7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

20 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarve për vjedhjen grabitqare në “Viva Fresh” në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga 5 vite burgim dhe nga 2 mijë euro gjobë, katër të akuzuarit Veton Krasniqi, Leotrim Sokoli, Ahmet Ahmetaj dhe Berat Sylaj, për vjedhjen grabitqare në bashkëkryerje në “Viva Fresh Store” në Korishë të Prizrenit.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Sipas aktgjykimit, në dënimin me burgim, të akuzuarve do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 20 shtator 2020.

Gjykata të akuzuarve ua ka vazhduar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Të akuzuarit po ashtu janë të obliguar të paguajnë paushallin gjyqësor, secili në shumën prej 200 euro, ndërsa në emër të kompensimit të viktimave të krimit nga 50 euro.

I akuzuari Berat Syla është obliguar edhe në pagesën e shpenzimeve për raportin psikiatrik të mjekut në shumën prej 150 euro si dhe 50 euro për prezantimin e ekspertit në seancë gjyqësore.

Ndërsa, të akuzuarin Xhafer Ahmeti, gjykata e ka liruar nga akuzua për përdorim të armës.

E dëmtuara “Viva Fresh Store” dhe i dëmtuari Xhafer Ahmeti, për kompensimin e dëmit janë udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.

Gjykatësja Krusha ka njoftuar se ndaj aktgjykimit të njëjtë, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite pas pranimi të aktgjykimit me shkrim.

Ndryshe, Veton Krasniqi, Leotrim Sokoli, Ahmet Ahmetaj dhe Berat Sylaj akuzoheshin se më 2 shtator 2020, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit, në qendrën tregtare “Viva Fresh Store”, në bashkëveprim edhe me të miturin H.B., të zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes, me qëllim pasurinë e vjedhur ta mbajnë, përdorin armën e zjarrit për ta sulmuar personin tjetër.

Në aktakuzë thuhet se Ahmet Ahmetaj duke pasur armën me vete si dhe duke përdorur forcën përmes një shufre metalike, në shoqërim të të miturit i cili ka pasur në dorë një kaçavidë, hapin derën e qendrës tregtare dhe të gjithë futen brenda, ku arrijnë të përvetësojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve.

Gjatë daljes nga qendra tregtare thuhet se ata vërehen nga dëshmitari Xhafer Ahmetaj, i cili ishte edhe pronar i objektit, ku Ahmet Ahmetaj me të kuptuar që janë vërejtur nga pronari i objektit ka shkrepur me armë në ajër dhe më pas hipin në veturën “Renault Megane” dhe largohen në drejtim të panjohur, duke i shkaktuar kështu “Viva Fresh Store” dëm material.

Me këto veprime, ata ngarkoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhja grabitqare” nga neni 316, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se Xhafer Ahmetaj, gjatë kohës kur ka zënë të lartpërmendurit në flagrancë, ka përdorur armën e zjarrit në kundërshtim me ligjin, ndonëse për të njëjtën posedon leje nga organi kompetente.

Aty thuhet se derisa Ahmet Ahmetaj ka shtënë me armë zjarri në ajër për ta frikësuar Xhafer Ahmetajn, ky i fundit gjithashtu nga tarraca e shtëpisë ku banon shtie 4 herë me armë në ajër, nga frika për të dhe familjen e tij, me qëllim që t’i largojë të pandehurit.

Në fund, në aktin akuzues thuhet se posa policia arrijnë në vendin e ngjarjes, Ahmetajt ia sekuestrojnë armën në fjalë.

Me këtë, ai thuhej se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit