Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri, ndërsa me këtë rast është përkujtuar edhe heroi i Kosovës, Pal Paluca, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë vendosën lule dhe bënë nderime pranë varrit të tij, duke rikujtuar veprën dhe sakrificën për çlirimin e Kosovës.

Vëllai i tij, Kastriot Paluca, mes dhimbjes dhe krenarisë kujtoi jetën dhe rënien heroike të Palit, duke theksuar se sakrifica e tij mbetet frymëzim për brezat e rinj. Ndërkaq, kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së, Isa Berisha, u shpreh se liria e Kosovës është arritur falë gjakut të dëshmorëve.

Pal Paluca ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili iu bashkua radhëve të saj në periudhën më të vështirë të luftës për çlirim. Ai njihej për përkushtimin, guximin dhe vendosmërinë në mbrojtje të atdheut.

Ai ra dëshmor gjatë luftimeve në fshatin Piranë, duke u bërë simbol i rezistencës dhe sakrificës për liri./TV Prizreni/

Marketing

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit