11.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 9121

Obligim kushtetues të komunikohet edhe me veriun

0

Mitrovice-VeriuVendosja e komunikimit institucional me serbët e komunave veriore paraqet një nga sfidat e radhës për Qeverinë, Presidencën si dhe institucionet tjera të vendit.

Ky komunikim, nga faktori ndërkombëtar shihet si shumë i nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sidomos pjesës që ka të bëjë me veriun dhe themelimin e asociacionit/bashkësisë së komunave serbe. Kurse për institucionet e Kosovës, komunikimi me qytetarët e vendit shihet si obligim kushtetues-ligjor,shkruan Tribuna.

Edhe pse barra kryesore e vendosjes së këtij komunikimi bie mbi Qeverinë e Kosovës si zbatuese e marrëveshjes, zyrtarët e saj nuk kanë komentuar asgjë. Kurse Ramush Tahiri, këshilltar politik i presidentes Atifete Jahjaga, ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes, integrimi i komunave të veriut në sistemin kushtetues juridik të Kosovës paraqet sfidën kryesore të zbatimit

MPJ, vishen për futboll nga taksat e qytetarëve

0

PatikaZyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme janë dukur ndër më të përgatiturit në një aktivitetet sportiv të organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.

Ministria që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj me një vendim të sekretarit permanent ka vendosur ditë më parë që zyrtarët e saj të shkojnë në butikun “Sport Fashion” në Pallatin e Rinisë në Prishtinë e të blejnë me para të buxhetit të shtetit këpucët që ata i dëshirojnë, për të marrë pjesë në një turne futbolli që e organizoi Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Njëri nga lojtarët e Ministrisë së Jashtme që mori pjesë në këtë turne ka treguar me kusht anonimiteti për blerjet sportive për rekreacion që i ka bërë MPJ, shkruan Tribuna

BE dhe SHBA: Thirrje për miratimin e Ligjit mbi amnistinë

0

PrishtinaPërfaqësuesit më të lartë ndërkombëtar në Kosovë i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës, që të miratoj me procedurë të shpejtuar Ligjin mbi Amnistinë. Zyra e Bashkimit Evropian, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar miratim të shpejtë të këtij ligji.

“Përfaqësuesi Special i BE-së/shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që janë prezentë në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, së bashku theksojnë rëndësinë që ka miratimi i Projektligjit për Amnisti nga ana e Kosovës, si një element i nevojshëm i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Ky ligj, vijon deklarata, “ashtu siç është hartuar, ka fushëveprim të ngushtë, përjashton veprat që shkaktuan dëmtime të rënda trupore apo vdekjen, dhe amniston vetëm ato krime ekonomike, që janë kryer në lidhje me thirrjen për rezistencë”.

Deklarata mirëpritet debatet që janë bërë rreth ligjit të amnistisë, por tani kërkohen hapa drejt miratimit.

“Ne mirëpresim diskutimet e gjalla lidhur me Ligjin për Amnisti në publik dhe në Kuvend dhe ne çmojmë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’ju përgjigjur shqetësimeve të tyre duke i mbajtur elementet për të cilat është arritur pajtim gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel. Miratimi i shpejtë i Ligjit për Amnesti nga ana e Kuvendit është hap vendimtar për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës në tërë vendin”, thuhet në deklaratë, të cilën e ka lëshuar Zyra e BE-së në Kosovë./re

AAK “luftë” Vetëvendosjes

0

Albin Kurti dhe ramush haradinajAAK, përpos që e kërkon postin e nëmkryetarit të Kuvendit, pozitë kjo të cilën e mban Glauk Konjufca i “Vetëvendosjes”, kërkon nga kjo e fundit t’i lëshojë edhe ulëset e para në Kuvend.

