17.9 C
Prizren
E martë, 25 Mars, 2025

Si po trajtohet rasti i grisjes së Kuranit në Prizren?

Pas më shumë se dy javë që nga grisja e Kuranit në Prizren, personi i dyshuar vazhdon të jetë në paraburgim. E avokati i Bashkësisë Islame në Prizren thotë se i njëjti mund të ketë pasur probleme mendore siç është cilësuar nga Prokuroria, por që sipas tij ky akt mund të jetë i qëllimshëm.

Rreth tri javë më parë, kjo pamje kishte ngjallur reagime të shumta në opinionin kosovar.

Ky person që endej rrugëve të Prizrenit, kishte në duar librin e shenjtë të myslimavëve, Kuranin.

Disa metra më tej, ai e grisi këtë libër dhe fletët e tij i hodhi në tokë, duke u largua më pas nga vendi i ngjarjes.

Ai u arrestua më 3 mars, ndaj të cilit është ende në fuqi masa e paraburgimit prej një muaj.

E avokati i Bashkësisë Islame në Prizren, Gent Gjini thotë se mund të ketë indikacione që i njëjti të jetë shtyrë nga dikush për këtë veprim.

“Kushtimisht ka qenë i indoktrinuar sepse fenomeni i djegies së Kuranit dhe shqyerjes është fenomen që në vendet skandinave atje është djegur Kurani dhe personat kanë marrë dënim dhe ka pasë një kampanjë dhe senzibilizim më të madh se kjo e jona që po bëhet. Unë nuk pajtohem me Prokurorinë, sepse tani rezultatet preliminare e paraqesin njeriun si person me çrregullime mendore por rasti është shumë më kompleks dhe situata duhet të hetohet në mënyrë më përmbajtësore më profesionale”, tha avokati i BIK-ut në Prizren, Gent Gjini.

Ai tregon edhe dënimin që mund ta marr personi, derisa shton se ka mangësi në strukturën ligjore për raste të tilla në Kodin Penal.

“Te ne prokurorja në mungesë të veprave penale, ka shkuar me veprën penale të ‘Nxitjes dhe përçarjes fetare’, kjo vepër është e dënueshme dhe parasheh një dënim të burgut deri në tetë vjet për personat të cilët bëjnë përçarje dhe shkaktojnë reagime e shqetësime të komunitetit myslimanë pasi duhet ditur jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe unë i konsideroj këto indiciet nuk duhet të na shtyejnë neve në arsyetim se personi ka pasë çrregullime sepse është bërë në muaj të Ramazanit dhe pse në qytetin e Prizrenit që ka tolerancë fetare dhe pse ky trend si në vendet skandinave po shkyhet Kurani”.

Sipas Gjinit, rezultati i hetimeve finale do të jetë që ky akt ka qenë i qëllimshëm dhe se mund të jetë më shumë se aq sa mendohet.

Tëvë1 ka kërkuar informacione nga Prokuroria Speciale për ecurinë e procesit hetimor ndaj të dyshuarit, por që nuk ka pasur përgjigje.

Bashkësia Islame e Kosovës në Prizren kishte dënuar këtë akt, duke thënë se është irritues dhe i trishtueshëm pasi ka ndodhur në muajin e shenjtë të Ramazanit./teve1

Më Shumë

26 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

Sot mbushen 26 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Identifikohen pas 26 vitesh: Malisheva organizon varrimin e tre viktimave të masakrës së Kralanit

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e kryetarit Ekrem Kastrati, do të organizojë ceremoninë e varrimit për tre viktimat e masakrës së Kralanit, Sabedin Kadri...

Lajmet e Fundit