CR7 gjen një blerës për avionin e tij privat të blerë në vitin 2015 për rreth 20 milionë Euro kur ai ishte pjesë e Real Madrid dhe me të cilin ka shëtitur pothuajse në të gjithë planetin.
Për momentin nuk dihet ende identiteti i blerësit dhe shuma që do të paguajë për të bërë të vetin mjetin fluturues Gulstream G-200.
Bëhet fjalë për një nga 250 modelet e personalizuara të mjetit që është prodhuar mes viteve 1999-2011 dhe ka një sistem të unikal. Aksesorë luksi, një frigorifer, furrë me mikrovalë, wi fi, telefon dhe një sistem të kompletuar multimedial.
Sipas mediave, arsyeja e shitjes së avionit është e thjeshtë, CR7 ka nevojë për një avion më të madh dhe është vënë në lëvizje për të gjetur një mjet fluturimi me hapësira më të mëdha.