Kjo për faktin se AAK aktualisht ka më shumë deputetë se VV në Kuvend, pas largimit të deputetes Alma Lama nga partia e Albin Kurtit. Sekretari i AAK-së, Burim Ramadani, gjatë një vizite në Kroaci javë më parë ka kërkuar nga Lama t’i bashkohet AAK-së në Kuvend, duke arritur që numrin e deputetëve ta çojnë në 13. Mirëpo, kërkesat e tilla të AAK-së hidhen poshtë nga “Vetëvendosja”.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për “Zërin” se pas diskutimeve që do t’i kenë në parti do ta bëjnë edhe kërkesën pranë Kuvendit të Kosovës për postin e nënkryetarit dhe për ulëset në ndërtesen e legjislativit. Ndërsa zëdhënësi i lëvizjes VV, Erzen Vraniqi, thekson se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2010, partia e tyre ishte e treta

Ti me mua unë me ty

0

Skender Berisha

Nuk mendova moti të të ruaj nga moti
pse deshta dhe pse e dija se s’jam i zoti
e dija se reja vret mu në pik të rrafshit
andaj të mbajta thellë në vete prej afshit

doli udhë e gjatë moj sa e sa vjet e ftoht
ty të mbaja mbrenda pak a shumë ngroht
rriteshe në mua një pëllëmbë vjet për vjet
të nanurisja me këngë i bëja sa leht leht

ecëm bashkë ti në mua unë në ty-bukuri
herë kthenim kah jugu herë moj kah veriu
ti më pëshpërisje: – sa i hidhur kurbetziu
më habiti blerimi i riu dashuria më përpiu
u plakën ato pritjet e gjata për mëmëdheun
unë të nxora nga vetja e u nisëm te e drejta
kishte zjarr atje lart te malet ishte Prometeu
më ndoqe moj me vrik unë në ty pash korifeun
Skender Berisha
9 korrik 2013,Prizren

Nikoliq: Prishtina t’i ndryshojë ligjet nëse dëshiron marrëveshje dhe paqe

0

Tomislav NikolicPresidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar se pret se Prishtina do të jetë e gatshme t’i ndryshojë ligjet e veta dhe ka nënvizuar se bashkësia serbe do t’i ketë të gjitha kompetencat të dakorduara me Marrëveshjen nga Brukseli dhe në harmoni me Deklaratën e Kuvendit të Serbisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë serbe të lajmeve ‘Tanjug’, se çfarë do të jenë autorizimet e bashkësisë së komunave serbe dhe a pret se Prishtina do të jetë e gatshme t’i ndryshojë ligjet, Nikoliq ka thënë se Prishtina duhet patjetër t’i ndryshojë ligjet e veta dhe ta miratojë Ligjin për amnistinë nëse dëshiron marrëveshje dhe paqe, kurse Serbia lypset t’i përmbush detyrimet e veta.

Sipas tij, sikur çdo gjë të varej nga Beogradi e Prishtina, marrëveshje as që do të kishte, por ka shtuar se ekziston BE, si dikush që kujdeset për stabilitetin dhe paqen, dhe i cili me ato probleme veç është përballuar në të kaluarën dhe i ka zgjidhur duke mos i ngrehur kurrë deri në pëlcitje.

”Krejt kjo për të cilën jemi marrë vesh do të jetë në kompetencën e bashkësisë serbe në ‘Kosovë e Metohi’, e kjo do të thotë se do të ketë policinë e vet dhe komandantin që do të jetë nën juridiksionin e Prishtinës, por kjo do të thotë njësoj sa është tash në juridiksionin e Prishtinës komandanti i policisë nga Rashka”, ka thënë Nikoliq,trasmeton RTK

Duke folur mbi detyrimet e Serbisë, Nikoliq ka vërejtur se ato detyrime shumëkujt i duken sikur janë në kundërshtim me interesat e Serbisë, por kjo thjeshtë nuk është e saktë. ”Gjërat nuk mund të kundrohen ashtu sikur rëra rrëshqet nga dora dhe asgjë nuk ndërmerret”, ka thënë Nikoliq, i cili ka shtuar se pret që në veri kurrë të mos ketë ushtri të Kosovës.

Ai ka thënë se për këtë as që ka nevojë, sepse atje janë KFOR-i dhe forcat nën flamurin e NATO-s, dhe ka shtuar se “i jemi drejtuar NATO-s për të siguruar siguri”. Presidenti i Serbisë ka thënë se serbët nga veriu i Kosovës mund të ndihmojnë që marrëveshja e arritur të zbatohet.

