5.8 C
Prizren
E martë, 22 Tetor, 2024

Zhdërvjelltësimi me të pamundurën në të mundurën e trishtë

Brahim Ibish AVDYLI

Recension për veprën e parë të poetit të njohur në opinion, Qazim Thaçi, “A mund të dilet nga vetja”, RL “Metafora”, Prizren 2008

Qazim Thaçi vjen si një zë i thjeshtë dhe i kuptueshëm, por mjaft i thuktë, prej vendlindjes sonë, Republika e Kosovës, nga fshati Landovicë i Prizrenit, i cili në këto vargje të botuara në “Revistën Letrare”, e cila është edhe shtëpi botimi “Metafora”, në Zvicër e në vendlindje, e botuar prej Gëzim Ajgerajt, më 2008. Ai na përshëndet, përmes pendës së tij të sinqertë e mikut, të cilin e kemi pendë të spovuar të poezisë.

Kaherë është i njohur përmes vargjeve të tij, të botuara nëpër rubrikat e gazetave të njohura, me tingëllimë të mesazheve të tij, por edhe si një gazetar i përkryer i qëllimeve të lirisë e të bashkimit, si psh.: “Lajmëtari ekskluziv”“Bota sot”“Kosova sot”“Gazeta e re”“Kosovapress”“Java në Prizren” e deri në SHBA, “Zëri i Ilirisë”, apo edhe në gazetat “Rilindja”“Koha ditore”“Fjala”“Epoka e re”“Zëri”, etj., deri “Metafora” dhe në të përditshmen e KFOR-it, “Ditët e shpresës”.

Qazim Thaçin e konsideroj si një mik të veçantë të komunikimit në gazetari e në poezi. Landovicën, ku ka lindur poeti e gazetari i Prizrenit, e njoh në dy pikat e skajshme të një segmenti: të së padrejtës- që pat ardhur përmes dhunës shekullore të sundimit turk e serbo-jugosllavë; dhe të së drejtës së mirëfilltë- që ka mbetur kaherë si një ofshame e thellë shpirtit dhe ëndërrës së bashkimit, me truallin amë, Shqipërinë, e cila është kthyer në një britje të ngrirë, sepse Prizreni, përkundër të të gjitha përpjekjeve të Lidhjes së Prizrenit, u kthye në një “kryeqytet multietnik”. Sa herë shkoj e vi nëpër këtë pjesë të dhembjeve të mia, në Prizren, apo në Prizren e në Kukës, sidomos në Prizren e në Suharekë “Therandë), ku i kam mjaft miq të mi, në mërgatë e në Atdhe, e pakrahasimisht e kujtoj kthimin e babës sim, natës, nga tregu i Prizenit, në Gjakovë e në Morinë të Malësisë së Gjakovës, dhe ofshaj papushim.

Si ka mundësi qyteti i vjetër ilir të shëndrohet në një mishmash nacionalitetesh, që mbimrat i mbajnë të fiseve tona, si psh. “Gashiç”, e flasin gjuhë të huaja?! Në të vërtetë, ne e dimë, por nuk e zëmë në gojë, se Lagja Arbëria ka qenë më parë TURIA, prej kohës së mëparshme dhe kohës së Dioklecianit, e cila ishte ultësirë me baltë, që shërbente për këmbësorinë e armatës ilire, që na quhet “TURIA”, si turinjtë, e cila është pjesa e parë e ushtrisë që përplasej sy me sy, ballë për ballë, fytyrë me fytyrë, dhe e cila në shqipo-ilirishten dialektore e gegërishte thuhej “turi për turi”, pra ballë për ballë. Prej këtuhit ka ardhur kjo fjalë në Venedik dhe prej Venedikut në qytetin e Cyrihut, për t`ia dhënë edhe emrin: Turia/Turikum, nga Turikum në Zuri”ch)kumCH-ja është shenjë e Zvicrës. Vendasit, të cilët kanë qenë brez pas brezi një popullatë e gjuhëve konceptuale edhe konvertuale, ndërsa shqipo-ilirishtja ka qenë deri më sot një gjuhë simbolike, nuk e kuptonin mirë këtë emër. Madje, këtë emër ata nuk dinë mirë që ta analizojnë, sikuse emrat e tjerë nga shqipja simbolike, si Retija e Vogël, e Komunës së Rahoveqit, prej të cilës është quajtur i tërë teritori i Zvicrës “Retia”. Jam ndalur sa kam pasur mundësi në Retia Prima e Retia Seconda, të Zvirës, e cila është e përzier me romakët dhe ka nxjerrur gjuhën e katërt zyrtare: reto-romanishten…

Nejse! Të mundurën na e bëjnë të pamundur lubitë dhe poetët e gjallë, me një zë të trishtë, e na e kthejnë të pamundurën ireale në të mundurën kaherë të ëndërruar. Kjo vuajtje e dhembje na zgjohet pikërisht në këto vargje të rralla të poetit:

“Po ikim nga vdekja e trishtë

Lagur si zogjtë shtegtarë për të ardhur te shtëpia

E për t’u dehur në dasmën e festës jubile

Malli na zgjon me trokitjen e besëlidhjes Atdhé”.

Përkushtimi 135, faqe 17.

përpljasje krijuese e pafund e këtij poeti. Ai nuk mund të dalë nga vetvetja, por këndon me plot dritë, pa zhurmë e britma, për lirinë, për ribashkim, për zgjidhjen e çështjes kombëtare gjithëshqiptare, sikurse ka qenë kurdoherë në të gjitha përkushtimet e dhimbshme, por të gjalla, nëpër poezi. Pa ATDHE të bashkuar, nuk ka DASHURI të mirëfilltë!

Kjo dashuri, nuk mund të vijë e plotë pa në një truall të lirë e demokratik të ri-bashkuar dhe vet libri i poetit e gazetarit të dëshmuar, Qazim Thaçi, është prova e parë apo e qartë e përkushtimit të tij[1]

[1] Një fragment i shkurtër e këtij recensioni, është dhënë në libër, me rastin e daljes së tij, në “Metafora”, në vitin 2008, me titullin e përbashkët, “Fragment nga recensioni për veprën e parë të Qazim Thaçit”, faqe 70-71

Më Shumë

Lajmet e Fundit