11.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8862

A është Kadri Veseli autor i letrave të Bashotës e Kilajt?

0

KadriVeseli-pdkFatmir Limaj është i bindur se Kadri Veseli qëndron prapa letrave të Sokol Bashotës e Isni Kilajt. Njerëz të afërt të tij, kanë thënë për Gazetën Express se Zëvendëskryetari i PDK’së po përpiqet ta organizojë përjashtimin e tyre nga partia.

Letra e Sokol Bashotës fillimisht e më pas ajo e Isni Kilajt, përmes të cilave i kërkohej Thaçit që t’i largonte nga partia Fatmir Limajn e Jakup Krasniqi, habitën opinionin kosovar javën që po lëmë pas.

Fakti se dy njerëz flisnin për të njëjtën gjë, la të kuptohej se ky edhe mund të jetë një mision i orkestruar.

Kështu i është dukur edhe Fatmir Limajt, Nënkryetarit të dikurshëm të PDK’së.

Një njeri i afërt i tij i kanë thënë Gazetës Express se letra e Bashotës dhe Kilajt kanë një autor; Kadri Veselin.

“Veseli po përpiqet ta organizojë përjashtimin e z. Limaj dhe z. Krasniqi, i bindur se ata kanë ndikuar në humbjen e PDK’së”, ka thënë ai.

Sipas tij, Sokol Bashota e Isni Kilaj janë njerëz të afërt të Veselit.

Fatmir Limaj arriti të fitonte në Malishevë me Ragip Begajn, derisa Isni Kilaj i PDK’së nuk arriti të shkonte as në balotazh. Dëme PDK’së ai i shkaktoi edhe në Lipjan ku fitoi kandidati i LDK’së. Po ashtu, vota PDK’së i mori edhe në Prizren.

Veseli po përpiqet ta organizojë përjashtimin e z. Limaj dhe z. Krasniqi, i bindur se ata kanë ndikuar në humbjen e PDK’së”.

Diplomacia e skandaleve

0

Kosova-flamuriMe tri realitete ishin përballur javën e shkuar 22 kosovarë, tek po merrnin pjesë në Strasburg në Forumin Botëror të Demokracisë: me një fusnotë që shoqëronte denominimin e vendit që përfaqësonin, e që ishte ndryshe prej asaj të dakorduar në Bruksel, me mospjesëmarrjen e diplomatëve të shtetit të tyre në këtë ngjarje, dhe me mungesën e kujdesit shtetëror të tyre. I dallonte kjo nga të tjerët.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje të organizuar nga Këshilli i Evropës ishin përfaqësues nga 115 shtete të botës, shtete anëtare dhe jo anëtare të Këshillit. Rol të veçantë aty mbanin vendet që përfaqësoheshin nga shkollat politike. E Kosova participonte me pjesëmarrës, vijues të Shkollës Politike të Prishtinës, shkruan Koha Ditore.

Dhe në “out” ishte një mision i jashtëm, që ka selinë fare afër “Pallatit të Evropës” siç quhet ndryshe selia e Këshillit të Evropës. Veprimet e njerëzve që përbëjnë atë nuk ishin konform kërkesave që ligjet në fuqi kanë për misionet diplomatike të Kosovës.

Ligji për shërbimin e jashtëm u kërkon këtyre misioneve, edhe promovimin, mbrojtjen e fuqizimin e statusit ndërkombëtar të shtetit, por edhe ushtrimin e kujdesit ndaj shtetasve që qëndrojnë në vendet ku këto misione veprojnë.

Diplomacia kosovare është e re në moshë. Dhe në pak vitet e jetëgjatësisë, e kanë përshkruar paaftësi e skandale gjatë funksionimit. Asaj i numërohen edhe suksese nga autoritetet.

Deri më tani Kosova ka arritur të hapë 22 misione diplomatike, 4 konsullata të përgjithshme dhe 14 misione konsullore, ku hyjnë edhe seksionet konsullore në kuadër të ambasadave me një shtrirje në katër anët e botës, duke përfshirë këtu edhe ambasadat në Australi dhe në Panama që së fundmi janë funksionalizuar. Njerëzit e këtyre misioneve kanë bërë shumë skandale brenda pak vjetësh.

Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se me të tilla probleme nuk përballet vetëm Kosova.

Zëvendësambasadori i Kosovës në Zagreb, Urtak Hamiti, që arrestuar nga autoritetet kroate derisa ishte në gjendje të dehur. Kosova kishte pranuar një note proteste për veprimin e këtij diplomati.

Një tjetër skandal kishte ndodhur edhe në vitin 2012. Sekretarja e parë e Ambasadës në Berlin, Fatmire Musliu, e kishte sulmuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm, Vilson Mirdita.

Kosova bën politikë të jashtme prej pak vjetësh. Por, për këtë periudhë ka bërë skandale me bollëk, përfshirë ato me sjelljen e stafit diplomatik dhe skandalin me njohjet në Afrikë. Tek në vitin e pestë është mundur të arrihej synimi për të siguruar 100 njohjet e premtuar që të arriheshin në 2008-n. E as pas gjithë kësaj kohe nuk është mundur të gjendej rruga për anëtarësim në OKB dhe as në organizatat më të rëndësishme rajonale e globale./KD/

Gërxhaliu: Në Rudnicë janë nxjerrë katër kufomat e para

0

Rudnice-varrez masiveFillimi i hapjes së një varreze masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi, një lokalitet kaherë i përmendur nga mediet dhe nga shoqatat humanitare, i pranuar para një viti zyrtarisht edhe nga autoritetet serbe, ngjallë shpresat e shumë familjarëve në Kosovë se me zhvarrosjen e të gjitha mbetjeve mortore në këtë lokalitet do të dihet edhe fati i shumë të dashurve të tyre, të cilët u masakruan dhe u përpoqën që t’i humbin në tërësi gjurmët e krimit.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili për 5 ditë ka qenë në Rashkë të Serbisë, ku është zbuluar një varrezë masive me trupat e shqiptarëve që u vranë nga forcat serbe gjatë luftës, thotë se janë nxjerrë katër kufomat e para, shkruan Kosova Sot.

Sipas Gërxhaliut, aktualisht nuk mund të flitet për numrin e saktë të kufomave që mund të jenë në këtë varrezë masive, por bazuar edhe në deklaratën e zyrtarit serb Bruno Vekaric para tri vjetësh në këtë varrezë pritet të zhvarrosen rreth 250 apo më shumë mbetje mortore të viktimave që janë bartur aty nga ushtria dhe policia serbe.

“Me gjetjen e mbetjeve të para mortore, ne faktikisht e vërtetuam edhe informatën e dëshmitarëve se mbetjet mortore gjenden në ndërtesën e ndërtuar pas luftës. Kështu, ne vetëm 80 centimetra prej murit skajor të saj i kemi dërguar eskavatorët, ku janë nxjerr katër kufomat e para përnjëherë. Kjo do të thotë se ne fillimisht do të jemi në pjesën skajore dhe presim që edhe në thellësinë e ndërtesës të ketë akoma më shumë. Meqenëse tash u gjetën mbetjet mortore, kjo kalon në duart e prokurorit për krimet e luftës, dhe javën e ardhshme pritet të mbahet edhe një takim me strukturat e EULEX-it dhe zyrtarët serbë për të parë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Gërxhaliu.

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, përgatit program të ri për Bachelor

0

UP-rektoratiFakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, është duke përgatitur një program të ri studimi për nivelin Bachelor, i cili pritet të akreditohet në vitin 2015. Drejtues të këtij fakulteti, theksuan për Radio Kosovën se ky program që ka të bëjë me ambientin, është shumë i nevojshëm për gjeneratat e reja në Kosovë.

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Naser Kabashi, tha për Radio Kosovën se projekti që është duke u përgatitur nga ky Fakultet, është për nivelin e studimeve Bachelor. Ky program i ri është inxhinieria e ambientit, tha Kabashi, duke shtuar se është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për Kosovën, pasi njëra prej pesë shtyllave të Komisionit Evropian është edhe ambienti.

“Për herë të parë po e shpalosi këtë projekt i cili brenda dy viteve do ta kemi të gatshëm. Jemi duke e përgatitur dhe pas dy viteve në vitin 2015 shpresoj se ai do të del si program i cili do të kërkohet për implementim. Në shumë vende me të cilat ne kontaktojmë dhe kemi bashkëpunime, e shohim të udhës se ekziston ky program studimor”, theksoi ai.

Sa i përket kuadrove për programin e ri, inxhinieria e ambientit, dekani Kabashi, theksoi se për këtë nivel studimi nuk është shumë problem për të gjetur kuadro, sepse ky program do të ketë si fillim lëndët bazike.

“Drejtimi ri ngërthen në vetvete disa lëndë bazike, të cilat janë të përfshira në kimi, biologji dhe tek ne. Prandaj viti i parë dhe i dytë do të jenë pak më gjithëpërfshirës. Me kohën pak do të strukturoren, do të shtrëngohemi pak dhe mendoj që do të bëjmë hapin e parë. Niveli Bachelor nuk paraqet ndonjë problem të madh”, tha Kabashi.

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, procesin e fundit të akreditimit e kishte në vitin 2012, për nivelin Bachelor, ndërkohë, do të aplikoj në vitin 2015 për ri-akreditim të programeve pasi atyre iu skadon afati.

Ndërsa në nivelin master, nuk janë akredituar programet studimore infrastrukturë rrugore dhe programi për hidroteknikë. Sipas dekanit Kabashi, arsyeja e mos akreditimit, ishte qasja e studentëve të këtij Fakulteti në Biblioteka Ndërkombëtare.

Analistët amerikanë: Kosova ruajti sovranitetin dhe tërësinë territoriale

0

Shpia e bardh-usaAnalistë dhe politikanë amerikanë kanë deklaruar se me Marrëveshjen e 19 prillit në Bruksel, Kosova ka arritur ta ruajë tërësinë territoriale dhe sovranitetin brenda kufijve të saj. Dhe përkundër deklaratave që s’pushojnë të udhëheqjes serbe, megjithatë nuk pati ndarje dhe as këmbime territoriale.

“Kjo vërtetë është arritje historike”, ka thënë kohë më parë analisti amerikan, ish zyrtar i Departamentit të Shtetit, James Hooper, transmeton RTK. Marrëveshja është quajtur historike edhe për stabilitetin afatgjatë të Ballkanit si një rajon i trazuar gjatë gjithë shekullit dhe sidomos gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Mirëpo në SHBA, varësisht nga të menduarit apo pozicionimi politik, ka pasur edhe vlerësime ndryshe të marrëveshjes, siç është ai i kongresistit republikan, Dana Rohrabacher, sipas të cilit ‘marrëveshja nuk ka sjell paqe afatgjate në rajon’ dhe se ‘një marrëveshje shumë më e mirë të ishte rregullimi ose korrigjimi i kufijve.’

Washingtoni zyrtar, por edhe të tjerë analistë nuk pajtohen me kongresistin Rohrabacher dhe mendojnë se shkëmbimi i territoreve do të sillte jostabilitet në Bosnjë, Maqedoni dhe në Serbi.

“Marrëveshje ka kërkuar kompromis dhe guxim politik nga të dyja palët,” pati deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Analistë të tjerë mendojnë se marrëveshja do të jetë vërtet historike nëse ajo rezulton më në fund me ‘normalizimin e plotë të marrëdhënieve, përfshirë edhe njohjen eventuale midis Kosovës dhe Serbisë’ dhe afirmimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

“Cinematique”, dhe feminiteti i Krenare Rugovës

0

KrenareRugova-CinematiqueKreatorja kosovare, Krenare Rugova, ka prezantuar mbrëmë kreacionet e fundit të saj me fustanet që i takojnë koleksionit pranverë-verë 2014, të titulluar “Cinematique”. Ajo është ndarë e kënaqur me publikun, sikurse edhe publiku me punën e saj

Fustane të kombinuara me ngjyra dhe materiale të ndryshme, me një dozë të klasikes të inkorporuar tek modernia, janë prezantuar të shtunën mbrëma, si kreacioni i fundit i kreatores Krenare Rugova.

Në këtë revy të modës, që i takon koleksionit pranverë-verë 2014 fustanet i kanë prezantuar dhjetëra modele, ndërsa hapësira në katin e dytë të Muzeut të Kosovës ka qenë e vogël për t’i zënë të interesuarit, pjesa dërmuese e të cilëve kanë qenë femra.

Kreacionet e Rugoves, të cilat nuk janë të panjohura për ndjekësit e modeleve të fundit të gardërobës në Kosovë, janë pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Vetë kreatorja, gjatë një bisede për Kultplus ka thënë se mbi të gjitha është ndarë e kënaqur nga numri i madh i mysafirëve që e kanë ndjekur revynë e saj të fundit.

“Prania e publikut ishte fantastike, kjo është pjesa më e mirë. Unë prapa skenës nuk e di çfarë ndodhë përpara, por në momentin që dalë unë edhe e shohë sallën krejtësisht të mbushur, atëherë kjo është pjesa më e mirë e prezantimit”, ka thënë Krenare Rugova.

“Zbukurohen” me para të shtetit

0

Thaci dhe atifete jahjagaNjë kravatë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kushton prej 300 deri 500 euro, përderisa në kamisha i ka të dizajnuara inicialet H. TH.(Hashim Thaçi).

Kështu pati deklaruar muaj më parë deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, për media, duke potencuar faktin se i pari i Qeverisë së Kosovës shpenzon shuma të mëdha parash për gardërobën e tij.

Jozyrtarisht mësohet se këmishët e dizajnuara me iniciale, kryeministrit i vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Zëri. Vite më parë këmishët me iniciale ishin bërë trend edhe në mesin e zyrtarëve tjerë të lartë të institucioneve dhe shefave të kompanive publike, të cilat porositnin këmishë nga jashtë për të imituar të parin e Qeverisë së Kosovës.

Jo vetëm i pari i ekzekutivit, por edhe e parja e shtetit, Atifete Jahjaga, shpenzon shuma të konsiderueshme të parave për dukjen e saj.
Prej se është emëruar presidente, Jahjaga shihet me kostume të shtrenjta, për të cilën gjë kujdeset disenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova.

Bashkëpunëtorë të presidentes bëjnë të ditur se ajo çdo ditë shkon tek floktari, ku bën grimin dhe rregullon flokët.

Një rregullim ditor i Jahjagës, edhe pse mbahet sekret nga floktari personal dhe grimeri i saj, sipas çmimeve që jepen nga floktarët tjerë për elitën shtetërore sillet në ditë mbi 50 euro, apo rreth 1500 euro në muaj.

Dy herë në ditë në sallonet e bukurisë

Presidentja, Atifete Jahjaga, bën grimin dhe rregullon flokët çdo ditë në sallonin “Nagipi dhe Arta”. Ajo frekuenton edhe qendrën e bukurisë “VIP Passion”, qendër kjo që e ka frekuentuar edhe gjatë kohës sa ishte zyrtare e lartë në Policinë e Kosovës./Zëri/

Njihuni me familjen e Ismail Qemalit

0

ismail qemali me familjeTë gjithë e njohin Ismail Qemalin, burrin që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912. Po pak kush di detaje nga jeta e tij familjarë. Një foto e rrallë na tregon se Ismail Qemali kishte gjashtë fëmijë.
ismail qemali

Pesë djem edhe një vajzë. Në foto Ismail Qemali ka dalë i rrethuar nga fëmijët e tij dhe në prehër mban vajzën, më e vogla e tyre. Fotoja është bërë para 100 vjetësh në Stamboll.

Sulm me molotov afër ish komunës ilegale në veri

0

Mitrovice-VeriuPersona të panjohur kanë hedhur të shtunën rreth orës 17:40 disa shishe me koktej molotovi afër ndërtesës së ish komunës ilegale në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Nuk dihet caku i sulmit, ndërsa pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke zhvilluar hetimet. /Kosovapress/

Si e parashikonin Jugosllavinë e vitit 2000, jugosllavët e vitit 1969?!

0

si-e-parashikonin-jugosllavin-euml-e-vitit-2000-jugosllav-euml-t-e-vitit-1969_hd“Jugosllavia në vitin 2000” ishte temë e mediave jugosllave. Sipas “hulumtimeve” të bëra atëherë, ata kanë thënë se në vitin 2000 jugosllavët do të mund të ndryshojnë gjininë, ngjyrën e lëkurës, të shohin ëndrra kolor… Ata thoshin se universitetet do të mbijetojnë krizën, për shkak se do të jenë të ndara nga pjesëmarrja aktive në çështjet ekonomike dhe sociale. Por, gabuan, sepse Jugosllavia u shkatërrua nga luftërat e përgjakshme.

Temën e së ardhmes në vitin 1969 e nisi redaktori i ditores “Borba”, Stane Stanic, në emisionin televiziv “Vidici”. Këto pjesë që i sjellë Telegrafi, i ka përmbledhur blogu “Yugopapir”.

“Për të ndihmuar njerëzit të jetojnë 150 vjet, aq sa do të zgjas jeta rreth vitit 2000, do të aplikojmë kontrollin kimik dhe biologjik të karakterit dhe proceseve intelektuale. Përveç kësaj, futuristët parashikojnë se do të jetë e mundur që në tri dekadat e fundit të këtij shekulli, të krijohet inteligjenca artificiale, rritja e organeve të reja apo gjymtyrëve, si dhe ndalimi i funksione vitale për disa vite apo edhe shekuj”, është shkruar atëherë.

Aty thuhet se më 2000 do të përdoren mjete të reja të kontrollit të lodhjes, teknikat e relaksimit për të inkurajuar vitalitet, stimuj për të forcuar individualitetin shpirtëror, fuqinë e perceptimit, rritjen e imagjinatës dhe aftësitë tjera mendore.

“Në vitin 2000 njerëzit do të lindin përmes metodave më të lira dhe praktike mjekësore. Deri në fund të këtij shekulli do të jemi në gjendje të zgjedhin gjininë e fëmijëve, e nëse duam edhe ndryshimin e gjinisë së të rriturve”.

Por, shumë prej parashikimeve, sidomos ato optimiste, nuk dolën të sakta.

“Sipas llogarive të ekonomistit Milos Sindjic, ne në vitin 2000 do të kemi 2.520 dollarë për kokë banori, pra do të jemi në grupin e vendeve më të industrializuara. Atëherë ne në fakt do të arrijmë nivelin e standardeve që kishte Suedia në vitin 1965, e që është një prej shteteve më të pasura në botë. Jugosllavia për 30 vite do të ketë 10 milionë banorë më shumë, pra afro 30 milionë”, thotë Stane Stanic.

Ndër të tjera aty thuhej se rritja e prodhimit të misrit në pesë milionë tonë do të barazonte bilancin e pagesave për vitin 2000, ndërsa ekspertët ekonomikë të Jugosllavisë thoshin se prodhimi mund të rritet madje në 30 milionë tonë.

“Me këtë bazë të pasur mund të realizojmë bashkëpunime dhe të zhvillojmë institucionet e industrisë dhe ato shkencore. Kjo do të çojë në transformimin aktual të fshatit. Misri mund të jetë prodhimi kryesor strategjik”, pohonte Stanic.

E kur ishte fjala për metalet ngjyra, ai edhe aty ishte optimist duket theksuar se fshihet mundësia që do ta shpie “Jugosllavinë” në një të ardhme më të mirë.

E, cila doli të jetë ajo e ardhme, e dini të gjithë