13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Zanatet e shkrimtarëve para se të bëheshin të famshëm

Për shkrimtarët suksesi nuk është aspak i garantuar. Pikërisht për këta arsye, shpesh, shkrimtarët janë të detyruar të bëjnë punë nga më të ndryshmet, edhe të rëndomta. Edhe kur suksesi vjen, s’është e thënë të vijë në moshë të re. Ja me çfarë janë marrë disa nga autorët më të mirë të të gjitha kohërave.

James Joyce, para se të bëhej i famshëm me “Uliksin” ishte këngëtar dhe pianist, përveçse ushtroi profesionin e mësuesit.

Vladimir Nabokov, autori i të famshmes “Lolita”, ishte një entomolog tejet i vlerësuar që merrej me studimin e insekteve.

Margaret Atwood me gjithë pakënaqësinë e saj punonte në një kafene në Toronto.

Douglas Adams ka punuar si roje sigurie në një hotel dhe si truproje e një familje manjatësh nafte në Katar.

JD Salinger ka qenë animator në një anije luksoze suedeze.

Don De Lillo punonte si parkues makinash.

John Grisham ka punuar në një firmë lulesh dhe bimësh dekorative: paguhej një dollar ora për të ujitur. Pastaj ushttoi profesionin e avokatit.

George Orwell ka qenë oficer i policisë perandorake indiane në Birmani.

Herman Melville punonte si marinar në një anije kroçere dhe merrej me punët më të rëndomta në kuvertë.

Jack Kerouac ka punuar në një pikë karburanti si furnitor, mandej si mbledhës pambuku, roje nate dhe marinar.

Joseph Conrad ka qenë i përfshirë në trafik armësh.

Harper Lee ka punuar për shumë vite në një qendër prenotimesh për një kompani ajrore.

Chuck Palahniuk ka qenë pjatalarës dhe mekanik.

Francis Scott Fitzgerald punonte në një agjensi komuniki dhe shkruante slogane.

Më Shumë

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Lajmet e Fundit