9.8 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8861

Damka jep dorëheqje nga KDTP-ja

0

Fikrim DamkaDeputeti i KDTP-së, Fikrim Damka, ka dhënë dorëheqje nga dega e KDTP-së në Prizren, ku ka qenë anëtar i kryesisë nga viti 2005.

Damka ka bërë të ditur se dorëheqja e tij vjen si pasojë e rezultateve të dobëta të degës së KDTP-së në Prizren.

“Për shkak të besimit se jam pjesëmarrës në mos suksesin e degës së KDTP-së në Prizren, kam vlerësuar se parimisht nuk është në rregull që të qëndroj në këtë pozitë dhe të vazhdoj më tutje”, ka thënë Damka,transmeton Kosovahaber.

Ai ka shprehur besimin se veprimi i tij do të jetë shembull edhe për të tjerët.

Mirëpritet aksioni për rrënimin e vilave në Prevallë

0

Prevalla 2Vizitorët, përgëzojnë aksionin e MMPH-së, për rrënimin e vilave pa leje në Prevallë. Disa nga pronarët e vilave të vogla, kanë nisur të largojnë objektet e lëvizshme, ndërsa gjatë kësaj fundjave, Prevalla ka qenë shumë e gjallë, pavarësisht asaj se çka ndodhi dje më fillimin e rrënimit të disa objekteve. Mexhit Çurdina, vizitori më i hershëm i Prevallës, kujton se si ka qenë ky vend shumë vite më parë. Ai bashkë me vizitorët e tjerë të shumtë që vijnë në Prevallë çdo fundjavë, përgëzojnë vendimin e Ministrisë së Mjedisit, megjithëse të vonuar, për hapin e parë që kanë bërë, për rikthimin e kësaj zonë në vend turistik, ashtu edhe siç duhet të jetë, transmeton RTK.

E aksioni i djeshëm i MMPH, ka vënë në lëvizje disa nga pronarët e kampshtëpizave. Një pjesë e tyre kanë filluar të largojnë pajisjet, ndërsa Ali Dashi, thotë se, nuk e ka ndërmend të heqë asgjë nga vila ku, ai thotë banon që nga viti 1985.

Në anën tjetër të fshatit turistik të Prevallës, kjo fundjavë është gjallëruar me numrin e madh të pushuesve, të cilët janë argëtuar pa u shqetësuar se qpo ndodh me vilat e ndërtuara përballë stazës së skijimit.

Mandatet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës

0

DitarDitar Kabashi
Konsolidimi i një shteti me tërë barrën institucionale nuk është gjë e lehtë. Faktorët historikë, politikë, socialë e ekonomikë gjithsesi se përcaktojnë sistemin dhe rendin juridik të një organizate siç është shteti. Fuqia vetëvendosëse e një populli lidhet doemos me mundësitë e tij për të realizuar vullnetin e vet për rendin shtetëror e shoqëror, për të zhvilluar jetën ekonomike dhe për t’i zgjidhur vetë çështjet në kompetencë të brendshme.

Ne si Kosovë, kemi kaluar e mbase dhe vazhdojmë të kalojmë në një proces tranzicioni, fillin e të cilit e përcaktojmë disi, por fundin e tij sikur nuk po e shohim dot. Në periudha të tilla (kuptohet me specifikat e rrethanave të tjera) kanë kaluar pothuajse të gjitha shoqëritë që kanë mëtuar të themelojnë shtet. Zatën, kalimi nga një sistem politik në tjetrin, apo nga një shtetësi faktike në tjetrën, pashmangshmërisht imponon ujdi, të cilat mund të mos jenë në favor të një pjese të shoqërisë, qoftë ajo edhe shumica e saj.

Në kuadër të sfidave të mëdha të ndërtimit e fuqizimit të një shteti ligjor e demokratik, tash e një kohë është edhe çështja e reformës zgjedhore, ndryshimeve kushtetuese e disa të tjera. Tani më që po afrohen zgjedhjet parlamentare, subjekte të caktuara dalin me hesapet e tyre për të siguruar përsëri mandate në kolltuqet komfore të sallës së Kuvendit të Kosovës. Pagat e mira, të kurorëzuara edhe me mëditjet joshëse, imponimet politike në administratën e stërngarkuar të vendit, drekat zyrtare e udhëtimet e tilla jashtë vendit, mund të jenë shkase të ‘sakrificës për popull’ të një pjese të kandidatëve për deputetë.

