22.8 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Programi studimor fillor i Universitetit “Ukshin Hoti” riakreditohet për tri vjet

Universitetit “Ukshin Hoti”në Prizren ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë vendim për riakreditimin e programit studimor Fillor, niveli Baçelor, pjesë e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Sipas vendimit të KSHC, programi është riakredituar për një periudhë trevjeçare, duke siguruar vazhdimin e ofrimit të studimeve për të gjithë studentët e interesuar. Një aspekt i rëndësishëm i këtij vendimi është se programi do të ofrohet jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e komuniteteve pakicë, përkatësisht në gjuhën turke dhe boshnjake”, thuhet në njoftim.

Univeristeti ka përkujtuar se Prizreni ka një histori të gjatë në përgatitjen e mësimdhënësve, përkatësisht një traditë që daton që nga vitet e ’60-ta.

“Me këtë vendim për riakreditim, vazhdon angazhimi i këtij institucioni për të ofruar arsim cilësor dhe për të formuar kuadro të reja në fushën e edukimit, duke kontribuar kështu në zhvillimin e sistemit arsimor në Kosovë”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Vërshimet shkaktuan mbi 1 milion euro dëme, Dragashi në pritje të parave nga Qeveria

Kompensimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore po iu merr kohë institucioneve të vendit. Edhe pas më shumë se një viti, komunës së Dragashit nuk...

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe ari në vlerë të 120 mijë €

Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një shtëpi në komunën e Prizrenit. Hajnat kanë...

Lajmet e Fundit