12 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Abdixhiku: Suhareka foli, i tha po ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha “po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti sonte aty.

Abdixhiku tubimin në Suharekë e quajti mbrëmje të jashtëzakonshme, “Suhareka sonte u bë simboli i radhës i shpresës dhe përkushtimit për ndryshim! Rrjedha e pandalshme e njerëzve të vendosur, plot pasion dhe vullnet, që brohorisin njëzëri, po e karakterizon çdo ndalesë të Turneut të Ndryshimit, e sonte ky qytet e dëshmoi se është gati të bashkohet me ne në këtë rrugëtim frymëzyes”, pohon ai.

“Kosova po zgjohet! E sonte, Suhareka ishte në ballë të këtij rizgjimi. Para jush nominuam dhe kandidatët tanë për deputet, që përveç doktorit Ardian Shala janë dhe Urim Suka, Shemsije Bytyçi e Shaqir Kryeziu”, shkruan Abdixhiku teksa falënderoi qytetarët e Suharekës për besimin e palëkundur.

Postimi i tij i plotë:

Uragani i madh i Turneu të Ndryshimit ndaloi sonte në Suharekë, dhe Suhareka foli! Ajo i tha po ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës! Sepse e ardhmja e ndritur nuk është më vetëm ëndërr, por tashmë po bëhet realitet! Sepse besimi juaj është mesazhi më i fortë se ndryshimi është afër! Faleminderit Ardianit dhe secilit prej jush që ju përgjigjet thirrjes tonë për ndryshim, siç di ta bëj më së miri Suhareka e Ukë Bytyçit!

Suhareka sonte u bë simboli i radhës i shpresës dhe përkushtimit për ndryshim! Rrjedha e pandalshme e njerëzve të vendosur, plot pasion dhe vullnet, që brohorisin njëzëri, po e karakterizon çdo ndalesë të Turneut të Ndryshimit, e sonte ky qytet e dëshmoi se është gati të bashkohet me ne në këtë rrugëtim frymëzyes.

Në këtë mbrëmje të jashtëzakonshme, Suhareka na dha më shumë se pjesëmarrje – ajo na dha një mesazh të qartë: ndryshimi po vjen, dhe bashkë me të po vjen edhe fuqizimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës si forca kryesore politike në vend. Ky ndryshim po ndërtohet me përkushtim dhe dashuri për vendin, dhe me shpresat e qytetarëve që i japin forcë e themel.

Kosova po zgjohet! E sonte, Suhareka ishte në ballë të këtij rizgjimi. Para jush nominuam dhe kandidatët tanë për deputet, që përveç doktorit Ardian Shala janë dhe Urim Suka, Shemsije Bytyçi e Shaqir Kryeziu.

Faleminderit qytetarë të dashur të Suharekës për energjinë dhe besimin tuaj të palëkundur.

Më 9 shkurt, ndryshimi është në duart tuaja.

BËHU NDRYSHIMI!

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

35 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 35 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Kurti uron komunitetin turk: Pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik

Qytetarët e komunitetit turk në Kosovë sot festojnë Ditën Kombëtare të Turqve, derisa në Turqi 23 prilli festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe...

Lajmet e Fundit