11.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8863

Arifaj: S’ka rrezik nga pakicat

0

ArdianArifaj-analistAnalisti Ardian Arifaj mendon se prezenca e shtuar e pakicave në Kuvendin e Kosovës nuk i pengon proceset politike në vend dhe thotë se këtë gjë nuk duhet parë si rrezik. Ai pohon se Kosova ende ka nevojë për masa afirmative për komunitetet jo-shumicë.

Deputetët e pakicave, gjatë një takimi të zhvilluar ditë më parë me Ambasadorët e shteteve të BE’së, kanë prezantuar platformën e tyre, në mënyrë që të sigurohet një mbështetje nga përfaqësuesit politikë të shumicës, për propozimin e ndryshimeve kushtetuese, që do t’i siguronte komunitetit jo-shumicë edhe dy mandate për ulëset e rezervuara në Kuvend.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, ndërkohë, ka deklaruar se kanë marrë përkrahjen e shumicës së partive politike në Kuvend për vazhdimin e mandatit për ulëset e rezervuara, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me futjen në skenën politike kosovare të subjektit politikë “Lista Serbe”, që ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë, pritet që numri i deputetëve të komunitetit serbë në Kuvendin e Kosovës të rritet pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Analisti Ardian Arifaj, në një prononcim për lajmi.net, ka deklaruar se prezenca e shtuar e deputetëve të komunitetit serb në Kuvend nuk paraqet ndonjë rrezik për proceset politike.

“Nuk duhet të shikohet si rrezik. Ne po gabojmë, çdo gjë që lidhet me komunitetet tjera joshqiptare, po e shohim si kërcënim për komunitetin shqiptar. Ne jemi ata që jemi shumicë, nuk jemi pakicë. Të tjerët frikësohen prej nesh. Ne nuk duhet të frikësohemi prej të tjerëve”.

Ai thotë se rritja e deputetëve nga partitë e udhëhequra nga pjesëtarë të komuniteteve pakicë nuk mund të pengojë asgjë.

“Nuk paraqesin problem. As nëse hyjnë në koalicion. Askund nuk shkruan në ligj që të lidhësh me dikë koalicion”.

“Po ashtu, nuk mundet kurrë opozita me qenë aq e rrezikshme. Nuk ka opozitë të rrezikshme, pa marrë parasysh se kush e përbën atë opozitë”.

Arifaj, madje, mendon se komuniteti shqiptar duhet të bëjë më shumë që t’i bindë komunitetet jo-shumicë se kanë një trajtim të barabartë.

“Kosova ende ka nevojë për masa afirmative për komunitetet jo-shumicë, sepse shoqëria shumicë ende nuk i ka bindur komunitetet e tjera që trajtohen njësoj, barabartë, dhe që nuk kanë më nevojë për masa afirmative”.

“Kjo gjë vlen edhe për institucionet.”

“Normalisht, duhet të ketë garanci shtesë nga komuniteti shumicë, dhe njëra prej tyre është kjo masa afirmative, që mundëson edhe dy mandate në këtë rast për e ulëse të rezervuara”.

Normalizohet trafiku në Jarinë

0

JarineNë rrugë Rashkë – Leposaviq sonte është normalizuar trafiku në afërsi të vendkalimit Jarinë, pasi që ndërmarrësit e pakënaqur nga veriu i Kosovës u shpërndanë, njoftojnë medie të Beogradit.

Ata në mesditë e kishin bllokuar trafikun për kamionë meqë nuk pajtoheshin me fillimin e pagimit të taksës doganore. Si pasojë u krijua një kolonë e gjatë e kamionëve me mallra në të dy anët e kufirit.

Trafiku u normalizua pas orë 18.

Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR nuk kishin ndërhyrë kundër ndërmarrësve.

Nuk njoftohet nëse ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes pagesa e taksës doganore në këtë pikë kufitare.

Banorët e Krushës kanë pak shpresa nga Rashka

0

Krusha e Vogel-banoretLajmi për gjetjen e mbetjeve mortore në Rudnicë të Rashkës nuk i ka entuziazmuar shumë banorët e Krushës së Vogël. Fshati, në të cilin ishin vrarë 113 persona, ende nuk di për fatin e 86 banorëve, të cilët ende rezultojnë të pagjetur.

Gani Zylfiu, nga shoqata e të pagjeturve, ka pak shpresë që dikush nga Krusha të gjendet në Rashkë, por i vjen mirë që, të paktën, familje të shumta do të përfundojnë pritjen e stërzgjatur. Për masakrën në Krushë të Vogël, të ndodhur në ditët e fundit të marsit të vitit 1999, EULEX-i kishte hapur hetimet vitin e kaluar, ndërsa banorët janë në pritje të rezultateve. Për gjetjet e mbetjeve në komunën e Rashkës, e para lajmin e kishte marrë gruaja-simbol i kërkesës së vazhdueshme për të zbardhur fatin e të pagjeturve të luftës, Nysrete Kumnova, transmeton KTV.

Ajo e ka vlerësuar si një lajm të rëndësishëm, që mund t’i hapë rrugë ndriçimit të fatit edhe të personave të tjerë, derisa shton se qeveria, në asnjë rast nuk ka bërë presion të mjaftueshëm te autoritetet serbe për këtë gjë. Kosova, nga lufta e fundit, ka edhe mbi 1700 persona të pagjetur, ndërsa në Rudnicë të Rashkës, besohet se mund të merret vesh për 250 deri në 400 viktima.

Viti 1292 shënon dëshminë më të hershme muzikore

0

Kodiket1292Gjurmët e para te muzikës bizantine në Shqipëri janë të hershme, ato datojnë që nga viti 1292. Muzikologia Meri Kumbe ka përmbledhur në një katolog 6 “Dorëshkrimet Muzikore të Arkivit Qendror Shtetëror” të cilët i ka studiuar në detaje prej disa vitesh, transmeton abcnews. Si baze fillestare i ka shërbyer pasaporta që ka lënë dëshmi studiuesi i njohur Theofan Popa.

Sipas studiueses kodiku i parë i përket shekullit të 13 dhe vijnë deri në shekullin e 19. Në fillime nuk ka emra kompozitorësh, por më vonë dhe pikërisht në kodikun e Beratit deshifrohet emri i kompozitorit Jani Kukozelit.

Muzika e këtyre kodikeve është e deshifruar, është kishtare.

Pikërisht kjo kënge krishtlindjesh është përzgjedhur nga kodikë per ta interpretuar në paraqitjen e librit.

Drejtuesi i korit Jani kukozeli thotë se muzika bizantine ka shërbyer si bazë edhe për muzikën perendimore më vonë.

Në këtë studim, Kumbe ka paraqitur në mënyrë analitike përmes katalogut, dorëshkrimet e muzikës bizantine në Shqipëri, si edhe të gjitha dëshmitë e shkruara në 150 vitet e fundit mbi ekzistencën e kodikëve të artit psaltik në trojet shqiptare.

“Ribalotazhimi” i Ramadan Mujës!

0

Myrfet ShasivariShkruan: Myrfet SHASIVARI

Ndonëse një masë e qytetarëve të vendit, më 3 nëntor e 1 dhjetor dolën nëpër vendvotime për ta kryer obligimin qytetar, respektivisht për t’i zgjedhë personat të cilët do të menaxhojnë me komunat e tyre përgjatë mandatit të ardhshëm karëvjeçar, ndonëse tanimë përfunduan të gjitha procedurat e këtij procesi, si numrimi i votave dhe publikimi i emrave të fituesve, qoftë për këshilltarët e asambleve dhe kryetarëve të komunave, ndonëse vëzhguesit lokalë dhe ndërkombëtarë, nuk i kursyen fjalët e mira për rrjedhën e votiimit në të dyja raundet, megjithatë, do të futemi edhe në vitin 2014-të, e që procesit zgjedhor të 3 nëntorit të këtij viti, të mos i shihet fundi.

Themi kështu, jo se procesi ankimor mundë të rezultojë edhe me ndonjë akt të rivotimit në ndonjë komunë të caktuar, por më tepër se subjektet politike, për postin e kryetarit, nuk hezituan të nominojnë edhe persona që po përballen me ligjin, kryesisht për keçpërdorim të detyrës. Dhe kur dihet fakti se proceset gjyqësdore të EULEX-it, po ecin me ritmet e hapave të breshkës, atëherë edhe për një kohë të gjatë mundë të mbetet konfuz fati i mandatorit për kreun komunal. Në këtë kontekst, rasti më specifik paraqitet të jetë ai i kreut komunal të Prizrenit Ramadan Muja i PDK-së, i cili në në zgjedhjet e sapopërfubduara, në saje të koalicionit me partitë minorene, arriti të grumbullojë mbi 4000 vota më tepër se rivali i tij nga LDK-ja Eqrem Kryeziu.