Në këtë aspekt, që tani ka filluar edhe debati për ruajtjen apo jo të mandateve të rezervuara për minoritarët në Kuvend. Aktualisht, nga 120 deputetë sa janë, 20 vende janë të rezervuara për përfaqësuesit e pakicave.
Profesor Arsim Bajrami e shpjegon qartë ndarjen e mandateve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës:

“Në Kuvendin e Kosovës ekzistojnë dy lloj të mandateve parlamentare: mandatet që burojnë nga zgjedhjet dhe që kanë legjitimitet demokratik, dhe mandatet e rezervuara, të cilat paraqesin koncesion që nuk përkon me rregullat e demokracisë parlamentare dhe praktikën ndërkombëtare parlamentare. Mandatet e garantuara paraqesin një zgjedhje politike dhe një koncesion ndaj pakicave për të inkurajuar ato për integrim brenda institucioneve të reja demokratike të Kosovës. Mirëpo një praktikë e tillë bart në vete rrezikun e reproduktimit të një sistemi të demokracie parazitare, që mund të jetë një deformim i një demokracie të mirëfilltë”. (“Parlamentarizmi”, Prishtinë, 2010, fq. 400.)

Ky sistem i ndarjes mund të jetë i arsyeshëm për këto vite që i kaloi Kosova. Por, tani parashtrohet çështja nëse vërtet ende ka nevojë për ambientim (lexo: akomodim) të përfaqësuesve minoritarë në institucionet e vendit në këtë mënyrë. Sa është e drejtë kjo? 14 vjet që nga përfundimi i luftës dhe 6 vite nga shpallja e shtetit, a nuk mjaftuan që të gjithë qytetarët të ndihen të barabartë?
Nëse ka vende të rezervuara, atëherë bëhet diferencim edhe në vullnetin popullor. Pra, ta zëmë, që një shqiptar të zgjidhet deputet, duhet të fitojë shumë më tepër vota se kolegu i tij minoritar.

Ku mbeti barazia e votës? Apo ç’u bë me mosdiskriminimin në baza etnike? A flitet më për inkurajim të pakicave për t’u integruar, apo po forcohet një ‘demokraci parazitare’?

Kjo situatë lë të kuptohet në dy mënyra: e para, Republika e Kosovës, nuk i paskësh bindur deri tani qytetarët e saj minoritarë se do t’ua garantojë të drejtat e tyre edhe pa vendet e tyre të rezervuara, dhe e dyta, përfaqësuesit e minoriteteve, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet e pazarllëqeve politike me liderët e partive shqiptare, dëshirojnë të vazhdojnë të ndajnë kulaçin, duke marrë pjesë të majme nga sofra e begatë institucionale e këtij populli të vobektë.

Që të dyja mënyrat janë shenjë jo e mirë për Kosovën. Dëshiroj të jetoj në një vend ku organi më i lartë legjislativ – Kuvendi, të jetë reflektim i verdiktit demokratik popullor, pa ndasi në baza etnike të përfaqësuesve aty. Duhet të gjejmë kurajën të ndërtojmë një shoqëri mbi baza të qytetarisë së mirëfilltë, ku asnjë komunitet të mos pretendojë epërsi apo privilegje juridike e politike në baza etnike ndaj tjetrit. E kjo më pas do të reflektonte edhe në institucione.  Uroj që Kuvendi i Kosovës të shquhet për efikasitet në punë, e jo të jetë çerdhe e trajtimit luksoz të 120 vetave aty.

 

Nuk e mban fjalën, refuzon të pensionohet

0

Eqrem KryeziuuEqrem Kryeziut nuk i pëlqen pensionimi politik. Ai konsideron se veprimtarisë së tij politik nuk i ka ardhur ende fundi.

Në mbledhjen e parë pas humbjesë së zgjedhjeve, që ka mbajtur me Kryesinë e Degës së LDK-së në Prizren, Kryeziu i ka ikur temës së pensionimit të tij politik. Fajin për humbjen e garës përballë kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja, ai e ka gjuajtur te premtimet dhe koalicionet që PDK-ja i ka bërë me partitët e minoriteteve.

“Gara për kryetar të Komunës së Prizrenit ishte një garë e kandidatit të LDK-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës, milionave të saj si dhe koalicioni i rivalit me të gjitha komunitetet që në komunën i kanë rreth 11 mijë vota, që në start”, ka vlerësuar Kryesia e LDK-së në Prizren.

Përkundër paralajmrimit, Kryeziu, në këtë mbledhje nuk ka folur për dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren.

“Gati është e kotë të merresh me politikë të ndershme në këto rrethana, kur çdo gjë është relativizuar”, pat thënë pas humbjes së garës Kryeziu.

Ai,bashkë me anëtarët e Kryesisë, ndërkaq është pajtuar që të ketë një strukturim të strukturave të LDK-së nëpër nëndegët, ku gjatë këtij procesi ka çaluar aktiviteti.

“Kryesia u pajtua në parim që të ketë një strukturim të strukturave të LDK-së nëpër nëndegët, ku gjatë këtij procesi ka çaluar aktiviteti”, tregon zëdhënësi i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi.

“Dega e LDK-së vlerëson se dinamika e aktivitetit duhet të vazhdojë me intensitet të shtuar si në kryesinë e Degës ashtu edhe në kryesitë e nëndegëve për mobilizim të përbashkët në përgatitjet për zgjedhjet nacionale, që do të mbahen vitin e ardhshëm”.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së Ridvan Hoxha, me një këshillë miqësore i ka sugjeruar Eqrem Kryeziut që të tërhiqet nga kjo pozitë udhëheqëse.

Sipas tij, Kryeziu duhet të tërhiqet në mënyrë të qetë në mënyrë që e tëra të kalojë pa ndonjë tronditje në këtë degë.“Vullneti politik i qytetarëve u pa në zgjedhje. Andaj unë si mik i tij i vjetër i kam sugjeruar që të tërhiqet pa zhurmë. Kjo jep mundësinë reale për ndryshime në parti”.

Kambanat e dështimit të LDK’së sipas tij kanë dëgjuar moti, por mendon që përgjegjësit nuk janë munduar që t’i dëgjojnë ato.

Sipas tij, Prizreni nuk fitohet me filozofi shterpe pa program të qartë qeverisës dhe vetëm me një fletë të bardhë dhe dy nënshkrime. “Një nga arsyet kryesore pse ne humbëm në Prizren, ishte moskomunikimi me qytetarët, grupet e interesit apo me shoqërinë civile”.

Edhe këshilltari i LDK-së në Asamblenë Komunale në Prizren, Qemal Krasniqi ka fajësuar drejtuesit e partisë së tij, për humbjen e zgjedhjeve në këtë qytet.
Ai fton anëtarët e partisë, që të ‘zgjohen nga gjumi’ dhe të bëjnë ndryshime në LDK. “LDK-ja në Prizren ka shumë nevojë për ndryshime. Nuk mundet me funksionu e me fitu ma pallavra e paçavra”. /PrizrenPress.com/

 

Në Kukës u shënua 20 vjetori i vdekjes së poetit të njohur Agim Spahiu

0

kukes promovimKëshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Klubin letrar “Anton Pashku” Kukës si dhe PEN Klubi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, organizuan takimin përkujtimor për poetin Agim Spahiu, në 20 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Merrnin pjesë krijues nga Qarku i Kukësit si dhe nga Tirana, Rrësheni, Prishtina, Gjakova, Peja, Prizreni, Sharri, etj. Sipas Kryetarit të Këshillit të Qarkut, z. Ibsen Elezi “Organizimin e kësaj veprimtarie e shohim si shenjë nderuese ndaj njeriut, qytetarit, mësuesit dhe poetit Agim Spahiu. Njëkohësisht dhe Personalitetit të shquar të Qarkut Kukës, për shembullin e një arti që shtegton vazhdimisht për shkak të vlerave estetike”.

Të pranishmit që morën fjalën si prof. Agim Vinca, botuesi Abdullah Zeneli, aktori Bilbil Hereni, krijuesit Nexhat Çoçaj, Preng Maca, etj., vleresuan krijimtarinë e poetit Spahiu.

Veprimtaria u shoqërua me interpretimin e poezive të Agim Spahiut nga poema “Vizatime dashurie në terr”.

Po në këtë ditë, u shpall edhe fituesi i Çmimit letrar AGIM SPAHIU, per vitin 2013, ne Konkursin e shpallur nga Keshilli i Qarkut Kukes, per krijuesit (poetët) e Qarkut te Kukesit.

Juria e përbërë nga Sadik Bejko, Rexhep Ferri dhe Petrit Palushi kishte seleksionuar paraprakisht poezitë më të mira të 10 poetëve, të cilët qenë në garë për çmimin Agim Spahiu.

10 garuesit ishin: Alfons Zeneli, Bislim Ahmetaj, Fitor Ollomani, Glejdisa Selmani, Jaho Margjekaj, Majlinda Dulla, Marjela Manga, Sulejman Dida, Trëndelina Terziu, Zaide Noka.

Ndërsa, poeti Sulejman Dida u shpall fitues i Çmimit letrar AGIM SPAHIU, per vitin 2013.

Sulejman Dida u perfaqesua me poezine “Qershikla”. Juria e e motivoi keshtu poezine fituese: “Për elegancen e shprehjes gjuhesore dhe lirizmin e hollë poetik”.

Bëhet me dije se Konkursi do jete i pervitshem ne muajin Dhjetor.

Vdekja e shpejtuar e Konushevcit

0

petrit palushiTë dielën. Në ditën e parë të dhjetorit, u nda prej jete në Prishtinë Abdullah Konushevci, poet, studiues dhe hulumtues nga më të dallueshmit të letrave shqipe, përkthyes, dhe në gjithë këtë shtrat veprimtarie, antikonformist i klasit të parë.

Vdekjen e rebelit Konushevci s’mund ta ndalonte kush, pasi e mori një sëmundje e pashërueshme, por jeta e tij dëshpëruese qe një këmbanë alarmi që s’ndihej prej kujt ose ndihej dhe anashkalohej. Prej një dekade, i papunë, dhe megjithatë ai s’iu nda krijimit si të sfidonte pengesat e vazhdueshme. Të pavëmendshëm për jetën e tij, por tani krejt sy e veshë mbas vdekjes së tij. Dhe shkëlqimtarët ikin. Kështu me Agim Spahiun, që u nda prej jete 20 vite më parë, kështu me Rreshpjen që iku pa i thënë kujt lamtumirë në 2006-n.

Në dhjetor të 2012-s Konushevci shkroi në statusin e vet në face-book:
“Lutem 2013 të ketë sa më pak poetëvrasës; sa më pak shpirt-e-bythëshitur; sa më pak sulme të egra të mediokërve ndaj krijuesve të mirëfilltë dhe njerëzve të dinjitetshëm. Lutem të kemi sa më pak vjedhës, mashtrues, kriminelë. Lutem të kemi sa më pak ‘akademikë’, ‘doktorë’ (shkencash), ‘shkrimtarë’ shqiptarë, xhuxhmaxhuxh heronj. Lutem për shëndetin, begatinë e lumturinë e çdo njeriu të mirë. 2012 mos na rëntë me kujtue!”

Konushevci, gjithsesi lutej vetëm për njeriun e mirë. Se mashtruesit ishin mbi të ndershmit, se sulmet e mediokërve mbi krijuesit e mirëfilltë qenë sheshazi, se akademikët pa vepra ose me vepra të kontestuara shtoheshin…

Nuk e di ç’vlerë kishte takimi komemorativ në Prishtinë “Për të nderuar Konoshevcin”, kur atij nuk iu shtri dora edhe në ditët më të vështira. Ndoshta, Konushevci do jetë më i qetë në botën tjetër, pa i dëgjuar prapësitë e të gjallëve.

Prandaj, lamtumira është e pakët për të, është lamtumirë e veshur me hipokrizi.

Duhej ndjesë, së pari nga ata që duhej të kërkonin ndjesë.Por në Kosovë dhe Shqipëri ndjesa ende mungon, për fat të keq.
/P. PALUSHI/

Kurti: Lista Serbe është një formacion çetnik

0

AlbinKurti1205Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e XII të Këshillit të Përgjithshëm të saj, ku mes tjerash është folur edhe për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovë. Ndërsa, lideri i kësaj partie, Albin Kurti, Listën Serbe e ka cilësuar një formacion i përbërë prej çetnikëve.
Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka thënë se 2014-ta është vit shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe se vitin e ardhshëm duhet të ngjallet shpresa për zhvillim.

“Sfidat për Vetëvendosjes në vitin 2014 nuk do të jenë vetëm elektorale. Si dhuratë për vitin e ri duan të shesin PTK-në, ndërkaq në vitin e ardhshëm t’i vazhdojnë ulëset e rezervuara përtej planit të padrejtë të Ahtisaarit. Kurse, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ta sjellin në kuvend Listën Serbe, një formacion ky çetnik e i përbërë prej çetnikëve. Në Listën Serbe nuk janë thjesht serbë, ata janë çetnikë”, ka thënë Kurti para të pranishmëve.

Kurti ka thënë se Vetëvendosje ka pasur të drejtë kur ka protestuar kundër mbajtjes se seancës për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, kur janë vendosur pano me parulla në kuvend kundër amnistimint, siç është shprehur ai, të kriminelëve serbë.

“Deputetët dhe analistë e regjimit merreshin aq shumë atëbotë me ne, e tash ja ku i kemi çetnikët në pushtet në nëntë komuna të Kosovës. Kur ne thoshim se po sajohet Republika Serbe në Kosovë, na shanin e na fyenin e zgërdhiheshin; tash të gjithë po thonë se Republika Serbe është rrezik fort i mundshëme, por kjo është tepër pak, tepër vonë dhe aspak e sinqertë”, ka thënë Kurti.

Ai u ka bërë sërish thirrje të gjitha subjekteve politike dhe po ashtu deputetëve që t’u thonë jo ulëseve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, pasi që, sipas tij, në atë mënyrë do t’i thonin po demokracisë.

“U thoni jo çetnikëve të Listës Serbe se kështu i thoni po republikës dhe historisë sonë. I thoni jo Qeverise Thaçi, sepse kështu i thoni po popullit dhe ardhmërisë se fëmijëve tuaj”, ka thënë mes tjerash Kurti në mbledhjen e XII të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. /REL/

Kuçi përgatitet për dorëzimin e detyrës

0

Blerim KuciKryetari në largim i Suharekës, Blerim Kuçi, ka njoftuar se do të thërras kryetarin e ardhshëm, Sali Asllanajn, për të biseduar rreth cermonisë së pranim-dorëzimit të detyrës.

Kuçi tha se nga nesër do të fillojë pranim-dorzimi të postit të kryetarit të Komunës.

Ai ka falënderuar të gjithë drejtorët dhe zyrtarët e Komunës, për punën që kanë treguar deri më tash.

“Jemi para një akti kur po presim momentin e pranim-dorëzimit të postit të kryetarit. Mendoj që gjatë kësaj kohe sa kemi qenë bashkë kemi bërë një punë të mire. Unë kam dhënë kontributin tim aq sa kam mundur, kam qenë i hapur për të gjithë dhe askënd nuk e kam shiku në bazë të bindjeve dhe përkatësisë partiake”.