“Me rezistencën e tyre, pyes çka mundemi tjetër dhe çka munden ata”, ka thënë Nikoliq dhe ka shtuar se Serbia kurrë nuk do t’i lë në cekëtinë serbët e veriut, por edhe ata duhet ta dinë se nëse diçka kërkojnë nga Serbia diçka edhe duhet të japin.

Sejdiu: Lidershipi i LDK-së në amulli

0

FatmirSejdiu-ldkIsh presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes me Serbinë në Kuvendin e Kosovës ka mundur të bëhet pasi të ishin pjekur mirë kushtet, mirëpo e ka mbështetur një ratifikim të tillë.

Duke folur për reagimet që përcollën ratifikimin e marrëveshjes nga Lëvizja Vetëvendosje, Sejdiu në emisionin Target te gazetarit Donat Syla, ka thënë se kundërshtimet duhet të jenë të argumentuara, por ato të përshfaqen brenda institucioneve.

“Nuk preferoj rrugë tjera që institucionet do t’i vendosnin jashtë funksionit. Mendoj se ka qenë një tabllo jo fort e këndshme ajo që kemi parë”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, fuqia politike është ajo që determinon zgjidhje të caktuara. “Nuk duhet të përsëritet ajo që ka ndodhur”. “Secili subjekt ka përgjegjësinë e vet se si sillet, pa marrë parasysh se cilat janë ambiciet e tyte”, ka shtuar ai.

Duke folur për qëndrimin e LDK-së në këtë proces, ish udhëheqësi i saj ka thënë kjo parti nuk ishte konsekuente në qëndrimet e saj duke krijuar amulli të përgjithshme te qytetarët.

“Qytetarët nuk e dinin se cili ishte qëndrimi i LDK-së, sepse lidershipi i saj nuk ishte unik në vendime”, ka theksuar ai.

Duke folur për projektligjin për amnistinë i cili pritet të risillet në Kuvend të enjten me disa ndryshime nga ai paraprak, ish presidenti i vendit ka thënë se deputetët duhet të studiojnë mirë atë që do ta votojnë.

“Ta analizojnë cdo fjali. Ajo që është prezantuar deri me tash ka krijuar një situatë që mban peng procesin. Analiza do të sjellë edhe vendime të mira. Të shikohet mirë se kush dhe çka do të amnistohet. Këtu nuk ka amnisti ndaj kryesve të krimeve të luftës dhe krimeve tjera ndaj njerëzimit. Amnistia e përgjithshme nuk duhet të ndodh. Partitë është dashur t’u sqarojnë qytetarëve përmbajtjen e projekt ligjit”, ka shtuar ai,trasmeton Orainfo.

Sa i përket zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, Sejdiu thotë se zgjedhjet në vjeshtën e vonë gjithnjë kanë prodhuar probleme të theksuara dhe mundësi që të abuzohet me votën e qytetarëve.

“Data më e hershme do të ishte më e përshtatshme”.

Sa i përket LDK-së dhe zgjedhjeve të 3 nëntorit, Sejdiu ka thënë se kjo parti duhet të bëjë më shumë nëse do fitoren dhe se ai është i gatshëm të kontribuoj në këtë aspekt.

Sa i përket kandidatëve të kësaj partie për kryetar të komunave, Sejdiu ka theksuar se nuk e di nëse para përzgjedhjes së tyre ka pasur studime dhe analiza.

“Unë e kam takuar dy herë kryetarin Mustafa, mirëpo nuk jam konsultuar rreth kandidatëve edhe pse e njoh mirë strukturën e anëtarësisë së LDK-së”, ka thënë ai, duke shtuar se ai i ka dhënë edhe një ofertë Mustafës, por pa sqaruar më shumë se cila ishte ajo.

Sejdiu nuk i ka fshehur ambiciet për, siç ka thënë ai, rol të përgjegjshëm në LDK, por ka hezituar të thotë se pretendon të rikthehet në postin e kryetarit të partisë.

