11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

100 banesa sociale në Prizren me programin trevjeçar të banimit

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë miratuar Programin trevjeçar për banim 2019-2021, me anë të cilit synohet që të mbështeten familjet, të cilat kanë nevojë për banim social.

Zyrtarët përgjegjës të ekzekutivit kanë theksuar se me këtë program parashihet që çdo vit të ndërtohen nga 33 banesa për rastet sociale, ndërkohë që planifikohet që çdo vit nga 10 familje të mbështeten me pagesën e qirasë së banimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë këshilltarët opozitarë kanë bërë thirrje që Qeveria komunale të ndërmarrë hapa për zgjidhjen e problemeve ekzistuese me banesat e caktuara sociale, që nuk po mund të shfrytëzohen nga përfituesit e përzgjedhur nga organet komunale.

Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, para anëtarëve të KK-së ka shpjeguar se që prej marrjes së detyrës është ballafaquar me kërkesën e MMPH-së, që Komuna ta hartojë programin e banimit.

Ai ka sqaruar punën që është bërë nga Komisioni komunal në bashkëpunim me atë të Ministrisë për hartimin e programit, duke shtuar se me sugjerimin e MMPH-së është nënshkruar marrëveshja me OJQ-në për përpilimin e programit trevjeçar të banimit.

Më Shumë

58 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

58 aksidente trafiku të ndodhura janë raportuar brenda 24 orëve. 15 nga to janë me të lënduar, ndërsa 43 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë...

Gjendet në humnerë personi që u raportua si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur burri nga Ferizaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur dje. Policia ka bërë me dije se...

Lajmet e Fundit