Por nga defilimet e garniturës fituese, para mediave apo edhe qytetarëve, fare qartë shihert një “gjysmëngazëllimi”, veçmas në fytyrën e Ramadan Mujës, i cili që nga publikimi i fitores, nuk arriti sëpaku t’i buzëqeshë triumfit.Dhe kjo gjendje e tij shpirtërore, mbase e ka edhe bazën e arsyeshme, pasi që pas dy raundeve të garimit, atij, do t’i duhet që të zhvillojë edhe raundin e tretë, apo një formë të ribalotazhimit, këtë herë me trupin gjykues në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Kësisoji, pas arritjes së një fitoreje të bindshme më 1 dhjetor, ndaj rivalit të tij Eqrem Kryeziu, të cilin arriti ta mposhtë dy herë radhazi në dy proceset e fundit të zgjedhjeve lokale në vend, Ramadan Muja, qysh më 13 dhjetor, sërish do të përbasllet me trupin gjykues, në suazat e procesit gjyqësor, që në Prizren ka filluar qysh në verën e këtij viti ndaj gjashtë zyrtarve komunalë me motivin e keçpërdorimeve të detyrave zyrtare.

Me këtë rast, do potencuar edhe faktin se nga marrja në pyetje e deritanishme e të akuzuarve, Ramadan Muja, në një farë mënyrfe edhe e ka pranuar akuzën se tokat e komunës i ka dhënë në dispozicion të kompanive profitere, duke e anashkaluar miratinin e asambleistëve të Prizrenit, akt ky që nuk përkon me ligjin për qeverisje lokale. Dhe ndonëse këtë procedurë të jashtëligjshme kreu komunal e ka arsyetuar me motive sociale, pasi që, sipas tij, kompanitë turke “Kamilla” dhe “Gylistan” të cilëve edhe u është lënë në dispozicion prona komunale, kanë punësuar një numër personash, megjithatë, mbetet për t’u parë konstatimi i kreut të trupit gjykues përkitazi me këtë çështje, gjykatësit të EULEX-it Vlladimir Mikulla. Pra, nëse vendimi i trupit gjykues do të jetë lirues, vetëm atëherë Ramadan Muja, do të ndjehet fitues i njëmendët në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti, në të kuindërtën, ai do të shndërrohet në humbës të shumëfishtë, përkundër faktit se rivalin e tij Eqrem Kryeziun, definitivisht e hudhi jashtë binarëve të politikës.

Ndërkaq që me rastin e dhënjes së fajësisë për Ramadan Mujën nga ana e Gjykatës, humbje, pos Parti Demokratike, e cila e nominoi një kandidat nën akuzë, do të ketë edhe imazhi i proceseve politike në vend te faktori ndërkombëtar, por në aspektin financiar edhe e tërë shoqëria jonë, skajshmërisht e varfëruar.

Kryeziu: Nuk e humba garën përballë Mujës, por Qeverisë së Kosovës

0

Eqrem KryeziuuKryetari i LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu, ka mbledhur Kryesinë, për të analizuar humbjen e zgjedhjeve të fundit në këtë qytet.Ai bashkë me anëtarët e Kryesisë, kanë vlerësuar se LDK-ja i ka humbur zgjedhjet për shkak të garës së pabarabartë, që ka zhvilluar me PDK-në.  “Gara për kryetar të Komunës së Prizrenit ishte një garë e kandidatit të LDK-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës, milionave të saj si dhe koalicioni i rivalit me të gjitha komunitetet që në Komunën e Prizrenit i kanë rreth 11 mijë vota, që në start”. Kryeziu ka falënderuar votuesit dhe aktivistët për angazhimin që kanë treguar gjatë zgjedhjeve.

Shumica e anëtarëve të Kryesisë ishin të pajtimit që gara zgjedhore ka qenë e pabarabartë.

Në këtë mbledhje është paraqitur edhe një kronologji e të gjitha aktiviteteve.
Kryesia e LDK-së në Prizren, po ashtu u pajtua në parim që të ketë një strukturim të strukturave të LDK-së nëpër nëndegët, ku gjatë këtij procesi ka çaluar aktiviteti.

“Dega e LDK-së vlerëson se dinamika e aktivitetit duhet të vazhdojë me intensitet të shtuar si në kryesinë e degës, ashtu edhe në kryesitë e nëndegëve për mobilizim të përbashkët në përgatitjet për zgjedhjet nacionale, që do të mbahen vitin e ardhshëm”/PrizrenPress.com/

Shtyhet mbledhja e përbashkët e dy qeverive

0

Rama-Thaci9-13Prizreni këtë të diele është dashur të jetë nikoqir i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, në një mbledhje të përbashkët. Por kjo nuk do të ndodhë, pasi që, siç bëjnë të ditur burimet nga Qeveria e Kosovës, kjo mbledhje është shtyrë për një datë të pacaktuar në muajin janar.

Kjo është bërë me kërkesë të Qeverisë së Shqipërisë, ndërsa arsyet nuk janë bërë të ditura. Radio Kosova ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, mirëpo ka munguar konfirmimi zyrtar nga të dyja palët.

Sidoqoftë, një mbledhje e mundshme ndërmjet dy qeverive, nga partitë politike në Kosovë shihet në mënyra të ndryshme. Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, thotë se ka qenë ëndërr historike një mbledhje e tillë, ndërsa shton se duhet punuar për harmonizimin e legjislacionit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sigurisht që aspektet konkrete të realizimit të përafrimit të legjislacionit i takon ministrive përkatëse që ta përafrojnë legjislacionin, aty ku ka nevojë të përafrohet legjislacioni”, tha ai.

Hap të mirë e vlerëson nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi një mbledhje të tillë, por ai thotë se kjo duhet të rezultojë me bashkëpunim konkret praktik.

“Dy qeveritë nuk duhet të takohen vetëm simbolikisht, por duhet të ndërmarrin hapa që e ofrojnë kombin tonë në funksionimin sidomos të atyre që janë angazhime të përbashkëta për integrime evropiane, po ashtu edhe në interesat ekonomikë që ndërlidhen, sepse kjo e forcon më shumë identitetin tonë”, tha Isufi për Radio Kosovën.

Kurse, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka një qasje tjetër.

“Po të kish qenë kjo mbledhje që do të ishte mbledhje për të koordinuar me Shqipërinë për shembull përpjekjet si të kundërshtohen ambiciet e Dacicit në Kosovës si të ndalet krijimi i asociacionit të komunave serbe, si të shtrihet sovraniteti i Kosovës atje, si të arrestohen eksponentët e krimit të organizuar në veri dhe për këtë arsye po mbahet mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë, atëherë do të besoja se është një mbledhje me karakter vërtetë kombëtar dhe për interesat tona”, tha Konjufca për Radio Kosovën.

Sipas Konjufcës, përderisa lëshohet vazhdimisht pe ndaj Serbisë, mbledhjet e tilla mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë bëhen vetëm sa për sy e faqe.

Në shtator, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, vendosën që në muajin nëntor, me rastin e festës së 28 Nëntorit, të mbahet në Prizren një mbledhje e përbashkët e dy qeverive. Por, kjo mbledhje u shty me kërkesë të Qeverisë së Kosovës për në mesin e dhjetorit, për shkak të procesit elektoral në Kosovë.

Rinisin rrënimet në Prevallë

0

Prevalla 2Ministria e Ambientit ka rinisur sot aksionin e rrënimit të objekteve pa leje në Parkun Nacional të Prevallës. Aty është rrënuar edhe villa e Sabit Gecit dhe pritet të rrënohen edhe villat e politikanëve të tjerë. Ministri i Ambientit, Dardan Gashi pari premtuar se askush nuk do kursehet nga aksioni i rrënimeve në parqet nacionale.Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka rinisur aksionin për të rrënuar të gjithë ndërtimet që kanë ndodhur në Parkun Nacional të Prevallës.

Kështu, sot, kjo Ministri ka rrënuar edhe villën e Sabit Gecit, ish-komandat i Zonës së Drenicës, në kohën e luftës.

Zyrtarë të Ministrisë kanë thënë se rrënimet do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen pa u pastruar në tërësi kjo zonë nga ndërtimet e egra.

“Rrënimet e villave do të vazhdojnë. Asnjë objekt pa leje, pa plan nuk do të kursehet”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Ambientit,transmeton Express.

Kjo Ministri ka nisur aksionin e rrënimeve në Prevallë para disa kohësh. Ndërsa, sot, do të rrënohen ato objekte, të cilat janë paralajmëruar para një muaji se nëse nuk i rrënojnë vetë, atëherë këtë do ta bëjë Ministria e Ambientit.

Në Prevallë, shumica e politikanëve patën ndërtuar objekte në Prevallë, duke mos respektuar asnjë prej kritereve që kërkohen për ndërtime të tilla nëpër Parqe Nacionale.

Ministri i Ambientit, Dardan Gashi më herët pati premtuar se secili objekt i ndërtuar kundërligjshëm do të rrënohet.

 

Fond që krijon rregull në shëndetësi

0

QKUK5-24Projektligji për Sigurime Shëndetësore, parasheh themelimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, i cili vlerësohet si një prej shtyllave të ardhshme të sistemit shëndetësor të vendit.

Sipas projektligjit Agjensioni i Financimit Shëndetësor është agjencion ekzekutiv nën autoritetin e Ministrisë së Shëndetësisë, para-ardhës i Fondit publik të Kosovës për sigurime shëndetësore, që në emër të shtetit realizon të drejtat, obligimet, përgjegjësitë, dhe autorizimet përkitazi me kontraktimin dhe blerjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë, si edhe grumbullimin e të gjitha mjeteve financiare të Fondit për këtë qëllim, deri në themelimin e Fondit me këtë Ligj.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, paralajmëron se ky agjencion do të fuqizohet gjatë vitit 2014 me kuadro, me rregullativën e domosdoshme ligjore dhe me aktet normative të nevojshme për funksionimin të agjencionit.

“Do ta trajnojmë kuadrin së bashku me Bankën Botërore e cila e ka nda një fond prej 25.6 milion dollarëve për mbështetjen e Fondit për Sigurime shëndetësore në Kosovë, dhe të reformës së përgjithshme të shëndetësisë kosovare. Po ashtu, Qeveria Zvicerane ka ndarë 8 milion franga për këtë reformë, edhe për themelimin e këtij fondi, po ashtu edhe Qeveria e Luksenburgut 6 milion euro për katër vitet e fundit për sistemin e informimit shëndetësorë”, thotë ministri Agani, transmeton Kosovapress.

Detyrat e fondit, sipas projektligjit do të jenë zbatimi i politikave për përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe mbrojtjes nga rreziku financiar i popullatës, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë; të sigurojë zbatimin e të drejtave të siguruarve në pajtim me ligjin; të organizojë administratë profesionale që siguron zbatimin efikas dhe efektiv të të drejtave dhe obligimeve nga sigurimi shëndetësor i obligueshëm; të propozojë për miratim në Bordin Mbikëqyrës: premiumet, bashkë-pagesat, bashkë-sigurimin, pagesat shtesë, dhe mjetet e tjera financiare për sigurimin shëndetësor të obligueshëm; të sigurojë grumbullimin efikas dhe transparent të mjeteve financiare për sigurimin shëndetësor të obligueshëm, në pajtim me këtë Ligj; të përcaktojë kushtet e kontratës me institucionet shëndetësore për shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor përfshirë standardet e cilësisë që duhet të përmbushen; të negocioj ë dhe kontrakton shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor, përfshirë kushtet për ofrimin dhe kompensimin e shërbimeve cilësore shëndetësore që qojnë në produktivitet të shtuar dhe performancë më të lartë;

Procesit të formimit të Fondit për Sigurime Shëndetësore do t’i ndihmojë edhe Banka Botërore më afërsisht 20 milion euro, përmes së cilës shefi i BB në Prishtinë, Jan Peter Olters, vlerëson se do të ndihmojë në zbatimin e ligjit në këtë fushë.

“Ne po diskutojmë me ministrinë për disa hapa për të përmirësuar situatën në sektorin e shëndetësisë. Kemi parashikuar një ndihmë afërsisht 20 milion euro në këtë fushë. Në këtë moment plani është që do të prezantojmë projektin në bord në maj të vitit 2014”, deklaron ai.

Kurse, Ibrahim Rexhepi, ekonomist, vlerëson se Fondi për Sigurime Shëndetësore është i domosdoshëm, dhe se çështja e krijimi të këtij fondi është i vonuar, përkundër implikimeve buxhetore që mund të ketë.

