FFK thirrje tifozëve: Bëhu zëri i historisë, sonte është momenti!

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues për tifozët në prag të ndeshjes vendimtare, duke i ftuar ata të jenë pjesë aktive e mbështetjes për Kombëtaren e Kosovës.

Në këtë thirrje, FFK thekson se kjo përballje përfaqëson një moment historik, ku Kosova ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror.

“Sonte është momenti kur secili prej nesh duhet të jetë në këmbë, me zërin në maksimum, me zemrën që rreh për një emër të vetëm: Kosovë”, thuhet në mesazhin e publikuar, raporton PrizrenPress.

Sipas FFK-së, roli i tifozëve është thelbësor në këtë sfidë, duke e cilësuar mbështetjen nga tribunat si një faktor vendimtar për motivimin e futbollistëve në fushë.

“Stadiumi nuk është teatër. Ka vetëm një rol për të gjithë: të jemi lojtari i dymbëdhjetë”, theksohet më tej.

Ndërkohë, FFK ka bërë thirrje edhe për respekt ndaj kundërshtarit, veçanërisht gjatë intonimit të himnit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave sportive.

Me fillimin e ndeshjes, atmosfera në Stadiumi Fadil Vokrri pritet të jetë e zjarrtë, ku përkrahja e tifozëve synohet të shndërrohet në avantazh për “Dardanët”.

Në fund, FFK rikujton se ky nuk është vetëm një duel sportiv, por një mundësi për të prezantuar Kosovën në skenën më të madhe të futbollit botëror.

“Sonte nuk luan vetëm një ekip. Sonte luan një komb i tërë”, përfundon mesazhi./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Lajmet e Fundit