Posta e Kosovës lëshon pullë postare dedikuar 80-vjetorit të Radio Prishtinës

Sot, më 5 shkurt 2025, Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar një emision të veçantë pullash postare në nder të 80-vjetorit të Radio Prishtinës, mediumit të parë radiofonik në Kosovë.

Kjo pullë përkujton transmetimin e parë në Prizren më 1945, i cili, me kalimin e kohës, evoluoi në një institucion kyç të informacionit dhe kulturës në vend.

Pas disa vitesh, Radio Prishtina u zhvendos në kryeqytet, duke u bërë qendra kryesore e transmetimeve radiofonike. Me themelimin e Radio Televizionit të Prishtinës më 1974, ajo u integrua në një dritare të re informative dhe kulturore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave vendore. Për dekada, ky medium ka qenë simbol i profesionalizmit dhe rezistencës kulturore, duke shërbyer si një urë lidhëse me botën.

Ky jubile është një moment reflektimi mbi kontributin e gazetarëve, redaktorëve dhe teknikëve që ndërtuan një trashëgimi të pasur mediatike. Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët të blejnë këtë pullë speciale, e cila përjetëson historinë dhe rëndësinë e Radio Prishtinës në zhvillimin e komunikimit dhe kulturës në Kosovë.

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Lajmet e Fundit