“Ju falënderoj për bashkëpunim, për punën që keni bërë, sidomos stafin e shërbyesve civil që kanë kryer punën mirë dhe me nder”./PrizrenPress.com/

 

Begaj betohet me 23 dhjetor

0

RagipBegaj-IQPMKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, do të bëjë betimin me 23 dhjetor të këtij viti. Në të njëjtën  seancë, betimin do ta japin edhe këshilltarët e Asamblesë Komunale, të cilët kanë fituar mandatin në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet ditën e hënë, me datë 23.12.2013. Me këtë rast do të bëhet betimi dhe do të nënshkruhet deklarata solemne për marrjen e detyrës së kryetarit dhe anëtarwve të Kuvendit të Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftimin e  Zyrës për Informim të KK-së në Malishevë. Ceremonia fillon në ora 10:00,  në sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Ragip Begaj është zgjedhor kryetar i Malishevës në zgjedhjet e fundit lokale. Ai në zgjedhje ka qenë bartës i Iniciativës Qytetare të Malishevës. Begaj, gjatë fushatës ka marrë mbështetje edhe nga Fatmir Limaj.

Ai arriti të sfidojë kandidatin e PDK-së, Isni Kilajn dhe atë të LDK-së, Sali Morinën. /PrizrenPress.com/

 

LDK: Në Kosovë, drogat më të lira se ilaçet

0

te rinjet e LDKForumi i të Rinjve të LDK-së, ka shprehur shqetësimin e tyre për, siç thonë, gjendjen e vështirë shëndetësore të të rinjve në Kosovë. Sipas udhëheqësve të FR të LDK-së, institucionet kompetente nuk janë duke bërë asgjë që t’iu ndihmojnë familjeve dhe të rinjve që kanë nevojë për kurime jashtë vendit.
Kryetari i FR të LDK-së Armend Ibrahimi, tha se vazhdojnë të ndihen thellësisht të shqetësuar me gjendjen e të rinjve në Kosovë.

Ai tha se kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin shumë mesazhe prej miqve dhe familjarëve të të rinjve që janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë urgjente dhe të domosdoshme për intervenime jashtë vendit, transmeton KP.

“Duke marr parasysh se intervenimet jashtë vendit në të shumtën e rasteve janë shumë të kushtueshme që rrjedhimisht janë të papërballueshme për një familje të zakonshme në Kosovë kur dihet se kemi rreth 400 mijë njerëz të papunë dhe kemi një standard të ulët jetësor. Jemi të shqetësuar se deri kur drogat kanë me qenë me të lira se ilaçet në Kosovë”, tha Ibrahimi.

Ai ka përmendur disa raste që kërkojnë intervenim jashtë vendit, e për të cilat, ai tha se institucionet nuk po bëjnë asgjë që të këta të rinj të mjekohen jashtë vendit.

Ibrahimi përmendi Grisjan Ollurin, i cili është 23 vjeç, student i Fakultetit të Mjekësisë, që vuan nga një sëmundje që kërkon ndërhyrje brenda 20 ditëve, për ndryshe, sipas tij, rrezikohet të ketë paralizë të gjymtyrëve.
Ai tha se operacioni kushton 10 mijë e 500 euro, shumë kjo e papërballueshme për familjen e tij.

“Një rast tjetër gjithashtu me familjen e tij kam komunikuar dhe kanë kërkuar t’i ndihmojmë, është familja e Besart Gashi i cili është 19 vjeç nga Malisheva, që është i shtrirë në spitalin e Turqisë prej 8 muajve, i cili ka vuajtur prej leukemisë dhe pas trajtimit me kimioterapi sëmundja e tij i është kthyer prapë. Edhe ai ka nevojë për intervenim jashtë vendit. Rasti i tretë është i njohur edhe për juve, është rasti i Argjira Shalës, vajzë 13 vjeçare e cila është e diagnostikuar me leukemi akute dhe i dihen 250 mijë euro për operim jashtë vendit. Gjendja e saj sipas familjes është jashtëzakonisht e rënduar këto ditë, prandaj ka nevojë urgjente”, tha Ibrahimi.

Me këtë rast, ai ka kërkuar prej institucioneve përgjegjëse që menjëherë të kryejnë veprime dhe të ju dalin në ndihmë këtyre të rinjve dhe familjeve të tyre. Gjithashtu, Ibrahimi ka lutur qytetarët që të ndihmojnë aq sa munden dhe kurdo që munden sepse, sipas tij, është e qartë se institucionet nuk po bëjnë asgjë për një jetë me të mirë dhe për të qenë të lumtur