“Së pari iu mundëson njerëzve të kenë një tretman mjekësor me kosto shumë më të lirë por edhe përmes fondit për sigurime mund të insistohet për një rregull një rend më të madh në sektorin e mjekësisë. Atëherë domosdoshmërisht të gjitha institucionet shëndetësore qoftë të sektorit privat, qoftë të sektorit publik duhet të jenë të licencuara, duhet të jenë të evidentuara nëse donë që të përfitojnë nga ky fond”, shprehet Rexhepi.

Detyra tjera që parashihen me këtë projektligj për fondin janë mbështetja e institucioneve shëndetësore në ngritjen e kapaciteteve administrative të domosdoshme për zbatimin e kontratave; Zbatimi kompensimin efektiv dhe me kohë të shërbimeve të kujdesit themelor shëndetësor të ofruara nga institucionet e kujdesit shëndetësor, bazuar në kontrata; Shqyrtimi dhe propozimi për Bordin Mbikëqyrës, çmimoren e shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor; Mbikëqyrja e zbatimit e të gjitha kontratave të lidhura nga Fondi dhe raporton përkitazi me to; Organizimi dhe zbatimi i sistemit të informimit për sigurime të obligueshme shëndetësore në kuadër të sistemit unik të informimit shëndetësor; Kërkimi dhe shfrytëzimi i vlerësimit profesional të punës së institucioneve shëndetësore nga institucionet e autorizuara; Rregullimi i çështjeve tjera përkitazi me sigurimin shëndetësor në pajtim me aktet ligjore në fuqi; Kërkon auditim të jashtëm financiar të institucioneve shëndetësore që janë në marrëdhënie kontraktuale me Fondin.

Aktualisht në Kosovë sigurimi shëndetësor mundësohet vetëm përmes kompanive private të sigurimeve, dhe në uebsajtin zyrtarë të Agjensionit për Regjistrimit e Biznese në Kosovë, figurojnë 39 biznese që aktivitet kryesor kanë sigurimin e jetesës./KP/

Gashi, Hoxhës: LDK-ja nuk e blenë lirinë e mediave

0

NderimGashi-LDKZëdhënësi i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi nuk pajtohet me konstatimin e anëtarit të tyre, Ridvan Hoxha se gjatë fushatës zgjedhore janë injoruar mediat. Ai thotë se LDK-ja vazhdimisht i ka respektuar mediat.

“E ka plotësisht gabim Ridvan Hoxha. Ne në vazhdimësi i kemi respektuar mediat dhe jemi sjell korrekt me media”, thotë Gashi për “PrizrenPress”.

Anëtari i LDK-së, Ridvan Hoxha ka akuzuar partinë e tij se gjatë fushatës zgjedhore i ka injoruar mediat dhe se nuk ka pasur koordinim të mirë me qytetarët.

“LDK-ja i ka injoruar mediat dhe nuk ka pasur komunikimi me qytetarë, grupe interesi dhe shoqërinë civile”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, Gashi nuk pajtohet me këtë vlerësim të Hoxhës.

“Në qoftë se Ridvani ka menduar me i dhënë para mediave, në nuk e kemi atë qasje,për të blerë mediat e lira”.

“Sa i përket komunikimeve me qytetarë dhe grupe tjera , fushata jonë s’ka qenë shumë mediatike, por kemi kontaktuar me shumë grupe të qytetarëve dhe as që mundet me u krahasu fushata jonë me rivalin. Ne kemi qenë shumë aktiv, kemi pas shumë ma shumë takime.”

Gashi sugjeron Hoxhën që kur të merret me analiza të zhvishet nga grupet e tjera politike.

“Por “analisti” Ridvan Hoxha ka harruar me përmend, milionat e “Qeverisë Thaçi”, që kanë qarkulluar në Prizren”.

“Nderhyrja e kryeministrave të vendeve të rajonit, pakicat nacionale që u shantazhuan nga “Qeveria Thaçi” etj.“

“Në detyrën e re që ka marrë Ridvani, të qenurit analist , duhet me qenë para se gjithash edhe i pavarur dhe mos mu ndiku nga grupet e tjera politike, apo me thënë në gjuhen e tij, parapolitika”./PrizrenPress.com/