrë një konfrontim brendafetar”

Surroi ka folur dhe ka komentuar edhe për shumë zhvillime të tjera që kanë karakterizuar vendin tonë gjatë këtij viti.

Çitaku: Shqipëria e meritoi statusin e kandidatit

0

Vlora CitakuuMinistrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Citaku ka shprehur keqardhje për vendimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, i cili i shty Shqipërisë marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE deri në qershor të vitit të ardhshëm.

“Shqipëria e meritoi statusin e kandidatit. Rajoni ka nevojë për momentum. U arrit gjithë ajo që u kërkua nga Shqipëria. Mund të mos marrësh atë që e meriton, por kjo nuk do të thotë se Shqipëria duhet që të ndalet në bërjen e gjërave si duhet”, ka shkruar ministrja Çitaku në një postim në Twitter. /Telegrafi/

Kompromise në dem të lirisë

0

Bekim rexhepiBekim Rexhepi

Në Kosovë është rritur iluzioni dhe është përforcuar njëmend fantazma për të drejta pavlerë për hir të substancës së përfitimit personal (të vetvetes). Në këtë lloj atmosfere nuk shpëton dot as diplomacia e Kosovës, e cila sikur mendon për të mirën ligjore të vendit, por në anën tjetër pakontestueshëm është e zhytur keq në formalitetin legjislativë dhe ka krijuar dëme serioze shtetit dhe qytetarëve të saj. Gati e gjithë paketa legjislative në Kosovë është jo funksionale, për faktin se për to ka një mosgatishmëri të papërgjegjshme dhe sikur nuk i intereson fare vendi dhe qytetarët.

Që nga pas lufta diplomacinë e Kosovës, e kanë ushqyer dhe e kanë harmonizuar vetëm kompromise, ato janë bërë pa menduar dhe pa e konceptuar të ardhmen e vendit, madje po të shikohen nga perspektiva e sotme, kompromiset e bëra e kanë rrezikuar stabilitetin e vendit, ai mund të zhytet kurdo në konflikte civile dhe ndërshtetërore.

Zgjedhja me të cilën është përballur Diplomacia e Kosovës nuk është ndërmjet ligjshmërisë dhe paligjshmërisë për tu bërë kompromiset, ato më shumë janë bërë nga pa mençuria dhe nga marrëzitë politike, ato vazhdojnë të bëhen akoma edhe sot shih veriun se si falet me pak a hiç-pazare.

Të pyesim se pse kompromiset janë bërë vet zgjedhje e diplomacisë në Kosovë? Sepse duke mos e funksionalizuar shtetin mbi ligjin dhe të drejtën e individit në të, shteti domosdoshmërish i është nënshtruar vullnetit të pacipë të një diplomati që nuk shquhet dot për mençuri apo edhe për angazhime të njëmendta politike.

Brishtësia e shtetit në të shumtën e gjërave, sikur është bërë objektivë përtej mundësive të tjera të ndershme për tu pasuruar diplomati i sotëm ne Kosovë. Ai vazhdon të pasurohet ne emër të shtetit dhe të pandërgjegjshmërisë profesionale e obligative ndaj shoqërisë, madje pafalshëm dhe pa u dënuar asnjëherë.

Nuk mund të shtrohet asnjëherë si çështje ne vete, nëse dhe a ka të drejtë një lider apo diplomat që ta katandisë popullin dhe vendin me një gjendje të mjerë, e gjithnjë e më shumë edhe më pa perspektivë. Ndërsa çështja është, se nuk mund ta bësh të lumtur një popull brenda hapësirës së tij, atëherë hiç dorë nga uzurpimit i funksioni dhe papërgjegjshmëria ndaj tij.

Këtu roli i shoqërisë demokratike është i nevojshëm, por kur një rol i tillë mungon sepse atë shoqëri prej kohesh e ka katandisur mjerimi i krijuar nga strukturat politike, atëherë çfarëdo akti i demokracisë është i pavlerë dhe çfarëdo vendimi është parespektueshëm sepse kështu në fund vendosin strukturat politike e mafioze, të cilat nuk e duan një shtet ligjor edhe për vetën e tyre, atë e duan vetëm për të tjerët qe fundi nuk janë si ta.

Strukturat politike mafioze po e hanë shtetin e Kosovës ndërkombëtarisht, madje më keq edhe me miratimin dhe ndihmën e tyre. Liria e shqiptarëve po zbehet nga kompromiset e vet shqiptarëve, me pak e hiq pazar, janë vet shqiptaret-ata qe papërgjegjshmërinë e vendimeve te tyre po e legalizojnë në mënyrë kaq të turpshme. Ndofta nuk është e vërtetë ajo thënia se: “ajo (liria) që të dhurohet për një kohë nuk është (liria) e përjetshme!”.