18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Automekaniku në Suharekë godet aksidentalisht me çelës të punës fëmijën 9-vjeçar, i mituri pëson frakturë në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Suharekë, ku një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit aksidentalisht me një mjet të fortë në kokë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një servis veturash, ku një automekanik teksa po riparonte një veturë çelësi i punës i ka rrëshqitur nga dora dhe e ka goditur fëmijën në kokë.

Si pasojë e lëndimeve të marra i mituri është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, por për shkak të lëndimeve të rënda ai është transferuar menjëherë në spitalin rajonal në Prizren.

Burimet e Sinjalit brenda spitalit kanë njoftuar se gjatë ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se fëmija ka pësuar frakturë në kokë dhe si pasojë e kësaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.

 

 

Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë arrestuar 26-vjeçarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Aktorë me renome po e përcjellin Festivalin ‘PrizrenFest’

Me yjet ndërkombëtare si Marie Christine Barrault nga Franca, Pippo Delbono nga Italia, Fatemeh Motamed-Arya nga Irani, fituese e shumë çmimeve e shumë artistë...

Një lis dëmton disa varre në Prizren

Një lis i madh është rrëzuar në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa varre. Ngjarja ka ndodhur para dy...

Lajmet e Fundit