11.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Zbardhet biseda e Beg Rizajt dhe personit me emrin Shefkiu (?)

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski ka publikuar edhe një bisedë të përgjuar për zhvillimet në Kumanovë që ka të bëjë me nxitjen e dhunës.
Bozhinovski publikon në profilin e tij në Facebook një bisedë midis Beg Rizajt dhe një personi me emrin Shefki.

Bozhinovski gjithashtu paralajmëron edhe zbulimin e bisedave të tjerave midis personazheve në Kumanovë me grupin e udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj të cilët i nxisin Kumanovarët që të kundërshtojnë liderin e BDI-së, Ahmetin.

Më poshtë po ju prezentojmë një përkthim joformal nga biseda e publikuar në gjuhën maqedonase nga ana e Bozhinovskit:

Beg Rizaj: Çka bête me zgjedhjen e kryetarit të degës së BDI në Kumanovë?

Shefki: Shoku, nuk po na lëjnë rehat, do të bëhët gjaku deri në gjunj

Beg Rizaj: çka do që të bëni, mos lëshoni pe

Shefki: Jo shoku. Lexo në internet, dham deklaratë për Alsat M dhe shihe

Beg Rizaj: Edhe nëse vjen Beqa, mshojani disa shuplaka, ne qëndrojmë pas jush

Shefki: Mos u mërzit shoku, vetem Zoti mund të na frigon, e jo Beqa. Kam hy për me vdek.

Beg Rizaj: Jepju afat prej 3 ditësh dhe mandej vet zgjidhni, pa Alinë. Q…. nanën.

Shefki: A i ndëgjove lajmet në Alsat? Sot dhash deklaratë
Beg Rizaj: Lej deklaratat, jepju afat vetëm tre ditë

Shefki: Po, po

Beg Rizaj: Dhe zgjidhni kryesinë pa problem. Eja në Prishtinë të pijmë kafe, kemi një muhabet të rëndësishëm.

Shefki: OK, do të vij, vajzën e kam në spital sepe nuk është mirë diçka, nesër e marr nga spitali dhe vij.

Beg Rizaj: në rregull Shefki: Të lajmërohem sa po të nisem për andej.

Kalofsh mire Beg.

Beg Rizaj: ??. Jepjauni vetëm tre ditë afat dhe ti digjni të gjithë

Shefki: Po po. Zjarr ka me dal, mos u mërzit
Beg Rizaj: po po, s’kam dyshim për këtë, ju vetëm mos u dorëzoni

Më Shumë

Gjendet shëndoshë e mirë Suela Krasniqi nga Prizreni, e raportuar e zhdukur më 31 tetor

Është gjetur shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar e zhdukur më 31 tetor në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

24-orëshi shënon mbi 2 mijë gjoba trafiku

24-orëshi i së mërkurës ka shënuar rreth 2 mijë e 433 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur në raportin...

Lajmet e Fundit