Lama: Edhe Vetëvendosje e ka Kamishin e saj

0

AlmaLama-VVDeputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, e cila ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, ju ka kthyer me të njëjtin tonë ish – koleges së saj, Albulena Haxhiut, e cila mbrëmë tha se Alma Lama është parë të rrijë me njerëz të SHIK-ut.

Vetë Lama ka deklaruar se deputetja Haxhiu, mund të jetë njëra prej anëtarëve të Shërbimeve informative.

Ajo në emisionin Zona B, e Baton Haxhiut, ka folur shumë për daljen e saj nga kjo parti.
Lama ka thënë se edhe Vetëvendosja ka një Kamish, duke aluduar në ish – kolegen e saj, Albulena Haxhiu.

Po ashtu, Lama ka thënë se deputetja Haxhiu, e ka terrorizuar disa herë atë dhe familjen e saj.
Lama ka shtuar ndër të tjera se nuk e ka lëshuar Vetëvendosjen për ndonjë parti, transmeton orainfo.

“Unë nuk jam dalë për të bërë pazare politike. Jam zhgënjyer nga Albin Kurti. Ata më kanë borxh profesionin dhe karrierën politike”, ka thënë Lama.

Latifi takohet me banorët e fshatit Zoqishtë

0

Latifi me banorKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka vazhduar debatin me qytetarët e fshatit Zoqishtë. Latifi informoi banorët e këtij fshati rreth investimeve në komunën e Rahovecit. Ai tha se investimet në komunë janë shpërndarë në të gjitha zonat, ku nuk ka mbetur prapa as fshati Zoqishtë.

“Rregullimi i rrugës dhe pastrimi i rrjedhës së lumit këtu janë ndër aktivitetet qendrore dhe tashmë mund të themi se ka zhvillime pozitive në këtë fshat”, tha LatifiAi tha se tashmë kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës fushore Apterushë-Zoqishtë, kurse në plan është edhe mirëmbajtja e dy rrugëve lokale në fshat.

Nuredin Gashi, banor i fshatit tha se zgjerimi i ndriçimit publik dhe shtrirja edhe në disa zona të fshatit do të ishte investim i qëlluar, ndërsa ndërhyrja për rregullimin e disa llambave është e nevojshme. “Po ashtu rregullimi i trotuarit rrit sigurinë e fëmijëve në komunikacion”, tha Gashi.
Avni Shala, kërkoi që projekti i lumit në Zoqishtë që do të futet në shtrat të jetë në përputhje me gjendjen në terren, kurse ndërtimi i një pishine të vogël ku do të freskoheshin fëmijët e fshatit, mbase do të ishte një investim i arsyeshëm./PrizrenPress.com/

Gjyqësia, sektori më i korruptuar

0

qekiqi gjykatSipas Barometrit Global të Korrupsionit nga Transparency International, sektori më i korruptuar në Kosovë del të jetë gjyqësia, e cila pasohet nga partitë politike, shërbimet shëndetësore, Kuvendi i Kosovës, bizneset, sistemi arsimor, zyrtarët e institucioneve publike, policia dhe mediet. Këto janë gjetjet më të reja në hulumtimin e perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin, të cilat janë bërë nga organizata Transparency International.
Bazuar në të dhënat që jep Transparency Iternational, rreth 48 për qind e qytetarëve të Kosovës konsiderojnë se gjatë dy viteve të fundit korrupsioni është rritur në masë të madhe, ndërkaq, rreth 17 për qind vlerësojnë se korrupsioni është rritur, por në masë të vogël.

Rreth 67 për qind e qytetarëve vlerësojnë se korrupsioni është problem serioz në sektorin publik.

Rreth 73 për qind e qytetarëve konsiderojnë se aksionet e qeverisë në luftë kundër korrupsionit janë jo efektive.

Dhënia e mitos, sipas kësaj organizate, është dukuri që është zgjeruar në shoqëri, më së shpeshti në shëndetësi, gjyqësi dhe polici.

Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka theksuar se prezenca e lartë e korrupsionit në institucione tregon se Kosova çdo ditë e më shumë po ngulfatet në korrupsion dhe në këtë mënyrë po bëhet e njohur ndërkombëtarisht për korrupsion, kriminalitet dhe dukuritë tjera negative.

“Me këtë raport, ne vetëm se i kemi konfirmuar botës se nuk kemi qeveri dhe as institucione, të cilat janë të përkushtuara dhe të përgatitura për kundërshtimin e këtij fenomeni. Të gjitha këto janë një indikator që prodhojnë imazh tejet negativ për vendin tonë, nga i cili, pasojat gjithmonë do t’i vuajnë qytetarët e thjeshtë, të ndershëm dhe më së keqi, gjithmonë do t’i vuajnë ata që janë më të varfër”, tha Mustafa.

Mustafa ka shtuar se në raportin e Transparency Internatiolan, thuhet se 85 për qind e qytetarëve, mendojnë apo kanë konfirmuar se janë të gatshëm për të nënshkruar peticion kundër korrupsionit dhe për t’iu bashkangjitur protestave paqësore kundër këtij fenomeni.

Në Kosovë tashmë ekzistojnë disa mekanizma të cilët janë të thirrur për ta luftuar korrupsionin, sikurse Agjencia Kundër Korrupsionit, Task Forca pranë Qeverisë së Kosovës dhe Këshilli Kombëtar kundër korrupsionit pranë presidencës së Kosovës.

Instituti Demokratik i Kosovës u ka bërë thirrje qeverisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse që t’i lënë anash interesat personal dhe t’i ndërmarrin masat për ndërtimin e kapaciteteve në luftë kundër korrupsionit.

Duke marrë parasysh që gjyqësia është perceptuar si sektori më i korruptuar në vend, Instituti Demokratik i Kosovës, i ka bërë thirrje këshillit gjyqësor që t’i largojë gjykatësit e korruptuar, në mënyrë q ëtë krijohen kushtet për gjyqësi të pavarur.

Enver Peci, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky këshill i ka procedurat standarde disiplinore dhe në këtë kuptim sipas tij edhe më tej duhet të forcohet sektori i drejtësisë dhe i Këshillit Gjyqësor.

Ai ka theksuar se personalisht ka hasur në situata që janë të dyshuara për korrupsion në gjyqësi.

“Unë mund të them lirisht se kam hasur në situata të tilla. Kam ushtruar kallëzim penal, por ato janë çështje që mbase nuk janë për publikun në këtë moment, me numra e me shifra. Mirëpo, nuk po them se që janë me numra shumë të mëdhenj, por ka individ”.

“Në anën tjetër, perceptimi bazohet edhe në faktin se në gjyqësor janë dy palë dhe pala që e humbë kontekstin, me bazë ose pa bzë, ai sigurisht që ka për të pretenduar diçka në atë drejtim. Në këtë kuptim, është paksa më vështirë që ta bazojmë perceptimin në gjyqësor”, u shpreh Peci.

Avni Zogiani nga organizata joqeveritare “Çohu”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë dy arsye kryesore pse nuk ka rezultate në luftimin e korrupsionit.

“E para është mungesa e integritetit institucional, përkatësisht mosfunksionimi i rolit kontrollues të pushteteve. Parlamenti nuk ka fuqi në raport me Qeverinë, por as gjyqësori nuk ka fuqi në raport me qeverinë. Kurse arsyeja e dytë, mendoj se janë ligjet e dobëta”.

“Ligjet e dobëta janë krijuar qëllimisht të tilla, për shkak se kanë qenë të ndikuara politikisht në vazhdimësi. Nuk kanë qenë ekspert juridik ata që i kanë krijuar ligjet, por kanë qenë njerëzit që kanë qenë të lidhur me partitë politike”, theksoi Zogiani.

Zogiani thotë se shembull më i mirë është ligji për konfiskimin e pasurive të paligjshme, i cili sipas tij, është përshtatur në mënyrë të tillë që klasa politike që pasurohet nga korrupsioni, të mos cenohet.

Ndryshe, Barometri Global i Korrupsionit nga Transparency International , është e vetmja anketë e opinionit publik, që zbulon pikëpamjet dhe përvojat e njerëzve për korrupsionin.

Barometri global i korrupsionit është bërë duke u bazuar në intervistat me 114 mijë njerëz në 107 shtete