11.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

27-vjeçarja nga Kosova vjedh një Ipad për djalin në shtëpinë e pleqve në Sued

Një ngjarje e cila mori vëmendje të madhe në mediat suedeze ka ndodhur së fundmi, e pjesë e saj ishte edhe një grua 27 vjeçare nga Kosova.

Gjithçka filloi kur një gruaje 90 vjeçare i mungonte iPadi i saj, që ishte zhdukur nga dhoma, në një shtëpi pleqsh në të cilën ajo jetonte.

Më vonë, një ekspert i teknologjisë filloi hetimet që ta gjente, pasi vjedhja u raportua por policia zbuloi se krimi nuk mund të hetohej. Sipas ekspertit në bazë të adresës që ata gjurmuan, iPadi ndodhej në Kosovë.

Eksperti e dinte se për kë bëhej fjalë, pasi një nga punonjësit brenda shtëpisë kishte familjen atje, transmeton Gazeta Metro.

Ata menduan se ishte diçka mbase e rastësishme dhe kontaktuan policinë, e cila rifilloi hetimin.

Gruaja 27 vjeçare u gjet fajtore në këtë rast, dhe iPadi u kthye. Kur të afërmit morën atë përsëri, kishte kaluar gati një vit dhe gruaja e moshuar kishte vdekur.

Infermierja nga Kosova tha se djali i saj u mundua ta merrte iPadin për të luajtur. Ajo tha se kishte ndërmend ta kthente atë përsëri, por kur e gjetën ajo ishte rreth 220 km larg nga Lund.

Gruaja nuk punon më në shtëpinë e pleqve. Vjedhja ndodhi në vjeshtën e vitit 2018. Ajo akuzohet për vjedhje të rëndë. Sipas prokurorit, krimi i vjedhjes është i rëndë dhe i pamëshirshëm sepse ka ndodhur nga një person i moshuar i pambrojtur.

Sipas të afërmve, gruaja e moshuar u ndje tmerrësisht keq kur mësoi se ishte një nga ata që kujdeseshin për të, që i kishte vjedhur pajisjen. Ajo ishte në një karrocë dhe kishte vështirësi të fliste pas një goditje në tru. Familjarët thonë gjatë hetimit se gruaja “ndihej shumë e pasigurt për akomodimin e saj dhe na duhej të instalonim një kasafortë në banesën e saj”.

Më Shumë

Prizren: Kanosi një grua përmes telefonit, policia i gjen në shtëpi armën me 39 fishekë

Një grua nga Prizreni ka rapotuar se është kanosur nga një burrë përmes telefonit. Në raportin e policisë thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit...

Moti sot me pak vranësira dhe intervale me diell

Sot do të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale të ditës...

Lajmet e Fundit