22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Nis pastrimi i lumenjve të dëmtuar nga vërshimet në Dragash

Njësia e LMT-së e KFOR-it Turk ka nisur një aksion për pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve të dëmtuar nga vërshimet në Komunën e Dragashit. Punimet kanë filluar në lumin e fshatit Bresanë dhe do të vazhdojnë në fshatrat Kuk, Kosavë, Blaç dhe Zaplluxhe, përcjell PrizrenPress.

Në një njoftim për qytetarët, Komuna apelon për bashkëpunim nga banorët: “Apelojmë tek të gjithë banorët e këtyre fshatrave ku do të ketë punime me ekskavator, që të jenë bashkëpunues me LMT-në e KFOR-it Turk dhe ata që kanë prona rreth lumenjve të mos i pengojnë punimet të cilat bëhen për interes të tyre dhe të të gjithë qytetarëve tjerë.”

Gjithashtu, banorët janë njoftuar se drunjtë e shkulur nga shtrati i lumit do të vendosen përreth pronave të tyre për përdorim personal. Njësia e KFOR-it Turk do të vazhdojë të mbështesë komunitetin edhe me projekte të tjera./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Totaj prezanton raportin gjashtëmujor të punës së Komunës së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paraqitur sot publikisht raportin gjashtëmujor të punës së ekzekutivit për periudhën 1 janar – 30 qershor...

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Lajmet e Fundit