6.8 C
Prizren
E martë, 5 Nëntor, 2024

‘Autostrada Biennale’ e Prizrenit anëtarësohet në Shoqatën Ndërkombëtare të Bienaleve

“Autostrada Biennale” në Prizren ka bërë të ditur se në 10-vjetorin e saj është bërë anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Bienaleve (IBA), një rrjet global që promovon zhvillimin e artit bashkëkohor.

Anëtarësimi vjen pas pjesëmarrjes së themelues të “Autostrada Biennale”, Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Bar?? Karamuço, në Asamblenë e 11-të të Përgjithshme të IBA, e cila u mbajt në Lyon, Francë.

Sipas njoftimit, IBA ofron një platformë zhvillimore për kuratorë, artistë dhe institucione që organizojnë bienale në të gjithë botën, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive në kultura dhe kontekste të ndryshme.

Si një bienale ndërkombëtare e artit bashkëkohor që zhvillohet çdo dy vjet, “Autostrada Biennale” thotë se është krenare t’i bashkohet këtij rrjeti global dhe të vazhdojë të ndihmojë në ndërtimin e trashëgimisë duke promovuar kreativitetin dhe gjithpërfshirjen.

Përveç ekspozitave “Autostrada…” ka krijuar “Autostradën Hangar”, Qendrën për Art Bashkëkohor.

“Të bëhesh pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare të Bienaleve është një moment historik për Autostrada Biennale, veçanërisht në 10-vjetorin tonë. Kjo thekson angazhimin tonë për të nxitur zhvillimin e artit bashkëkohor që i kapërcen kufijtë, duke bashkuar artistët, kuratorët dhe komunitetet e ndryshme. Ne mezi presim të kontribuojmë dhe të mësojmë nga ky rrjet aktiv dhe global, duke forcuar zërin e artit në adresimin e ndryshimeve sociale dhe kulturore”- thuhet në njoftimin e përbashkët të drejtorëve-bashkë-themeluesve të “Autostrada Biennale”.

Ky anëtarësim shënon një kapitull të ri për “Autostrada Biennale”, e cila vazhdon të krijojë një platformë për artin bashkëkohor.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Komuna e Prizrenit përuron tri mini-parqet e rirregulluara për komunitetin

Zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Prizrenit kanë përuruar tri mini-parqe të rirregulluara në lagjet e ndryshme të qytetit. Sipas tyre këto hapësira të...

Fabian Basha zbulon planet për rikthimin e ‘Produkt 28’!

Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” në TAR, Fabian Basha, ish-anëtar i grupit të njohur “Produkt 28,” ka ndarë mendime dhe përvoja...

Lajmet e Fundit