Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës për sezonin 2025/26.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku pritet atmosferë e zjarrtë dhe përkrahje e madhe për skuadrën vendase.

Mitrovicasit udhëheqin 3:0 në seri dhe janë vetëm një fitore larg mbrojtjes së titullit kampion. Në anën tjetër, Bashkimi synon reagimin para tifozëve të vet për ta ngushtuar serinë dhe për të mbajtur gjallë shpresat për rikthim.
Trepça ka dominuar gjatë gjithë këtij sezoni, duke hyrë në “Play-off” pas një serie prej 20 fitoresh radhazi në Superligë. Në gjysmëfinale eliminuan KB Peja me rezultat 3:1, ndërsa në finale fituan dy ndeshjet në Mitrovicë dhe më pas triumfuan edhe në Prizren.
Skuadra e drejtuar nga Adis Beqiragi? ka regjistruar shtatë fitore ndaj Bashkimit këtë sezon, përfshirë edhe finalen e Kupës së Kosovës. Humbja e vetme ndaj prizrenasve erdhi në përballjen e parë kampionale të edicionit.
Nëse fiton sonte, Trepça do të sigurojë një tjetër titull kampion dhe do të vazhdojë dominimin në basketbollin kosovar. Ndërkohë, Bashkimi kërkon ta zgjasë serinë finale dhe të shmangë mbylljen e saj në “Sezai Surroi”./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
