22.5 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Abrashi thotë se i mirëkuptojnë kërkesat perëndimore për targat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se i mirëkuptojnë kërkesat e partnerëve ndërkombëtare për targat.

Por shton se si Qeveri i kanë edhe obligimet e tyre për sovranitetin, duke shtuar se do të bashkëpunojnë për këtë me faktorin ndërkombëtar, sidomos me SHBA’të.

“I mirëkuptojmë kërkesat ndërkombëtare për targat, por edhe ne i kemi obligimet tona si Qeveri”, ka thënë Abrashi duke iu referuar sovranitetit.

Abrashi në emsionin “DPT te Fidani“, ka thënë po ashtu se deklaratat e kundërshtarëve politikë nuk i marrin seriozisht.

“Çfarëdo suksesi që arrin VV-ja ata nuk e pranojnë“, thotë Abrashi.

Po ashtu e ka përmendur edhe raportin e World Justice Project, ku thotë se Kosova e ka vendin e dytë në botë në përmirësimin e sundimit të ligjit për vitin 2022.

Sipas deputetit të VV-së kjo tregon se “Qeveria Kurti është duke e shtrirë shtetin ligjor”.

Më Shumë

Historike: Kosova debuton në Kampionatin Evropian për të verbër

Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë,...

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Lajmet e Fundit