“Krejona” sonte në skenën e teatrit të Prizrenit

Shfaqja “Krejona” do të jetë në skenë sonte në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke nisur në ora 20:00.

E shkruar dhe drejtuar nga Kaltrim Balaj, kjo shfaqje është rezultat i një procesi intensiv krijues që ka zgjatur më shumë se tre muaj, duke u zhvilluar si pjesë e një teatri laborator. Kjo shfaqje trajton lirinë e shprehjes dhe fuqinë e emrit si medium proteste, revolte dhe mënyrë e të shprehurit në shoqërinë shqiptare të Kosovës gjatë viteve ’80 dhe ’90. Në një periudhë të mbushur me tensione politike dhe shoqërore, emri bëhet një simbol identiteti, qëndrese dhe sfide ndaj shtypjes. Përmes një qasjeje eksperimentale dhe një gjuhe artistike të fuqishme, Krejona sjell në skenë historitë, ndjenjat dhe betejat e një populli për të ruajtur të drejtën për të folur, për të protestuar dhe për të ekzistuar.

Aktorët Alban Krasniqi, Edona Sopaj, Alban Morina dhe Alban Çela, do të interpretojnë rolet kryesore, ndërsa Lulzim Lushtaku do të luajë në piano dhe kontrabas./PrizrenPress.com

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Lajmet e Fundit