11.8 C
Prizren
E diel, 26 Mars, 2023

SBAShK-u: Nuk do të kërkojmë që Ligji i Pagave të dërgohet në Kushtetuese

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka theksuar se koeficienti i pagave i miratuar nga Qeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar pritjet e tyre, megjithatë kjo sindikatë ka bërë me dije se 90 për qind e anëtarësisë së tyre kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro.

“Të nderuar anëtarë të SBAShK-ut jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat, duke marrë parasysh ngritjet e çmimeve, por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillojë zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji”, ka njoftuar SBAShK-u.

SBAShK-u ka thënë se janë angazhuar në vazhdimësi për të pasur një pozitë sa më të mirë në Ligjin e Pagave dhe bazuar në koeficientet kjo edhe ishte arritur që të punësuarit në sistemin arsimor të rangohen në mes të koeficienteve 30-35 për qind, posaçërisht punonjësve të arsimit parauniversitar, e në veçanti punëtorëve teknikë dhe administrativ, si dhe çerdheve.

“Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90 për qind e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro”, është thënë në njoftim.

Gjithashtu, SBAShK-u ka thënë se nuk ka pasur asnjë konsultë për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi ynë.

“Pra, SBAShK-u nuk ka ndërmend të dërgojë ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, ka njoftuar SBAShK-u.

Më Shumë

Horoskopi ditor- çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi Ndiheni të relaksuar dhe të kënaqur. Vizita e një vendi të veçantë me një pamje përrallore po ju bën mirë. Fotografia, shkrimi ose piktura...

158 raste aktive me COVID-19

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë edhe 168 raste aktive me COVID-19. Gjatë 24 orëve të kaluara nuk u shënua asnjë viktimë...

Lajmet e Fundit