3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Këto zona në Prizren do të mbeten pa rrymë sot për shkak të punimeve në rrjetin energjetik

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se sot, më 10 prill 2025, do të kryhen punime të domosdoshme për mirëmbajtje dhe siguri të rrjetit energjetik në disa zona të Komunës së Prizrenit. Si rezultat, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS-it, punimet kanë për qëllim mirëmbajtjen preventive, riparimin e ormanit, vendosjen e ndërprerësit, ndërrimin e kabllos së furnizimit, ndërrimin e shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe realizimin e mufëve në poset hyrje-dalje, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.NS 110/10 [kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Malësia e re (kodi: 31000030) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Malësia e Re, F.sh. Legjenda, afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj, Fabrika e lëngjeve Novak.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, riparimi i ormanit, vendosja e ndërprerësit dhe ndërrimi i kabllos së furnizimit.

2.Nga NS 110/35/10[kV] Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bodrumi (kodi: 30000014) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Atmaxhë, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshitë, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III dhe Zymi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve.

Punime nga palët e treta

1.NS 110/35/10[kV] Prizreni 1

Nga Dalja 10[kV] Ortakolli II -Stabiliment Durmish Asllan III do të ndërprehen këta trafostacione:

1.NS 10/0.4[kV]  Durmish Asllani IV me kod: (30000003005) nga ora 09:00 deri 13:00

2.NS 10/0.4[kV] rr. Durmish Aslani 5 me kod: (30000003006) nga ora 09:00 deri 13:00

3.NS 10/0.4[kV]  rr. Bujana me kod: (30000003007) nga ora 09:00 deri 13:00

Vendet: rr.Tamil Shala, rr.Bujana dhe rr. Enver Hadri.

Arsyeja: Realizimi i mufëve në poset hyrje-dalje,  sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Gërxhaliu paralajmëron rritje zinxhirore të çmimeve: Shtrenjtimi i naftës mund të thellojë inflacionin në Kosovë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  ka paralajmëruar se rritja e çmimit të derivateve të naftës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë...

Lajmet e Fundit