Suhareka nikoqire e garës ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo Kosova 2025”

Suhareka ka pritur nxënësit më të talentuar të regjionit të Prizrenit në garën ndërkombëtare të matematikës Kangaroo Kosova 2025. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë vizitës së tij në IAAP “Abdyl Ramaj”, shprehu mbështetjen për këtë ngjarje të rëndësishme arsimore.

“Me mbështetjen e Komunës së Suharekës, Institutit ATOMI, MASHT dhe shkollave pjesëmarrëse, kjo garë u zhvillua në një atmosferë frymëzuese për të gjithë dashamirësit e matematikës”, tha Muharremaj, përcjell PrizrenPress.

Ai përgëzoi të gjithë nxënësit për përkushtimin dhe guximin e tyre në këtë sfidë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së arsimit në komunitet.

“Suhareka do të vazhdojë të mbështesë arsimin dhe të krijojë mundësi të reja për të rinjtë tanë”, shtoi ai.

Gara Kangaroo Kosova është një nga konkurset më të mëdha ndërkombëtare të matematikës, ku nxënësit testojnë aftësitë e tyre në një nivel të avancuar, duke u përballur me sfida logjike dhe problemore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit